Gent Sejko

gent-sejko123.jpg
G. P.15:23 | 18/06/2018

Regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe regjimi i kursit të lirë të këmbimit, të cilët po zbatohen në Shqipëri, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore kanë funksionuar më së miri.

Këto politika, deklaroi Sejko në samitin vjetor të vendeve të rajonit, që u mbajt në Becic të Malit të Zi, kanë mundësuar norma të larta rritjeje ekonomike dhe stabilitet financiar.

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë regjimi i kursit të lirë të këmbimit ka rritur fleksibilitetin në përballimin e goditjeve gjithashtu ka ndihmuar në reduktimin e kostove të tyre./abcnews.al

gent-sejko.jpg
G. P.19:20 | 06/06/2018

Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë në treg duke blerë valutë për të frenuar rënien e euros. Vendimi Keshillit Mbikqyrës të BSH u bë me dije gjatë një deklaratë për mediat të guvernatorit Gent Seiko. Njëkohësisht Banka e Shqipërisë uli më 0.25 % normën bazë të interesit.

Rënia e euros në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri ka vënë në lëvizje Bankën e Shqipërisë. Guvernatorit i saj, Gent Sejko, lajmëroi të mërkurën vendimin e Këshillit Mbikqyrës për një ndërhyrje direkte në tregun valutor.

Gent Sejko: “Duke u nisur nga nevoja për ndërtimin e kushteve të duhura monetare për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe duke reflektuar mbi reduktimin e hapësirës së përdorimit të instrumentit tranacional të monedhës monetare, normës bazë të interesit, këshilli mbikëqyrës vendosi ndërmarrjen e operacioneve të blerjes së valutës në tregun e brendshëm valutor”.

Guvernatori shpjegoi edhe qëllimin e kësaj manovre.

Gent Sejko: “Kjo është një ndërhyrje për blerje të tepricës së valutës në tregun valutor në mënyrë që të frenohet përshpejtimi i mëtejshëm i mbikursit të mbiçmimit, i cili është konstatuar që ka pasur ritme të shpejta gjatë muajit Maj, në një mbiçmim që ka dalë përtej parametrave dhe kritereve që ne kemi si Bankë Shqipërie”.

Sejko theksoi se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të disa bankave. Një tjetër vendim i Bankës së Shqipërisë ishte ulja e normës bazë të interesit.

Gent Sejko: “Të ulë më 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur atë në nivelin e 1%. Të ulë me 0.15% normën e interesit të depozitës një-ditore”.

Guvernatori tha se rritja e stimulit monetar pritet të shoqërohet me reduktim të normave të interesit të kredisë dhe rritje të qarkullimit të lekut.

Gent Sejko: “Trendi i zhvillimit pritet të jetë pozitiv i karakterizuar nga rritja e mëtejshme ekonomike, nga lëvizja graduale e ekonomisë drejt ekuilibrit”.

Referuar kursit zytar të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën një euro u këmbye me 124.42 lekë, me një rritje prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme./abcnews.al

gent-sejkoooo.jpg
G. P.15:11 | 17/05/2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë raportoi në paralament rreth ecurisë së ekonomisë së vendit për vitin që lamë pas. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se viti 2017 është mbyllur me progres, ndërkohë që apëloi për avancim të reformave strukturore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu foli deputetëve në Kuvend për progres në ekonomi dhe sistemin financiar. Gjatë prezantimit të raportit për vitin 2017, guvernatori renditi disa arsye.

 “Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuara të sektorit të industrisë. U krijuan 79 mijë vende të reja pune dhe punësimi u nxit kryesisht nga sektori i shërbimeve”.

Pavarësisht rritjes, guvernatori shtoi se ekonomia po përballet me sfida.

“Inflacioni erdhi në rritje duke shënuar një nivel 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, ndikuar edhe nga kursi i këmbimit”.

Për të ruajtur trendin pozitiv, kreu i Bankës së Shqipërisë i sugjeroi qeverisë dhe parlamentit avancimin e reformave.

“Në gjykimin tonë, reformat strukturore duhet të adresojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e informalitetit, përmirësimi e kuadrit ligjor, funksionimin e administratës publike, zgjerimi i tregjeve për produkte shqiptare, rritje e eficenës së ekonomisë shqiptare, përmirësimin e  standardeve të administrimit të biznesit”.

Ndërkohë, treguesit e sistemit bankar, sipas guvernatorit, erdhën në përmirësim. Kreditë me probleme pesuan ulje me 5% krahasuar me vitin 2016, ndërkohë që është nxitur përdorimi i monedhës kombëtare pasi shkalla e lartë e euroizimit ekspozon ekonominë ndaj risqeve të kursit të këmbimit. Ndërkohë që një plan masash për këtë hyn në fuqi gjysmën e dytë të vitit./abcnews.al

SEJKO-1280x720.jpg
ent ela17:29 | 02/05/2018

Norma e papunësisë në Shqipëri ka rënë, ndërsa bizneset kanë përmirësuar bilancet e tyre financiare. E ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, bazuar në raportin tre mujor të politikes monetare.

“Informacioni i marrë në analizë në raport sugjeron që ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekoniomik vazhdon të zgjerohet, inflacioni në rritje, ndërsa kushtet monetare financiare të përshtatshme në përputhje me objektivin tonë të inflacionit në horizontin afatmesën.

Inflacioni shënoi 1.9% në tremujorin e parë  duke regjistuar një rritje të lehtë, nga vlera e tremujorit paraardhës. Rritja e inflacionit pasqyroi rritjen e qirave, ndërkohë çmimet  e ushqimeve vijuan të mbetet të luhatshme dhe artikutj e shportës të qëndrueshëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik i mbështetur nga rritje e shpenzimeve konsumatore dhe investimeve private. Stimuli fiskal është reduktuar.

Deficiti i shkëmbimeve me jashtë është zgjeruar. Përmirësim i sektorit privat, rritje e kërkesës së huaj dhe kushtet efavorshme të financimit në vend.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë shfrytëzim të kapaciteteve prodhuese, është pasqyruar në rritjen e puënsimin, rënien e papunësisë dhe përmirësimin e bilanceve financiare të bizneseve shqiptare.

Banka e Shqipërisë pret stabilizim të inflacionit. Këshilli mbikëqyrësi vendlosi të mbajë të pandryshuar normën bazë e interesit”. /abcnews.al

gent-sejko-komision.jpg
G. P.17:02 | 10/04/2018

Nga 1 Janari, bankat janë të detyruara të pranojnë vetëm një bilanc për bizneset që marrin kredi. Nga kjo nisëm për formalizim, Banka e Shqipërisë parashikon tkurrje të kreditimit, por guvernatori e konsideron atë të domosdoshme.

Banka e Shqipërisë pret që nisma për pranimin e një bilanci të vetëm nga bankat për t’i dhënë hua bizneseve do të japë efekte në rënien e kreditimit. Gjatë raportimit vjetor në komisionin parlamentar të ekonomisë, guvernatori Gent Sejko tha se kjo reformë ka kostot e saj, por është një masë e domsodoshme për të çliruar dhënien e kredisë në të ardhmen dhe uljen e atyre me probleme.

Gent Sejko: “Mund të ketë një ndikim negativ në kreditim, por si çdo reformë e kryer ka koston e saj pastaj ka elementët pozitivë, ka rritjen”.

Sejko tha para deputetëve se forcimi i lekut gjatë viteve të fundit përballë monedhave të huaja, është për faktorë thelbësorë, siç janë rritja e investimeve të huaja, eksporteve dhe shtimi i besimit te monedha kombëtare.

Gent Sejko: “Forcimi ekonomik dhe rritja e fuqisë blerëse. Për momentin e shikojmë si një lëvizje drejt ekuilibrit dhe shikojmë që ka nevojë për ndërhyrje”.

Por kreu i bankës qëndrore pranoi një tepricë të euros në treg, për këtë arsye ai shpjegoi edhe arsyet e nismës së deurizimit.

Gent Sejko: “Në mënyrë që të mos përballemi me kriza dhe sfida të tilla në të ardhmen ne duhet të jemi sa më të mbrojtur”.

Guvernatori raportoi se kushtet e bankave për parandalimin dhe pastrimin e parave janë forcuar./abcnews.al

sejko-1280x660.jpg
G. P.17:28 | 28/03/2018

Banka Qendrore pret që kursi i këmbimit valutor të stabilizohet gjatë ditëve në vijim. Gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se nuk ka patur asnjë ndërhyrje në tregun valutor nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe e gjithë lëvizja ka qënë në bazë të kërkesës e ofertës për këto monedha.

Banka e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë javës së fundit. Forcimi i papritur i lekut dhe rikthimi i tij në ekuilibër përballë monedhës euro dhe dollarit ka qënë në bazë të kërkesës dhe ofertës në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha gjatë një konference për shtyp se Banka Qendrore bën ndërhyrje në treg nëse ka luhatje të mëdha, por jo në këtë rast.

Gent Sejko: “Për momentin, duhet thënë se kursi është ristabilizuar pas luhatjeve të tregut të javës së kaluar. Nuk parashikojmë që të ketë luhatje të tjera, por e theksoj dhe njëherë se kursi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta të tregut. Ne nuk kemi objektiv të ndërhyjmë në kursin e këmbimit.”

Guvernatori njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës nuk do të ndryshojë normën bazë të interesit të lekut deri në fund të këtij viti, ndërsa u bëri thirrje institucioneve që të intesifikojnë reformat strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Gent Sejko: “Në veçanti, këto reforma duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficiencës dhe të konkurrueshmërisë, si dhe zgjerimin e potencialit prodhues të vendit.”

Në analizën e sektorit bankar bordi i bankës qëndrore konstaton se kredia vijon të mbetet e shtrënguar dhe kërkon që bankat të nisin plotësimin e nevojës për financim në ekonominë vendase./abcnews.al

gent-sejko-1280x664.jpg
G. P.19:48 | 12/03/2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar një takim me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Takimi vjen në kuadër të monitorimit pas përfundimit të marrëveshjes.

Permes një njoftimi për shtyp, Banka e Shqipërisë deklaron se çështjet që janë diskutuar mes Guvernatorit Sejko dhe misionit të FMN-s kanë qenë zhvillimi makroekonomik, parashikimet për rritjen ekonomike, konsolidimi fiskal, kreditimi dhe pritshmëritë e bankës.

Po ashtu mes Guvernatorit Sejko dhe misionit të FMN-s është diskutuar raporti i kredive me probleme dhe rënia e këtij treguesi, si dhe stabiliteti financiar./abcnews.al

JAVA-E-PARASE-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 12/03/2018

Një sërë aktivitetesh për edukimin financiar të brezit të ri do të zhvillohen këtë javë. Banka e Shqipërisë çeli javën e parasë, një aktivitet mbarëbotëror që për të disatin vit radhazhi zhvillohet edhe në vendin tonë.

“Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.  Me këtë moto u çel java e parasë në vendin tonë që për të disatin vit radhazi zhvillohet për të mësuar të rinjtë si të kujdesen për të ardhurat dhe kursimet.

Java e parasë është një aktivitet mbarëbotëror që ka për qëllim ndërgjegjësimin që qyetarët të marrin vendime financiare të mirëmenduara. Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit organizojnë aktivitete të larmishme me fëmijë dhe të rinj, të cilët edukohen si të mendojnë financiarisht apo si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë. /abcnews.al

 

vlcsnap-error870-1280x720.jpg
G. P.19:23 | 22/02/2018

Afrimi i përfundimit të mandatit të ish-guvernatorit, Ardian Fullani, në Nëntor të këtij viti ka ngritur pikëpyetje mbi përfundimin ose jo të mandatit te guvernatorit aktual, Gent Sejko.

Ndërprerja katër vite më parë të mandatit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe zëvendësimi me atë aktual, Gent Sejko, ka ngritur pikëpyetje lidhur me përfundimin e mandatit të këtij të fundit. Muaji Nëntor shënon përfundimin e mandatit të ish-guvernatorit Fullani, gjë që ka krijuar dy opinione lidhur me atë të guvernatorit Sejko, një që pretendon nënshtrimin ndaj garës për guvernator të atij aktual dhe një që pretendon mandatim të plotë 7-vjeçar të zotit Sejko nga dita kur mori mandatin, që do të çonte automatikisht në përfundimin e tij në vitin 2022.

Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur ndaj veprimtaria e saj rregullohet nga Kushtetuta dhe ligji për Bankën e Shqipërisë. Sipas interpretimit ligjor dhe kushtetues, ekspertët deklarojnë se guvernatori zgjidhet për një mandat 7-vjeçar, jo për plotësimin e një mandati të ndërprerë./abcnews.al

vlcsnap-error352-1-1280x720.jpg
us er18:52 | 20/12/2017

Politika monetare në vend nuk ka pësuar ndryshime. Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri publike të dhënat më të fundit të cilat pavarësisht disa luhatjeve, tregojnë se e nesërmja e ekonomisë shqiptare do të jetë në rritje.

Është konferenca e fundit për shtyp që jep për këtë vit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se këshilli mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.

“Politika jonë monetare jetësuese ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lek dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve në sitemin financiar”.

Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ecuri relativisht e qetë gjatë dy muajve të fundit. Ecuri kjo me norma të ulta interesi, me prime të kontrolluara rreziku dhe me një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.

“Megjithatë, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të mbetet e zbehtë duke shënuar vlerën e 3.5% në muajin tetor. Zgjerimi i portofolit të kredisë vazhdon të mbetet në rritje vjetore në nivelin 9.3%”.

Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar të shënojë rritje. Papunësia është ulur në nivelin 13 . 6 përqind në tre mujorin e tretë të këtij viti, është ulur rrisku i kredive të këqia ndërsa shkëmbimet tregëtare kanë shënuar rritje. Guvernatori Sejko shprehet optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Projeksionet tona për të ardhmen flasin për një përmirësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit dhe pritet të sjellë një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit”./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono