Gentian Mezani

skender-gega-1.jpg
G. P.21:56 | 23/12/2018

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, dyshon se kundërshtarët po luajnë në favor të rivalëve për titull, në Superligë. Gjithsesi, tekniku kryeqytetas u shpreh se edhe ekipi i tij bëri mjaft gabime.

Nuk është se u habit shumë, por nuk e kapërdiu aq lehtë. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh hapur pas ndeshjes se kundërshtarët luajnë ndryshe ndaj ekipit të tij, dhe ndryshe ndaj rivalëve për titull.

“Bëjnë mirë që luajnë fort ndaj Partizanit, unë nuk do të jem kurrë pjesë e së keqe”, ishin fjalët e tij, në mbyllje të sfidës së Superligës ndaj Luftëtarit.

Gjithsesi, pak minuta më vonë, kur doli përpara televizioneve të tjerë, Gega, u tregua pak më i përmbajtur.

“Pjesën e dytë vendosëm që të sulmojmë më tepër ndoshta edhe mundësitë sot për sot ishin aq dhe terreni ishte i rënduar. Bëmë gabime, bëmë edhe dhurata. Megjithatë ky është futbolli ka dhe rezultate pozitive, por edhe surpriza. Duhet të marrim maksimumin. Ka kaluar vetëm gjysma kështu që është shumë herët që të flasësh për objektiva madhore”, tha Gega.

Trajneri i Luftëtarit, Mezani, mendon se skuadra e tij meriton më shumë sesa vendi në renditje.

“Nuk do më pëlqente që të kisha një skuadër që lufton për mbijetesë sepse u pa dhe sot, forca në skuadër është dhe mund të bëhet më shumë. Cilësitë në skuadër dhe na del detyrë që fazën e dytë të sforcohemi akoma më shumë”, tha Mezani.

Kukësi fitoi 2-0 me Kastriotin dhe iu afrua vendit të parë, me trajnerin Cungu që komentoi kështu.

“Jam shumë i kënaqshëm me këtë ekip. Kanë bërë një progres shumë të madh që nga dita e parë. Duke pasur parasysh të gjitha problemet që kemi pasur çdo trajner do ishte i kënaqur me këtë grup lojtarësh”, u shpreh Cungu.

Kolegu i tij, Stavri Nica i Kastriotit, bëri një deklaratë të fortë.

“Dyshoj për këtë ecuri dhe me këtë dyshim që jam nëse nuk dëgjohet fjala ime dhe s’është marrë në konsideratë deri tani më vjen mua të largohem dhe të vazhdojmë programin”, tha Nica./abcnews.al

gentian-mezani.png
G. P.17:55 | 02/10/2018

Luftëtari duhet të lerë pas disfatën me Kukësin, për të mos mbetur prapa në Superligë. Trajneri Gentian Mezani flet përpara ndeshjes ndaj Kamzës dhe ka një kërkesë për lojtarët e tij.

Nuk është nga ata që lëkunden nga një disfatë.

Gentian Mezani mund të quhet ende trajner i ri, por praktika nuk i mungon aspak për të kaluar momentet e vështira, si pas humbjes me Kukësin. Kohë për t’u mërzitur nuk ka, sepse menjëherë vjen ndeshja e kësaj të mërkure ndaj Kamzës në Gjirokastër dhe vlonjati ka këtë mesazh për të tijtë.

“Për ne nuk ka tjetër rezultat përveç fitores sëepse ndeshja është me një kundërshatr në këto momente direkt siç është Kamza. Një fitore e mundshme na qetëson disi dhe kjo do të ishte shumë e mirë për ne. Do të futemi në ndeshjen e nesërme për të bërë më të mirën dhe për të marrë maksimumin”, shprehet Mezani.

Gjithsesi, ekipi mund të ketë probleme, pra si paraqitet gjendja?

“Kemi disa mungesa që janë të rëndësishme. Atyre mungesave i shtohet dhe Ramadani për arsye kartonash që kështu e bëjnë disi më të vështirë mesin e fushës, por unë mendoj që lojtarët që do të hidhen në fushë do të japin më të mirën dhe do të mundohen ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër”, tha Mezani.

Pas Kukësit, Mezani u ankua për gjykimin, ndoshta ka sërish frikë?

“Absolutisht nuk i trembem gjykimit. Edhe ndeshjen e kaluar pas ndeshjes, një deklaratë e imja, por ishte poër të pasur më shumë një arbitër me pak më shumë eksperiencë, që e mban më shumë presionin”, tha trajneri i Luftëtarit./abcnews.al

mezani.jpg
G. P.22:48 | 21/09/2018

Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Vlonjati bëhet i treti teknik i gjirokastritëve në pak muaj, ndërsa synon t’i largojë nga fundi i Superligës.

Ky lloj futbolli nuk u kuptua përse nuk bindi.

Luftëtari largoi në fund të sezonit të kaluar, trajnerin Hasan Lika, pavarësisht nga kualifikimi për herë të parë në histori në Europë, por për pak muaj detyrohet ta nisë gjithçka nga e para.

Slloveni Kostiç, i sjellë me bujë për Luftëtarin europian, u largua me 4 humbje radhazi në Superligë, e me dyshime të mëdha në sfidën kontinentale, për t’i bërë vend, teknikut të tretë që nga pranvera.

“Kemi zgjedhur një trajner nga më ekspertët të Superligës shqiptare, Gentian Mezani, i cili me mbështetjen time totale dhe me mbështetjen e të gjithë stafit  drejtues jam i bindur që Luftëtari do ecë dhe do arrijë gjithçka që kishim në dorë që në fillim të kampionatit”,  tha Tavo.

Do të jetë pra, vlonjati Gentian Mezani, që do të drejtojë gjirokastritët.

Një ekip me jo pak vlera, me një trajner vërtet simpatik, që arriti vjet finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin.

Mezani do të duhet të punojë shpejt për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Teutës.

“Ka qenë një dëshirë e imja që vitin që shkoi. Ju e dini mirë. Këtë vit u konkretizua. Më kanë folur shumë mirë për ambientin, për njerëzit këtu. Më pëlqeu në katër ndeshjet kam parë një skuadër me lojtarë të rinj”, tha Mezani.

Nuk dihet sesa do të jetë në gjendje Mezani të arrijë kthesën me një ekip pa rezultate dhe të tronditur rëndë, ndërsa mbetet dyshimi se përse duheshin kaq shumë lëvizje në stolin e Luftëtarit.

Specialisti Hysen Dedja u shpreh kështu pak ditë më parë për Abc News.

“Këto janë enigma shumë të mëdha që e kanë kap futbollin shqiptar. Pupulli e di mirë. Njerëzit e ndershëm e dinë mirë se si ka ardhur vetëm Tavo dhe ai e dinë se si rri ai”, tha Dedja./abcnews.al

gentian-mezani.jpg
G. P.20:55 | 05/06/2018

E ardhmja e trajnerit Gentian Mezani është mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ish-tekniku i Laçit flet për ofertat dhe vlerëson sezonin që kaloi në stolin e kurbinasve.

Padyshim njëri nga trajnerët më të mirë të sezonit.

Gentian Mezani i dha fund një viti sportiv vërtet të shkëlqyer me Laçin, duke e ndihmuar të kualifikohej për në Ligën e Europës, duke zënë vendin e katërt në kampionat e duke dalë në finale të Kupës, veçse menjëherë u largua.

Tekniku vlonjat natyrisht nuk pritet ta ketë shumë të vështirë të gjejë punë të re, ndërsa pyetet nga ABC News se ku mund të shkojë.

Gentian Mezani: “Është shumë shpejt të them se kam pasur oferta. Një ofertë kam pasur nga një klub në Kosovë, që mirë është mos ta them përderisa nuk kam vendosur absolutisht asgjë. Shpresoj në të ardhmen padyshim, por për momentin po shijoj këto ditë pushimi”.

Kë do të preferonte Mezani, Superligën e Shqipërisë apo atë të Kosovës?

Gentian Mezani: “Padiskutim që Superligën shqiptare pasi vitet e fundit është rritur shumë. Ka një nivel të kënaqshëm mendoj. Pothuajse që të gjitha skuadrat e Superligës kanë një nivel të kënaqshëm profesional. Nuk e njoh kampionatin kosovar kështu që është e kotë të flas për të”.

Si do ta vlerësonte ai edicionin në stolin kurbinas?

Gentian Mezani: “Kemi bërë një sezon të mirë. Jam i kënaqur se objektivi erdhi nga kampionati dhe jo nga Kupa”./abcnews.al

TRAJNERI-I-LACIT-1280x720.jpg
G. P.17:43 | 01/06/2018

Gentian Mezani nuk është më trajner i Laçit. Vlonjati deklaroi dorëheqjen nga skuadra kurbinase nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe theksoi se u mori vendimin për arsye personale. Mezani arriti finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin, duke u mundur 0-1 nga Skënderbeu, ndërsa Superligën e përfundoi në vendin e katërt.

Mezani largohet edhe pse ekipi kurbinas u kualifikua për në Ligën e Europës, ku do të marrë pjesë gjatë verës. Tekniku 42-vjeçar cilësohet si një nga më të mirët të futbollit shqiptar, madje u shpall trajneri më i mirë sezonin e kaluar. Nuk dihet se ku do të jetë edicionin e ardhshëm, ndërsa pak mendohet se mund të ulet sërish në stolin e Flamurtarit.

Mezani ishte një nga dy trajnerët e vetëm të Superligës që nuk ishin shkarkuar apo dorëhequr gjatë sezonit, së bashku me Ilir Dajën e Skënderbeut, por tashmë edhe Laçi do të duhet të kërkojë një pasardhës për të./abcnews.al

vlcsnap-error282-2-1280x719.jpg
us er17:49 | 21/11/2017

Ndeshja e Superligës mes Luftëtarit dhe Laçit vuri përballë dy trajnerë të brezave të ndryshëm. Veterani Hasan Lika dhe i riu Gentian Mezani mbetën të pakënaqur me një pikë të fituar.

Shpesh përballë vihen dy breza të ndryshëm.
Kështu ndodhi edhe në Gjirokastër, në përballjen e Superligës, ku veterani Hasan Lika ishte kundër të riut Gentian Mezani.
Trajneri i Luftëtarit, 57 vjeç, dhe ai i Laçit, 15 vite më i ri, ndanë nga një pikë, ndërsa mbetën të dy nën stresin e pasigurisë për të ardhmen.
Lika u dëshpërua që fitorja I iku nga duart në minutën e parafundit, por këtë herë nuk pati arsye për protesta.
As Mezani nuk ishte plotësisht i kënaqur, pasi e mendonte maksimumin.
Laçi I tij, ndryshe nga sa pritej, është në pozicion të mirë, por a mund të pretendojë më shumë?
Mezani e ka nisur karrierën si trajner i parë vetëm vitin e kaluar, në stolin e Flamurtarit, ndërsa krejt ndryshe nga ai, Lika ka 26 vjet në profesion, periudhë në të cilën ka drejtuar ekipe të njohur si Partizani, Teuta apo Kukësi, si dhe Shqipërinë U21./abcnews.al

gentian-mezani.jpg
us er15:01 | 22/10/2017

Gentian Mezani është një nga trajnerët më të suksesshëm në Superligë, javën e fundit. Vlonjati ka arritur dy fitore radhazi me Laçin, dhe flet për objektivat e sezonit.
Gjithçka po shkon më së miri.
Të paktën në dy ndeshjet e para, Gentian Mezani është trajner fitues me Laçin, dhe vlonjati shpreson që të vazhdojë kështu.
Ndoshta është shpejt për ta pyetur, por a e quan ardhjen në Laç vendimin e duhur?
Vendimi I duhur. Lushnjen e pata frikë, na e lehtësoi punën në pjesën e dytë
Laçi është në vendin e tretë, pra ambicia mund të jetë e madhe.
Nuk shikoj vendin, por i marrim ndeshjet me radhë.
I parë nga jashtë, ambient kurbinas ngjan I ashpër.
Si mendon një trajner që ka shkuar atje nga Vlora?
Ambienti i Laçit nuk është i egër, siç mendohej jashtë Laçit, apo edhe në Vlorë. Kërkon tifozët.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono