gjata

gjata-1280x716.jpg
Sej rie21:30 | 22/05/2019

Presidenti Meta ka dhënë sot mesazhe të forta, duke iu drejtoi kujtdo që reformën në drejtësi të votuar tre vjet më parë e quan  “sukses për tu marrë shembull.”

Këto deklarata të forta të bëra nga kreu i shtetit janë komentuar në emisionin “Byro Politike”. Juristi Çlirim Gjata u shpreh se Mata vuri gishtin në plagë dhe se po bën detyrën që i cakton Kushtetuta.

“Unë e kam thënë edhe në krye të herës se Meta po mban qëndrim presidencial. Po mban atë qëndrim që duhet të mbajë  një President me aq pak mundësi sa ka, me aq sa i jep hapësirë kjo Kushtetutë që kanë ardhur duke e zvogëluar dhe kushtëzuar. Dhe jo vetëm me Kushtetutë por kanë nxjerrë ligje që nëpërmjet grremçave ligjore i ekzekutojë ato kompetenca që ka. . Kur them që mbajti qëndrim presidencial, nuk është çështja e parë. Ai ka mbajtur qëndrim tek çështja e Teatrit. Janë 200 milionë euro në tavolinë dhe presin të ekzekutohen dhe pastrohen tek toka e Teatrit. Dy herë e ktheu ligjin e Teatrit. Ka mbajtur të njëjtin qëndrim tek dekretimi i ministrave, ku një ushtarak pa hequr gradat në kundërshtim e Kushtetutën zoti Rama e propozonte për ministër, ky nuk e pranoi. E dyta morën një djalë të vogël i cili sapo kishte marrë atë dekoratën miku i vogël i librit dhe e bënë ministër. Zoti Meta ka mbajtur qëndrimin e vërtetë presidencialit e quaj unë që duhet të mbajë një President.  Jo vetëm që vuri gushtin në plagë dhe nuk po përsëris se është e shkruar, Meta shtroi zgjidhje dhe i kërkoi Brukselit që të sjellë komision monitorimi”, tha Gjata./abcnews.al

clirim-gjata-1280x712.jpg
G. P.16:50 | 02/04/2019

Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike Çlirim Gjata, tha se një vit pas denoncimit të skandalit të përfshirjes së vëllait të Fatmir Xhafës, përgjimet e prokurorisë faktojnë se kryeministri ka përdorur aparatin shtetëror dhe të prokurorisë në mbulimin e së vërtetës.

Për Gjatën, dosja kundër denoncuesve, ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, tregon se shteti është vënë në krah të trafikantëve të drogës.

Provat e publikuara nga Ervin Salianji, sipas Çlirim Gjatës tregojnë sesi është thurur një plan ku përmes përdorimit të Policisë dhe SHISH, një dëshmitar i sajuar dhe figura të njohura të Partisë Socialiste, përfshirë Taulant Ballën, kanë fabrikuar një histori të blerë me para të pista, për ta përdorur kundër opozitës. Të gjitha këto për demokratët kanë një burim dhe ai është kryeministri Edi Rama, pa largimin e të cilit sipas selisë blu, në Shqipëri nuk do të ketë paqe sociale./abcnews.al

gjata-1280x714.jpg
ent ela15:46 | 01/03/2019

Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike përmes një deklarate për media ka theksuar denoncimin që forca politike ku bën pjesë ka bërë ndaj kryeprokurores së krimeve të rënda Donika Prela, kandidate për anëtare e njësisë special antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Ktu fillon për demokratët problem kryesor i reformimit të sistemit të drejtësisë: besueshmëria tek institucionet e reja të pavarura. Asgjë e re deri këtu për demokratët. Por nuk mbaron me kaq./abcnews.al

IMG_5972-1280x853.jpg
ent ela14:16 | 25/01/2019

Sekretari për çështjet ligjore pranë selisë blu Çlirim Gjata, tregoi dokumenta për të vijuar denoncimin e shkeljeve, sipas tij, në procesin e vettingut ndaj shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Sipas Gjatës, ka dyshime për pastrim parash.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për shefen e prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prela, nxorri sërisht në deklaratë sekretarin për çështjet ligjore të Partisë Demokratike Çlirim Gjata, këtë herë me dokumenta të dosjes së Prelës të ndodhur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Dosje që për selinë blu, përmban informacione për shkelje ligji, por ngre edhe dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave.

“Blerja e apartamentit në Durrës për 1 milionë lek të reja, shitet për 4 milion lek të reja. Apo blerje trojesh, apartamentesh, pronash, më lirë, apo shitje më shtrenjtë, apo shumë më shtrenjtë se ç’është çmimi i tregut.

A hetohet këtu për pastrim parash? Apo për fiktivitet, apo për kontrata fiktive? E ka detyrim organi i vettingut ta bëjë këtë”.

Ka edhe të tjera raste që duhen hetuar me seriozitet në dosjen “Prela” sipas Gjatës. I tillë është edhe rasti i nënvizuar nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jackobs, i pagës “në të zezë” që Vangjel Prela, bashkëhsorti i kryeprokurores së Krimeve të Rënda, ka marrë për punën si inxhinier.

“Megjithëse për vite me rradhë ka përfituar të ardhura dhe s’ka paguar taksa, kujtohet tani, pikërisht, pasi është futur nën proces verifikimi zonja Prela, bashkëshorti i saj ka hapur një proces gjyqësor kundër kompanisë përkatëse, kundër kompanisë “Bruci”, tek e cila ka punuar, deri në mars 2018. Dhe këtë padi e ka hapur pas 7 vitesh”.

Gjata flet për padinë numër 2414 e ngritur në Gjykatën e Tiranës nga Vangjel Prela më 30 gusht të 2018-ës, për mos pagim të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të paditësit për vitet 2006-2009 si dhe për periudhat 2010 – 2011.

Por:

“Kodi civil nuk ta jep këtë mundësi që të hapësh një padi të tillë për dëshpërblim, për pagesë taksash apo sigurimeve pas 7 viteve, pasi është e parashkruar.

Është neni 115 i Kodit Civil ai që parashikon dy vjet kohë për ngritjen e një padie për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si dhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm dhe tre vjet kohë për paditë për shpërblim të dëmit jo kontrator dhe ato për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”.

Njëkohësisht Kodi i Punës, afat parashikimi për të drejtat e punëmarrësit kundrejt punëdhënësit dhe anasjelltas, parashikon 3 vjet nga lindja e së drejtës, minimalisht gjashtë vjet më pak se ç’ju desh bashkëshortit të titullares së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ngritur padinë civile ndaj kompanisë ku ka qënë i punësuar.

“Nuk e ditkërka zonja në fjalë si juriste, që bashkëshorti nuk mund të hapë një padi pas shtatë vitesh? Është bërë fiktive, pra vërtetë s’i kemi paguar, por e ka fajin kompania dhe unë po e padis në gjyq”.

E nuk mbaron me kaq dosja e zonjës Prela për demokratët.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton. Çmimi është shumë më i lirë se sa i tregut, është nga 300 deri në 500 euro më i lirë se çmimi i tregut për metër katror, dhe kjo del nga vetë thirrjet që kjo Kompani ka bërë për shitjen e apartamenteve të pallatit të ndërtuar nga kjo, ku të gjitha çmimet shkojnë minimumi nga 250 deri në 500 Euro më shtrenjtë për metër katror se ç’e ka blerë apartamentin zonja Prela”.

Ky është preferencim i cili duhet hetuar nga organet e vettingut sipas Gjatës, për të evituar atë që quan standart të dyfishtë që ky organ zbaton në gjykimet e tij.

/abcnews.al

1-1280x775.jpg
ent ela15:27 | 17/01/2019

Sfida e qytetarëve për t’u pajisur me karta identiteti vazhdon edhe pse është rritur numri i pikave të aplikimit. Qytetarët thonë se detyrohen të zënë rradhë që në orët e para të mëngjesit. Shqetësimin më të madh e kanë pensionistët. Shohim përse.

Zyrat e aplikimit në njësitë 1 dhe 2 në kryeqytet ishin jashtë funksionit deri këtë të enjte, çka menjëherë pas hapjes krijoi fluks të madh. Qytetarët shprehen se kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën dhe thonë se vendi ku ata qëndrojnë në radhë është jashtë çdo standardi.

 “Po kjo është e hapur për herë të parë sot pa presionit që bëri media. Shiko sa të sëmurë dhe të moshuar ka këtu që presin në radhë. Shikoni çfarë kushtesh ka shikojeni godinën”, tha një qytetar.

Ndërsa një e moshuar u shpreh se: “Po pres inshalla tani mbaroj punë”.

Ata të cilët janë më të shumtë në radhë i përkasin moshës së tretë të cilët thonë se nëse nuk aplikojnë për mjetin e identifikimit mund të hasin probleme edhe me tërheqjen e pensionit apo shërbime të tjera.

“Po kështu na thanë. Karta ime skadon tani në Shkurt dhe u detyrova erdha të rrijë në rradhë”, tha një e moshuar.

E njëjta panoramë është edhe te njësia 5, ku qytetarët vijnë që herët në mëngjes për të zënë radhën për të bërë aplikuar për kartën e identitetit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që duan të aplikojnë për mjetet e identifikimit, pritet që qendrat e aplikimit të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës./abcnews.al

gjata1.jpg
G. P.19:36 | 16/01/2019

Në Kuvend u mbajt një seancë e jashtëzakonshte ku u miratuan dekretet e Presidentit Meta për shkarkimet dhe emrimët e ministrave të kabinetit qeveritar. Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit me 76 votat pro të mazhorances ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan këtë seancë. Opozita kërkoi që në nisje të seancës zhvillimin e një debati parlamentar për propozimet e kryeministrit Rama, po kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca.

Këtë situatë të krijuar në Kuvend në studion e “Mbremja ABC”, e ka komentuar juristi Çlirim Gjata.

“Është hera e parë pas 27 viteve që Ruçi mori pushtetin dhe i trajton deputetët si nxënës. Parlamentin nuk e trajton si organ politik por e shikon si një klasë.  Situata politike e Parlamentit tonë sot është se ky Parlament ka rënë dhe nuk ekziston më si Kuvend. Që nga arroganca e Ramës, që nga fjalori që përdor që edhe stadiumi do ia kishte zili, ky Parlament ka rënë.  Opozita nuk ka çfarë të bëjë. Ka rënë ligji ka rënë Parlamenti.  Si nuk jep dikush një arsye se pse u shkarkuan dhe pse po emërohen këta. Duke filluan nga Xhafaj dhe ministrat e tjerë, pse nuk japin një arsye. Rama nuk e di se ku është”.

Më tej juristi është shprehur se Rama nuk ka të drejtë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm. Kryeministri ka propozuar emrin e tij për këtë post, pasi Meta nuk dekretoi emrin e Gent Cakajt.

“Kushtetuta nuk e thotë se Rama ka të drejtë të bëhet ministër.  Kryeministri po të dojë me ligj fut një nen aty dhe thotë se derisa të ngrihet Kushtetuta jam unë ministër.  Zgjedhja e ministirit ka procedurë kushtetuese. Vetëm ministi mund të emërohet sepse e përcakton Kushtetuta. Nuk e parashikon Kushtetuta kërkund këtë që po shpik Kryeministri. Nëse Rama nuk emërohet nga Presidenti ai mund të çojë një emër tjetër”./abcnews.al

gjata-1280x591.jpg
G. P.20:26 | 14/01/2019

Kryeministri Rama ka propozuar emrin e tij për postin e Ministrit të Jashtëm. Kjo lëvizje vjen në një pikë kur Meta ka refuzuar dekretimin e Gant Cakajt në këtë detyrë. Nga ana tjetër, Presidenti ka refuzuar shkarkimin e Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm.

Në emisionin “Byro Politike”, juristi Çlirim Gjata ka komentuar situatrën e krijuar. Sipas tij, Kryeministit nuk po e trajton çështjen në baza ligjore.

Juristi Çlirim Gjata: Trajtimi i problemit nga pikëpamje ligjore është lënë në plan të dytë. Çështja është një luftë politike për Kryeministrin. Vetëpropozimi i Kryeministri Rama për postin e Ministrit të Jashtëm nuk është kushtetuese.  Presidneti tha që përderisa nuk e dekretova atë, atëherë nuk mund ta shkarkoj Bushatin.  Kjo që të ofrohet Kryeministri për këtë post, jo vetëm që është e paparashikuar por Rama duhet t’i dërgojë një emër sepse Bushati ende është në post.

Ndërsa Mentor Kikia, kryeredaktro i “Klan plus” u shpreh se Rama propozoi emrin e tij, pasi do të dalë triumfues përpara Metës.

Mentor Kikia: Unë shikoj një përpjekje të Kryeministri për të dalë triumfues nga kjo histori. Ramës i pëlqen shumë që të fitojë. Nëse do të dërgonte një emër tjetër do të përkthehej si një tërheqje e Ramës para Metës dhe ndaj propozoi emrin e tij. Ai thotë se jam unë këtu deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al

GJATA-DHE-AVOKATI-I-ALIZOTIT.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela11:53 | 24/10/2018

Në gjykatën e apelit të krimeve të rënda janë shqyrtuar ankimimet e gazetarit Jetmir Olldashi dhe të Fredi Alizotit për çështjen “Babale”. Apeli nuk ka pranuar kërkesën e avokatit të Olldashit për ndryshimin e akuzës e shpalljen e moskompetencës, ndërsa ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatit të Alizotit për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjata: Përsa i përket vendimit prapë nuk mori parasysh kërkesat tona që nuk ka vepër penale në adresë të gazetarit. S’mund të ketë kallzim të rremë kur gazetari publikon një lajm. Nuk u shpreh për kompetencën. Nuk mori parasysh kërkesat tona në lidhje me provat,nuki ka prova, janë degjeneruar si prova, nuk ka aktekspertimi të gjitha janë kundër akuzës, pa folur për kundërshtitë e tij. Ky është nj porces i montuar politikisht nga Prokuroria për të shpëtuar fytyrën e qeverisë pas gjithë skandaleve dhe akuzon një gazetar kot.

Avokati: Qëndrimi i klientit tim është i njëjti nga fillimi në fund. Nëse bëjmë analizë dhe dalim përfundime me pjesë të caktuara të dosjes hetimore këto janë të pasakta. Ngjarjet janë zhvilluar në kohë. Nëse shohim një pjesë të vogël nuk e kuptojmë dot të tërën. Do njihemi me dosjen e plotë dhe do kuptojmë si ka qenë e vërteta. /abcnews.al

vishaj-gjata-duro-1280x584.jpg
ent ela15:32 | 22/06/2018

Pas propozimit të ardhur nga politika për përjashtimin e atyre që nuk kalojnë vettingun nga provimi i liçensës së avokatëve, sa kohë ligji nuk është miratuar ende në tërësi, avokatët Sajmir Vishaj, Çlirim Gjata dhe Andi Duro kanë komentuar për ABC News propozimin, miratimi i të cilit do të ishte antikushtetues, sipas tyre.

Gjatë diskutimit në komisionin e ligjeve të projekt-ligjit për avokatinë, pas miratimit në parim të tij, propozimi i deputetit socialist Bashkim Fino për përjashtimin e magjsitratëve që nuk kalojnë vettingun nga e drejta për marrjen e liçensës së avokatit, la të hapur nenin përgjegjës për fitimin e këtij titulli.

Çlirim Gjata, avokat: “Kjo është një kinkaleri një luks që s’i duhet kujt në këtë situatë të tmerrshme të pandodhur ndonjëherë në të cilën është drejtësia shqiptare”

Edhe pse diskutimi për këtë nen pritej brenda javës, thuajse një muaj më vonë nenet e hapura për diskutim të ligjit për avokatin ende nuk janë shqyrtuar nga ligjvënësi në komisionin përgjegjës, duke mbetur në trajtën e propozimit verbal, diskriminues ky sipas avokatëve Sajmir Vishaj dhe Andi Dura.

Sajmir Vishaj, avokat: “E kundërshtoj me forcë, sepse nëse nuk do pranojmë ata që nuk kalojnë vettingun do të bjerë ndesh me parimin e diskriminimit që është parim kushtetues.

Andi Duraj, Avokat: “Të kufizosh një kategori personash për të mos iu nënshtruar një provimi më duket jo normale. Mendoj që për aq kohë sa kemi të bëjm me raste individuale edhe procesi duhet të jetë individual dhe jo i masivizuar, është mënyrë diskriminimi e fshehur”.

Një paralelizëm vjen me vitet ’91 – ’92, kujton Çlirim Gjata, kur socialistët e kohës nuk mbajtën të njëjtin qëndrim kundrejt atyre që koha i dënoi, por ligji jo.

Çlirim Gjata, avokat: “Me të njëjtën llogjikë u tha në ’ 91-‘92 për ata që kishin kryer krime të faktuara të nxjerra publikisht dhe u tha të mos lejoheshin të bëheshin avokat, partitë e majta i mbrojtën dhe ata vazhdojnë punojnë edhe sot. Ky që është përjashtuar për çështje financare nga vettingu, avokat do punojë sepse atë profesion ka”.

Kushtetua dhe ligji janë të qartë, theksojnë avokatët, edhe në përcaktimin e masave disiplinore pë rata që ngelin në një, apo të tre provimet e rivlerësimit, figurën, financat dhe profesionalizmin.

Çlirim Gjata, avokat: Reforma në drejtësi është mbyllur dhe është vënë në ligj dhe kushtetutë madje dhhe një vendim të KPA që të përjashton 15 vjet nga drejtësia, tani nëse vetë ligjet ta kanë sanksionuar 15 vjet, atëherë si mos punosh avokat, pra mund të rikthehesh prokuror ose gjyqtar dhe jo avokat?”

Rastet përjashtimore të kujt e humb këtë të drejtë janë tashmë të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, sipas tyre.

Andi Duraj, Avokat: “Për aq kohë sa është profesion i lirë dhe i vetërregulluar do të jetë vetë tregu ai që do ta bëjë diferencimin, aq më tepër që në ligjin aktual përcaktohen masat disiplinore kur përjashtohet avokati”.

Sajmir Vishaj, Avokat:Sa kohë nuk ka një vendim të prerë për një vepër që cënon rëndë figurën e avokatit, ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kalojnë vettingun kanë të drejtë të jenë avokatë.

Në rastin konkret ata që nuk kalojnë vettingun kanë të drejtë të mos jenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet, avokatia nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, por është shërbim”.

Kjo, sipas Sajmir Vishajt, do ta bënte miratimin e ktij propozimi dhe sanksionimin e tij në ligj antikushtetuese. E pikërisht këtu del problem i rradhës…

Çlirim Gjata, Avokat: “Problem është, a mund të jetë antikushtetuese, ku? Në cilën gjykatë? Ku ta gjejmë antikushtetutshmërinë?”

Avokati Gjata i referohet gjendjes jo funksionale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese prej muajit mars të këtij viti ku ankesat regjistrohen vetëm për t’u arkivuar më pas në pritje të përtëritjes së trupës së gjymtuar të gjyqtarëve kushtetues. Ndërkohë ligjvënësi pritet ende të përmbyllë diskutimin e ligjit për avokatinë, ku mbetet ende për tu parë nëse pjesa tjëtër e mazhorancës do të mbështesë propozimin e deputetit Bashkim Fino.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono