Gianni De Biasi

gerti-carcanii.jpg
G. P.13:25 | 10/09/2019

Çdo të hënë, ABC News i ka kushtuar kohën e saj sportit me anë të emisionit “Pressing”. Këtë puntatë u diskutua rreth kombëtares shqiptare. Humbja me Francën dhe ndeshja me Islandën. Gjithashtu u fol për Kosovën, e cila nuk njeh humbje prej ndeshjesh.

Të ftuar në studio ishin: Jurgen Zela, gazetar; Eno Skarço, gazetar; Daniel Xhafa, ish-futbollist dhe Andi Matraxhiu, menaxher lojtarësh. Ndërkohë në lidhje live me telefon ishte ish-trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi./abcnews.al

de-biasi-1.jpg
G. P.11:44 | 10/09/2019

Ish trajneri i ekipit kombëtar, Gianni De Biasi, në një lidhje telefonike në emisionin “Pressing” në ABC News ka komentuar aktualitetin në përfaqësuesen kuqezi. Tekniku, i cili dërgoi Shqipërinë në Euro 2016 e konsideron bashkëkombasin e tij Edy Reja si njeriun e duhur për të drejtuar kombëtaren.

Situata në ekipin kombëtar është shqetësuese dhe shanset për një kualifikim në europian janë thuajse zero. Ish-trajneri i përfaqësueses Gianni De Biasi gjatë një ndërhyrje telefonike për emisionin “Pressing” në ABC News analizoi formën dhe ecurinë e deritanishme të kuqezinjve nën drejtimin e teknikut Edy Reja. Trajneri, i cili dërgoi përfaqësuesen në Euro 2016 bëri të ditur se në Shqipëri nuk ka një kulturë për të pranuar humbjen.

“Nuk po ndodh asgjë. Kemi marrë fitore me Andorrën dhe Moldavinë. Trajneri Edy Reja do të bëjë maksimumin. Fillon një rrugëtim mjaft i vështirë dhe ndaj Islandës duhet marrë një fitore. Në Shqipëri mungon një lloj kulture në situata të tilla. Skuadra duhet mbështetur jo vetëm kur fiton, por edhe kur humbet. Shqipëria nuk është skuadra më e fortë e grupit. Kjo është Shqipëria që është. Në bazën e ecurisë dhe problemeve duhen kuptuar rezultatet dhe përpjekjet për të bërë më të mirën në situata të tilla kritike”, tha De Biasi.

Por çfarë mendon De Biasi për rreshtimin taktik 3-5-2 që aplikon trajneri Edi Reja?

“Nuk është problem sistemi apo moduli që zgjedh trajneri se sa situata në të cilën lojtarët janë për momentin. Një pjesë e mirë e futbollistëve që unë drejtoja ishin në kapacitetet e tyre maksimale. Kishin shumë minuta nën këmbë dhe aktivizoheshin rregullisht. Ndoshta aktualisht një pjesë e tyre nuk luajnë shumë dhe kjo krijon komplikacione respektive për sa i përket ecurisë. Sistemi i lojës mund të përshtatet në mënyra të ndryshme. Nga 3-5-2 mund të ndryshojë gjatë lojës”, tha De Biasi.

Në fund edhe një sugjerim për kuqezinjtë.

“Nuk duhet menduar se kemi qenë në europianin e vitit 2016 pasi gjithmonë ka një fillim dhe një fund. Duhet gjetur forca për të filluar sërish dhe ecur përpara.  Duhet të lini të qetë trajnerin për të punuar me skuadrën. Ai ka kapacitete të mira dhe potencialin e duhur për të drejtuar Shqipërinë. Duhet të mbështesni këtë skuadër edhe në momentet e vështira dhe jo vetëm kur fiton. Lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre në momentet e veçanta sa i përket performancës dhe pjesës së tyre në fushë. Kjo është shumë e rëndësishme sa i përket situatës në përfaqësuese”, u shpreh ai.

Shqipëria luan sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena” ndaj Islandës ku synimi kryesor mbetet rikthimi tek fitorja./ABC News Albania 24/7

de-biasi.jpg
G. P.18:56 | 05/09/2019

Trajneri që çoi Shqipërinë në Europianin e Francës i rikthehet edhe njëherë përballjeve me Francën, por këtë radhë në aspektin e një opinioni. Franca është favorite, por Shqipëria duhet të luajë pa frikë. Ata janë po aq të fortë sa katër vite më parë, thotë ndër të tjera trajneri që bëri histori.

Ish-trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit Gianni De Biasi, me bilanc pozitiv në përballjet e tij me Francën, kthehet sërish të komentojë në lidhje me sfidën zyrtare eliminatore të së shtunës në “Stade de France” me kampionët. Sipas tij, skuadra kundërshtare është po kaq e fortë, por shumë më e pjekur se atëherë. Në një prononcim për neësport, De Biasi theksoi se Shqipëria do të bëjë lojën e saj, duke besuar te ajo që trajneri ka menduar të hedhë në fushë.

“Ndeshjet asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar, ato duhen luajtur. Është e qartë se në këtë takim favoritë janë francezët. Unë besoj se Franca është sot aq e fortë sa ishte 4 vite më parë. Vetëm se tani skuadra është më e pjekur. Trajneri Edy Reja është një person i zgjuar dhe i aftë. Ai është një trajner ekspert. Unë mendoj se ai do të jetë në gjendje të përfitojë sa më shumë nga ky grup i lojtarëve që ka në dispozicion. Varet shumë se sa lojtarët do të përfshihen në këtë ndeshje dhe varet sa të vendosur janë për të dhënë gjithçka në fushën e lojës”, tha ai.

Nën drejtimin e trajnerit që dërgoi Shqipërinë në Europian, De Biasi, skuadra kombëtare kuqezi ka arritur një fitore në miqësoren në “Elbasan Arena”, barazim në miqësoren në Rene 1-1 dhe humbjen në ndeshjen e dytë në grup në fazën finale të Europianit 2016, 2-0. Tashmë një tjetër sfidë, shumë e vështirë, por me Shqipërinë që luan shanset e saj të fundit, dhe Franca që kërkon të mbyllë kapitullin kualifikim./ABC News Albania 24/7

PRESING-DE-BIAZI-PJ-1.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
G. P.22:47 | 19/11/2018

I ftuari i parë i kësaj puntate të emisionit sportiv “Pressing” nga gazetari Gerti Çarçani, ishte ish-trajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit shqiptar Gianni de Biasi. Një bisedë e zhvilluar për situatën aktuale në ekipin kombëtar dhe se si e ka ndjekuar ai këtë ekip që në gjenezë.

Fillimisht ish-trajneri foli për mendimin e tij se si e vlerësoi këtë raund të ekipit tonë në Nations League.

“Ishte një turne i ekuilibruar dhe pse Shqipëria nuk arriti të jepte maksimumin dhe nuk arriti ta shprehë potencialin që ka. Besoj se pak nga mungesat, por edhe kërkimi për një identitet të ri nuk ndihmoi që objektivat të arriheshin.”

De Biasi u shpreh edhe për arsyet që e çuan Shqipërinë në humbjen e thellë ndaj Skocisë.

“Ne fatkeqësisht bëmë një gabim tek goli i parë nga dalja e gabuar e një mesfushori. Ishin 3 kundër 2 dhe humbëm topin. Kur humbet topin në gjysëm fushën tënde dhe pas 13 minutash kë pësuar një gol për 1 – 0 dhe nuk është e lehtë. 10 minuta më vonë mbetesh me 10 lojtarë dhe kjo ndikon tek pjesa e mbetur e lojës. Mungesa kishte Shqipëria, mungesa kishte dhe Skocia. Unë gjithmonë kam bërë si dhe Panuçi nuk mund të bënte ndryshe me ato që kishte në dispozicion. Nuk mund të qash kur të mungon dikush, nuk mund të bësh asgjë. Natyrisht po të kishte patur Roshin, Sadikun, Hysajn, Bashën do të luhej një ndeshje tjetër.”

Ai bëri dhe një krahasim ndërmjet kombëtares në kohën e tij dhe kombëtares së sotme nën drejtimin e Panuçit.

“Nuk e di nëse ka ndryshuar. Unë u përpoqa të isha shumë i kujdesshëm ndaj rivalëve ndaj vendosa tu hiqja mundësitë dhe burimet e lojës të ekipeve që luanin kundër nesh. Tentova të shfrytëzoja cilësitë e futbollistëve që kisha. S’mund të sillesh si Brazili kur je Shqipëria. Gjithësecili me mundësitë që ka duhet të japë maksimumin. Aftësia e një trajnerit është ajo që të dijë situatën dhe të japë maksimumin.”/abcnews.al

de-biasi.jpg
G. P.16:18 | 07/09/2018

Gianni De Biasi ndodhet në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares ndaj Izraelit. Ish-trajneri kuqezi flet për takimin e sotëm, dhe për shanset tona në grupin e Ligës së Kombeve.

Kaloi më shumë se një vit që nga largimi i tij.

Gianni De Biasi është sot një “ish” në kombëtare, ndonëse një “ish” i madh, ndërsa Shqipëria nuk ngjan aspak me atë që la ai.

Italiani me pasaportën shqiptare ka ardhur në Tiranë për të parë sfidën ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, por a e ka ndjekur ish-ekipin?

“Po e kam ndjekur gjithmonë kombëtaren sepse kam një lidhje shpirtërore me Shqipërinë. Ndeshja e fundit që ndoqa ishte ajo ndaj Kosovës që për fat të keq u humb në Zyrih”, thotë De Biasi.

Tre humbje radhazi në miqësore, për më tepër me lojë jo të mirë.

Problem i madh fakti se shumë lojtarë nuk luajnë sa duhet apo nuk luajnë fare në klubet e tyre.

“Loja do të vijë me kalimin e kohës. Nuk është e lehtë pasi duhet të gjejmë ekuilibrat, por kjo do të ndodhë kur të zgjidhet formacioni ideal. Natyrisht kjo do të varet nga ecuria e lojtarëve të ndryshëm në skuadrat e tyre. Edhe kur isha unë trajner kishte lojtarë që luanin pak, por kur vinin në kombëtare ndikoheshin nga fanela, takoni shokët e tjerë dhe jepnin kontribut të madh”, shprehet De Biasi.

Panuçi ka thënë se dëshiron të luajë në sulm.

A është e drejtë dhe e mundshme, sipas De Biazit?

“Të gjithë e kemi dëshirën për të luajtur në sulm, gjithsesi ndeshjet në sulm bëhen nëse ke mundësi t’i bësh. Bëhen nëse kundërshtari është më i dobët se ti apo se nuk është në një ditë të mirë. Por gjëja kryesore është të kesh ekuilibrat dhe të marrësh të gjitha përgjigjet e duhura nga lojtarët”, tregon ish-trajneri.

Agolli u la jashtë ndeshjeve miqësore.

“Tani është ndeshja e parë dhe ai u thirr në rolin e tij. Mendoj se është një lojtar i rëndësishëm së pari prej përvojës dhe së dyti sepse skuadrt formohen kur ka lojtarë të tillë seriozë”, thotë De Biasi.

Sonte Shqipëria luan ndaj Izraelit.

Si e sheh De Biazi këtë ndeshje, dhe si i sheh shanset në grup?

“E shoh mirë sepse ka përmirësim nga nndeshjet e tjera të humbura . Shumë lojtarë të rëndësishëm që ishin në Europian me ndoj se mund të jenë në fushë sot. Përsa i përket grupit në Ligën e Kombeve mendoj se është i kalueshëm. Nuk ka asgjë të lehtë apo të sigurt por Shqipëria mund të dalë e  para në grup”, shprehet De Biasi.

Pas aventurës së madhe në Shqipëri dhe dështimit në Spanjë, a ka ende dëshirë De Biasi të jetë trajner?

“Po, po. Kam dëshirë më shumë se më parë. Aq më tepër nuk bën pjesë në natyrën time të rri pushim. Shpresoj të gjej diçka sa më shpejt. Medoja se mund të shkoja te Polonia, por nuk arrita. Mendoj se Polonia është një skuadër shumë e fortë”, tha De Biasi./abcnews.al

de-biasi-alaves.jpg
us er18:44 | 22/09/2017

Xhani De Biazi do të vijojë karrierën në Spanjë. Ish-trajneri i Kombëtares do të drejtojë Deportivo Alaveshin që pas 5 javësh në La Liga nuk ka asnjë pikë.

Gianni De Biasi do të drejtojë Deportivo Alaves në La Liga. Ish-trajneri i Kombëtares do të kthehet në Spanjë atje ku në sezonin 2007-2008 ishte në krye të Levante. Arritja e marrëveshjes është pranuar nga vetë De Biasi. Prezantimi i tij pritet të bëhet të hënën për të nisur një aventurë të re. Ai ka një detyrë vështirë pasi duhe të nxjerrë Deportivo Alaves nga kriza, që në 5 javët e para nuk ka asnjë pikë dhe ndodhet në vendin e parafundit. 61-vjeçarit i kërkohet një tjetër mrekulli, të cilën e arriti me Modena në Itali dhe me Shqipërinë që e kualifikoi për herë të parë në fazën finale të një Europiani. De Biasi u largua nga Kombëtarja pas më shumë se 5 vitesh në drejtimin e saj.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono