Gent Cakaj

c4c26468-ee38-41e1-9e84-bf7abc75c165-1280x720.jpg
ent ela21:09 | 22/11/2019

Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 nëntor ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano këtë të premte. Duke parë programin e saj, ku pjesën më të madhe të fjalimeve dhe diskutimeve e ka ministri i jashtëm Gent Cakaj dhe të ftuarit, që sipas Nanos supozohet të jenë eksponentë të rëndësishëm të kombit, vetëm 5 minuta, Nano ngre dyshimet se ministri i jashtëm pi të bardhë (kokainë). Sipas tij e gjithë kjo situatë nuk mund të shpjegohet ndryshe, madje shton se ky është një rast unik për guinness.

Monologu i plotë

Është vendi për ta thënë me të folme shkodranësh “Çfarë s’ni robi”

Ka dalë njoftimi që do të mbahet në 25 nëntor një konferencë pankombëtare  organizuar, e sponsorizuar, apo nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme zotit Gent Cakaj.

Kur flitet për konferencë mbarëkombëtare mendja na shkon se atje do të jenë të ftuar njërëzit më të zgjedhur të kombit, eksponentët më të rëndësishëm të kulturës dhe në këto rrethana shumëkush pret që të marrë mesazhe të rëndësishme për kombin.

Mirëpo le të lexojmë agjendën, është një agjendë e çuditshme.

Programi i konferencës:

Nëse ky njeri Gent Cakaj nuk ka ndonjë problem me ekuilibrin mendor dhe unë jam i sigurtë që nuk ka asnjë problem, atëherë më duhet të them që ai merr të bardhë, ai pi të bardhë e kuptoni përse e kam fjalën, se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo situatë surreale, e çmendur, e pakuptueshme. Është nëj situatë për t’u regjistruar në guinness se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës, për këtë jam i sigurtë kjo për të cilën unë fola dhe në guinnness do të jëtë material unik, situatë unike, rast unik as më parë as më pas. Ky është monologu im për sot. /abcnews.al

cakaj-3.jpg
nev ila15:32 | 22/11/2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mblodhi bashkë në Tiranë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për të diskutuar mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Cakaj u shpreh gjatë takimit se bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshevës janë një aset mjaft i vyer i shoqërisë shqiptare.

Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës u bën bashkë në Tiranë, në zyrën e Gent Cakajt. Ministri i jashtëm në detyrë tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë një aset i vyer i kombit shqiptar e nuk duhen lënë jashtë vemendjes.

Gjatë diskutimit, palët u përqendruan në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, si njohja e teksteve shkollore dhe përfshirja në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

Ministri Cakaj u shpreh se ndihet krenar për vullnetin e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për tejkalimin e dallimeve të brendshme në shërbim të interesave kombëtare./abcnews.al

ann-linde-gent-cakaj-1-1280x724.jpg
in a14:56 | 19/11/2019

Internationalists continue to reiterate their request to the political parties in Albania in order to advance the reform and increase citizens’ confidence in the justice system.

This time the announcement comes from Swedish Foreign Minister Ann Linde, which was hosted at a meeting in Tirana by the acting minister for Europe and foreign affairs Gent Cakaj.

Sweden supports Albania in the process of joining the European Union but initially expects to see the conditions fulfilled.

Acting Minister for Europe and Foreign Affairs, Gent Cakaj was critical about the European Union and  regarding access to Kosovo.

Visit of the Minister of Foreign Affairs of Sweden to Tirana it also comes within the 50th anniversary of the establishment of diplomatic relations between the two countries./abcnews.al

ann-linde-gent-cakaj-1280x724.jpg
nev ila14:26 | 19/11/2019

Ndërkombetarët vijojnë të përsërisin kërkesën e tyre drejtuar palëve politike në Shqipëri me qëllim çuarjen përpara të reformës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Këtë herë thirrja vjen nga ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila u prit në një takim në Tiranë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Suedia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtaresimit në Bashkimin Europian, por fillimisht pret të shoh përmbushjen e kushteve.

Homologu i saj në detyrë mendon se kushtet janë përmbushur. Cakaj tashmë pret reflektim.

Kritik ndaj Bashkimit Evropian u shpreh ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe sa i përket qasjes ndaj Kosovës.

Vizita e ministres së Puneve të Jashtme të Suedisë në Tiranë vjen dhe në kuadër të 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./abcnews.al

ca.jpg
in a17:06 | 06/11/2019

Me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”  Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi.

Cakaj e sheh këtë vendim shumë pozitiv ku sipas tij do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që do të ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në këto tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë

Postimi i plotë:

“Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.
Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi✌…”, shkruan Cakaj.

 

osbe.jpg
ad min19:23 | 30/10/2019

Qeveria ka vendosur të hapë një mision të posaçëm diplomatik në Kiev, të Ukrainës.

Atje do të dërgohet një diplomat karriere, i cili do të ndjekë zhvillimet politike në vend, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020. Misioni do të vazhdojë deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria.

Siç sqaroi ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, qëllimi i këtij misioni diplomatik është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe përreth saj, ku ka konflikte të zgjatura të cilat janë në fokus OSBE-së.

“Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për një kryesi të suksesshme me besueshmëri ndërkombëtare”, shprehet Cakaj./ABC News Albania

gent-cakaj.jpg
Autor E14:28 | 24/10/2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj kur pyet se pse qeveria nuk dha dorëheqjen pas dështimit me hapjen e negociatave siç ndodhi në Maqedoni, thotë se niveli i përgjegjësive është i ndryshëm.

I ftuar në televizionin e Kosovës “KTV”, Cakaj thotë se Bundestagu i ka dhënë disa detyra Shqipërisë, për të cilat qeveria nuk mund të japë dorëheqjen.

Cakaj: Ne nuk kemi bërë zotime të prera se negociatat do të hapen. Faktori i parë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut ka organizuar një referendum për ndryshimin e emrit shtetëror. Bashkimi Evropian dështoi të mbajë një prej premtimeve të tij.

Gazetari: Dhe kryeministri Zaev dha dorëheqje.

Cakaj: Faktori i parë është rrethanor. Nivelet e përgjegjësive para opinionit të brendshëm janë krejtësisht tjera. Faktori i dytë është strukturor se në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje. Në qëndrimet e Bundestagut, Shqipëria detyrohet për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale dhe ne jemi në mes të kësaj reforme. Nuk mund të ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri pa mbarim të reformës elektorale. Ne jemi në një situatë kur nuk kemi Gjykatë funksionale Kushtetuese.

Gazetari: Me këtë arsyetim thoni se janë këto çështje që ju pengojnë të shkoni në zgjedhje dhe të mbani qeverinë në këmbë.

Cakaj: Shqipëria është në mes të një reforme dhe kjo reformë duhet të konsolidojë rezultatet e saj para se Shqipëri të jetë në gjendje për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Politikisht, krahasimi me Maqedoninë nuk qëndron.

gent-cakaj1.jpg
ad min21:11 | 23/10/2019

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen së shpejti. Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha këtë të mërkurë se bëhet fjalë për punë ditësh që dy liderët të takohen.

“Është çështje ditësh kur ata do të takohen dhe do të diskutojnë në hapat e mëtejmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të flas për detaje. Di se takimi ka qenë i paraparë më herët. Ka pasur një ndryshim në axhendë për shkaqe rrethanore dhe aspak politike. Takimi do të ndodhë shpejt dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë sepse është e rëndësishme të rinergjizohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sepse kemi shumë punë për të bërë sëbashku”, tha Cakaj, gjatë një interviste përballë gazetares Mirela Milori.

Cakaj preferoi të mos komentonte qeverinë e ardhshme të Kosovës, por theksoi se më e rëndësishme për të është bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Jam këtu në cilësinë e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare. Unë nuk mund të gjykoj për koalicionet në Kosovë. Nga perspektiva që kam më duket e parëndësishme për shkak të pozionoit që kam. Për mua është e parëndësishme si do jetë koalicioni në Kosovë, por më i rëndësishëm është si do jetë bashkëpunimi i qeverisë së Shqipërisë dhe asaj në ardhje të Kosovës”, tha Cakaj.

Gjithashtu ai komentoi edhe idenë e asaj që analistët e kanë cilësuar si mini-shengeni ballkanik. Për Cakajn, ky nuk është emërtimi i duhur dhe theksoi se ajo iniciativë nuk përbën zëvendësim të axhendës së anëtarësimit në BE. Bashkëpunimi në rajon duhet parë në shërbim të integrimit evropian, sipas ministrit.

“Perspektiva jonë është europiane. Serbia ka orientimet e saj, të cilat ne si Shqipëri e kemi qëndrimin e qartë të cilat janë të papranueshme. Aleatët strategjikë të Serbisë janë të njohur tradicionalisht, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria është duke vlerësuar qëndrimin e saj gjeostrategjik. Ne jemi anëtarë në NATO të përkushtuar për anëtarësimin në BE. Shqipëria është perëndimore në thelb dhe ky komb nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç vlerave evropiane. Duhet shtuar fakti se përkundër disa dilemave që janë duke ekzistuar për zgjerimin, axhenda për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor do vazhdojë, por për momentin duhet pritur metodologjia e re se si do vijojë tutje procesi i negocimit për anëtarësi. Supozohet që do jetë një metodologji që do të jetë më rigoroze në kushtet që do të shpalosë dhe shkon në drejtim të një procesi më gradual të negocimit”, tha Cakaj./abcnews.al

cakaj-1.jpg
ad min20:49 | 23/10/2019

Shqipëria është duke punuar në mënyrë intensive që të kthejë në Shqipëri të gjithë personat që qëndrojnë në kampt e ISIS-it në Siri.

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi gjatë një interviste në televizionin ABC News se kjo çështje është e ndërlikuar, por qeveria po punon së bashku me partnerët ndërkombëtarë që të mundësojë sa më parë kthimin e të miturve dhe grave në Siri.

Ministri kërkoi mirëkuptimin e publikut për shkak se nuk mund të bëjë publike shumë detaje dhe besimin se qeveria është angazhuar në këtë proces.

“Kjo është një prej situatave kur unë e kam shumë të vështirë të flas se bëhet fjalë për një çështje sa të dhimbshme njerëzore por të ndërlikuar nga pikëpamja operative. Nuk është vetëm punë e diplomacisë shqiptare për ta realizuar këtë operacion. Është një çështje e ndërlikuar. Dua të konfirmoj është se jemi duke punuar pa kursyer në bashkëpunim me partnerët që në mundësinë e parë të bëjmë të mundur tërheqjen e të miturve dhe grave nga Siria.

Mua nuk më takon të shpalos të dhëna sepse kjo shkon në dëm të aksionit që është në zhvillim e sipër. Ajo që mund të konfirmoj është se në mundësinë e parë objektive ne si Shqipëri në bashkëpunim me partnerët do të marrim masat e nevojshme për rikthimin e personave në fjalë në Shqipëri. Nuk varet ekzkluzivisht që varet nga strukturat e ministrisë së Jashtme por varet edhe nga palët ndërkombëtare. Kërkoj prej jush dhe publikut është mirëkuptimi se nuk mund të shpalosim detaje dhe besimi se jemi të angazhuar në këtë proces”, tha ministri Gent Cakaj.

Një javë më parë, emisioni italian “Le Iene” bëri publik rastin e Alvin Berishës i ngecur në kampin e ISIS, i cili nuk mund të kthehej sëbashku me babain e tij për shkak të mungesës së dokumentacioneve./abcnews.al

gent-cakaj.jpg
ad min20:19 | 23/10/2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj, ka deklaruar këtë të mërkurë se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës iraniane që parashikonte sulme terroriste në Tiranës është i vërtetë dhe nuk po përdoret për të zhvendosur vëmendjen.

Sipas ministrit Cakaj, ky operacion i policisë tregon se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me kërcënime të këtij lloji. Deklaratat, Cakaj i bëri gjatë një interviste përballë gazetares Mirela Milori në televizionin ABC News.

“Gjithçka ka qenë për komunikim me publikun është komunikuar nga Policia e Shtetit. Kjo është çka mund të them deri tani. Pritet që Ministria e Brendshme të vazhdojë komunikimin me publikun për të informuar publikun në shkallën që duhet të jetë i informuar publiku për këtë çështje. Lajmi është real dhe nuk lidhet me asnjë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga negociatat. Bëhet fjalë për një sukses të institucioneve të sigurisë, të cilat kanë parandaluar një sulm terrorist. Kjo tregon se Shqipëria posedon të gjitha kapacitetet për tu ballafaquar me kërcënime apo rreziqe të kësaj natyre”, tha Cakaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono