gert çarçani

gerti-carcanii.jpg
G. P.13:25 | 10/09/2019

Çdo të hënë, ABC News i ka kushtuar kohën e saj sportit me anë të emisionit “Pressing”. Këtë puntatë u diskutua rreth kombëtares shqiptare. Humbja me Francën dhe ndeshja me Islandën. Gjithashtu u fol për Kosovën, e cila nuk njeh humbje prej ndeshjesh.

Të ftuar në studio ishin: Jurgen Zela, gazetar; Eno Skarço, gazetar; Daniel Xhafa, ish-futbollist dhe Andi Matraxhiu, menaxher lojtarësh. Ndërkohë në lidhje live me telefon ishte ish-trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi./abcnews.al

pressing.jpg
G. P.13:21 | 02/04/2019

Në qendër të diskutimeve në punatëtn e radhës së emisionit “Pressing” ishte kampionati shqiptar dhe jo vetëm. Ngjarja në ambientet e brendshme që ndodhi në stadiumin “Selman Stërmasi” gjithashtu ishin pjesë e debatit mes të ftuarve.

Të ftuar në studio ishin:  Ylli Shehu, trajner i Partizanit U17; Renato Arapi, futbollist; Indrit Sauku, gazetar dhe Eno Skarço, gazetar. Ndërkohë në studion numër 2 ishte në lidhje Fabio Kurti. Në një ndërhyrje telefonike ishte edhe Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërsa nga SHBA-ja pati një lidhje me Ansi Agollin, i cili sapo është transferuar në ekipin e New York Cosmos./abcnews.al

PRESING-DT-26-NENTOR.mpg_snapshot_15.32-1280x720.jpg
G. P.12:37 | 27/11/2018

Në këtë puntatë të emisionit sportiv “Pressing” nga gazetari Gert Çarçani, ishin të ftuar deputeti i Partisë Socialistë Fidel Ylli, Artan Pogoni Doktor Shkencash, pedagog pranë Universitetit “Marin Barleti”, Flobens Dilaveri president i Federatës së Gjimnastikës, Martin Biba president i Federatës së Mundjes. Gjithashtu në lidhje të drejtpërdrejtë ishte dhe gazetari sporti Bashkim Tufa./abcnews.al

 

gertiii.jpg
ent ela19:32 | 15/11/2018

Sporti dhe futbolli mbetet emocioni më i madh i të gjithëve sportdashësve dhe tifozëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe anembanë botës. Duke nisur nga kjo e enjte në ABC News starton emisioni më i ri sportiv “Pressing” nga Gerti Çarçani.

Do të përcillen jo vetëm emocione, por studioja sportive do të shndërrohet në një studio debati përplasjesh dhe problematikash të ndryshme. Mbi të gjitha do të flitet për gjithçka ndodh në kampionatin shqiptar, ekipin kombëtar, Champions League dhe Uefa Nations League.

Shihemi çdo të hënë dhe të enjte në orën 22:00 në studion e ABC News me “Pressing”!

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono