gjermania

konsumatore.png
G. P.16:50 | 30/04/2019

Kina është vendi që prodhon më shumë birrë në botë. Ndërsa ndër vendet e Bashkimit Europian Italia renditet e katërta. Vendin e parë për konsumin e birrës në Europë e mban Gjermania.

497.8 milionë hektolitra birrë. Kina është prodhuesi i parë botëror, ndërsa Europa e ndjek prapa me 400.2 milionë. Italia renditet e katërta në vendet e Bashkimit Europian me 14.5 milionë. Të dhënat pasqyrojnë veprimtarinë në periudhën 2016 – 2019.

Duke analizuar panoramën europiane, Bashkimi Europian mund të mbështetet në 8490 fabrika birre. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që mban vendin e parë në kontinentin e vjetër, numërohen 2250, në Gjermani 1408, dhe në Francë 950.

Gadishulli mbrohet me 757 fabrika të vogla, përballë Spanjës, e cila numëron vetëm 483. Pjesa tjetër shpërndahet në venet e mbetura anëtare të Bashkimit Europian.

Të dhënat janë në linjë me kërkesën e brendshme europiane prej 359 milionë hektolitrash. Mes vendeve europiane, rekordi për konsumin e birrës i takon Gjermanisë me 85.5 milionë hektolitra, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Polonia dhe Franca./ABC News Albania

takimi.jpg
G. P.14:30 | 30/04/2019

Gjermania pranon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka pasur një takim edhe me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, i cili i ka konfirmuar një ‘Po’ të sigurt nga ana e vendit të tij për liberalizimin e vizave.

Në statusin e tij në Facebook, Haradinaj shkruan se pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, Kosova mori ‘Po’-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

“Faleminderit kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, shkruan më tej ai.


/ABC News Albania 24/7

VUCIC-PREMTIMI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01.jpg
G. P.15:57 | 28/04/2019

Në prag të samitit të Berlinit, një gazetë gjermane shkruan se vendet e Ballkanit nuk janë gati për të nisur negociatat e anëtarësimit. Më shumë se kushdo tjetër, vendi që sipas së gazetës nuk meriton anëtarësimin është Serbia, ku dominon një frymë e theksuar anti-BE dhe pro-ruse.

Shtetet e Ballkanit meritojnë mbështetje, por integrimi i mëtejshëm i tyre në BE do të ishte një sinjal i gabuar. Kështu thuhet në një shkrim analitik të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sontaggszeitsung”, sipas të cilës me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Kosova nuk janë gati për t’u afruar më tej me Unionin.

Për Maqedoninë e Veriut, që ka një qeveri reformatore që për hir të së ardhmes ka bërë kompromise të guximshme, gazeta vlerëson se hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte mirënjohja e duhur për guximin e treguar.

Por vendi që sipas së përjavshmes gjermane nuk e meriton më shumë anëtarësimin në BE është Serbia, ku pjesa dërrmuese e popullsisë është anti-europiane dhe pro-ruse. Sipas gazetës, në Serbi vetëm 29 për qind e popullsisë janë pro-BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ku mbështetja për Unionin llogaritet në 83, 84 dhe 59 për qind.

“Frankfurter Allgemeine Sontaggszeitsung” vë në dukje edhe politikat e presidentit Aleksandër Vuçiç, që nga njëra anë thotë se do të anëtarësojë vendin në BE dhe nga ana tjetër me fushatë kundër BE-së erdhi në pushtet dhe mban pushtetin.

Gazeta e vë theksin edhe tek mediat serbe të afërta me Vuçiç, si televizioni “Pink” dhe e përditshmja “Informer”, të cilat ndërmarrin fushata dezinformimi sikur BE do të organizojë luftëra ndaj Serbisë dhe se po të mos ishte për Vuçiç dhe Rusinë e Vladimir Putin, Serbia do të merrte fund.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte një argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurohet anëtarësimi një shteti ku urrejtja ndaj BE-së është instrument për sigurimin e pushtetit?”, shkruan gazeta gjermane. Sipas saj, në Bruksel duhet thënë: “Serbia është pjesë e Europës, por nuk e ka vendin në BE. Të paktën jo sot dhe as nesër”./abcnews.al

alizoti-1280x786.jpg
Sej rie20:19 | 22/04/2019

Gjermania mund të propozojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, në procesin e integrimit në BE. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”, Tomorr Alizoti.

“Unë kam bërë disa takime kur kam qenë në Berlin kohët e fundit dhe kam pasur takime me dy deputetë. Njëri nga CDU dhe tjetri nga FDP të cilët ishin përgjegjës në Parlamentin Evropian në Komisionet e Jashtëm për Ballkanin Perëndimor. Një nga tezat që dëgjova që ka një mundësi, falë krimit dhe situatës jo stabël që do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë që do të ndahej nga Maqedonia. E kam dëgjuar nga njerëzit që mbulojnë Ballkanin Perëndimor për Parlamentin gjerman dhe bëjnë teza dhe dosjet gati që përcillen në Buntestag. Ka qenë e parashikuar që Maqedonia e Veriut të jetë paketë bashkë me Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut do të ishte një gjë shumë e keqe për ne. Situata po rrethohet shumë keq për ne. Dhe rastri i Holandës që e kërkon vetëm për ne heqjen e vizave mund të fryjë Evropën e cila është bërë goxha poluliste dhe partitë që mund të vijnë nuk e duan zgjerimin e BE. Ata mendojnë se zgjerimi i BE është përgjegjës për krimin edhe rënien e ekonomisë. Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë gjë dhe deri tani nuk e ka marrë seriozisht”, u shpreh Alizoti.

Më tej ai ka folur për vendimin e Parlamentit holandez që ka vendos për rikthimin të vizave për shqiptarët.

“Një vendin i BE-së si Holanda ka dalë dhe ka thanë, ku dëgjova dhe një gjë të turpshme që janë partitë populliste. Nuk janë partitë populliste. Janë edhe partitë e majta të cilat janë për hapjen dhe zgjerimin e BE-së të cilat kanë për heqjen e vizave të shqiptarëve. Ajo nuk ndodh sot, por ajo është një sinjal shumë i keq për Shqipërinë. Duhet marrë shumë seriozit. Dhe në momentin që bën qesharakun dhe bën banalitetin duke thënë që janë ata të këqijtë, pra si në kohën e dikurshme që janë armiqtë e jashtëm duhet marrë seriozisht. Opozitës i vërtetohet kauza. Nuk mund të shkohet më me këtë botë të kriminalizuar. Shqipëria është shumë e kriminalizuar. Një vend kaq i vogël dhe eksporton kaq shumë krim, i cili kadhe suport politik sepse pa supot politik nuk do të jetonte kaq gjatë.  Alarmin e ngre një vend si Holanda është një vend Mbretëri e hershme e zhvilluar me një ekonomi të madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk shqetësohen për këtë”, tha Alizoti./abcnews.al

gjermania.jpg
G. P.14:01 | 16/04/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua këtë të martë me ambasadoren e Gjermanisë, Sussane Schutz. Pas takimit, Lleshaj falënderoi ambasadoren dhe qeverinë gjermane për mbështetjen që bëhet në forcim të parametrave kundër luftës ndaj krimit të organizuar.

“Pata mundësi të takoj dhe të pres ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë me të cilën takohem në harkun e pak javëve për herë të dytë, sot jemi tek Task Forca. Sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihem të konsiderueshme e cila i adresohet Task Forcës, Forca e Ligjit, ndërkohe që para pak javësh mirëpritëm një tjetër paketë që ishte për kufirin. Falenderoj, ambasadoren, qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i rëndësishëm i Shqipërisë për hapjen e negociatave”, tha Schutz.

Nga ana tjetër, Schutz theksoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

“Kemi pasur sot mundësinë të japim ndihmë më pajisje e një vlere të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike bashkëpunimin më të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e cila në të ardhmen do të konsolidohet më tej”, tha ambasadorja.

Ambasada gjermane dhuroi pajisje e mjete për Policinë Kriminale./abcnews.al

gjonaj.jpg
ent ela18:10 | 09/04/2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku u takua me homologen e saj Katarina Barley dhe me zyrtarë të tjerë. Në fokusin kryesor të takimeve të ministres Gjonaj ishte ecuria e deritanishme sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritja dhe funksionimi i organeve të reja të drejtësisë.

Ministrat e Bundestagut gjerman i siguruan ministres Gjonaj në Berlin se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut në luftën kundër korrupsionit.

Në përfundim të takimeve në Berlin, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, falenderoi ministrat gjermanë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian. /abcnews.al

 

56439089_2401700470116310_93170167206379520_n.jpg
ent ela09:05 | 09/04/2019

Një 34-vjeçar nga Dibra i akuzuar për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik është arrestuar sot nga policia. Mësohet se B. C jetonte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas arrestimit pritet të ekstradohet në Gjermani.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhrin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

blic-kosva-1280x684.jpg
ent ela13:06 | 05/04/2019

“Beteja për epërsinë në Europë që po zhvillohet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vendoset në Kosovë”. Kështu shkruan e përditshmja serbe Blic.

Për Gjermaninë Kosova është një shtet i pavarur dhe nuk ka asnjë vend për diskutim e aq më pak rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, vijon më tej shkrimi. Për më tepër deputetët gjermanë Peter Bejer dhe Kristian Shmidt i dhanë këtë mesazh të qartë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pak ditë më parë në Beograd.

Një burim diplomatik tha për të përditshmen se është interesant fakti që Berlini ka një qëndrim të vendosur dhe nga ana tjetër shprehet se do të bëjë gjithçka që Prishtina të heqë dorë nga taksat ndaj produkteve serbe. Kjo pasi dialogu mes dy palëve duhet të vazhdojë. Kreu i shtetit serb Vuçiç gjatë takimit me dy deputetët gjermanë i pyeti se për çfarë duhej të flitej në momentin që ata nuk kishin ndërmend të lëviznin nga qëndrimi i tyre.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendosur përballë njëra tjetrës. Cfarëdo të thotë kancelarja gjermane Merkel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e refuzojnë. Dhe kjo është shumë reciproke. Është pikërisht kjo arsyeja, sipas të përditshmes serbe, që është kaq e qartë se të dy pushtetet botërore po luftojnë për dominim në këtë pjesë të Europës dhe të dyja palët duan të përfitojnë pikë në rast se arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërsa Gjermania është e vendosur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin të gatshme të mbështesnin një zgjidhje të re. Për Uashingtonin një shkëmbim territoresh do të ishte zgjidhja ideale, vijon më tej burimi diplomatik për Blic.

Nga ana tjetër burime diplomatike në Berlin shprehen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bërë gjithçka që Prishtina të heqë dorë nga taksa për produktet serbe sepse është e qartë se nëse presioni do të kishte qenë ai i duhuri, atëherë taksa do të ishte hequr. Ata shtojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të përdorin historinë e taksës për ta përdorur si shkëmbim me Serbinë, në kohën e duhur.

Asistenti isekretarit amerikan të shtetit Metju Palmer është shprehur së fundmi se aktualisht është koha e duhur që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje. Kjo duke përfituar dhe nga mesazhi i presidentit amerikan Donald Tramp sipas të cilit ekipet negociatore duhet të shfrytëzojnë rastin historik.

Duke pasur parasysh se Parlamenti Europian do të shpërndahet në 16 prill, Blic shkruan se mbeten vetëm 11 ditë për arritjen e një marrëveshjeje, por aktualisht vështirë të besohet se një gjë e tillë mund të arrihet.

Derisa një zgjidhje të gjendet, do të ketë hapësira boshe deri në fund, dhe e gjithë çështja do të qëndronte në pritje të administratës së re të Bashkimit Europian.

Nacionalistët po fitojnë terren, kështu që fakti që pas zgjedhjeve parlamentare europiane, askush nuk do ta ketë me nxitim gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, është i justifikuar. /abcnews.al

4858211_artikeldetail-bild_1sFghC_pFEr4I.jpg
G. P.20:42 | 04/04/2019

Dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, gjykata e qarkut në Ulm dënoi një nga dy autorët e dyshuar me burgimi të përjetshëm. Sipas gjykatësit Gerd Gugenhan motivi i vrasjes ishte gjakmarrje, pasi dy familje shqiptare ishin në hasmëri me njëra tjetrën prej kohësh. Por avokati mbrojtës i të pandehurit është shprehur se krimi është kryer nga personi tjetër i shpallur në kërkim i quajtur me pseudonimin Don. Për gjykatësin kjo nuk kishte rëndësi pasi i pandehuri dhe njeriu tjetër kishin bashkëpunuar në vrasje.

Viktimë mbeti 19-vjeçari Xhoi Musaj, dhe autori i dënuar është një 47-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behet i ditur. Edhe pas mbylljes së hetimeve gjermanët e mbajnë sekret emrin për shkak të ndonjë vrasjeje tjetër, raporton media gjermane main-echo.de. 

Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen. Sipas mediave gjermane të cilat i referohen hetimeve krimi kishte ardhur si pasojë e gjakmarrje. Mediat gjermane shkruajnë se fillimisht i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria dhe i ka faturuar në dosjen e vrasjes së të riut shqiptar, vetëm 19 vjeç, mësohet se vrasja ka ndodhur jo nga një person po të paktën nga dy.

Motivi

Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.

Vrasja

Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante aso kohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen. Gjithashtu në mes tëPprillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia aso kohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djal që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani./abcnews.al

rashica.jpg
G. P.19:50 | 04/04/2019

Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në Gjermani. Shqiptari i Kosovës ndihmoi Verderin të kualifikohej në gjysmëfinale të Kupës, dhe u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë.

Cila do të vlerësohej më shumë nga dy sukseset?

Ai i Milot Rashicës apo i Bayernit të Mynihut, që të dy në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Si shqiptarë, padyshim na takon të themi Rashica, aq më tepër që Bajerni vuajti keq ndaj Hajdenhajmit modest dhe rrezikoi mjaft.

Sulmuesi shqiptar nga Kosova realizoi golin e tij të parë në këtë konkurrim, dhe të 8-in gjithsej në Gjermani këtë sezon. Ishte jo vetëm një gol I rrallë, por edhe tepër i rëndësishëm, pasi skuadra e Veriut fitoi 2-0 në fushën e Shalkes dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.

“Unë jam shumë i lumtur, – u shpreh 22-vjeçari më pas, – ky është një sezon i madh nga ana ime, por edhe nga skuadra. Thjesht, po bëj detyrën time, atë për të cilën erdha këtu”.

Gazeta “Bild” thekson: Verderi ëndërron me gjysmëfinalen! Lojë e shkëlqyer dhe gola të mëdhenj në Kupë!

Gazeta e Bremenit, “Veser Kurir” e vlerësoi Rashicën si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke i dhënë notën maksimale në futbollin gjerman, 1!

Tashmë, djali nga Kosova cilësohet i rëndësishëm për cilësitë e tij të veçanta, që e bëjnë të vështirë për t’u ndaluar nga kundërshtarët, duke krijuar golat thjesht me aftësi individuale. Rivalë të Verderit e të Rashicës janë Bajerni, Hamburgu dhe Lajpcigu, me shortin e Kupës së Gjermanisë që hidhet në 7 prill.

Nëse Bremeni e pati të lehtë, nuk mund të thuhet kështu për bavarezët. Atyre iu desh një gol në minutën e 84-ët nga Robert Levandovski me penallti për të mundur 5-4 ekipin e kategorisë së dytë, Hajdenhejm. Kampionët ishin tepër të dobët në mbrojtje, ashtu siç kanë qenë gjatë gjithë këtij sezoni.

Jo më kot, skuadra e trajnerit Niko Kovaç, u eleminua nga Championsi, dhe është dy pikë prapa Dortmundit në Bundesligë, por shpreson të jetë ndryshe në derbin pikërisht me Dortmundin, këtë fundjavë në “Alianc Arena” të Mynihut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono