gjergj bojaxhi

abyro-politike.jpg
ad min23:44 | 17/12/2018

Ky Dhjetor është ai i protestave të studentëve. Prej gati dy javësh ata ndodhen sërish në shesh duke protestuar për kërkesat e tyre. Në këtë puntatë të emisionit “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi u diskutua mbi protestën e kësaj të hëne në kryeministri ku në disa çaste pati disa momente tensioni. Gjithashtu studentët që ishin pjesë e emisionit treguan se si do vijojë protesta në ditët në vijim. Të ftuar ishin: Enton Abilekaj, gazetar; Gjergj Bojaxhi, ish politikanët dhe studentenët Laurend Bardhaj, Xheniana Mara, Mirjan Aliaj dhe Nikolina Qirjazi./abcnews.al

gjergj-bojaxhiu.jpg
ad min20:54 | 17/12/2018

Gjergj Bojaxhi ishte i ftuar në “Byro Politike” këtë të hënë për të folur rreth protestës së studentëve. Gjatë diskutimit që pati me një nga studentët e ftuar në studio ish-politikani bëri thirrje që studentët nuk kanë pse kompleksohen nga partitë politike. Sipas tij nuk ka gjë të keqe nëse dialogon me kryeministrin.

Gjergj Bojaxhi: Në shoqëri ndryshimet nuk ndodhin thjesht nga vendosmëria e disa njerëzve, ndodhin  dhe nga bashkimet e interesave në kuptimin publik. Ajo që unë po thoja është se nuk keni pse kompleksoheni as nga PD, as LSI as nga PS. Ky kryeministër që ju thoni ju komplekson në zgjedhjet e mëparshme me zotin Basha. I dha më shumë ministra PD për zgjedhje dhe dmth ky njeri që sot shan Bashën deri dje bëri marrveshje me të.

Studenti: E kupton ku është diferenca. Ne nuk bëjmë pazare. Ata bëjnë pazare.

Gjergj Bojaxhi: Çdo fjalë që thotë tjetri nuk mund ta marrësh si një gjë tjetër dhe të përgjigjesh. Në këtë mes unë nuk po përmend fjalën pazare. Unë nuk po flas për pazare. Sa herë unë kam folur diçka ju keni marrë një fjalë tjetër se doni të bëhet fjalë për pazar. Shoqëria njerëzore ka ecur përpara kur njerëzit dinë të bashkojnë interesat e momentin në kuptimin publik të fjalës dhe duke u bashkuar bashkë, njëherë me një palë njëherë me një tjetër arrihen gjërat. Ajo që unë po thoja është që mos u kompleksoni dhe ju nuk keni pse kontrolloni teserat e gjithkujt që vjen në protestë.. Dilni dhe qëndroni konsistentë. Nëse ju jeni kështu le të vijë kushdo qytetarët përtej zhurmës së mediave dhe televizioneve do ta ndjejnë që jeni të vërtetë dhe do t’ju mbështesin ose jo. Këtë doja ta saktësoja sepse dua që ju të jeni sa më të suksesshëm dhe të bashkohen sa më shumë qytetarë. Që të ndodhë kjo ka nevojë të dilni përtej frikës që nuk keni përfaqësi, që ne nuk duam të bashkëpunojmë me askënd. Nuk është e mundur që një qytetar, qoftë edhe unë personalisht të pranojë argumentin që nuk çoj përfaqësi sepse kryeministri e blen. Unë nuk e di çfarë do të thotë që kryeministri ju blen. Ju blen ju kryeministri juve se unë nuk e besoj që ju blen. E blen Julin? Unë di një gjë që është e pamundur në shoqërinë ku unë jetoj të mos ketë midis nesh njerëz që nuk janë për pazare.  Sfida jonë si shoqëri është që brenda vetes tuaj të zgjidhni ata njerëz që do jenë të vërtetë në këtë betejë për t’iu përfaqësur. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe të dialogosh me kryeministrin, por ama se çfarë të dialogosh është më e rëndësishmja.  Dhe nëse ai po bën show politika nuk është statike. Nuk është që në një skenë boksi njëri gjuna dhe tjetri rri. Shkoni dialogoni dhe nëse ai bën show bëni dhe ju show. Tregojuni qytetarëve se sa fallco është, por nëse dikush thotë nuk dua të dialogoj më duket e çuditshme.

Studenti: Dalja jonë në protestë, përgjigjet që na jep kryeministri, kërkesat me shkrim që dërgojmë janë komunikim, janë dialogu. Kryeministri këtë e ka propagandë për të na kompleksuar. Në tavolinë ulen ekspertët. Pikat mbi i i vendosin ekspertët. Ai është piktor ne studentë. Asnjë nga ne nuk e ka atë kualifikim që të hartojë ligje dhe projekte që të llogarisë si bëhet GDP 5%.

Gjergj Bojaxhi: Zoti Rama po loz. Siç po loz dhe opozita. Çështja është si do ta nxjerrësh jashtë loje. Asnjëherë nuk do dalin më shumë njerëz në rrugë se sa janë në rrugë.

Studentët protestojnë prej 14 ditësh. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Rama gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje për dialog, mirëpo studentët e refuzojnë. Sipas tyre çdo grup i vogël do ndikohej nga qeveria./abcneës.al

GJERGJ-BOJAXHI-1280x720.jpg
ent ela21:11 | 11/12/2018

Në një plan politik është diskutuar në studion e “Provokacija” protesta e studentëve mes Mustafa Nanos dhe Gjergji Bojaxhiut. Në këndvështrimin e tij Bojaxhiu thekson se nuk ka shumë pritshmëri nga kjo protestë pasi, nuk ka kërkesa themeltare për shkaktarët e kësaj gjendjeje. Sipas tij duke marrë parasysh eksperiencën 25 vjeçare ndryshimi fillon nga disa elementë themeltarë.

“Kam qenë shumë pak i entuziazmuar nga zgjedhjet 2013, nuk kishin alternativë pushteti, po mekanizëm korrupsioni e pazaresh, e vetmja gjë që nën petkun e të bërit shtet centralizoi korrupsionin, nuk po shoqërohej me eleminim korrupsioni në nivelin e elitës. Sot një qytetar duhet të zbatojë ligjin, ndërsa një politkan dhe oligark jo.

Ka dy mënyra se një shoqëri do përmirëosjë veten e vet, ose është shumë e ndriçuar mendërisht dhe ka një sistem vlerash, morale dhe e dyta nga inati, nga ndjesia e padrejtësisë, që mos të vjedhë askush. Fatkeqësisht jam zhgënjyer edhe me këtë pritshmëri. Me shpresën se ky mekanizëm do sillte reagim të qytetarëve ndaj vjedhjes dhe abuzimeve u zhgënjeva.

Unë do t’i mbështesja si një individ, por s’po nuk po dëgjojmë kërkesa për elementë që e kanë shkaktuar këtë varfëri dhe këtë situatë kudo. Për aq kohë sa ngrihen për interesa të ngushta ne nuk po trajtojmë shkakun. Ne nuk po trajtojmë shkakun e varfërisë në vend. Për mua si qytetar do doja të kishim nivel arsimor  shumë të mirë shëndetësi shumë të mirë. T’i marrësh fondet e buxhetit të shtetit nga tenderat e rrugëve për t’i çuar në tenderat e konviktit, nuk e di si ma zgjidh mua problemin. Ne po përçahemi ndaj një klase politike”.

Për Bojaxhiun kjo protestë duket sikur po kthehet në tifozllëk që duket se tremb Ramën, por që nuk zgjidh hallet e vërteta dhe nuk i nxjerr shqiptarët nga gropa ku kanë rënë.

“Shumë njerëzve u pëlqen protesta se duekt sikur tremb Ramën. Unë nuk kam interes të tremb Ramën, unë jetoj në këtë vend  dhe jemi në një gropë të thellë që s’po dalim dot këtu është për të ndryshuar probnblematikat që kemi. Nuk është problemi vetëm te kjo qeveri. Ne po e kthejmë në tifozllik, ç’vlerë ka kjo për mua nëse unë nesër shoh të njëjtat probleme, si do zgjidhet pasdrejtësia dhe e keqja që na ka pllakosur, nuk zgjidhet duke trembur Ramën”.

Sipas tij ky mobilizim duhet të për të këqijat e përbashkëta që kanë pllakosur vendin dhe jo për interesa të ngushta individuale.

“Jam i kënaqur që mendoj që mobilizimi duhet të jetë për të këqija të përbashkëkëta që na kanë pllakosur dhe jo për interesa kaq individuale. Kemi nevojë të trajtojmë shkaqet dhe jo pasojat. Do doja që studentët të trajtonin korrupsionin”.

Ai e sheh me shqetësim faktin që studentët thonë se kjo protestë nuk është politike, pasi ndarja e fondeve publike është politike. Sipas tij duhen ide të qarta dhe individë me integritet për të trajtuar thelbin e probelemve.

“Kur thua nuk është politike është shqetësuese, mund të thuash që nuk është partiake, por çdo gjë që ka të bëjë me ndarjen e fondeve publike është politike.

Nuk mund të rregullohen problemet që kemi duke thënë që nuk merremi me politkë, por duke thënë ne do bëjmë politikë ndryshe. Ne nuk mund të ecim përpara pa ide të qarta që trajtojnë thelbin e problemit dhe pa prezantuar individë që duhet të jenë fytyra e këtij grupimi. Ne kemi nevojë të shohim figura të përgjegjshme, të moralshme, që kanë treguar integritet si kanë studiuar, si kanë marrë provimet dhe si kanë komunikuar. Kjo është mëse njerëzore dhe të thuash që ne nuk kemi drejtues e lidership, kjo nuk është zgjidhje”. /abcnews.al

 

 

vlcsnap-error095-1-1280x720.jpg
ad min12:11 | 28/02/2018

Të ftuar në episodin e tretë të “Provokacija” ishin:

1. Neritan Ceka. Ai foli rreth lëvizjes së studentëve në Shqipëri, sipas të cilit ishte një nga gjërat më të çuditshme që ka ndodhur. Nëse do të ishte opër intelektualët, situata nuk do të ndryshonte është shprehur ish-anëtari i kryesisë së PD.
2. Gjergj Bojxhiu, i cili foli rreth deklaratave të Erion Veliajt në emisionin “Opinion”. Sipas Bojaxhiut, Veliaj nuk përballet dot me faktin se çfarë i ka bërë Tiranës.
3. Kristaq Gerveni që foli për disa nga pikat kryesore që janë diskutuar për marrëveshjen e 2009-s.
4. Elvin Luku, i cili ishte në “Provokacija” për të folur rreth një shkrimi që kishte bërë kundër Edi Ramës gjatë prezencës së tij në emisionin e Mustafa Nanos./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono