gentian malindi

malindi.jpg
ad min18:06 | 09/10/2019

Në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit Gentan Malinid ankimoi masën e sigurisë “arrest me burg”.  Avokati dhe babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi i quan akuzat e tij si hakmarrje politike nga kryeministri, për shkak të përplasjeve ndër vite. Malindi i kërkon Donika Prelës të hetojë Ardi Veliun për “shpërdorim detyre”.

Biznesmeni Gentian Malindi që është në kërkim pasi dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës pak kohë më parë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Malindi i kërkon Apelit të Krimeve të Rënda që t’i ndryshojnë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokati dhe babi i Gentian Malindit, Ilir Malindi pretendon në ankimim se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën e kokainës dhe i kërkon drejtueses së komanduar të Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela që të hetojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për shpërdorim detyre.

Avokati Malindi u kërkon përgjigje organeve të hetimit që të zbulojnë se kush e bëri dekonspirimin e operacionit, gjithashtu të hetojnë se si u vodh orizi që ishte vendosur në vendin e kokainës në sy të policëve që supozohej se po e ruanin 24 orë.

Në ankimim drejtuar Gjykatës së Apelit, Ilir Malindi ka cituar edhe një mesazh që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Pasi sipas avokatit, djali i tij po vuan për shkak të hakmarrjes politike që ka kreu i  ekzekutivit ndaj tij.

“Zoti kryeministër! Krijoni Ministrinë për tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu eliminohen politikanët shqiptarë që fusin hundët kudo që kërkohet të investohet. Maqedonia e Veriut kishte një ministri të tille dhe u befasova që ata kishin një ministri të tillë. Jam i mendimit se shqiptarët e ndërtojnë vetë Shqipërinë. Ç’na duhen politikanët? Për të rrjepur popullin”, kishte shkruar Gentian Malindi.

“Mos e përdor këtë telefon po ta përsëris”, ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama.

Malindi kishte shtruar 13 pyetje për prokurorinë, ku kërkon që të kontrollohet edhe gjendja psikike e oficerit të policisë së portit të Durrësit Ardian Bega, njëri prej dy personave të arrestuar për 137 kilogramëve kokainë.

Ka qenë dëshmia e këtij të fundit ajo që ka nxjerrë zbuluar biznesmenin Gentian Malindi. Në dëshminë e zbardhur nga Abc Neës Bega ka deklaruar se Malindi i kishte premtuar 200 mijë lekë që të nxirrte diçka  nga terminali i kontenierëve.

Sipas oficerit të portit kanë qenë në plepa kur e kanë kuptuar se në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Bega ka thënë se është trembur dhe nuk e kujton ku ka zbritur Malindi. Trafiku i lëndës narkotike ishte sinjalizuar nga DEA amerikane dhe u zbulua nga policia greke.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë  zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./ABC News Albania 24/7

malindi.png
Autor E11:56 | 09/10/2019

Gentian Malindi, i shpallur në kërkim nga policia për transportin e 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri i ka dërguar nga arratia një letër Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Letra, me plot akuza dhe 12 pyetje është përpiluar nga babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi, i cili thekson se shpallja në kërkim e të birit është një hakmarrje nga qeveria.

Malindi ka publikuar edhe një komunikim mes tij dhe kryeministrit Rama duke marrë nga ky i fundit përgjigjen që të mos e përdorte më këtë telefon.

SMS e dërguar nga Malindi:
Zoti kryeminister
Krijoni Ministrine per terheqjen e investimeve te huaja.Keshtu eleminoen politikanet shqiptar qe fusin hundet kudo qe kerkohet te investohet.FORUM(Maqedonia e Veriut) kishte nje ministri te tille dhe u befasova qe ata kishin nje ministri te till.Jam i mendimit se shqiptaret e ndertojne vet Shqiperine.Cna duhen politikanet?Per te rrjepur popullin?
Av.Ilir Malindi

Përgjigja e Ramës sipas tij: 
Mos e perdor kete telefon po ta perseris!

Ndërkohë, Malindi ka vijuar në letër me akuza ndaj qeverisë edhe pse letra i dërgohej Gjykatës së Apelit.

“Duke qene se kjo Qeveri dhe ky Shtet tersisht i kalbur dhe qe lufta per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e vjedhur te popullit, ne rastin konkret ju duhej nje kurban qe ata nderkomtarisht te dilnin dhe te thonin qe ne po godasim krimin etj. etj. peralla te ketyre kriminelve politike qe e katandisen Shqiperine ne nje sketere ku gati 80% e popullates kerkon te largohet pergjithmon nga Shqiperia”, shkruan ai duke parashtruar edhe 13 pyetje, të cilat lidhen me procesin e nisjes së konteinerit nga Ekuadori e deri tek tërheqja e pakove në portin e Durrësit.

“Qysh ne fillim nepermjet propogandes gebelsiane dhe pa u gjykuar kjo ceshtje u shpall fajtor Gentian Malindi si dhe dy te tjere te cilet sipas ketyre policve kishin pranuar fajin dhe se kishin kerkuar meshire.I gjithe opinioni ne Shqiperi u disinformua dhe se fajtoret priteshin te exzekutoeshin para opinionit publik me pushkatim ashtu sic bente Sadam Hyseni me kundershtaret politik”, vijon letra e Ilir Malindit.

Pyetjet e Ilir Malindit
1.A ka pergjime te me parshme apo informacione ne lidhje me kete “grup te strukturuar teper te rrezikshem kriminal”?

2.A ka bashkpunim dhe ndarje detyrash ne kete te ashuquajturin grup ne lidhje me organizimin,ndarjen e detyrave dhe oren ose daten e aksionit qe do kryej ne syte e policise se shtetit dhe kamerave qe vezhgonin rreptesisht kontenierte per kokainen?

3.Sa eshte sasia e kokaines ardhur ne portin e Durreit dhe vlera e kesaj sasie qe shkon me shume se 10 milion dollar ne Pire?A kane patur mundesi financiare keta persona te kesaj organizate te strukturuar kriminale si dhe lidhjet e tyre me grupet mafioze te Ekuadorit?

4.A ka mundesi qe i dyshuari tjeter shtetasi Alket Muslymaka te mbarte 137 kg kokaine me peshen trupore te tij,mbasi akuzohen publikisht per kete sasi?

5.Kush e hapi kontenierin e cmontoj dhe e montoj si dhe ngarkoi me oriz kokaine per 25 minuta vajtje dhe ardhje deri tek makina e Gentian Malindit?A kishte vegla cmontimi dhe a e dinte sëe cmadhesi ishin bulonat e motorve ftohes se kontenierit.Ku jane te provuara apo dhe kapur ne flagrance me keto vegla qe cmontuan dhe montuan kontenierin ne pjesen frigoriferike?

6.Sa police i ruanin kontenieret 24 ore per 24?

7.A ka rregjistrime te kamerave te cilet survejonin kontenieret qe me pas njeri u hap? Ne se nuk ka,kush ja ndryshoi drejtimin kamerave me rezolucin te larte,policia,SHISH apo i ashuquajturi “Grupi i strukturuar kriminal”?Dua tju theksoj se kontenieret rueshin nga 4 police cdo turn me 5 kamera dhe dy me reze infra te kuqe ne lartesite mbi portin e Durresit.

8.A u kap ne flagrance ndonje nga “grupi teper i rrezikshem i strukturuar” ne vendin e ngjarjes tek kontenieret kur po merte oriz kokainen.Kush e hodhi orizkokainen tek Shkembi i Kavajes,Policia apo i semuri mendor Adrian Bega?

9.I dyshuari qe nuk di se per se behej fjale dhe pse eshte arestuar dhe teper kontraditor Ardian Bega “tregon” i inponuar nga policia me nje avokat kryesisht i cili i sherben Prokurorise se orizinkokainen e hodhen me nje cante por ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes nuk rezulton qe kjo cante te jete ne proces verbal.Kush e hodhi dhe e mori canten?Bega genjen apo jep versionin qe deshironte Prokuroria per te ashuquajturi “Grup i strukturuar kriminal”.

10.Me cfare makine u kthye ne shtepi me te tijen apo me tjeter mbasi ne dy deklarime ka dhene versione te ndryshme?

11.GBS ishte ne makinen me targa franceze qe drejtonte Gentian Malindi apo ne ndonje makine tjeter qe ne dyshojme se eshte e policise ne kombinacionet per te shpallur fitoren imagjinare te saj? Prokuroria duhet te sqaroj nese Policia e Shtetit e ka kryer kete aksion qe per ne eshte kriminal,gje qe te gjitha gjasat jane se ajo e ka kryer per tua veshur ketij “Grupi te rrezikshem te strukturuar kriminal”.

12.Nga autoritetet greke eshte lejuar dorzimi i kontrolluar i nje sasie prej 1.148 gr dhe nje sasi tjeter prej 1.120.8 gr kokain ne te dy kontenieret. Pyetja eshte a ka Proces Verbalin origjinal te tre policive,greke,DEA dhe ate shqiptare Prokuroria per bllokimin dhe zvendesimin e kokaines ne Pire te Greqise me oriz etj.

Cfare shkruet aty,u bllokua e gjitha kokaina ne portine Pireut apo Policia shqiptare mashtron duke futur dy proces verbale te falsifikuara konstatimi ne dosjen hetimore sikur nga Greqia ne dy kontenieret eshte futur kjo sasi e mesiperme e kontrolluar prej 2,2688 gramve kokaine.

Ketu eshte thelbi i gjithe hetimit qe ne dyshojme per nje kombinacion kriminal  policesk per te renduar poziten e ketyre shtetasve qe na paskan krijuar nje “grup teper te rrezikshem te strukturuar kriminal”.Informacionet nga vet Policia e shtetit tregojne se nga Greqia nuk eshte futur ne dy konteniert as edhe nje gram kokaine qe erdhi ne portin e Durresit.Kemi te bejme me falsifikim,shperdorim detyre etj te kesaj Policie qe vrapoi pa filluar mire hetimet te shpalli fitoren e tyre kriminale.Proces Verbali i policive ne portin e Pireut duhet te paraqitet ne origjinalin e saj dhe qe ndodhet ne Athine.Ne se eshte e kunderta e asaj qe eshte deklaruar ne Pire menjehere prokuroria duhet te filloj arrestimet e atyre qe organizuan kete falsifikim dhe kombinacion agjenturesk.

13.A eshte kontrolluar gjendja psiqike e Ardian Beges dhe deklarimeve te tij ne interes te Prokurorise te cilat nuk perputhen me provat dhe deklarimet e te tjerve?Bega deklaronte ne masen e sigurimit para gjykates se kerkonte te lirohej mbasi mund ti zinin vendin e punes ne Portin e Durresit.Aty mori vesh se ai rezikonte 20 vjet burg dhe filloi te qante dhe uleriste mbasi ja kishin hedhur.

Zoti Kryetar.
Ne si familje dhe sidomos djali im Gentian Malindi kemi qene per me se 10 vjet ne nje sulm te pa precedent dhe anti kushtetues nga Policia e Shtetit e cila e ka turturuan psikologjikisht,e ka arestuar,gati per cdo muaj i bente kontrolle te befasishme ne anijen e tij ne toke dhe det dhe nuk jepte proces verbale konstatimi.

Edhe GESTAPO e Hitlerit sic flitet ka qene teper e rrepte ne dokumentacionin e kontrolleve.

Ne qershor te 2013 nje bande kriminale e Policise se Shtetit i hidhen ne kuriz Gentian Malindit dhe e arestojne mbasi tek stacioni i autobuzit tek Mali Robit  policia kishte vendosur nje fortigon te mbushur me ashash dhe kishin vene ne pranga nje shofer elbasanlli te cilin nepermjet telefonit e kishte futur ne gracke djali i tezes se tij.Aty Gentian malindi kishte qene me shoket e tij per shetitje.

E akuzuan pa asnje prove sikur ishte pronari i ashashit por qe ne te vertete nuk kishte absolutisht lidhje me kete elbasanlli.Te kater gjykatat deri ne Gjykaten e larte qe vlersuan si te pa ligjeshem arestimin “e ashuquajtur ne” flagrance demaskuan veprimet kiriminale te bandes policore te Durresit.

Kjo Polici shqiptare me veprimet kriminale te saj arriti deri aty dhe ne dyshojme na dogji dy makina tek oborri i shtepise kur djali im Gentian Malindi kishte hedhur ne gjyq kriminelin dhe bashkpuntorin e ngushte te Edi Rames ish minister i brendeshem Saimir Tahirin dhe i kerkonte 5.000.000 lek te reja demshperblim per keto veprime te tij kriminale dhe bandes se tij kriminale sic dhe do te dilte me vone.

Te nesermen e nje nga sencat e gjyqit qe e gjykonte gjyqtari i Gjykates se Tiranes Ibraim Hoxha u dogjen tek obori i shtepise  dy makinat tona dhe besoj se ketu ka dore krimineli Saimir Tahiri,Perlat Cullai drejtor i Policise Durres dhe Ervin Hasrama shef i policise gestapovite te Durresit dhe polici Arber Zemani qe i vrane nje te aferm ne duelet midis bandave kriminale sic reklamoi Policia e Shtetit qe cdo dite maltretonte Gentian Malindin dhe i shkonte me qenin policor per kontroll ne anijen e peshkimit duke tmeruar gjithe peshkataret.Kjo ndothte ne shtatorin e 2015.

Po kjo polici ka mbajtur per me shume se tre vjet dy djemt e mije Gentianin dhe Albanin Malindi i cili ka qene deri kohet e fundit Avokat i Shtetit nepermjet Task Foces se Durresit dhe perfundimisht pushoi ceshjen penale “per pastrim produkti” mbasi keto kerma te Policise se Shtetit nuk kishin asnje prove.Hakmarja e ketij ministri  Saimir Tahiri i drejtuar nga shefi i tij me i larte Edi Rama ariti deri aty sa me arestoi mua avokatin Ilir Malindi  ne lidhje me nje perves qe quhet Sokol Balla i cili nepermjet nje video seksuale bente veprime skandaloze me prostituta por qe mbrohesh nga kryeministri ne 2015.Ky perves thuhet se kishte fotografuar edhe vet kryeministrin Edi Rama dale lakuriq me nje femer franceze nudo ne plazhet e Frances dhe qe perben nje turp kombetar per gjithe shqiptaret me kete fare kryeministri.Po ky kryeminister i dha kohe nje muaj kriminelit Saimir Tahiri te zhdukte te gjitha provat.Kryeministri Edi Rama me ka sulmuar keqas per shkak te kritikave qe une i kam bere per veprimet e tij teper te dyshimta ne exportin e qindra milionave eurove qe une dyshoja per pastrim parash ku une i theksoja qe keto para te investohen ne Shqiperi dhe te hapen vende pune si dhe ne dy raste me ka kercenuar ne telefom apo dhe me mesazh ku njerin e kam ruajtur dhe te cilin e disponoj ne telefonin tim.

Po ju a paraqese gjuhen e ketij shtetasi qe sot eshte kryeminister:

E merkure 9 gusht 2017
Zoti kryeminister
Krijoni Ministrine per terheqjen e investimeve te huaja.Keshtu eleminoen politikanet shqiptar qe fusin hundet kudo qe kerkohet te investohet.FORUM(Maqedonia e Veriut) kishte nje ministri te tille dhe u befasova qe ata kishin nje ministri te till.Jam i mendimit se shqiptaret e ndertojne vet Shqiperine.Cna duhen politikanet?Per te rrjepur popullin?
Av.Ilir Malindi

Pergjigja e Edi Rames.
Mos e perdor kete telefon po ta perseris!

Ne keto kushte hakmarje nga ana e Shtetit duke perdorur kombinacione dhe deklarimet e nje nje njeriu jo normal sic eshte i dyshuari qe nuk ka te beje aspak me kokainen imagjinare Ardian Bega por qe ju inponua nga ana e Prokurorise per Krime te Renda u akuzua i mbrojturi prej meje dhe djali im Gentian Malindi per te cilin u dha masa e sigurimit “arest ne burg”.

Ne keto kushte ju kerkoj ju si Gjykate e Apelit per Krime te Renda te ndryshoni kete mase me “detyrim paraqitje” deri ne perfundim te hetimeve dhe gjykimit. /abcnews.al/

porti-i-durresit.jpg
ad min18:15 | 02/10/2019

Dy personat e arrestuar për trafikimin e 137 kilogramëve kokainë kanë dhënë dëshmitë për rolin e tyre në raport me Gentian Malindin, pronarin e anijes që transportoi sasinë e kokainës. Të dy kanë thënë se nuk kanë patur dijeni për praninë e drogës.

Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar për trafikimin e 137 kilogramë kokainë të kapura në kontenierët me banane, në portin e Durrësit. Altin Myslihaka, ka deklaruar para gjykatës se shefi i tij Gentian Malindi i kishte kërkuar që të shkonte tek kontenierët dhe të merrte një çantë me hekura dhe t’ia dërgonte atij në makinë.

Myslihaka është shprehur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte brenda në çantë, duke mohuar kategorikisht se ka lidhje me trafikimin e 137 kilogramëve kokainë. Ai tha se kishte punuar në mjetin lundrues te Malindit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, por ishte pushuar 2 javë më parë.

Nga ana tjetër, oficeri i sigurisë në portin e Durrësit Ardian Bega, ka deklaruar se është telefonuar nga Gentian Malindi, i cili i kishte premtuar 200 mijë lekë për të nxjerrë diçka nga terminali i kontenierëve, pasi vetë Malindi donte që të shmangte dyshimet e rojes, në hyrjen e sheshit të kontenierëve.

I dyshuari Bega ka deklaruar se ka qenë me makinë me Malindin, kur është zbuluar se në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Sipas dëshimisë së tij, në atë moment ata po udhëtonin me shpejtësi në zonën e Plepave në Durrës, pasi dyshonin se në pako kishte GPS.

Oficeri i policisë së portit ka deklaruar se nuk e kujton se ku ka zbritur Gentiani, ndërsa ai vetë është dërguar nga shoku i Malindit tek Ura e Dajlanit, aty ku kishte lënë makinën. Trafiku i lëndës narkotike ishte sinjalizuar nga DEA amerikane dhe u zbulua nga policia greke.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Me pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, ndërsa në kërkim është Gentian Malindi i dyshuar si porositësi i kokainës./ABC News Albania 24/7

gentian-malindi-black.jpg
nev ila11:45 | 28/09/2019

Gjykata e krimeve të rënda cakton masën e sigurisë, “arrest me burg”, në mungesë për Gentian Malindin, një nga personat e dyshuar si të përfshirë në trafikimin e 137 kilogramëve kokainë.

Gentian Malindi është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pas goditjes së linjës së trafikut të kokainës Ekuadër-Greqi-Shqipëri. Dy shtetas të tjerë u arrestuan nga policia, ndërsa Malindi vijon të jetë në kërkim.

Ditën e djeshme, 137 kokainë u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa në pranga ranë shtetasit Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.

Ndërkohë, babai i Gentian Malindit, avokati Ilir Malindi, mohon që i biri, tashmë shtetas i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të jetë porositësi i kokainës./abcnews.al

malindi.jpg
ad min13:53 | 27/09/2019

Zbulohet biznesmeni që ishte pritësi i 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, me pjesëmarrjen dhe të agjentëve të DEA-s amerikane. Ai është Gentian Malindi, i arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

Ky është Gentian Malindi që dyshohet se ishte porositësi i 137 kg kokainë të sekuestruara në portin e Durrësit. Biznesmeni u shpall në kërkim nga uniformat blu, ndërsa më herët u arrestuan Altin Myslihaga dhe Ardian Bega të dy punonjës në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur në katër kontenierë me banene që ishte nga Ekuadori, kishte ndaluar në Greqi dhe sipas prokurorisë së krimeve të rënda destinacioni final ishte Shqipëria. Operacioni ndërkombëtar “Kuito” u drejtua nga DEA Amerikane, policia Greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas nisjes së kokainës nga Ekuadori në Greqi, më pas në vendin tonë, lënda narkotike u dorëzua në mënyrë të kontrolluar. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është fiskuar ky moment, ku Ardian Bega 53 vjeç është futur brenda ambienteve të portit të Durrësit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga një prej të arrestuarve, ata kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pako me drogë. Rruga e tyre ka vijuar drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte. Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz. Sipas dëshmisë dhënë para oficerëve të Ardian Begës, Malindi u ka kërkuar të mos flasin pasi në automjet mund të kishte përgjues. Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë. Në qershor të vitit 2013, Malindi është arrestuar pasi në një furgon mallrash u gjet nga policia mbi 300 kilogramë kanabis, që vinte nga Lazarati.

Në lidhje me shpalljen në kërkim nga policia të Gentian Majlindit ka reaguar edhe babai Ilir Malindi, i cili është edhe avokat i tij. “Djali im nuk ka lidhje me lëndën narkotike. Ai nuk do të dorëzohet derisa çështja të marrë rrugë ligjore”- u shpreh ai.

/ABC News Albania 24/7

policia-e-shtetit-1-1280x997.jpg
ad min12:00 | 27/09/2019

Policia e Shtetit ka sekuestruar në portin e Durrësit 137 kilogramë kokainë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri publike detajet e operacionit “Kuito”, i cili u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e asaj ndërkombëtar.

Agjencia amerikane kundër drogës “DEA” ka udhëhequr edhe në Shqipëri me agjentët e saj sekuestrimin e 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bashkë me prokurorin e Krimeve të Rënda Ervin Kondili dhanë detaje për megaoperacion ndërkombëtarë të kryer në tri shtete, Ekuadori, Greqi dhe më pas në Shqipëri nëpërmjet rrugës detare.

“Tregon edhe njëherë vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe besimin gjithnjë në rritje të partnerëve për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit. Ky operacion i dorëzimit të kontrolluar shënon  një hap cilësor në luftën kundër Krimit të Organizuar. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ZQK Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës”.

Kontenierët me banane ku ishte fshehur kokainën u nis në muajin Gusht në mënyrë të kontrolluar nga porti i Pireut i Greqisë drejt atij të Durrësit.

“Policia Shqiptare organizoi  dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019. Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s. Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacioneve dhe mbarëvajtjen e operacionit që do zhvillohej për goditjen e aktivitetit kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare.”

Në pranga u vunë dy persona, dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi, i cili dyshohet se ishte edhe pritësit e lëndë narkotike në vendin tonë.

“Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se këta shtetas ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.”

Për operacionin “Kuito” reagoi edhe ministri Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai e ka quajtur sekuestrimin e kokainës në Durrës si një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse./ABC News Albania 24/7

porti-i-durresit.jpg
ad min11:19 | 27/09/2019

137 kg kokainë janë kapur në portin e Durrësit. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Personat e vënë në pranga janë oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka. Ndërkohë në kërkim është vënë Gentian Malindi.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy personat e vënë në pranga. Sipas asaj që mësohet, policia i kishte vënë GPS ngarkesës pasi nuk dihej destinacioni përfundimtar i kokainës.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit tha se ky operacion u zhvillua në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Droga është nisur nga Ekuadori, dhe ka mbërritur në vendit tonë nëpërmjet rrugëve detare.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono