gjesti

para-portofol.jpg
G. P.18:32 | 16/06/2019

Ka marrë reagime pozitive historia e një punëtori shqiptar, i cili gjeti një portofol me para dhe e dorëzoi në polici.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të premten një turiste gjermane ishte paraqitur në ambientet e një komisariati për të denoncuar humbjen e portofolit. Ajo ndodhej me pushime në Imperia të Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, por gjatë një shëtitje në qendër kishte humbur portofolin.

Mbi të gjitha, turistja ishte e shqetësuar pasi kishte humbur të gjitha dokumentet e nevojshme që i duheshin për t’u kthyer në atdhe. Por fati i mirë ishte me të. Kjo pasi një shqiptar u paraqit disa orë më vonë në komisariat për të dorëzuar portofolin, të cilin e kishte gjetur në një rrugë.

Bëhet fjalë për një punëtor 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Pasi autoritetet bënë verifikimet e duhura, ia kthyen turistes portofolin. Në të ndodheshin të gjitha gjërat që ajo kishte pasur në momentin e humbjes; rreth 400 euro, të gjitha kartat e identiteti dhe dokumentet.

Në fund, turistja i kërkoi autoriteteve që ta vinin në kontak me shqiptarin, për ta falënderuar personalisht për gjestin./abcnews.al

7e461a3e40017caf8eb7648d487a3dc0-rennes-il-court-le-marathon-du-mont-saint-michel-pour-soutenir-la-famille-kuti_3.jpg
Sej rie17:30 | 26/05/2019

Në Rennes të Francës një mësues mori pjesë në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.

Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr. 

Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.

Ai  kishte të stampuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.

Zyrtari i PS-së më detyroi të iki nga Shqipëria

“Ne po përpiqemi të kontribuojmë ne një  shoqëri që ka probleme me mikpritjen. Brenda shkollës, jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam të jemi thjesht shikues të asaj që po ndodh”, tha ai.

Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familje Kuti.

“Fola me Arianin dhe ajo që më ka prekur është dëshira e tij për të jetuar në Francë, për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht, çiftit i ofrohet edhe punë … “, u shpreh ai.

Raphawl Dubreux vendosi të garonte për herë të pare në një maratonë, për t’i treguar çifti mbështeten e tij.

“Unë kam bërë vetëm gjysmë e maratonës për momentin, por 42 km nuk janë asgjë në krahasim me distancat që bëjnë emigrantët,” thotë ai.

Maratona ka nisur sot në orën 8:30 në Cancale, në ditën e ditëlindjes së Arianit./abcnews.al

5295280_051019-patsyscheck-1280x720.jpg
Sej rie15:20 | 13/05/2019

Armando Markaj për momentin është kamerieri më i famshëm në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo pasi shqiptari i ka dorëzuar një klienteje një çek prej 500 mijë dollarësh të cilin e kishte harruar në piceri.

Kamerieri shqiptar i një picerie në Nju Jork i ka rikthyer një cek prej gjysmë milioni dollar një klienteje e cila e kishte harruar në tavolinë. Dhe për më shumë as nuk kishte lënë bakshish.

Armando Markaj teksa u drejtua për të pastruar tavolinën pas largimit të gruas, një punonjëse sociale në pension, në vend të bakshishit gjeti një cek prej gjysmë milioni dollar. I pyetur nga media t’ia fillimisht u shpreh se kishte besuar që kjo ishte “karma”. Gruaja nuk kishte dashur ti linte bakshish, dhe ai e gjeti veten me rreth 500 mijë dollarë në dorë.

Markaj njëkohësisht një student për mjekësi, nuk ka pranuar asnjë shpërblim prej gruas e cila dëshironte ta falënderonte për ndershmërinë.

Markaj i dorëzoi çekun menjëherë pronarit të policisë, i cili me anë të faturës arriti të gjente pronaren e shumës së madhe. 79 vjeçarja e cila po përjetonte një falimentim të plotë në momentin kur e kuptoi që nuk e kishte më çekun, ka qenë pa fjalë para kamerierit shqiptar dhe kamerave./ABC News Albania 24/7

FESTIMI-I-GOLAVE-ME-SHQIPONJE.mpg_snapshot_00.21.jpg
G. P.14:05 | 03/09/2018

Festimi i golave me shqiponjë është kthyer sërish në çështje në futbollin europian. Shkodran Mustafi e bëri një gjest të tillë në Angli, ndërsa ka kërcënime për Xhakën dhe Shaqirin.

Ishte saktësisht fillimi i minutës së 12-të në stadiumin e Kardifit. Në atë moment, festimi me shqiponjë u rikthye në elitën e futbollit europian, falë Shkodran Mustafit. Me ta dërguar topin në rrjetë në emër të Arsenalit, ai bëri shenjën tepër të njohur, me dy pëllëmbët e duarve, drejtuar nga shoku i tij i ekipit, lojtari tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Ishte pikërisht lojtari i përfaqësueses së Zvicrës që asistoi rrjetën e lojtarit të përfaqësueses së Gjermanisë, por në një Europë të trembur nga emigrantët, dhe nën fantazmat e klisheve nacionaliste, ky festim nuk u prit mirë.

Jo edhe aq në Angli, apo Britaninë e Madhe, ku maksimumi i reagimit ishin titujt e gazetave që lajmëronin se Mustafi mund të merrte një gjobë nga Federata për festimin e quajtur politik. Në kontinent është ndryshe. Ish-lojtari i Zvicrës, Stefan Henshoz, sulmoi pikërisht dje, Xhakën, duke u shprehur se ai nuk e përfaqëson më ekipin kombëtar. “Ai nuk duhet të jetë kapiten i Zvicrës”, – shtoi ish-mbrojtësi, cituar nga gazeta “Blik”, ndërsa në përfaqësuese është hapur çështja e shiritit, me tërheqjen e ish-kapitenit Lihtshtajner.

Gjithsesi, pavarësisht propagandës dhe frymës së momentit, Xhaka mori gati 13 për qind të votave të tifozëve për të qenë ai mbajtës i shiritit.
Kjo, pas sondazhit pikërisht në gazetën “Blik”, dhe ishte i dyti pasi favoritit Jan Zomer.
Granit Xhaka u bë antipatik për një pjesë të publikut zviceran pasi festoi me shqiponjë golin e shënuar për Zvicrën, kundër Serbisë në Botëror. Gjithsesi, kërcënimet nuk mjaftohen vetëm me Xhakën.

Të tilla mori edhe Xherdan Shaqiri, dhe kjo pasi skuadra e tij Liverpuli u shortua në grup me Crvena Zvezdën e Serbisë.
“Shaqiri e di se çfarë e pret në Beograd, – u shpreh drejtori i Zvezdës, Zoran Terziç, – nëse vjen, ai këtu do të jetë më i vogël se një kokërr gruri”. Lojtari ofensiv gjithashtu festoi me shqiponjë, pasi shënoi golin e fitores së Zvicrës, ndaj Serbisë në të njëjtën ndeshje të Kupës së Botës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono