gezim tushe

ambulanca.jpg
G. P.15:55 | 17/06/2019

Të ndodhur në udhëkryq, të shumtë janë ata që zgjedhin rrugën më të shkurtër. Vitin e shkuar 213 persona në Shqipëri sipas Institutit të Statistikave i kanë dhënë fund jetës. 14 më shumë se në 2017. Vetëvrasjet thonë sociologët reflektojnë krizën që po kalon shoqëria.

“Nuk është vetëm me komponent material, por është edhe me komponentë të rëndësishëm imaterialë, siç janë ato psikologjikë dhe shpirtërorë. Kanë krijuar një situatë eksplozive, e cila reflektohet pastaj në kapitullimin e shumë njerëzve përpara këtyre fatkeqësive dhe që gjejnë mënyrën më të lehtë për t’iu larguar telasheve të jetës siç është vetëvrasja. Ka shenja që bëhet më intensive sepse edhe problemet e përballimit të jetës nuk janë të lehta”, tha Gëzim Tushe.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve është regjistruar tek burrat, 148, në raport me gratë, 65. Sociologët kanë një shpjegim dhe për këtë.

“Gratë janë më të qëndrueshme, më rezistente, janë më të afta për t’u orientuar në këtë terren likuid të rrëshqitshëm të realiteteve të sotshme. Mendojnë më gjatë, i marrin vendimet më të peshuara, ndërsa tek meshkujt kjo është edhe një rezultat i ngutjes që kanë në vendimmarrje. Por kjo është edhe me një arsye tjetër sepse meshkujt në shoqërinë shqiptare janë përdorues të gjerë të lëndëve psikotrope, të alkoolit, të drogës, të cilat kanë efekte degraduese”, tha Tushe.

Sociologët apelojnë për forcim të rolit të familjes. Shmangia e turpit dhe drejtimi tek psikologu sipas Tushit do të evitonte veprimin fatal.

“Kërkimi i ndihmës nga psikologu, nga ndihmësi social, nga pedagogu, nga mësuesi, nga mjeku etj, janë kërkesa të domosdoshme sepse në fund të fundit sa do të dijë bashkëshorti, për bashkëshorten, këto janë ca diagnoza që duhet t’i bëjë profesionisti. Prandaj le t’i afrojmë pak më shumë në shoqëri këta profesioniste si i bën mirë. Nëse ne i stërvitim fëmijët me lugën e argjendtë në gojë, duke menduar që gjithçka do shkojë vaj, e ka gabim. Kjo jetë nuk është më e qetë, kjo jetë nuk është më e sigurt, përkundrazi frikërat, pasiguritë, vështirësitë, do vijnë gjithnjë e më shumë në rritje. Këto do të përballohen individualisht”, tha Gëzim Tushe.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve në vendin tonë në gjashtë vitet e fundit sipas Institutit  të Statistikave është shënuar në 2014-n, me 262 persona që i kanë dhënë fund jetës./ABC News Albania 24/7

PLAKJA-E-POPULLSISE-ABC-1280x720.jpg
ent ela16:56 | 19/10/2018

Sociologët kërkojne politika shtetërore dhe sociale që nxisin dhe mbështesin shtimin e lindjeve.  Raportet më të fundit mbi situatën demografike në Shqipëri tregojnë se popullsia jonë po shkon drejt plakjes dhe tkurrjes.

Raporti i gjendjes së popullsisë së botës për 2018, i cili përfshin 155 vende, mes të cilave edhe Shqipërinë, tregon se tendencat globale po shkojnë drejt familjeve më të vogla, martesave të vona në moshë, si dhe plakjes së popullsisë.

Sociologu  Gëzim Tushi tha për ABC News se vendi ynë ndodhet në një situatë problematike në aspektin social.

Gëzim Tushi, sociolog: Rritje e numrit të popullsisë mbi 65 vjeç. Kemi qenë vendi i parë në Evropë për popullsisë  më të rë në kontinent dhëe më të rinjtë në planet ,mosha mes në vitet ‘90 ka qenë 27 vjeç sot  37.5 vjec. Kjo ka efektet e veta, nga familaj tradiocialne në bërthamore. Ka rënë numri i lindjeve.

Sipas Sociologut Gëzim Tushi fenomeni i tkurrjes së lindjeve, mund të luftohet përmes politikave  shtetërore e sociale që nxisin shtimin e lindjeve.

Gëzim Tushi, sociolog: Diçka duhet bërë për ta demotivuar këtë kahje sociale dhe duhet ndikuar pozitivisht . të hapen frontet e punës që të rinjtë mos ta kenë mëndjen për tu larguar, por të rrinë në këtë vend. Trajtimi i njerëzve sipas meritës.

Në Raportin e Plakjes Globale, OKB e ka renditur Shqipërinë në grupin e dhjetë vendeve që kanë pësuar plakjen dhe tkurrjen më të shpejtë të popullsisë gjatë periudhës 2000-2011. Po ashtu OKB thekson se faktorë si emigracioni dhe rënia e numrit të lindjeve do ta thellojnë edhe më tej mungesën e forcës aktive të krahut të punës. /abcnews.al

byroja.png
G. P.23:30 | 03/10/2018

Rasti “Xhisiela”, politika dhe opinioni ishte tema që u diskutua në “Byro Politike” këtë mërkurë në ABC News.

Të ftuar në studio: Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit; Gëzim Tushe, sociolog; Sajmir Vishaj, avokat dhe Mentor Kikia, gazetar.

Mes të ftuarve u diskutua rasti i Xhisiela Malokut dhe mediatizimi i saj. Sipas Gjoshës, ky nuk është fenomen shqiptar, por në Shqipëri është më e theksuar. Sipas saj është shumë mirë reagimi ndaj këtij rasti pro vajzës.

Sociologu Tushes, shoqëria shqiptare nuk duhet të reagojë në mënyrë instiktive. Sipas tij, fati i Xhisielës ishte si një sanduiç pasi u vu në mes të medias dhe politikës.

Nga ana tjetër Vishaj tha se është shkelur ana ligjore, pasi para se të dilte publikisht, media duhet të ishte konsultuar me avokatin e Xhisielës.

Ndërkohë Mentor Kikia tha se kjo histori mori vëmendje maksimale sepse personazhi kryesor i historisë është djali i një deputeti dhe sipas tij për dy muaj shteti nuk ka vepruar./abcnews.al

EMISIONI-BYRO-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela10:06 | 14/06/2018

Dhuna ndaj grave dhe krimi në familje ka qenë pjesë e diskutimeve në studion e Byro Politike në ABC News me psikologët Gëzim Tushe dhe Oriola Pampuri dhe gazetarët Spartak Koka dhe Armand Bajrami. Psikologët kanë renditur shkaqet e rritjes së dhunës dhe krimit në familje, ndërsa gazetarët kanë sjellë dëshmi e fakte për rolin e Policisë sa u përket denoncimeve, si dhe shifra tronditëse të urdhrave mbrojtës dhe pezullimeve të tyre. /abcnews.al

EMISIONI-BYRO-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela21:03 | 13/06/2018

Fenomeni i vrasjeve në javën që lamë pas është diskutuar në studion e ABC Neës nga psikologët Oriola Pampuri dhe Gëzim Tushe dhe gazetarët Armand Bajrami dhe Spartak Koka.

Sipas psikologut Tushe, 80% e krimeve ndodh në familje.

“Fenomeni i dhunës në familje në shoqërinë shqiptare është demokratizuar.   Barra më e madhe e dhunës dhe krimit është përqëndruar në familjë. Është kthyer në vatër ku buron krimi 80% e krimeve ndodh në familje duhet konsideruar si turp social”.

Shkaqet kryesore të krimit në familje sipas Tushes janë përmbysur konceptet e vjetra të moralit, është përdorimi i substancave narkotike, alkooli, lojërat e fatit.

“Shoqëria shqiptare po vuan një plagë që ka të bëjë me ndryshimin e femrave dhe meshkujve. Femrat e shoqërisë shqiptare nuk janë ato që kanë qenë dje”.

Gazetari i ABC News Armand Bajrami prezantoi disa shifra tronditëse të gjykatës së Tiranës përsa i përket urdhrave mbrojtës,

“372 çështje në total lëshim i menjëhershëm i urdhërit të mbrojtjes, por ajo që bie në sy është shifra 207 çështje të pushuara, kur pajtohen apo kur heqin denoncimin”.

Gazetari Spartak Koka tha se policia nuk ka ofruar mbrojtje ndaj Xhuljeta Çunit pas denoncimit në Polici.

“Nuk janë njoftuar as familja e djalit dhe as familja e vajzës nga Policia pas kallëzimit”.  

Ndërsa sipas psikologes Oriola Pampuri, nëse krimi paralajmërohet nuk mund të konsiderohet më krim pasioni. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono