george soros

mustafa-nano-monologu.jpg
G. P.20:20 | 09/07/2019

Ka disa arsye pse po diskutohet shumë për George Soros kohët e fundit sipas Mustafa Nanos. Gjatë monologut të kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, ai renditi të parin Edi Ramën, duke qenë se është mik me filantropin. Së dyti sipas Nanos kur i sulesh Sorosit del në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së treti, ai theksoi, se mund të përdoret si alibi nga viktimat e mundshme të reformës në drejtësi.

“Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri. E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër. Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News. Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi. Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë. Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq. Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit. Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë. Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri. Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit. Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri. Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit”, tha Nano.

Ndër të tjera, Nano tha se e ka takuar vetë Sorosin dhe ka qenë anëtar i bordit të fondacionit të tij në Shqipëri.

“E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros. E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar. Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porosit në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove”, tha Nano./abcnews.al

iliri-1280x607.jpg
nev ila11:28 | 02/07/2019

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur me tone të forta sot në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe direkte për kryeministrin Edi Rama, madje edhe George Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk është i rracës së Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata miliarderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit,

Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi.

Jam  i gatshëm të bëj testin e shëndetit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për testin e shqiptarit, e dinë mirë ata që e kam bërë, e do ta bëj në çdo kohë”, deklaroi presidenti Meta./abcnews.al

SOROS-FT.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.11:26 | 20/12/2018

Financial Times ka vendosur të shpallë miliarderin George Soros si personalitet të vitit 2018. Në Europë, fondacioni i tij është detyruar në muajin gusht që të transferojë selinë nga Budapesti në Berlin pas miratimit nga ana e qeverisë së Viktor Orban të një seri ligjesh të njohura si “Stop Soros”.

Miliarderi Xhorxh Soros, 88 vjec, është shpallur personalitet i vitit 2018 nga Financial Times, që e cilëson si “babain e industrisë së fondeve spekulative”, por dhe si promovuesin e demokracisë liberale të një shoqërie të hapur, i cili përdor filantropinë për të luftuar autoritarizmin, racizmin dhe mungesën e tolerancës.
Me origjinë nga Hunngaria, Soros është bërë i famshëm në botën e financës për sulmin e tij spekulativ kundër stërlinës në vitin1992. Gjithashtu ai është bërë objektiv i nacionalistëve dhe komplotistëve që e akuzojnë se mbështet emigracionin e paligjshëm nëpërmjet sipërmarrjeve të tij humanitare.

Në Europë, fondacioni i tij është detyruar në muajin gusht që të transferojë selinë nga Budapesti në Berlin pas miratimit nga ana e qeverisë së Viktor Orban të një seri ligjesh të njohura si “Stop Soros”. Edhe presidenti amerikan Donald Tramp e akuzon se financon demokratët dhe mbështet manifestimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ligjit të tij anti emigrantë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono