gjermane

federata.png
ad min08:16 | 03/04/2019

Futbolli gjerman tronditet nga një skandal i madh financiar. Presidenti Grindel detyrohet të japë dorëheqjen pas akuzave për financime të padeklaruara

Ky njeri i fortë dha dorëheqjen pikërisht për diçka të tillë.

Helmut Kohli nuk u fal nga publiku gjerman pas skandalit të 2 milionë dojçmarkave me burim të padeklaruar, dhe kur babai i bashkimit të Gjermanisë u rrëzua, si mund të mbahej shefi i Federatës së Futbollit?

Rajnhard Grindel dha dorëheqjen pas akuzave nga mediat për financime të pajustifikuara për të.

Revista “Der Shpigel” shkruan se presidenti i DFB-së kishte marrë të ardhura prej 78 000 eurosh, të dhëna nga një kompani e lidhur me federatën, por që nuk ishte bërë publikisht e njohur.

Po ashtu, Grindel u akuzua se kishte marrë dhurata të shtrenjta, si një orë dorë që kushtonte 6 000 euro.

“Bild” u tall: Zyra ishte nja dy numra më e madhe seç duhej për Grinelin! Ish-presidenti sqaron dorëheqjen: Jam thellësisht i tronditur!

“Deili Meil” britanike komenton: Presidenti i Futbollit gjerman dorëhiqet pas 3 vitesh në detyrë, për shkak të pagesave të pajustifikuara!

Dorëheqja e Grindelit ishte një goditje e rëndë për imazhin e futbollit të Gjermanisë, dhe për vetë shtetin e madh europian, vetëm disa muaj pasi ai fitoi të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2024.

Lajmet janë që presidenti i ri mund të jetë pikërisht ambasadori i nderit i Gjermanisë për Euro 2024-ën, ish-kapiteni i kombëtares, Filip Lahm.

Gjithsesi, Lahm është shprehur se nuk ka ndërmend të kandidojnë.

Grindel ishte presidenti i dytë radhazi, që largohet me turp, pasi paraardhësi i tij, Volfgang Nirsbah, dha dorëheqjen pas skandalit të pagesave të dyshimta të bëra në FIFA për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2006.

Kjo tronditje mund të ndihet edhe në kombëtaren gjermane, e cila më në fund nisi ta merrte veten pas dështimit në Botëror, siç e tregoi me fitoren 3-2 në fushën e Holandës, në eliminatoret e Evropianit./abcnews.al

pensionet-1280x697.jpg
ent ela14:41 | 26/02/2019

Mediat gejrmane shkruajnë se janë më shumë se 2 mijë ish bashkëpunëtorë të nazismit nëpër Europë që përfitojnë ende nga pensionet e Hitlerit, të cilat u jepeshin atyre për besnikëri dhe bindje.  

Ministria gjermane e punës pranoi se paguan ende pensione asistencë për më shumë se 2 mijë bashkëpunëtotrë të nazistëve të shpërndarë në të gjithë botën, por pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Europë. Lajmi është konfirmuar pas një investigimi të agjencisë gjermane të lajmeve AFP. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pensione të Hitlerit, të garantuara në vitin 1941 nga vetë ai për bashkëpunëtorët e vendeve të pushtuara, për besnikëri dhe bindje.

Skandali shpërtheu pak ditë më parë, kur e përditshmja belge “DE Morgen” publikoi një artikull të firmosur nga gazetari Douglas De Coninck, ku konfirmohej se 27 shtetas belgë ish bashkëpunëtorë, apo trashëgimatrët e tyre merrnin pensionet e Hitlerit me vlerë nga 425 deri në 1.275 euro, pa paguar asnjë taksë. Ato ishin pensione plotësuese që i shtoheshin atyre të shteteve përkatëse. Meqënëse në artikull shkruhej gabimisht se këto pensione përitoheshin nga ish ushtarakë apo të dënuar për krime lufte, ministria gjermane e punës u detyrua të përgënjeshtrojë këtë gjë duke theksuar se këto dy kategori nuk përfitomnonin asnjë lloj pensioni apo asistence. Por pensionet e Hitleri përfitoheshin nga bashkëpunëtorët civilë në terrotoret e pushtuara apor dhe për agjentët e policisë që rekrutoheshin nga rradhët e popullsisë.

Por dhe bashkëpuëntorët vullnetarë të ushtrisë naziste që rekrutoheshin mes partizanëve antisovjetikë ukrainas që luftonin kundër ushtrisë së kuqe. hetimi i AFP, i pasqyruar dhe nga e përditshmja franceze Le Figaro, zbuloi se vetëm në Europë janë 1.532 ata që marrin këtë pension, në Poloni 573 persona, në Kroaci 71, në Francë 54, dhe më shumë se 409 në kontinentin amerikan./abcnews.al

nemacka-specijalci_620x0_620x0-730x440.jpg
ent ela11:55 | 30/01/2019

Policia gjermane ka arrestuar tre shtetas irakianë të cilët prek kohësh planifikonin të kryenin sulme terroriste në vend. Ata nuk kanë saktësuar llojin e sulmit por deklaruan se nuk do të kishin prekur fëmijë

Tre irakianë, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi xhihadist u arrestuan të mërkurën në Gjermani. Të tre burrat, dy 23 vjeçar dhe një 36 vjeç, po planifikonin, pa një objektiv të caktuar në këtë fazë, një sulm i cili është ende i paqartë nëse do të kryhej me lëndë shpërthyese, armë automatike apo me automjet ndaj turmave të qytetarëve. Të tre u arrestuan mëngjesin e të mërkurës nga forcat speciale të Policisë Federale. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se ata po planifikonin që në fund të vitit 2018 për të kryer një sulm me eksploziv.

Ata po mblidhnin nje lloj pluhuri të zi që përdoret për fishekzjarret dhe kishin bërë kërkime në internet për bërjen e bombave me kete pluhur. Njëri prej tyre do të kishte porositur ndërkohë në një pajisje ndezëse nëpërmjet një kontakti të vendosur në Britaninë e Madhe. Ishin pikerisht Shërbimet inteligjente britanike qe njoftuan Gjermaninë, e cila i vuri të tre nën vëzhgim në dhjetor.

Përveç testimit të eksplozivëve, ata po kërkonin edhe armë zjarri, por deri më tani nuk kishin gjetur me cmime të lira. Hetuesit besojnë se për shkak të vështirësive që kishin hasur ata po mendonin edhe një mundësi të tretë nëpërmjet sulmeve me automjete mbi turmat e qytetarëve.

Ata, sipas prokurorisë gjermane po ndiqnin kurse për drejtimin e automjetit. Tre personat e vënë në pranga jetonin në Gjermani që prej vitit 2015, dhe sipas dëshmisë së njërit prej tyre, ata po planifikonin këtë sulm kundër jobesimtarëve, por shënjestër e tyre nuk do të ishin fëmijët. Hetuesit po vijonë punën për të zbuluar nëse ata janë pjesë e një organizatë terroriste./abcnews.al

angela-merkel-1-e1526466537940.jpg
ad min16:59 | 03/06/2018

Në një intervistë për mediat gjermane, kancelarja Angela Merkel ka prezantuar vizionin e saj për reformimin e Bashkimit Europian. Ajo ka pranuar gabimin e unionin që ka lënë Italinë të vetmuar sa i përket çështjes së pritjes së emigrantëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, analizon Bashkimin Evropian dhe në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Zeitung flet për sigurinë e kufirit, emigrantët dhe politikat e azilit dhe thotë:

“Këto janë çështje vërtetë ekzistenciale për Evropën”.

Ajo pranon se duhet unifikuar sistemi dhe nënvizon se një pjesë e pasigurisë në Itali ka lindur nga vetmia në emergjencën e refugjatëve. Ndër të tjera, kancelarja ka prezantuar për herë të parë propozimin e saj për reformimin e Bashkimit Europian në të cilin parashikohet një kuotë në buxhet për investime me miliarda euro për të kompensuar diferencat mes ekonomive të vendeve të zonës euro.

Në intervistë, Merkel nuk ka saktësuar nëse kuota e investimeve do të jetë pjesë e buxhetit normal të BE-së, apo siç kërkon presidenti francez, Emmanuel Macron, do të jetë një instrument në duart e ministrave të financave të eurozonës.

Sipas kancelares gjermane, “Fondi Monetar europian duhet të lindë nga Mekanizmi I Stabilitetit të krijuar gjatë krizë dhe duhet të ndihmojë me kredi të shpejta vendet në vështirësi, në shkëmbim të kufizimeve natyrisht, në sasi të kufizuara dhe me një rimbursim të plotë”.

Sa i përket propozimit për buxhetin e BE-së 2021-2027, Merkel thekson rëndësinë e përcaktimit të saj para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së në 2019.

“Ne kemi nevojë për një konvergjencë më të madhe ekonomike midis vendeve anëtare brenda zonës së euros”, tha Merkel, duke u shprehur në favor të një buxheti për investimet.

“Por solidariteti midis partnerëve të eurozonës kurrë nuk duhet të çojë në një bashkim borxhesh”, shtoi ajo duke saktësuar se dëshiron një BE më të pavarur nga FMN-ja.

“Nëse eurozona është në rrezik, ajo duhet të jetë në gjendje të japë kredi afatgjata për të ndihmuar vendet”, vijon Merkel në intervistë.

Kancelarja saktëson se këto janë kredi 30-vjeçare, të lidhura me reformat strukturore. Ndërkohë, Merkel kërkon që në këmbim të ndihmës ndaj vendeve në vështirësi, këta të fundit duhet të pranojnë se Fondi ka të drejtë të kontrollojë dhe të ndërhyjë në politikat kombëtare./abcnews.al

krocera.jpg
ad min14:35 | 28/04/2018

Në Vlorë ka mbërritur kroçera e parë për këtë vit me turistë gjermanë. Ata do të vizitojnë Llogaranë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë.

Sezoni turistik ende nuk ka çelur zyrtarisht, por turistët e huaj pushtojnë Vlorën. Kroçera “Berlin” e mbërritur nga porti i Kotorrit në Mal të Zi u ankorua të shtunën  në portin e qytetit bregdetar.

Mbi 400 turistë gjermanë udhëtojnë me këtë kroçerë. Përveç qytetit të Vlorës, turistët e huaj kanë si destinacion pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

Kjo është kroçera e parë që ka mbërritur për këtë vit në portin e Vlorës. Më pas udhëtimi i turistëve gjermanë do të vazhdojë për në Korfuz./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono