Gjak

erion-veliaj-2.jpg
G. P.13:19 | 21/07/2018

Pak ditë pas takimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Bashkia e Tiranës i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të.

Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj. Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi dhuroi gjak, ftoi gjithë qytetarët e shëndetshëm të Tiranës që të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë probleme shëndetësore dhe nevojë për gjak.

Sipas Veliajt përveç qendrës së hapur pranë Bashkisë së Tiranës, së shpejti do të funksionojnë pika të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, për të ndërgjegjësuar, së pari, qytetarët, por edhe për t’i krijuar atyre lehtësira që ta bëjnë këtë në kushte sa më të favorshme.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta, zhvilloi takimin e parë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke bërë thirrje për nisjen e një fushate që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë nevojë për gjak./abcnews.al

vlcsnap-error454-1280x720.jpg
G. P.12:01 | 04/02/2018

Sot, në Athinë do të protestohet kundër propozimit të emrit Maqedoni. Në sheshin “Sintagma” është parashikuar manifestimi më i madh pas protestës së viteve ‘90 për të njëjtën çështje.

Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare. Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës.

Ndërkohë grupi anarkist “Ruvikonas” ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjak”.

Të shtunën, mijëra protestues në Selanik të Greqisë i paraprinë protestës së planifikuar për ditën e sotme në Athinë. Manifestuesit bllokuan për 2 orë rrugët e qytetit duke kërkuar që propozimi për zgjidhjen e kontestit me emrin të mos përmbajë termin “Maqedoni”./abcnews.al

policja-1280x789.jpg
us er20:59 | 14/11/2017

Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët. Situata ka degraduar deri në gjakosje.

Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono