gjendet

vendngjarja-tepelene.jpg
nev ila14:33 | 05/12/2019

Gjendet makina që ka përdorur autori mbrëmjen e djeshme, makina është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, me sa duket autori ka tentuar për ta hedhur në lumë. Fshati Bënç, është shumë pranë qytetit të  Tepelenës dhe vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një atentat, në qytetin e Tepelenës, mbeti i vdekur 47 vjeçari, Artur Bresha dhe u plagos i vëllai Artan Bresha.

Polica ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij krimi ndërsa bëjnë me dije se po punojnë për zbulimin e kësaj ngjarje./abcnews.al

MOTI-DURRES-1280x720.jpg
nev ila08:50 | 09/11/2019

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Durrësit. Gazetraja e ABC Neës  Enkeleda Arapi  raportoi  se trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ në kohën që ajo kthehej nga gjuetia e peshkut.

Mësohet se me të konstatuar kufomën e ka imbarkuar në bord dhe e ka sjellë në port në kalatën 5.

Me pas është njoftuar policia dhe trupi është dërguar në morgun e qytetit. Trupi duket i dekompozuar, dhe thuhet se duhet të ketë kaluar kohë të gjatë në ujë.

Ndërkohë policia e Durrësit ka njoftuar detajet e para për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

drejtoria-e-policise-tirane-1280x710.jpg
nev ila19:28 | 04/10/2019

E gjithë policia u ngrit në këmbë për rreth katër orë, pasditen e sotme. Pas 4 orësh, 13 vjeçarja që u raportua se ishte rrëmbyër, u gjet në një nga qendrat tregtare në Tiranë.

Policia njoftoi më herët se ishte informuar për një rrëmbim, ndërsa edhe në dëshmitë e dhëna në policinë e kryeqytetit, nga familjarët e vajzës ishte bërë me dije se, një person e kishte marrë forcërisht poshtë pallatit sapo kishte zbritur nga fugoni i shkollës.

Ngjarja sipas dëshmivë të familjarëve kishte ndodhur rreth orës 15. 30 sot në mesditë.

Por përmes një kjomunikimi me Drejtorinë e Policisë Kriminale në Tiranë u mësua se pas disa orësh kontrolli në të gjithë Tiranën, vajza është gjetur në një lokal në kryeqytet, pranë një qendre tregtare duke pirë një pije freskuese, me disa shokë e shoqe, duke hedhur kështu poshtë faktin se ishte një rrëmbim.

Pritet që vajza të merret në pyetje në prani të familjarëve dhe psikologes për të kuptuar se përse e ka bërë këtë veprim, si dhe kush ishte personi që njoftoi policinë./abcnews.al

policia-shkencore.jpg
nev ila18:52 | 27/08/2019

Një djalë i ri me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur brenda në makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i shqiptarit ishte i ndaluar në anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento. Viktima është një 27-vjeçar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ka qenë një kalimtar që sinjalizoi policinë për mjetin e ndaluar.

Në momentin që autoritetet shkuan në vendngjarje, konstatuan trupin e pajetë të shqiptarit, i cili ishte vrarë nga një plagë e shkaktuar nga armë zjarri. Policia italiane nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vetëvrasje.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohet orët në vijim. Po kështu, rrethana të tjera të ngjarjes janë të paqarta. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. /tvklan.al

policia-compressor-1-1.jpg
ad min21:15 | 16/08/2019

Policia e kryeqytetit bën të ditur se në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, është gjetur i pajetë shtetasi me inicialet G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.   Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

vrasja-rreshen-vendngjarja-1280x726.jpg
nev ila13:41 | 12/08/2019

Një personazh i njohur për opinionin dhe policinë u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, ai është Armando Gjini i arrestuar kohë më parë si pjesëtar i grupit të Met Kananit.

Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Ai po levizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij,  kur dy autorë i kanë dalë para dhe e qëlluan me armë zjarri.

Ai u ekzekutua në kryqëzimin kryesor të qytetit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët e shumtë.

48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe Tonin Gjini.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia po punon për të zbardhur atentatin.

Pak pas kësaj  ngjarje në fshatin Gziq të Mirdites u gjet një makinë fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Tre muaj më parë viktimës Gjini i kishin vendosur tritol në makinë, që shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.

Armando Gjini u arrestua më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Në  kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë.

Por 4 dite pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu. Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që mori në Turqi si koka trafikut të heroinës dhe kokainës.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i janë sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis, me vlerë tregu 10 mln euro./ABC News Albania 24/7

financieri-miliarder-1280x550.jpg
nev ila20:27 | 10/08/2019

Një financier miliarder amerikan është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut, ndërsa priste gjyqin për akuzat e abuzimit seksual me të mitur.

Trupi i Jeffrey Epstein u gjet në 06:30 të mëngjesit me kohën lokale në një burg në New York.

Zyrtarët thanë se vdekja e tij ishte një vetëvrasje e dukshme, ndërsa FBI po heton ngjarjen.

Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate bëri të ditur se Epstein u transportua në një spital lokal për trajtimin e dëmtimeve të rrezikshme për jetën, ku u deklaruara edhe i vdekur.

Financieri amerikan po mbahej në burg që prej 6 korrikut për prostitucion e trafik femrash të mitura. 66 vjeçari ishte akuzuar për trafikim të femrave, disa prej të cilave ende nuk kishin mbushur 14 vjeç.

Por ai  kishte deklaruar se është i pafajshëm për akuzat. Vdekja e Epsteinit vjen një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumente gjyqësore që zbuluan akuza të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.

Epstein u akuzua se paguante vajza nën moshën 18 vjeç për të kryer akte seksuale në pallatet e tij në Manhattan dhe Florida midis viteve 2002 dhe 2005.

Financieri me origjinë nga Brooklyn bëri emër në bankën e investimeve “Bear Stearns” përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1 bilion dollarë./ABC News Albania 24/7

 

policia-durres-1280x721.jpg
nev ila10:00 | 20/07/2019

Eshtë gjetur i mbytur mëngjesin e kësaj të shtune 37 vjecari Ardian Kuka, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten me thikë në banesën e tyre në periferi të Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe automjeti i Kukës, me të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Të premten 37 vjecari kishte shkuar në banesë për drekë dhe kishte nisur të debatonte me bashkëshorten për motive xhelozie. Në momentin e debatit ka qenë edhe djali i tyre 8 vjecar, i cili ka vrapuar të njoftojë të afërmit mbi sherrin e prindërve.

Familjarën e tyre e kanë gjetur gruan të shtrirë përtokë e të gjakosur, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar.

Sipas mjekëve në spitalin e Durresit viktima kishte marrë gjashtë goditje me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, c’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen./ABC News Albania 24/7

thumbs_b_c_1e02e4f773e39a9a60bcdd4662eb890f.jpg
ad min19:30 | 18/07/2019

Në afërsi të bregut të Australisë, pas 50 vitesh, është gjetur një mesazh në shishe.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar britaniku 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili ka shkruar se me anije udhëton nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.

Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.

policia-naten-800x450-1-696x392.jpg
nev ila11:35 | 21/06/2019

Një person rreth 40 vjeç u gjet i pajetë paraditen e kësaj të premte në Xibër të Klosit.

Trupi ishte mbuluar me dhé në trase, në kantierin e Rrugës se Arbrit në fshatin Shkallë të njësisë Administrative Xibër e Klosit. 45 vjeçari, i identifikuar si Agim Meta ishte zhdukur katër ditë më parë.

Familjarët denoncuan në polici dhe treguan për kontaktin e fundit me të. Meta ishte parë në një dyqan afër mesnatës dhe më pas është nisur për në shtëpi. Pas kërkimeve sot ai u gjet i mbuluar me masivë dheu.

Dyshohet që burri të jetë aksidentuar nga mjetet që punojnë për hapjen e Rrugës së Arbrit, por megjithatë janë hetimet që do të saktësojnë shkakun e vdekjes së tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono