gazetarja

gazetraja-malteze-1280x722.jpg
nev ila18:12 | 03/11/2019

Gazeta malteze “The Sunday Times of Malta” raportoi se pajisja e përdorur në vrasjen e gazetares Dafne Caruana Galizia besohet se është prokuruar nga dy vëllezër, të cilët njihen si njerëz me kontakte në krimin e organizuar në Shqipëri. Policia po heton mundësinë që ky të jetë burimi i bombës së vënë në makinën e gazetares.

Hetuesit besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre në nëntokën shqiptare për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Dy burime të përfshira në hetim i thanë The Sunday Times të Maltës se pjesë të pajisjes eksplozive të përdorur për të vrarë gazetaren e ndjerë ishin “thuajse identike” me atë të përdorur në një shpërthim të mëparshëm me bombë të automjetit në shkurt 2017.

Burimet thanë që pajisja e përdorur në sulmet në Bone dhe Caruana Galizia besohet se ishte prokuruar nga të njëjtët të dyshuar, dy vëllezër, të cilët njihen mirë në nëntokën kriminale Maltese.

Vëllezërit njihen si njerëz me kontakte në krimin e organizuar në Shqipëri, dhe policia po heton mundësinë që ky të jetë burimi i bombës së vënë në makinën e gazetares. Ishte një hetim italian që zbuloi shtrirjen e lidhjes së të dyshuarve me botën e krimit shqiptar.

Një burim i lartë hetimor tha se kishte informacione të tjera që e bënin policinë të besonte se pajisja shpërthyese mund të ketë ardhur nga Evropa Lindore, por tha se nuk mund ta diskutonte çështjen në këtë pikë.

Burimi tha se të dy të dyshuarit besohej se kishin disa lidhje me krimin transnacional. Burimet thanë se zyrtarët e Europol që kanë vizituar Maltën për të analizuar të dhënat në lidhje me vrasjen, po i ndihmojnë ata të shkojnë afër gozhdimit të të dyshuarve që besohet të kenë blerë pajisjen shpërthyese.

Ata po ndihmojnë gjithashtu në mbledhjen e informacionit nga jashtë. Ndërkohë, materiali eksploziv, TNT, besohet të jetë blerë nga diku tjetër – dhe provat mjekoligjore kanë bërë që hetuesit të identifikojnë një garazh Żebbuġ si vendin ku bomba u montua përfundimisht.

Falë të dhënave telefonike, dy të dyshuarit që dyshohet se kanë blerë pajisjen eksplozive janë të lidhur me këtë garazh ku është montuar bomba dhe besohet se janë bashkëpunëtorë të njohur të vëllezërve Degiorgio, Alfred dhe George të cilët janë të akuzuar se kanë kryer vrasjen e zonjës Caruana Galizia së bashku me Vincent Muscat.

Muajin e kaluar, The Sunday Times of Malta kishte raportuar sesi hetuesit besojnë se një biznesmen i madh ishte midis tre të dyshuarve kryesorë të mundshëm pas vrasjes së gazetares 53-vjeçare./abcnews.al

1018_malta-journalist-1000x598.jpg
nev ila14:31 | 17/07/2019

Janë dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët material të vrasjes së gazetares malteze Dafne Galicia. Ajo u vra në tetor në 2017-ës si pasojë e shpërthimit të bombës që ishte vendosir në automjetin e saj.

Prokuroria e përgjithshme e Maltës zyrtarizoi akuzat dhe kërkoi burgim të përjetshëm për tre autorët e vrasjes se Dafne Galicia, gazetares malteze të vrarë me një autobombë në 16 tetor 2017.

Të tre u arrestuan disa muaj më pas, ndërsa ata që urdhëruan vrasjen janë ende emra të panjohur për prokurorinë. Qeveria e Mlatës e cila nga familjarët e viktimës konsiderohet bashkëpunëtore në vrashe, shprehu kënaqësinë e saj për vendimin e marrë duke e konsideruar si një tregues të funksionalitetit të institucioneve.

Familja e Dafne Galicia është ankuar shpeh herë për ngadalësinë e hetimeve dhe për vendimin e marrë për të akuzuarit të cilët janë arrestuar që në 2017-ën.

Hetimet ndaj tyre nisën në 2017, dy muaj pasi gazetarja humbi jetën si pasojë e shpërthimit të automjetit të saj, para banesës. Sipas ligjeve në Maltë, akuza ka 20 muaj kohë për të vendosur për datën e fillimit të gjyqit./ABC News Albania 24/7

77-1280x704.jpg
ad min18:15 | 18/06/2019

Vendimi i Këshillit të Evropës për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriu do të jepet në Tetor. Ky lajm është bërë i ditur nga komisioneri Johanes Hahn në një Konferencë shtypi nga Brukseli. Ai tha se shpreson që të këtë një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin.

Por gazetarja jonë në Bruksel, Erisa Zyka është shprehur se janë të pakta shanset që Shqipëria të marrë një vendim pozitiv në Tetor. Sipas saj gjasat janë që procesi për hapjen e negociatave të Shqipërisë do të shkëputet nga procesi për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

 Mirela Milori: Cilat qenë konkluzionet për shtyrje të vendimmarrjes në muajin Tetor?

Erisa Zyka: Vendet skeptike mbeten po tre dhe janë Holanda, Danimarka dhe Gjermania që kanë insistuar që ky vendim të merret në fund të Tetorit, për shkak se ata konsiderojnë që duhet të kishin kohë të mjaftueshme për një vendim të një rëndësie të tillë. Po flasim për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriut në BE dhe ata duan kohë për të marrë një vendim substancial dhe të qarët në fund të Tetorit. Këto kanë qenë vendet skeptike.

Mirela Milori: Sa ndikoi situata e brendshme politike në Shqipëri në vendimmarrje?

Erisa Zyka: Ka ndikuar dhe ne këto vende skeptike i kemi parë të flasim vazhdimisht për një mungesë të rezultateve konkrete, të pamjaftueshme dhe të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata e kanë bërë të qarta në disa takime edhe gjatë diskutimit që kemi pasur sot, por është diskutuar edhe situata politike. Hahn ka thënë që koha që mbetet nga tani e deri në Tetor të mund t’i shërbejë Shqipërisë për të arritur hapa pozitivë. Ka shumë skepticizëm nga shtetet anëtare dhe ka një angazhim për t’i ndarë vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi një qëndrim të qartë të disa vendeve anëtare, por Shqipëria nuk do mund t’ia dalë as në Tetor dhe ndoshta është herët për ta thënë këtë, por pa një angazhim… Shqetësimet që ka me mungesën e rezultateve konkrete por edhe me situatën politike në Shqipëri janë aty, dhe mund të thuhet se mund të shkohet drejt  një ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në fund të Tetorit. Edhe në deklarata e ministrave të Jashtëm, të gjithë përmendin Maqedoninë e Veriut dhe janë shumë të paktë ata që flasin për Shqipërinë. Gati gjysma e shteteve anëtare flasin ventëm për Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

gazetarja-1280x785.jpg
ad min21:45 | 19/04/2019

Gazetarja Arlinda Çausholli në kuadër të nismës së saj “Fit For Future me”, po zhvillon një sërë trajnimesh me të rinjtë shqiptarë. Në studion e emisionit “Provokacija” ajo ka folur për takimet që ka zhvilluar me studentët e Arkitekturës dhe ata të Universitetit të Shkencave Sociale.

Sipas saj studentët shqiptarë kanë nevojë për shembuj të mirë për të ecur në jetë. Gazetarja gjithashtu u shpreh se të rinjtë e vendit tonë kanë një energji të madhe brenda vetes dhe i vjen keq se pse kjo energji nuk po shfrytëzohet. Publicisja tha se nuk u ndje mirë në momenti kur i kishte pyetur studentët se kush do të ikë nga Shqipëria dhe ata të gjithë kishin ngritur dorën.

“Nuk është gjë shumë e bukur sepse në kundërshtim me Arkitekturën, pjesa e Shkencave Sociale ishte me idenë për të ikur dhe për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa Arkitektura tha se dëshironte që të ike që të përsosej në profesion dhe të rikthehej dhe ta japë një kontribut për Shqipërinë. Ishin dy drejtime krejt ndryshe. Nëdrsa më shumë trishtim pashë tek Shkencat Sociale dhe i pashë të pashpresë tek kjo pjesë. Arkitektura në vetvete është lëndë praktike. Është profesion praktik që të lidh me njerëz. Ndërsa Shkenca Sociale nëse t’i nuk jep diçka konkrete tek ky profesion do të jesh pak si konfuz”./abcnews.al

GAZETARJA-VRASJA.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela11:05 | 19/04/2019

Policia në Irlandën e Veriut po e trajton si akt terrorist, vrasjen e një gazetareje 29 vjeçare, gjatë trazirave të shpërthyera në një zonë ku policia po u shtronte kontrolle. Republikanët disidentë në zonë akuzohen si përgjegjës për ngjarjen.

Një gazetare 29 vjecare, Lira Mek ki, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Londonderi në Irlandën e Veriut. Reporterja e cila gjendej atje për të ndjekur trazirat, u qëllua me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet dhe po e trajton ngjarjen si një akt terrorist. Sipas mediave vendase, gazetarja shkruamte për Atlantik dhe Bazfid.

Disidentët republikanë në Irlandën e Veriut akuzohen se kanë shkaktuar vdekjen e gazetares gjatë revoltës së shpërthyer si pasojë e kontrolleve të policisë në lagjet e Kregan dhe Deri. Manifestuesit kanë hedhur dhe Molotov në automjetet e policisë, sipas asaj që raporton BBC.

Sipas autoriteteve, hetuesit janë të bindur se rasti është një episode terrorist dhe hetimet janë për vrasje. Sipas disa burimeve në vendngjarje revolta shpërtheu pas disa operacioneve policore në disa banesa në zonë.

Një gazetare tjetër në vendngjarje, Leona O Neil, raportoi se 29 vjecarja u qëllua teksa ndodhej pranë një automjeti të policisë. Ajo u transportua menjëherë në spital nga agjentët e polocisë ku dhe humbi hetën. Ngjarja ndodhi në prag të fundjavës së pashkëve kur republikanët në Irlandën e Veriut përkujtojnë revoltën e pashkëve të vitit 1916. /abcnews.al

makina-1.jpg
ad min10:09 | 04/04/2019

Zbardhen të tjera detaje për sulmin e mbrëmshëm me armë ne qytetin e Fierit. Makina e autorëve, e cila u gjet e djegur në lagjen “Afrimi i Ri” me targa false, dyshohet se është vjedhur në Elbasan.

Nuk dihen ende shkaqet pse u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të një biznesi që merret me pjesë këmbimi të makinave, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, por pronarët kanë dëshmuar në polici se nuk kishin konflikte me njeri.

Fatmirësisht, nga ky sulm me armë nuk pati të dëmtuar, përveçse plumbave që kanë depërtuar në objekt. Nga Policia e Fierit raportohet se makina tip ‘BMW’ që u dogj nga autorët pas ngjarjes kishte targa false dhe  i përkasin një automjeti tip ‘Renault’. Gjithashtu po hetohet nëse shënjestra ka qenë ndonjë person pranë biznesit apo pronarët vetë.

“Ky është vendi i dytë i dinamikës së ngjarjeve të natës së djeshme ku persona të paidentifikuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti privat janë drejtuar në këtë rrugicë, ku kanë bërë edhe djegien e një automjeti tip “BMW” me targa false për të humbur gjurmët e një krimi të mundshëm”, raporton gazetarja e ABC News, Adriana Mile./abcnews.al

TIRANE-PROTESTA-PD-024-KRYEMINISTRIA-2019.02.16.jpg
ent ela16:42 | 16/02/2019

Gazetarja Mimoza Koçiu ka komentuar protestën e opozitës e mbajtur para Kryeministrisë. Ndaj trazirave të shkaktuar nga qytetarët policia ka reagur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Teksa fliste për thyerjen e kordonit të policisë nga ana e qytetarëve, ajo ëstë shprehur se policia i ka leluar vetë protestuesit që të deportonin.

“Ne kemi persona me rekorde kriminale që i kemi deputetë dhe kryetar bashkish. Natyrisht një person me rekorde kriminale është i lirë që të marrë pjesë në protestë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ai ka kaluar protesta. Ai e kuptoi që kordoni i policisë nuk çahet direkt që në fillim të protestës. Dhe ishte një kordon tek dhe u lejuan të deportonin. Edhe sipër në tarracë ka pasur një rritje të gardës. Natyrisht një turmë që avancon e merr vetë drejtimin”.

Duke komentuar fjalën e Berishës nga mesi i turpës së qytetarëve, gazetarja u shpreh se:  “Kam përshtypjen se Berisha është thjesht një strateg i provuar i protestave dhe i menaxhimit të tyre. Berisha e kapi situatën dhe ai tha se ishte një reagim qytetar kur u thye kordoni”.

Ndërsa duke parë sjelljen e Bashës në protestë, gazetarës i kishte bërë përshtypje se lideri i PD-së kishte qëndrua gjatë gjithë kohës në telefon.

“Çfarë më bën përshtypje mua, unë pashë zotin Basha se ishte duke komunikuar me celular. Po pyes se me kë komunikonte zoti Basha me mesazhe?! Ose mund të këtë komunikuar me ndërkombëtarët. Por kjo mbetet për tu parë se deri ku do të shkojnë. Kjo kërkon një durim dhe një vullnet të madh”.

Ndërsa duke folur për rastin e gazit lotsjellës, gazetarja është shprehur se të lënduar kanë mbetur edhe Basha edhe Berisha.

“Basha ishte parë më lot në sy nga gazi lotsjellës dhe zoti Berisha më thanë që ishte ndjerë vërtet keq në një moment dhe ndaj ishte spostuar”./abcnews.al

gazi-lotsjelles.jpg
ad min16:04 | 16/02/2019

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve këtë të shtunë. Në këtë situatë të pakëndshme është gjetur edhe gazetarja Jona Plumbi dhe grupi i xhirimit të ABC News, i cili është detyruar të ndërpresë lidhjen direkte për shkak të gazit që u përhap deri në godinën e kryesisë së Kuvendit.

Në video dallohen të gjithë protestuesit që mundohen të largohen, ndërsa lidhja e gazetares bëhet gati e pamundur për shkak të vështirësive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total kanë mbetur të lënduar 15 persona. Mes tyre janë edhe dy përfaqësues të mediave.

Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërndarë momentin ku ndaj turmës së protestuesve hidhet gaz lotsjellës.

Në orën e katërt të qëndresës, protestuesit nuk tërhiqen as nga gazi lotsjellës. Video tregon egërsinë e sulmit të policisë me gaz lotsjellës”, thotë PD./abcnews.al

ga.jpg
ent ela08:23 | 16/02/2019

Një gazetare në Britaninë e Madhe ka vendosur t’u bashkohet fushatave kundër daljes nga Bashkimi Europian. Bëhet fjalë për prezantuesen e “SKAJ NJUZ” Rejçëll Xhonson, motra e një prej promotorëve të Breksit, Boris Xhonson. Për t’u solidarizuar me aktivistët anti-Breksit, Xhonson është zhveshur gjatë një transmetimi live në televizion, duke deklaruar se Breksit do të nxjerrë Britaninë nga binarët. “Breksit do ta lërë Britaninë lakuriq, ndaj unë po ndërmarr këtë akt për t’u siguruar që të dëgjohem”, ka thënë Xhonson. Veprimi i saj është pritur me të qeshura në studio, ku gjithashtu nudo ishte edhe një aktiviste e njohur anti-Breksit./abcnews.al

 

kosovaa.png
ad min17:50 | 20/10/2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është parë në vështirësi gjatë një konference për shtyp në Beograd. Shkak u bë një pyetje nga gazetarja e Kosova Press e cila e pyeti në anglisht se çfarë kushtesh kishte Serbia për njohjen e Kosovës. Presidenti serb u përpoq të përgjigjej me diplomaci në gjuhën serbe, por çdo gjë në pamjen e tij tradhtonte qetësinë.

Moment shumë i vështirë, për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në Beograd, gjatë një konference për shtyp në Beograd. Gazetarja nga Kosova e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi e pyeti shkurt në gjuhën angleze se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Vuçiç u përpoq të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tensionit të krijuar presidenti serb është përgjigjur. Kreu i shtetit serb përsëriti dhe njëherë më shumë qëndrimin e njohur të vendit të tij, sipas të cilit dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të humbisnin diçka. Menjëherë pas kësaj, kur po pyetej nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte fytyrën duke mos qenë aspak i përqendruar. Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono