gazrat

trumpi.jpg
ent ela12:17 | 12/05/2018

Një tarifë prej 20 për qind për të gjitha automjetet e importuara në shtetet e bashkuara të amerikës nga Europa dhe pjesa tjetër e botës. Është kyr propozimi më i ri i presidentit amerikan Trump, që pritet të ngjallë shumë polemika.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të vendosë një tarifë prej 20% në automjetet e importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Europa dhe pjesa tjetër e Botës. Sipas Uall Street Journal, Trump ka propozuar këtë tarifë jatë takimit në shtëpinë e bardhë me drejtuesit e firmave kryesore prodhuese të automjeteve në botë, duke shtuar se do të aplikojë në automjetet e importuara rregulla më të ashpra për sa i përket emetimit të gazrave.

Në bazë të marrëveshjeve të firmosura në kuadër të organizatës botërore të tregtisë, automjetet e importuara në shtetet e bashkuara të amerikës kanë një tarifë prej 2.5%, ndërsa kamionët 25%. Por tarifat doganore nuk aplikohen nëse vendi I origjinës së automjeteve ka një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Propozimet e Trump i shtohen vendimeve të marra nga Shtëpia e Bardhë por rrezikojnë të përplasen me ato të Kalifornisë, shtet që ka fuqinë të vendosë standartet e tij. Në fakt ky shtet ka hedhur në gjyq Uashingtonin, për vendimin e anulimit të masave të aprovuara nga ish presidenti Obama për emetimet e gazrave. Cdo gjë ndodh në një kohë kur Shtetet e Bahskuara të Amerikës po rinegociojnë me Kanadanë dhe Meksikën. Marëveshjen e Amerikës veriore për tregtinë lirë, e cila vendos se cilat automjete mund të qarkullojnë pa paguar tarifa.

Uoll strit Xhornal raporton se gjatë takimit të së premtes, anëtarë të administratës Trump u shprehën se Uashingtoni do përpiqet të mbushë boshllëkun e lënë nga Kalifornia. Bëhet fjalë për një sinjal inkurajues për industrinë e automjeteve që do të shmangë përballjen me një sistem me standarde të dyfishta. /abcnews.al

smartphone_shutterstock_499596052.630x360.jpg
ent ela23:42 | 03/04/2018

Prodhimi dhe përdorimi i teknologjive tashmë ka një ndikim të rëndësishëm mjedisor në planet dhe është i destinuar të rritet: smartphones, për shembull, kontribuojnë në gazrat serrë me 100 milionë ton CO2 në vit.

Ne jemi mësuar të mendojmë se burimet kryesore të ndotjes janë industritë e rënda, lëndët djegëse fosile, transporti dhe prodhimi i energjisë elektrike. Ne rrallë mendojmë për teknologjinë e informacionit: duke i parë ata, duken shumë të pastër. Ishin njoftimi i një mënyre të re të jetesës dhe punës, sepse ata potencialisht mund të zvogëlonin lëvizjet dhe shumë aktivitete të tjera ndotëse.

Një studim nga “Journal of Cleaner Production” thekson se ne kemi bërë gjithçka të gabuar.

Virtual dhe real. Studimi është një inventar i imtësishëm i kontributit për ndotjen dhe ngrohjen globale të teknologjive të informacionit: nga PC-të në smartphone, nga tableta deri te mega infrastruktura e Qendrave të të Dhënave dhe rrjeteve të komunikimit.

Rezultatet janë të habitshme. Kontributi i të gjitha këtyre teknologjive, të cilat mund të maten vetëm në ekuivalentin e CO2 (CO2e), të vlerësuar në 2007 në 1% të emisioneve globale, do të shkojnë në 3.5% në vitin 2020 dhe 14% në 2040. Nëse trendi është me të vërtetë ky, në mesin e shekullit, emetimet globale të këtij sektori do të jenë më shumë se gjysma e të gjithë sektorit të transportit.

Smartfoni është ndotës! Në veçanti, emetimet e shkaktuara nga telefonat do të kalojnë nga 17 në 125 milionë ton CO2e në vit: një rritje prej 730%.

Si gjithmonë kur kurbat e rritjes tregojnë maja të ngjashme, duhen shpjeguar: së pari, duke theksuar se është normale që zgjerimi i fortë i një sektori që fillon nga vlera më të ulëta përkthehet në përqindje në dy apo tre-shifra, si në këtë rast – edhe pse këtu ne flasim për ndotjen dhe jo për aksionet e tregut.

Në lidhje me smartphone, pjesa më e madhe në emisionet – 85 në 95% të totalit nuk e bën përdorimi i tij, por prodhimi, i cili fillon nga larg, shumë larg: për shembull nxjerrja e mineraleve të nevojshme për elektronikën – nga ari te mineralet e rralla të tokës, që përfshijnë elemente të tilla si itrium, lanthanum dhe të tjerët që kanë kushtuarv shtrnejtë në energji, ujë dhe burime njerëzore në disa rajone të Kinës dhe Afrikës. Dhe së fundi për të mmbërritur te plastika (hidrokarburet) dhe prodhimi aktual i objektit përfundimtar.

Diskutimi është gjithashtu një padi kundër prodhuesve të pajisjeve (smartphones), softëare (app) dhe kompanive telefonike që në fakt imponojnë- me politika tregtare të studiuara ad hoc – zëvendësimin e pajisjeve çdo vit, kur është në rregull, edhe nëse “i vjetër” mund të përdoret për një kohë të gjatë. Për të mos folur për vjetërsinë e programuar të materialeve, gjë që në një moment në jetën tuaj një aplikacion ndalon së funksionuari pa asnjë arsye, një temë që meriton një kapitull më vete për atë që tregon, mbi mënyrën se si shihen konsumatorët nga kompanitë e mëdha dhe, për t’iu rikthyer ndotjes, për pasojat serioze në mjedis kur elektronika hidhet poshtë.

Ka një alternativë. Përdorimi i smartphone është më pak problematik për mjedisin, por nuk ndiheni të liruar. Për çdo mesazh, çdo shkarkim, streaming, ngarkim foto, email, chat, lojëra dhe kështu me radhë ka diku në botë një server të etur për energji që punon 24 orë dhe nxjerr nxehtësi sikur të ishte në mes të shkretëtirës Sahara.

Diçka ndoshta mund të bëhet. Qendrat e të dhënave, për shembull, mund të furnizohen me energji të rinovueshme dhe të ndërtuara ku mund të shfrytëzojnë diferencat e rëndësishme të temperaturës për ftohje (ka shumë pak të tilla të projektuara), për shembull, disa dhjetra metra thellë, nën det, edhe pse atëherë ne ndoshta duhet të zbulojmë ndikimin e mjedisit në temperaturën e ujit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono