gazmend bardhi

Gazment-Bardhi-1-1280x853.jpeg
G. P.20:59 | 20/10/2019

Partia Demokratike e lexon ndryshe nga mazhoranca mesazhin e përcjellë nga grupet parlamentare të CDU/CSU në Gjermani. Në një reagim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi falenderoi Bundestagun gjerman për mbështetjen ndërkohë që kujtoi se pa plotësuar kushtet, Shqipëria nuk do të mund të çele negociatat.

“Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës”, thotë në reagimin e tij, numri dy i PD, Gazmend Bardhi.

Dy përfaqësuesit e lartë gjermanë kërkuan që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë me reformat, duke premtuar mbështetje për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian./ABC News Albania 

gazemend-bardhi-1280x712.jpg
nev ila15:11 | 16/09/2019

PD pas disa ditësh akuza, tregoi sot një dokument të autoriteteve italiane që sipas saj provon se Mark Babani është arrestuar dhe dëbuar nga vendi fqinj 25 vite më parë. Sipas Gazmend Bardhit, kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, është arrestuar për vjedhje makinash.

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani është kryebashkiaku i tretë për të cilin Partia Demokratike kërkon ndërprerje të mandatit. Pasi depozitoi në Prokurori kërkesë për hetim të thelluar dhe priti një reagim nga vendori socialist, sekretari i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentet ku sipas tij, Babani rezulton se është individ me rekorde kriminale.

Për demokratët sigurinë për të deklaruar se është i pastër ligjërisht, kryebashkiakut të Vaut të Dejës ja jep vetë kryeministri Edi Rama. Bardhi kërkoi nga organi i akuzës ta procedojë Babanin edhe për falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Ky është denoncimi i tretë i demokratëve brenda harkut kohor të dy muajve. Nga denoncimet e demokratëve u dorëhoq pa marrë detyrën kryebashkiaku i zgjedhur i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri./ABC News Albania 24/7

bardhi.jpg
nev ila20:45 | 24/08/2019

Partia Demokratike këmbëngul se kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku, ka një dosje penale të hapur në Greqi me emrin Jorgo Toto. Njëlloj si në rastin e Valdrin Pjetrit, selia blu përsërit akuzat duke shtuar të dhëna me datë konkrete.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka postuar 3 pyetje në Facebook për rastin e Agim Kajmakut nga të cilat kërkon më së pari përgjigje nga kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës Balluku.

1.Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?

3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

“Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt“, shkruan Gazment Bardhi, duke nënvizuar se skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastet, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin./ABC News Albania 24/7

 

gazmend-bardhi.jpg
G. P.17:31 | 26/06/2019

Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se procedimi penal ndaj kryetarëve të bashkive Mallakastër dhe Lezhë janë goditje ndaj demokracisë dhe akte provokimi ndaj opozitës.

Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita janë duke ushtruar përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese. Sipas tij ata nuk do të tremben dhe do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

“Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Zgjidhja e krizës sipas Bardhit do të vijë në momentin kur do të lirohen ata që mbahen sot padrejtësisht në burg. Sekretari i përgjithshëm i PD-së deklaroi se ata do të trajtohen si të burgosur politik.

“Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg. Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status. Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës”, tha Bardhi./abcnews.al

Gazmend-Bardhi.jpeg
nev ila13:21 | 19/06/2019

“Sulmi ndaj qytetarëve në gjithë Shqipërinë është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama“. Është ky reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike pas përplasjeve që kanë ndodhur në Bashkitë e drejtuara nga opozita.

Kryeministri do të mbaje përgjegjësi. Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem!“, paralajmëron Gazment Bardhi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale./ABC News Albania 24/7

60989027_10218995173339989_3599377413764546560_n.jpg
nev ila18:06 | 10/06/2019

“Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve!” Është ky reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas refuzimit të dekretit të presidentin nga katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie”, shkruan Bardhi në një status në rrjetet sociale./ABC News Albania 24/7

gaz-bardhi.jpg
nev ila21:04 | 24/04/2019

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Bardhi i është përgjigjur një sërë pyetjesh lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai gjithashtu ka ndarë opinionin e tij edhe për krijimin e partisë më të re Bindja Demokratike. Bardhi më tej ka konfirmuar se Partia Demokratike ka informacione për afera të tjera korruptive të qeverisë Rama të cilat, sipas Bardhit, janë në proces verifikimi dhe dokumentimi. 

Gazmend Bardhi: Ne kemi ndërprerë çdo komunikim me një shumicë ilegjitime që ka dalë nga zgjedhje të inkriminuara. Hapi i parë i yni është që duhet të garantojmë zgjedhjet e lira. Kodi Zgjedhor ndryshon pas çdo pale zgjedhjeje, Basha ka thënë se i qëndron bindjes për sistem të pastër mazhoritar por për të shkuar te sistemi duhet të garantojmë më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Mirela Milori: Ju nuk do të merrni pjese në këtë tryezë? Edhe pse mazhoranca ka deklaruar se ju pret.

Gazmend Bardhi: Kushdo është i lirë të zërë vendin e tij në tryezë ndërkohë që vendin e partisë demokratike dhe të aleatëve të tyre nuk e zënë pasi askush aty nuk përfaqëson opozitën. Nuk pranojmë asnjë produkt nga askush pa zgjidhur problemet themelore te kodit të zgjedhjeve.

Mirela Milori: Zgjedhjet e afërta janë ato të 30 qershorit, gjithashtu nesër aleanca opozitare ka një takim me soreca, cfarë do të bëni, cila është strategjia juaj?

Gazmend Bardhi: Ne kemi një koalicion të përbashkët për të hyrë në zgjedhje por në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. zgjedhje bëhen kur ka dy alternativa. Ne nuk kemi për të marrë pjesë në një krim tjetër elektoral.

Mirela Milori: Qendrat e votimit do të hapen? Çfarë do ndodhi?

Gazmend Bardhi: Ky është një skenar teorik sepse ne 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje, socialistet që kanë besuar te Edi Rama sot janë dyfish më të zhgënjyer se demokratët.

Mirela Milori: Po thoni se në 30 qershor do të ketë përplasje civile? Merrni përsipër këtë kosto?

Gazmend Bardhi: PD nuk e ka çuar asnjëherë në përplasje civile sepse është partia që e ka cuar shqipërinë në NATO, ka liberalizuar vizat për shqiptarët etj dhe ka treguar se sa herë që PD ka qenë në pushtet, shqiptarët nuk kanë patur ndonjëherë luftë civile. Ne do marrim masa që në mbrojtje të demokracisë të mos lejojmë një qeveri të korruptuar dhe me lidhje në krimin e organizuar të organizojë një farsë elektorale Ne nuk përplasemi me askënd derisa kemi mbështetje qytetaret. shqiptarët në vitin 2019 nuk do të lejojnë Edi Ramën që në Shqipëri të vijojë me qeverisjen në bashkëpunimm me krimin e organizuar.

Mirela Milori: Mbrëmjen e djeshme kemi patur të ftuar Zotin Astrit Patozi i cili ka thënë se nuk mund të ketë përplasje civile duke patur parasysh eksperiencën e tij të gjatë dhe duke e njohur mirë terrenin. Si mendoni?

Gazmend Bardhi: Unë nuk kam asnjë koment për komentet e askujt, PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhjet fallso në Shqipëri. Me sa duket, Patozi ka vendosur të jetë pjesë e fasadës.

Mirela Milori: Ditën e djeshme është krijuar Bindja Demokratike, një forcë e re opozitare, e cila ka deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gazment Bardhi: Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende  dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëamarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie.

Mirela Milori: A mendoni se kjo parti do të tërheq anëtarë të PD ?

Gazmend Bardhi: Nuk komentoj figurën e Patozit, ai ka dhënë kontributin e tij dhe i është borxhli çdo demokrati për atë që ka qenë. Demokratët kanë përgjegjësi ti shërbejnë zgjedhësve të tyre edhe kur nuk janë në karrike. Z. Patozi ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj demokratëve.  Nuk do ketë asnjë rrudhje të Partisë Demokratike, kjo nuk ka për të ndodhur përkundrazi do të ketë rritje të  pandalshme të Partisë Demokratike. Firmëtarët e kësaj partie të bëjnë publike firmat e tyre, sepse unë përveç Patozit nuk njoh ndonjë figurë të spikatur në partinë e re. E theksoj opozitar bëhesh kur ke një veprimtari politike kundër qeverisë.

Mirela Milori: Zakonisht të Enjteve ka protesta, a do të ketë nesër?

Gazmend Bardhi: Axhenda e protestave të opozitës është bërë publike për mediat. nesër do të ketë protestë me simbolika nga forumi Rinor i Partisë Demokratike të cilët do të menaxhojnë protestën përpara parlamentit në fillim të seancës në orën 10:00. Është njoftuar një përshkallëzim i aksionit tonë opozitar me bllokimin e disa akseve rrugore në vend në orën 18:00.

Mirela Milori: Sa do zgjasi protesta ditën e nesërme?

Gazmend Bardhi: E kanë në dorë qytetarët do e shohim ditën e nesërme.

Mirela Milori: Pyetja e fundit ka të bëjë me publikimin e materialeve të reja, keni bërë të ditur dosjen 339. A keni ndonjë të dhënë tjetër po me kaq peshë të cilën ju do ta publikoni?

Gazmend Bardhi: Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë. Sapo ne të dokumentojmë afera të cilat do duhet ti ndajmë me publikun do i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm./abcnews.al

Bardhi-15-prill.jpg
nev ila14:10 | 15/04/2019

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka hedhur vazhdimisht akuza kundër Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj, Policisë por edhe Prokurorisë. Bardhi tha se, policia me urdhër politik ka sulmuar qytetarët duke i penguar në ushtrimin e së drejtës së tyre për të zhvilluar protestë.

Bardhi më tej ka theksuar se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, por sipas Bardhit, ky fakt nga ana e prokurorise nuk ka ndodhur.

“I bëj thirrje prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve  sepse nuk është organ në varësinë e Ministrit të Brendshëm. Organi i Prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta, pasi sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë shkak“, ka theksuar Bardhi.

Padia e PD është dorëzuar pas protestës së 16 marsit dhe akuzon Ministrin e Brendshëm dhe policinë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë, kundër protestuesve të opozitës./abcnews.al

PROTESTA-00001-TYM.mpg_snapshot_02.28-1280x720.jpg
ent ela10:44 | 29/03/2019

Pas protestës së opozitës ditën e djeshme, policia ka proceduar penalisht 28 persona, ku mes tyre edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi. Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

28 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;
L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

pd-2.jpg
G. P.23:29 | 27/03/2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar se çfarë i tha prokurori në zyrë kur e thirri për të dëshmuar si person që mund të ketë dijeni për kontratat e lobimit të PD në SHBA.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se prokurori nuk kishte asnjë pyetje për të, edhe pse e kishte thirrur vetë si person që mund të kishte dijeni.

“Kam shkuar në zyrën e prokurorit, i them urdhro më pyet. E di çfarë përgjigje mora? Nuk kam asnjë pyetje për ty më thotë, po pate ndonjë gjë për të thënë, thuaje. Unë isha ftuar si person që mund të kisha dijeni për çështjen”, u shpreh Bardhi në “Opinion”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha në emision se në letër-porosinë e ardhura nga SHBA konfirmohet vetëm kontrata prej 25 mijë Dollarësh që Partia Demokratike ka bërë ligjërisht dhe asnjë shumë tjetër. Bardhi kërkoi gjithashtu që Prokuroria të bëjë publike letër-porosinë e ardhur nga SHBA.

“Partia Demokratike ka paguar dhe shpenzuar për shërbimet që i ka Prokuroria në dosje, në këmbim të shumës 25 mijë Dollarë. Ne kemi 3 ditë që i bëjmë thirrje Prokurorisë të publikojë letër-porosinë nga SHBA. Deklarata e Prokurorisë është e gënjeshtër. Në letër-porosinë e ardhur nga SHBA konfirmohet kontrata 25 mijë Dollarë dhe kontrata që ka patur lobisti me kompaninë”.

Gazment Bardhi sqaroi gjithashtu se Prokuroria nuk po heton për financime ruse të PD-së, por për mënyrën se si Partia Demokratike ka deklaruar shpenzimet e veta në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono