gjermane

108350921_borussiadortmund.jpg
Sej rie19:15 | 17/08/2019

Java e parë e Bundesligës gjermane, përveç dështimit të Bajernit në barazimin në fushën e tij me Hertën prodhoi gola pafund. Nënkampionët fitojnë bindshëm me Augsburgun në një kohë që Verder humbet në shtëpinë e tij me Fortuna Dyseldorf.

 Gola pa fund në startin e Bundesligs gjermane. Pas barazimit me Hertën në ndeshjen e hapjes Najern-Herta, rivalja e sezonit të kaluar Borusia Dortmund bën detyrën dhe nuk bën të njëjtën gjë, edhe pse ndaj Augsburgut është gjetur përballë një disavantazhi shumë të shpejtë. Skuadra e Favre ka fituar me shifrat 5-1 ndaj ekipit kundërshtar me një fillim pjese të dytë spektakolar.

Miqtë shënuan që në minutën e parë të ndeshjes, kur Niderlehner dërgoi topin në rrjetë. Por përgjigja ishte shumë e shpejtë, pasi vetëm 2 minuta më vonë Alkaser barazoi rezultatin me prekjen e parë të topit. Në fillimin e pjesës së dytë erdhën pastaj me radhë golat e tjerë ku Sanço, përsëri Alkaser e Rojs, brenda 8 minutash tundën tre herë rrjetën e miqve, ndërsa Brandt vulosi përfundimisht rezultatin 5-1. Një aavantazh I thellë për një skuadër që jep indiciet e para që do të bëjë një sezon tepër të fortë.

Por, edhe në sfidat e tjera të javës së parë të kampionatit gjerman sërish pati surpriza.  Spikat humbja në shtëpi e Verder Bremen ndaj Fortuna Dyseldorf, me Rashicën që dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij. Ndërsa Leverkusen i mbijetoi një sfide të nisur vrullshëm nga Paderborn, për të marrë tri pikët në suksesin 3-2.

Amir Abrashi ishte vetëm zëvendësues në minutën e 89 në duelin që Fraiburgu i tij fitoi 3-0 ndaj Mainz.

Rezultatet

Bajer Leverkusen-Paderborn 3-2

10’ Beli, 19’ Havertz, 69’ Voland / 15’ Mishel, 25’ Mamba

  1. Dortmund- Augsburg 5-1

3’, 59’ Alkaser, 51’ Sanço, 57’ Rojs, 82’ Brandt / 1’ Niderlehner

Fraiburg-Mainz 3-0

81’ Holer, 83’ Shmid, 87’ Valdshmid

Verder Bremen-Fortuna Dyseldorf 1-3

47’ Egeshtajn / 36’ Henings, 52’ Karaman, 64’ Ajhan

Volfsburg-Këln 2-1

16’ Arnold, 60’ Ueighorst / 90’+1’ Terode./ABC News Albania 24/7

ekonomia-gjermane-1280x720.jpg
nev ila16:30 | 14/08/2019

Ekonomia gjermane ka përjetuar një tkurrje në tremujorin e dytë të vitit. Ekspertët kanë dhënë alarmin se, rënia ekonomike e verifikuar për periudhën prill-qershor do të ketë pasoja për tremujorin pasardhës dhe sidomos për tregun e punës.

Ekonomia gjermane u tkurr gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Një rënie e ndjeshme e eksporteve ndëshkoi rritjen ekonomike, që vjen në një kohë kur institucionet i druhen një rënieje në rang global.

Konkretisht, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave.

Këto ndryshime e çojnë kuotën e rritjes vjetore në 0.4 për qind. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, për pak i shpëtoi reçesionit vitin e kaluar. Ndërkohë, sinjalet paraprake për tremujorin e tretë duken ogurzeza, ka deklaruar Endriu Keningam, shef për seksionin e Europës në grupin Kapital Ekonomiks.

Sipas tij, të dhënat mbi biznesin e manifakturës për muajin korrik, që sapo kaloi, ishin po ashtu të zymta.

“Dhe ndërsa sektori i shërbimeve do të vazhdojë të mbahet më mirë, ka tregues që sugjerojnë se rënia ekonomike po prek tregun e punës”, ka deklaruar Keningam.

Ndërsa shifrat në tërësi kanë qenë negative, shpenzimet familjiare dhe ato qeveritare janë rritur bashkë me investimet jashtë sektorit të ndërtimit.

Vetë ndërtimi pësoi një rënie pas një tremujori të parë pozitiv për shkak të motit të butë.

Ndërkohë, lufta tregtare SHBA-Kinë dhe dalja e Britanisë nga BE-ja, sidomos në rast se bëhet pa një marrëveshje, janë faktorë që prekin besimin tek ekonomia globale./ABC News Albania 24/7

Mërgim-Mavraj.jpg
Sej rie13:20 | 26/06/2019

Kapiteni i kombëtares shqiptare Mergim Mavraj është transferuar te skuadra gjermane e Grojte Furth. Për futbollistin shqiptar ky është një rikthim tek kjo skuadër ku ka luajtur për tre sezone.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj ka përfunduar zyrtarisht aventurën me Ingolshtad që zbriti në kategorinë e tretë në Gjermani. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, mbrojtësi do të luajë sërish në ligën e dytë gjermane por me skuadrën e Grojte Furth. Mergim Mavraj ka firmosur për dy sezone me skuadrën gjermane. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në një postim në faqen zyrtare në Twitter.

Nuk bëhen të ditura kushtet financiare ndërkohe që për Mavraj është një rikthim pasi është aktivizuar për tre sezone me Grojte Furth nga viti 2011 deri në vitin 2014. 33-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm me bardh jeshilet ku spikati edhe si lojtar në futbollin gjerman e me pas kaloi tek skuadra e Keln për të vazhduar më pas tek Hamburg.

Pas largimit nga Hamburg, futbollisti shqiptar e humbi disi shkëlqimin dhe kjo u reflektua edhe ne radhët e kuqezinjve. Gjithsesi në aventurën e re Mergim Mavraj pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe të rikthehet në nivelet më të larta./ABC News Albania 24/7

shkup-1-1280x718.jpg
ent ela16:10 | 13/06/2019

Në një pasqyrim të gjerë të mediave gjermane përsa i përket Maqedonisë së Veriut, theksi vihet në faktin se nuk ka vend për nervozizëm nga ana e Shkupit, pasi do të ketë një datë të saktë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një tekst të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” me titull “A thua Maqedonia e Veriut po humb dëshirën për Evropë?” autori Mihael Martens bën një rekapitullim të qëndrimeve të Berlinit dhe Shkupit rreth marrjes së datës së negociatave dhe rëndësinë e këtij vendimi për Qeverinë në Shkup. Vend qendror në këtë anlizë ka roli i Bundestagut, respektivisht vendimi i shumicës që të anulohet debati për Maqedoninë e Veriut për në fund të Shtatorit.

Nga njëra anë gazeta “Franfurter Allgemajne Cajtung”,siç njofton DW në gjuhën maqedonase,  transmeton se Shkupi nuk ka mirëkuptim për anulimin e debatit në situatë kur vendi qysh në Shkurt të këtij viti përmbylli kontestin për emrin me Greqinë dhe tashmë 15 vite është në pritje të fillimit të negociatave. Siç shkruan gazeta, në Shkup nuk e pranojnë argumentin se anulimi është bërë për shkak të vendimit të Komisionit Evropian që ta publikojë raportin e progresit pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. “Qysh në Shkurt u bë e qartë për të gjithë të interesuarit se Komisioni Evropian, sikurse gjashtë herë paraprakisht nga viti 2009, do të rekomandojë fillimin e negociatave”.

Por, deputeti i partisë së Merkelit CDU-së, Johan Vadefup i ka hedhur poshtë këto kritika.

“Ne kemi përgjegjësi para popullit tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vendim pozitiv për fillimin e negociatave. Duhet t`ia sqarojmë popullit përse kemi thënë “PO”. Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në sundimin e së drejtës krahasuar me raportin e vitit 2018, por në këtë pjesë ende nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet”.

Nga CDU-ja për gazetën në fjalë thonë se nuk e kuptojnë se përse është problem i madh anulimi prej tre muajve, veçanërisht kur tashmë është vendosur se hapja e tre kapitujve të negociatave do të ndodh në Dhjetor.

“Lidhur me Maqedoninë e Veriut, sipas njohurive të mia dhe vlerësimeve, mund të them se vendi në fund të shtatorit do ka ketë përkrahjen e grupit tim parlamentar dhe nga Bundestagu. Nuk ndihmon përhapja e frikës nga vende ose fuqi të treta” –thotë Vadefup, qëndrim i cili mund të vlerësohet si hedhje poshtë e deklaratave të Kryeministrit Zaev se Rusia dhe Kina do të rrisin ndikimin e tyre në Maqedoninë  e Veriut.

Gazeta ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung” më tej shtron pyetjen nëse situatë me të vërtetë është aq dramatike siç e paraqet Kryeministri Zaev, nga aspekti i paralajmërimeve të tij se mund të ketë rënie të Qeverisë dhe duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, në një bisedë për këtë gazetë, një ish-deputet i paemëruar i VMRO-DPMNE-së opozitare, thotë se partia, për momentin, nuk ka asnjë interes për zgjedhje. Një koment në temën e datës së negociatave, ka publikuar edhe gazeta prestigjioze ekonomike Handelsblat./ABC News Albania 24/7

vangjush-dako.jpg
nev ila10:09 | 05/06/2019

Ashtu siç kishte paralajmëruar gazetari Piter Tide, prestigjiozja BILD ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdylajt të grupit të Shijakut,  Vangjush Dakos e disa drejtuesve të tjerë të administratës së Durrësit. BILD ka publikuar 6 audio-përgjime të reja ku në njërën prej këtyre bisedave përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama. Në audio-përgjime duket qartë se Astrit Avdylaj ka një komunikim tepër miqësor me të gjithë këta drejtues të lartë të administratës së Durrësit.

Dosja e Plotë:

Përgjimi 1

“Përgjimet e mëposhtme janë pjesë e përgjimeve zyrtare të dosjes 339/1 2017 të zyrës së antimafias në prokurori lidhur me aktivitetin kriminal të një organizate trafikimi ndërkombëtar droge, e njohur si klani kriminal i Avdylajve në qytetin e Shijakut në Shqipëri.
Gjatë disa muajve vëzhgimesh u vu re se muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2017, klani i Avdylave ishte i përfshirë në blerje votash dhe intimidim të votuesit për llogari të zyrtarëve të lartë të partisë së Kryeministrit Edi Rama, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë
Astrit Avdylaj telefonon Ivo Docin dhe i kërkon të mbledhë votuesit e PD që janë të punësuar në Ujësjellësin e Durrësit. Kjo do behët që Astriti i shkundë ata në mënyrë që të votojnë për partinë Socialiste ose do të humbin punën. Toni i zërit të drejtorit të ujsjellsit tregon se sa pushtet ka Avdylaj në fushatën e partisë socialiste”, shkruan në sqarimin e saj BILD.

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja çove?

Doci: Astrito si je ca po bën?

Astrit: Mirë falemderit ti si je, na shpia mirë?

Doci: Mirë faleminderit, sa erdha në shtëpi.

Astriti: Dëgjo tashi, unë isha içik sot te ai në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS në shijak në kohën e përgjimeve dhe aktualisht kandidat për bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain ktu, edhe nesër kur te kesh kohe ti du me fol içik, me atë listën ca ke aty, punojs edhe kundra, qe mund ti kesh të PD-s aty, na nji atje ke puna.

Doci: E kuptoj.

Astriti: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.

Doci: I kam nda unë, i ke të gjitha të ndame komplet.

Astriti: Ashu, kte kërkoja.

Doci: I kam bo para unë kshu që i kam gati.

Astriti: Ashu, kur të kesh kohë, që ne duhet me i thirr atyre që ti tunim ka icik. O ke puna e tna japin voten ose te ikin ke shpia.

Doci: Sbohet fjal fare, i ke të ndame, ti kam nda i ke gati të gjitha, i kam nda të gjitha kush ka hy në punë e kush ka qen i kam nda te gjitha komplet, i kam kshu me kompjuter te punume.

Astriti: Duhet ti qethesh me i fjal, dhe du që a mkupton.

Doci: Patjetër të bëj unë telefon nesër.

Astriti: Ok, mirë pra natën e mirë, na fal për…

Doci: Ça thu mo burr, je i madh, Ciao.

Përgjimi 2

“Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës”, sqaron BILD.

Avdylaj: Alo!

Kryetari: Hë mo!

Avdylaj: Si je kryetar.

Kryetari: Si ke qenë ti.

Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bo.

Kyetari: Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek.

Avdylaj: Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari: Po.

Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo

Kryetari: Po po, të dëgjoj, po po.

Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë.

Kryetari: Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Avdylaj: Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton.

Kryetari: Pa merak.

Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton

Kryetari: Ee mirë,

Avdylaj: Alo ça the.

Kryetari: Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak.

Avdylaj: Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari: Po po.

Avdylaj: Mirë, pra faleminderit mirupafshim.

Kryetari: Hajt hajt ciao.

Përgjimi 3

“Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin.
Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS.
Më tutje Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës.
Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).
Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019
”, shkruan BILD.

Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.

Astrit Avdulaj: Ç’kemi?

Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.

Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?

Arjan Ndranxhi: Për ku?Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.

Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.

Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh

Arjan Ndranxhi: E vërtetë!

Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.

Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

Përgjimi 4

Astrit Avdylaj , Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë”, shkruan BILD.

Arbana: Astrito?

Astriti: Si ja çove.

Arbana: Ca bone, si ja kalove.

Astriti: Mirë, si jeni.

Arbana: Mire mo, ca bohet si ke qen ti.

Astriti: Vallaj mire mo ti si je.

Arbana: Hajt mo mire tu bo i loj murlan me cunat.

Astriti: A e di ku kisha halle.

Arbana: Urdho.

Astritit: A e njef ate te INUK-ut ate drejtorin ti e?

Arbana: E njof e, Dallëndyshja?

Astriti: Ore leje Dallëndyshen, ket të Durrsit, ca osht ky i Durrsit, Artur….

Arbana: Artur Cela, i bashkisë.

Astriti: eeeee

Arbana: Po e njof.

Astriti: I kujt bashki, Shijakut eee?

Arbana: Jo jo i Durrsit, i Vangjushit.

Astriti: Po ska qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…

Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?

Astriti: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? Skam ca me ashu, me lajmrun tashi.

Arbana: Epo ka na i emer konkret, ke na i emër apo jo?

Astritit: Kujt konkret?

Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi.

Astriti: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty a mkupton.

Arbana: Ja ta mor tashi direkt.

Astriti: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet në telefon.

Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?

Astriti: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek.

Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun

Astriti: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un skam ku me e ashu.

Arbana: Direkt e mor tashi.

Astriti: Mire pra falemnerit.

Arbana: Hajt ciao.

Përgjimi 5

Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). Në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon ”, sqaron BILD në shkrimin e saj në video.

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako: Hehehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë.

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla.

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart.

Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?

 Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vllai…

 

Përgjimi 6

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njihem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njihem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu./abcnews.al

 

Burimi: BILD.de

https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html?fbclid=IwAR2bG4fNDsSuZLVQMYPGyvhgAE1JmQMywpx3Ezzlx75bgjw2LDr9i1xFwA8

Verena-1280x727.jpg
Sej rie11:50 | 15/05/2019

Trashëgimtarja 25 vjeçare e kompanisë së njohur të biskotave “Bahlsen” u shpreh se punëtorët e detyruar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kompaninë e saj, janë trajtuar mirë dhe janë paguar po aq sa gjermanët. Deklaratat kanë ngjallur reagime të ashpra në vend.  

Kanë shkaktuar debat të ashpër në Gjermani deklaratat e Verena Bahlsen, trashëgimtarja e perandorisë së biskotave “Bahlsen”, në vend. 25 vjeçarja u shpreh gjatë një interviste për “Bild” se fabrika e saj i ka trajtuar mirë punëtorët e detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Firma “Bahlsen” në periudhën 1943 – 1945 kishte rreth 200 punëtorë të detyruar. Për këtë arsye dhe u hodh në gjyq, edhe pse gjyqi u mbyll pa asnjë dënim. Kanë qenë  të shumtë ata të cilët me anë të

Twitter i kanë kujtuar Verenës se kompania e saj, ku ajo ka në pronësi 25 për qind të aksioneve, ka përfituar ndaj të dënuarve me punë të detyruar nga nazistët. Por ajo i është përgjigjur se kjo ka ndodhur para kohës së saj dhe puna e detyruar është paguar njësoj me atë të gjermanëve. Ajo këmbëngul se punëtorët e detyruar janë trajtuar mirë. Polemikave të shpërthyera i janë bashkuar dhe figura politike të cilët shprehen se një trashëgimtare me pasuri të tillë, trashëgon dhe përgjegjësi dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë arrogante. Në rrjetet sociale disa kritikë madje kanë bërë apel që të bojkotohen produktet e kësaj kompanie./ABC News Albania 24/7 

60021296_10155939723056353_8326170020308582400_o-1280x853.jpg
Sej rie18:10 | 13/05/2019

Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka dënuar dhunën  gjatë protestave të opozitës e njëlloj si ambasada amerikane i është drejtuar nominalisht Bashës e Kryemadhit.

“Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv”, përfundon deklarata e ambasadës gjermane në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

48378979_303.jpg
Sej rie10:21 | 23/04/2019

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shanse për azil. Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?

 Çfarë është Duldung?

Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prapë në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, personat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.

Sa persona duhet të largohen nga Gjermania?

Partia e Majtë ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor  2018 ka pasur në Gjermani 235.957 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Prej tyre 180.124 persona janë me Duldung, ndërsa 55.833 pa Duldung.

Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur atë. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 rreth 15.000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurrfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi.

Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?

Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokument. Për rreth 6500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën.

Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetësore apo kujdesit për familjarë. Gati 4000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore. Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste.

Shkaqet për Duldung, me datën 31.12.2018:

– Mungesa e dokumenteve për udhëtim: 74.281

– Duldung për shkaqe humanitare apo personale: 11.486

– Për shkaqe familjare: 11.124

– Ndalimi i dëbimit në vende apo rajone të caktuara: 4402

– Shkaqe shëndetësore: 3803

– Prindër të fëmijëve minorene: 476

– Proceset në gjykata: 426

– Shkaqe të tjera: 72.569

– Duldung pa shpjegime të sakta: 1157

Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me Duldung?

Duldung është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me Duldung jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë vite.

Teorikisht një Duldung mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekziston shkaku i qëndrimit në Gjermani.

Të drejtat dhe obligimet e personave me Duldung

Personat me Duldung duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreth 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 Euro në muaj. Nëse personi e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht.

Personat me Duldung mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatikisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj.

Pas tetë vitesh në Gjermani me Duldung, personat mund të kërkojnë një titull tjetër, nëse kanë mjaft para për të siguruar ekzistencën dhe nuk janë dënuar me ligj. Familjet me fëmijë e fitojnë këtë të drejtë pas gjashtë vitesh. Ndërsa personat me Duldung të moshës 14 – 21 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë leje tjetër pas katër vitesh, nëse shkojnë në shkollë apo në ndonjë përgatitje profesionale.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Në Gjermani janë propozuar disa ndryshime ligjore. Në veçanti e paqartë është gjendja me personat që duhet të dëbohen nga vendi, të cilët mbahen nën masa arresti. Deri tani nën masa të këtilla janë mbajtur vetëm personat për të cilët ka ekzistuar rreziku i ikjes.

Tani duhet të ketë edhe një Duldung për personat pa identitet të saktë. Personat që qëllimisht e pengojnë identifikimin e tyre do futen nën masa të veçanta. Në anën tjetër, personat e tjerë me Duldung duhet të kenë më shumë mundësi për integrim – siç është ndjekja e kurseve të gjuhës./DW

bizneset-gjermane-1280x714.jpg
G. P.14:33 | 09/04/2019

Situata ekonomike në Shqipëri në këndvështrimin e më shumë se gjysmës së bizneseve gjermane që operojnë në vendin tonë është e keqe.

Dhomat  Gjermane të Tregtisë në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë publikuar anketën  e këtij viti për klimën e biznesit dhe investimeve.

Rezultatet e saj u prezantuan në prani të Ambasadores së Gjermanisë në Tiranë Sussane Schutz e cila bëri dhe një krahasim me vitin që lam pas.

Pesimistë shprehen sipërmarrësit gjerman dhe sa i përket asaj që presin të ndodhë me ekonominë në vendin tonë.

45% e tyre mendojnë se nuk do të ndryshojë ndërsa 43% thonë se do të bëhet më keq.  Tregues ky i fundit që ka pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me vitin që lam pas kur vetëm 17%  e bizneseve kishin këtë perceptim.

Por çfare i shqetëson më tepër bizneset gjermane në Shqipëri?

Sa i përket kostove të punës, produktivitetit,  motivimit, kualifikimit të punonjësve, arsimimimit akademik, disponueshmërisë e fuqisë punëtore të kualifikuar sipërmarrësit gjermane ndajnë mendim pozitiv.  Megjithatë pyetjes se, sa e ka prekur emigracioni forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri, 51% e tyre i janë përgjigjur “shumë”./abcnews.al

federata.png
G. P.08:16 | 03/04/2019

Futbolli gjerman tronditet nga një skandal i madh financiar. Presidenti Grindel detyrohet të japë dorëheqjen pas akuzave për financime të padeklaruara

Ky njeri i fortë dha dorëheqjen pikërisht për diçka të tillë.

Helmut Kohli nuk u fal nga publiku gjerman pas skandalit të 2 milionë dojçmarkave me burim të padeklaruar, dhe kur babai i bashkimit të Gjermanisë u rrëzua, si mund të mbahej shefi i Federatës së Futbollit?

Rajnhard Grindel dha dorëheqjen pas akuzave nga mediat për financime të pajustifikuara për të.

Revista “Der Shpigel” shkruan se presidenti i DFB-së kishte marrë të ardhura prej 78 000 eurosh, të dhëna nga një kompani e lidhur me federatën, por që nuk ishte bërë publikisht e njohur.

Po ashtu, Grindel u akuzua se kishte marrë dhurata të shtrenjta, si një orë dorë që kushtonte 6 000 euro.

“Bild” u tall: Zyra ishte nja dy numra më e madhe seç duhej për Grinelin! Ish-presidenti sqaron dorëheqjen: Jam thellësisht i tronditur!

“Deili Meil” britanike komenton: Presidenti i Futbollit gjerman dorëhiqet pas 3 vitesh në detyrë, për shkak të pagesave të pajustifikuara!

Dorëheqja e Grindelit ishte një goditje e rëndë për imazhin e futbollit të Gjermanisë, dhe për vetë shtetin e madh europian, vetëm disa muaj pasi ai fitoi të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2024.

Lajmet janë që presidenti i ri mund të jetë pikërisht ambasadori i nderit i Gjermanisë për Euro 2024-ën, ish-kapiteni i kombëtares, Filip Lahm.

Gjithsesi, Lahm është shprehur se nuk ka ndërmend të kandidojnë.

Grindel ishte presidenti i dytë radhazi, që largohet me turp, pasi paraardhësi i tij, Volfgang Nirsbah, dha dorëheqjen pas skandalit të pagesave të dyshimta të bëra në FIFA për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2006.

Kjo tronditje mund të ndihet edhe në kombëtaren gjermane, e cila më në fund nisi ta merrte veten pas dështimit në Botëror, siç e tregoi me fitoren 3-2 në fushën e Holandës, në eliminatoret e Evropianit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono