genta hodo

strakosha-1280x720.jpg
G. P.19:51 | 19/08/2019

Bledi Strakosha u bë pjesë e Edicionit Veror këtë të hënë. Moderatori i cili drejtonte emisionin “Blue” në vitet 2000 rrëfeu marrëdhënien e tij me prindërit.

Bledi Strakosha tregoi se ata nuk e kanë urdhëruar asnjëherë, por vetëm e kanë këshilluar. Edhe pse e kemi parë gjithmonë në media, ai rrëfeu se ka mbaruar politeknikumin.

“Ata më kanë këshilluar, ose më kanë sugjeruar, por nuk më kanë urdhëruar ndonjëherë. Babi nuk ka dashur që të isha në media sepse babi i ka rënë violinçelit gjithë jetën në orkestrën simfonike të RTSH-së dhe e dinte që prapaskenat e artit janë pak të çuditshme. Motrën time që donte të bëhej këngëtare, nuk e la.

Unë kam qenë në gjimnazin “Qemal Stafa” dhe në atë moment në Tetor filloj një angazhim shumë të ngjeshur në radio dhe e pata të pamundur që të isha mirë me mësime siç prindërit pretendonin nga unë. Unë e kam lënë gjimnazin dhe iu përkushtova punës dhe vazhdova pastaj politeknikumin. Praktikisht jam elektricist. Nuk marr vesh fare nga këto.

Babi më thoshte që “shumë mirë bëre që shkove në politeknikum që të marrësh një profesion”. Unë i thosha “o babi nuk do të bëhem elektricist se nuk është muhabet ky”. Gjithsesi e ke një profesion tha”, u shpreh moderatori./abcnews.al

pushues-kenget-1280x720.jpg
G. P.19:36 | 18/08/2019

Listat e këngëve në beach bar-e janë pushtuar nga hite shqiptare. Ka pasur shumë bashkëpunime dhe këngë të reja këtë vit. Por në të vërtetë çfarë pëlqejnë dhe cilat këngë shqiptare i kanë “bezdisur” pushuesit këtë vit?

Kush është ajo këngë që ju ka “bezdisur” nga këto hitet shqiptare?

“Kida… N’tela, n’tela”, tha një pushues.

“Elvana Gjata… Dua”, tha një pushuese.

“Enca… s’më pëlqen Enca”, tha një tjetër pushues.

Kush është kënga që ju ka bezdisur dhe e keni dëgjuar gjithandej këtë verë dhe thoni, o Zot të lutem mos më?

“Fustani, fustani… krejt të gjitha këto”, u shpreh një pushues.

Por ka edhe nga ato hite që pushuesve u kanë pëlqyer.

“Ledri Vula Kiss Kiss”, tha një pushues./abcnews.al

GENTA-ALBANA.mpg_snapshot_04.46-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 29/07/2019

Autorja e Check in në Tv Klan Albana Nanaj është ndalur këtë herë në Jug, ku sëbashku me gazetaren e Edicionit Veror Genta Hodo u ndalën fillimisht në Vuno, një nga fshatrat që ka bërë histori në Luftën Nacional Çlirimtare.

Vunoi shquhet për ndërtimet me gurë që i rezistojnë kohës. Është ndërtuar në mënyrë të atillë që është në buzë të malit dhe shtëpitë me pamje nga deti duke respektuar hapësirën e njëra-tjetrës.

Ato u ndalën edhe në kishën e ndërtuar gjatë shekullit të XVI, e cila është shkatërruar gjatë kohës së komunizmit të fshatit Vuno, por që afresket janë ende aty dhe turistët i vizitojnë.

Ka qytetërim, por vihet re mungesa e të rinjve.

Ato kanë takuar edhe dy turiste spanjolle të cilat vizitojnë Shqipërinë nga Veriu në Jug, pasi akne vizituar Thethin Valbonë Përmetin dhe Sarndën u gjendën në Vuno. Për gazetaret ato u shprehën se   janë kënaqur me traditën, mikpritjen dhe ushqimin, nga ku veçojnë byrekun. /abcnews.al

gazetarja.jpg
G. P.19:49 | 28/07/2019

Edicioni Veror ka nisur transmetimin prej 9 ditësh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga “Drymades Inn”, aty ku është vendosur skuadra e ABC News, gazetarja Genta Hodo rrëfeu eksperiencën e saj përgjatë gjithë rrugëtimit të deri më tanishëm.

Duke qenë se ajo merret në përgjithësi se me çfarë ndodh me jetën e natës, Genta tregoi disa sekrete që ndodhin me këngëtarët.

“E para punës ata vijnë gjithmonë me vonesë. Kjo është pak, por e sigurt. Tjetra është që tani bëhet një lloj manipulimi i vogël që njerëzit mendojnë se ata kanë ikur, në fakt ata thjesht largohen pak dhe mund t’i shikosh në plazh me pak vëmendje”, tha ajo.

Tendencë shumë e përhapur këtë vit janë edhe shkuma party-t.

“Shkuma party janë shumë të përhapura. Në fakt që vitin e kaluar nisi kjo tendencë. Është edhe pak më e lirë nga ana financiare për të paguar artistët. Artistët paguhen më shumë gjatë mbrëmjes dhe gjatë drekës normalisht këndon më pak, ndërkohë që në mbrëmje duhet ta mbajë gjithë mbrëmjen zgjuar. Shkuma party-t janë shumë të përhapura”, u shpreh Genta./abcnews.al

pushime.jpg
G. P.20:10 | 20/07/2019

Pushime të bukura kalohen në hotele, por ka nga ata që preferojnë që shtëpinë ta marrin me vete. Bëhet fjalë për turistët të cilët përdorin rulotë dhe në plazhin e Livadhes ka shumë të tillë.

Në nisje të këtij Edicioni Veror, ABC News shkoi në një ndër këto parkingje në plazhin e Livadhes, i cili funksionon prej gjashtë vitesh aty. Një prej punonjësve tregoi se shqiptarët nuk e frekuentojnë shumë atë kamp prej çmimit të lartë, por ka emigrantë që vijnë.

“Kemi gjashtë vite që funksionon ky si kamp. Për momentin shfrytëzojmë 6 mijë metra, por jemi në zhvillim e sipër. Ne ofrojmë tualetet, dushet, korrentin për rulotët, internetin, plazhin që e marrim me qira nga bashkia. Shqiptarët aktualisht ka të bëjë dhe çmimi që nuk e frekuentojnë shumë kampin tonë. Sigurisht dhe shqiptarët që vijnë jashtë shtetit kanë rulotët e tyre”, tha një punonjës i parkingut.

I tillë është edhe ky çift që ka ardhur nga Gjermania. “Pika e parë është Livadhi. Është dashuria jonë e parë dhe këtu rrimë”, shprehen ata. Çifti tregoi që ka pesë vjet që vjen me rulotë në Livadhe.

“Kemi 30 vjet që jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur vazhdimisht. Është viti i pestë që kemi ardhur me rulotë. Liri e jashtëzakonshme kur je me rulotë. Nuk është një hotel dhe turistët dy javë edhe ikën. Kështu je i pavarur. Mund të ftoj edhe njerëz të tjerë. Festojmë ne këtu. Skuqim mish, pjekim”.

Rulotin e tyre treguan se e kanë blerë për 15 mijë euro për shkak se ishte i përdorur. Por për gazetaren treguan se çmimet për një rulotë të ri fillojnë nga 100 mijë euro deri në 35 mijë euro tek më i liri. Por më të shumtë që preferojnë të kalojnë pushimet me rulotë në jug janë turistët e huaj.

“Është hera jonë e dytë. Na pëlqen deti, klima, kampi dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm”, tha një turiste sllovene.

Sipas tyre udhëtimi është shumë i rehatshëm. Një tjetër turiste sllovene tregoi se me rulotin ke një shtëpi me rrota me të cilin mund të shëtisësh botën.

“Duhet thënë se është një qëndrim fantastik sepse ke një shtëpi mbi rrota, shëtit botën dhe çdo gjë është me ty. Nuk është si kampingu me tendë ku ke një sasi të limituar të gjërave që mund të marrësh me vete”, tha ajo./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono