gazetari

edi-rama-peter-Tiede.jpeg
nev ila16:09 | 25/06/2019

 

Edi Rama nuk është tërhequr nga padia për gazetën gjermane Bild pas publikimit të mbi 20 përgjimeve nga dosja 339 dhe 184, ku zyrtarë të lartë socialistë dëgjoheshin në biseda kompromentuese gjatë zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër.

Kryeministri Rama ka njoftuar se ka autorizuar një avokat gjerman, për një padi pas publikimeve të përgjimeve nga Bild. Rama nuk sqaron nëse padia do të ngrihet ndaj gazetës gjermane, apo ndaj gazetarit Petter Tiede.

”Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë, e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën, nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama.

Në përgjimet e nxjerra nga Bild rezultoi dhe kryeministri Rama i cili fliste më një funksionar socialist në Dibër, Arben Keshi, për arritje objektivash elektorale.

Por nuk ka vonuar përgjigja e gazetarit gjerman. Peter Tide ka komentuar tek statusi i kryeministrit duke e pyetur: E për cfarë më akuzoni mua? Për publikimin e audiopërgjimeve reale?

Përgjigjen gazetari e mbyll duke bërë tag gazetën ku punon, tabloidin Bild./abcnews.al

gazetari-rus-1280x736.jpg
nev ila23:59 | 07/06/2019

Një gazetar që denonconte korrupsionin në nivele të larta të politikës është arrestuar në Rusi. Ngjarja, përveç se ka indinjuar shtypin lokal, ka shkaktuar edhe protesta në Moskë e Shën Pietërburg.

Një gazetar rus, autor i një seri shkrimesh mbi korrupsionin në nivelet e larta, është arrestuar në Moskë.

Ivan Golunov, 36 vjeç, u ndalua nga policia nën akuzën e përfshirjes në një linjë të trafikut të drogës të përmasave të mëdha. Avokati i reporterit, që punon për portalin e lajmeve Meduza, me bazë në Letoni, ka deklaruar se klienti i tij është dhunuar brutalisht nga agjentët e policisë, të cilët sipas tij ia kanë vendosur dhe drogën.

Ndërsa portali i lajmeve Meduza reagoi duke thënë se 36-vjeçari po persekutohet për shkak të aktivitetit të tij si gazetar. Golunov do të paraqitet në gjykatën e Moskës ditën e shtunë. Vazhdimisht ai ka ekspozuar me shkrimet e tij korrupsionin në radhët e politikanëve dhe biznesmenëve të nivelit të lartë.

Ne do ta gjejmë kush ia bëri këtë gazetarit tonë dhe do ta publikojmë informacionin”, paralajmëruan drejtuesit e portalit të lajmeve për të cilën Golunov punon.

Ata shtuan se ai kishte marrë një seri kërcënimesh në muajt e fundit, në lidhje me një histori që ai ende nuk e ka shkruar, por për të cilën po punonte. Arrestimi i tij shkaktoi protesta në Moskë dhe Shën Pietërburg, gjatë të cilave dhjetëra njerëz, mes të cilëve gazetarë, u arrestuan dhe u liruan më vonë./ABC News Albania 24/7

hashim-thaci-4.jpg
G. P.22:49 | 30/05/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë deklarata dhe akuza të rënda kundër ish-presidentit Sali Berisha. Sipas Thaçit, të gjitha informacionet dhe indiciet për vrasjen e gazetarit Ali Uka, në 30 korrik të 1997,  të çojnë tek zyra e ish-presidentit Berisha. Sipas Thaçit, Ali Uka është vrarë pasi kishte gjetur dhe do të publikonte informacione për takimet e fshehta të Berishës me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin.

Ali Uka kishte prova edhe për zhdukjen dhe vrasjen e Remzi Hoxhës nga shërbimet sekrete të kohës së Berishës, tha Thaçi në një intervistë dhënë për TV Dukagjin ku ai ishte përballë dy panelesh gazetarësh nga Kosova dhe Shqipëria.

“Dua të them një fakt për herë të parë. Është e vërtetë se Ali Uka atë kohë pretendonte dhe donte të botonte në  shtyp të vërtetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Uka punonte në gazetën “Shqiptare”. Remzi Hoxha i cili sipas Aliut kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në Ohër në mes të Sali Ramë Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit. Pra Presidentit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte arrestuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut të conte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës, tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës.

Ndërsa flas për takimin e fshehtë mes Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit në pranverë të vitit 1995. Nuk është folur shumë në publik për këtë. Pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar atëherë skemën e Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH. Aliu fliste me fakte që Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë Krujë dhe Shkodër dhe që kontraktonin dhe merreshin me kontrabandë por para së gjithash të armatimit të njësive paramilitare të serbëve edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnje. Këto deklarime të tij për mua kanë qenë intriguese. Sali Berisha e di shumë mirë kush e ka vra Ali Ukën. Me emër dhe mbiemër. E di se kur u burgos, si u dënu dhe kur u liru me ndikim të drejtpërdrejtë të Sali Ramë Berishës. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pi me të në tavolinë, me dy nga këshilltarët e Sali ramë Berishës dhe dy persona të tjerë”, tha Thaçi./ABC News Albania 24/7

meksike.jpg
G. P.23:59 | 17/05/2019

Një gazetar i kronikës së zezë është vrarë me armë zjarri në Meksikë, duke rënduar edhe më tej bilancin e reporterëve të vrarë që nga fillimi i vitit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pavarësisht ndërrimit të pushteteve Dhjetorin e kaluar, dhuna e karteleve kriminale nuk njeh ndalje.

Një gazetar i kronikës së zezë është qëlluar për vdekje në Meksikë, duke rritur numrin e reporterëve të vrarë gjatë qeverisjes së presidentit Manuel Lopez Obrador. Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i Fransisko Romero, gazetar i një të përditshmeje dhe drejtor i një portali lajmesh u gjet jashtë një bari në Plaja del Karmen, një zonë turistike në shtetin Kuintana Ro.

Prokurorët vendas deklaruan përmes një komunikate se motivet e vrasjes së Romero janë të paraqrta, por po hetohet për zbardhjen e tyre. Së fundmi gazetari kishte raportuar për kërcënime të marra dhe kishte hyrë në një program shtetëror mbrojtjeje, por truprojat nuk i ishin caktuar ende.

Vendi ku ndodhi ngjarja, Plaja de Karmen ndodhet pranë zonës turistike të Kankunit, e frekuentuar shumë nga turistët e huaj, por dhe e kthyer në vitet e fundit në fushë beteje mes grupeve kriminale që duan të kontrollojnë xhiron e gjobëvënieve.

Sipas një shoqate meksikane për lirinë e shprehjes, Romero është gazetari i gjashtë që vritet që kur Lopez Obrador mori detyrën në fillim të Dhjetorit, me premtimin se do të frenonte dhunën e karteleve kriminale, që vitin e kaluar mori rreth 29 mijë jetë njerëzish. Por pavarësisht premtimit, që nga fillimi i 2019-s vrasjet po vijnë në rritje dhe kanë gjasa të kalojnë kuotën e vitit paraardhës./ABC News Albania 24/7

54947_MEXMexicojournalistTelesforoSantiagoEnriquez190503TRTWORLD_1556909014538.jpg
ent ela22:58 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, gazetari i një emisioni radiofonik në Meksikë është ekzekutuar me plumb në kokë. Në programin e tij, Santiago Enrikez denonconte korrupsionin në radhët e qeverisë.

Gazetari meksikan Santiago Enriquez, i cili punonte në një stacion radioje komunitare, u qëllua për vdekje në qytetin jugor Huçitan, duke u bërë gazetari i katërt i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit. “Ai u qëllua në gojë dhe në zemër”, tha mbesa e tij të premten. Autoritetet, por edhe familja e gazetarit e cilësojnë vrasjen e tij një ekzekutim të lidhur me profesionin. “Në emisionet e tij Santiago Enriquez bëntë pjesë të analizave të tij edhe kritikat ndaj qeverisë. Kohët e fundit ai denoncoi publikisht autoritetet komunale për shpërdorim të fondeve publike”, deklaroi komisioni kombëtar i të drejtave të njeriut në një kominikatë. Vrasja e gazetarit të ri ndodhi pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Meksika renditet e 147-ta nga 180 vende në indeksin botëror të lirisë së shtypit, duke qenë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, në të njëjtin nivel me Afganistanin, Sirinë dhe Jemenin. Në vitin 2018, dhjetë gazetarë u vranë në vendin latin, me shumicën e vrasjeve që kanë mbetur të pandëshkuara. /ABC News Albania 24/7

liria.jpg
G. P.09:50 | 03/05/2019

Sot (3 maj) festojmë ditën e lirisë së shtypit. Por ka pak arsye për të festuar, thotë kryeredaktorja e DW-së, Ines Pohl, dhe bën tre sugjerime për forcimin e qëndrueshëm të lirisë së shtypit.

Ndalim publikimesh, heqja e bazës ekonomike dhe burgimi njihen si modele të sjelljes së shteteve represive që kërkojnë kështu të shtypin shprehjen e lirë të mendimit në vendet e tyre.

Por ndërkohë ekzistojnë rreziqe që nuk mund të kuptohen aq lehtë  – e në krye të tyre është struktura virale e internetit: njerëzit, gjithnjë e më shumë edhe makinat, përhapin gënjeshtra, video të rreme dhe foto që synojnë të manipulojnë enkas. Lajmet e rreme, fushatat e dezinformimit në mediat sociale, shpifjet dhe kërcënimet janë bërë të zakonshme. Aty veprojnë gjithnjë e më shumë profesionistë të vërtetë nga fusha e komunikimit. Për shembull, në RT (Russia Today) dhe për fat të keq edhe në Al Jazeera.

Komunikimi i tyre duket i këndshëm, e nganjëherë edhe me humor. Në një botë të komplikuar, ata tërheqin me ofertën e thjeshtimit. Përveç kësaj, shtetet gjithnjë e më shumë po përpiqen ta kthejnë internetin kozmopolit në një intranet të censuruar të vendit. E shohim këtë në Iran, në Kinë, në Rusi dhe në Turqi.

Ka vetëm një përgjigje për këtë: Njerëzit duhet të mësojnë ta dallojnë gënjeshtrën nga e vërteta. Kjo kompetencë në fushën e medias duhet të bëhet pjesë integrale e edukimit shkollor, për të rriturit duhet të ketë oferta tërheqëse. Oferta, në të cilat gjithnjë transmetohet se në fund do të jenë në rrezik jo vetëm liria e mediave, por edhe liria e shprehjes së mendimit në hapësirën “private” pa frikë nga represioni.

Politikanët të tregohen të përgjegjshëm

Politikanët demokratë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata nga Evropa dhe Gjermania, janë tepër të zellshëm, kur është fjala për t’i bërë temena Kinës. Nuk ka rëndësi se liria e shtypit  në këtë vend thuajse nuk ekziston dhe se transmetuesit e huaj të pavarur, si Deutsche Welle, atje janë bllokuar. Përfaqësuesit e biznesit mendojnë për biznese kur kujtojnë Kinën dhe jo për të drejtat e njeriut.

Edhe për Iranin, flitet më shumë për mundësitë ekonomike, sesa për 20 gazetarët që po mbahen në burgjet e torturave të Gardave Revolucionare. Në Bangladesh dhe Pakistan, blogerët vënë në rrezik jetën e tyre, kur raportojnë në mënyrë kritike për islamizmin në rritje në vendin e tyre. Pakëkush i mbështet nga jashtë.

Bota duartroket princin e Arabisë Saudite, sepse i lejon gratë të shkojnë në kinema, në stadiume sportive dhe madje tani ato lejohen edhe t’i japin makinës. Por ku është thirrja për blogerin Raif Badawi, i cili ende gjendet në një burg në Arabinë Saudite?

Lista është e gjatë. Është listë e trishtuar. Dhe sot është dita e duhur për t’i matur politikanet dhe politikanët  edhe me atë çka bëjnë kundër sulmeve të shtuara ndaj lirisë së shtypit. A u tregojnë ata diktatorëve qartë, se cilat janë vlerat tona? A janë ata të gatshëm të heqin dorë nga biznesi, nëse këto vlera shkelen haptas? A e lidhin ata gatishmërinë për të dhënë ndihmë zhvillimore me situatën e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit?

Gazetarët – faktori vendimtar

Liria e shtypit nuk jepet vetëm nga lart. Njëra gjë është korniza ligjore, qëndrimi i brendshëm i çdo gazetari është gjëja tjetër. Sidomos gazetarët nga vendet me një sistem liberal mediash duhet të shërbejnë si shembull për kolegët që punojnë në rrethana të vështira.

Për mua të jesh gazetare do të thotë t’i shikosh gjithnjë me dyshim bindjet e veta, – ose të kolegëve, – dhe gjithmonë ta vësh në pyetje edhe atë që është e sigurtë. Dhe posi, mos të kesh frikë të marrësh duartrokitje nga ana e gabuar. Për shembull, unë e shoh me shqetësim të madh diskutimin se duhet të flasim me politikanët populisto-djathtistë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë). Nëse i injorojmë të gjitha grupet politike, politikanët e pakëndshëm ose figurat e tjera publike që nuk përshtaten me botëkuptimin tonë, ne injorojmë, lëmë një boshllëk, i cili më pas plotësohet nga të tjerët.

Dhe me këtë ne në fund të ditës dëmtojmë lirinë e shtypit, që duam ta festojmë sot./DW

gazatari-1280x652.jpg
Sej rie22:30 | 16/04/2019

Për gazetarin Artan Hoxha siguria e aeroportit të vetëm në Shqipëri ka qenë skandaloze. Sipas tij nëse koncensionari nuk kishte marrë masa për sigurinë e tij, do duhej të ndërhynte Policia e Shtetit.  Ai tha se nëse do kishte një rrethim të fortë sikurse u bëjnë bandat kriminale shtëpive të tyre ngjarja nuk do kishte ndodhur. Ai është shprehur se në shtëpinë e organizatorit të grabitjes Admir Murataj, i cili mbeti i varë nuk kishe asnjë mundësi të hyje, pasi masat e sigurisë ishin shumë të larta.

“Rama mund të ndryshojë kushtet e kontratës dhe të sigurisë së aeroportit me koncensionarin. Nëse koncensionari brenda nuk pranon kushte të reja ti do detyrohesh ose të prishes kontratën ose të shkosh në arbitrazh ndërkombëtar. Koncensionari është përgjegjës brenda gardhit të aeroportit ndërsa jashtë është përgjegjëse Policia e Shtetit. Ti atëherë duhet të përforcosh rrethimin e jashtëm. Rrethimi  i jashtëm i aeroportit të vetëm që ka Shqipëria është skandaloz. Unë të tregoj familje kriminale në Shqipëri që banesat e tyre apo resortet e tyre që kanë në përdorim i kanë me rrethim që ti nuk ofrohesh dot. Vetë shtëpia e organizatorit të grabitjeve, Admir Nikaj Murataj ishte e mbuluar me sistem sigurie, e rrethuar mirë me kangjella çeliku, nuk hyje dot atje. Ai nuk ishte i pasur me grabitje që ka bërë dhe nuk di si e ka bërë shpërndarjen. 

Ne kemi 5 grabitje që fillojnë nga Shkurti i 2015. Më 13 Shkurt 2015 është e parë, 3 Dhjetor 2015 është e dyta, më 30 Qershor 2016 është e treta dhe në 9 Shkurt të 2017 është e katërta. Kjo e 9 Prillit ishte grabitja e pestë. Admir Murataj është tek të 5 organizator. Ky ende nuk është konfirmuar nëse ka marrë pjesë në grabitjen e 30 Qershorit, pasi është një Aleks Pepa që akuzohet sepse vetëm ai është identifikuar. Por në 4 grabitjet e tjera është ky. Policia ka qenë në dijeni prej 6 vitesh që ka një grup shumë të rrezikshëm në qarkullim”./abcnews.al

vrasja-gazetari-serb-1280x706.jpg
ent ela20:15 | 05/04/2019

Gjykata e lartë në Beograd dënoi me 100 vjet burg në total katër ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit serb. Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e gazetarit të njohur Slavko Çuruvija gjatë regjimit të Millosheviçit.

Gjykata e Posaçme në Beograd ka dënuar me nga 30 vjet burgim ish- shefin e Sigurimit Shtetëror Radomir Markoviq, dhe ish-kreun e policisë së Beogradit Milan Radonjiq. Me nga 20 vjet heqje lirie janë dënuar edhe dy pjesëtarë të sigurimit shtetëror serb.

Ata u gjetën fajtorë, se më 11 prill të vitit 1999 kishin vrarë gazetarin e njohur Slavko Çuruvija. Vrasja është bërë me urdhër nga maja e pushtetit, në kohën e regjimit të presidentit Slobodan Milosheviq.

Qururvija ishte i njohur si një kritik i ashpër i politikës së tij. Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se gjatë 24 viteve të fundit në Serbi janë vrarë tre gazetarë, kurse rasti Çuruvija është i pari që merr epilog gjyqësor./abcnews.al

spartak-koka-1280x797.jpg
ent ela21:06 | 01/04/2019

Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se vrasja e vëllëzërve Bilali në Shkodër mund të ishte parandaluar.  Sipas tij ekzekutimi i tyre lidhet me një konflikt që kanë dy grupe të strukturuara kriminale. Më tej gazetari tha se Policia e Shteti dhe Ministria e Brendshme duhet të kishin vepruar që në Nëntor të vitit që lamë pas, kur mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, për të bërë  ndryshime në kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës jo domosdoshmërisht si pjesë e problemit po si pjesë e pamundësisë për rrethana të ndryshme për  ti dhënë emer dhe rezultat konkret vrasjeve.

“Për domosdoshërinë e marrjes së situatës së rendit nën kontroll nga policia në Shkodër, kemi folur për herë të fundit me forcë  pas ngjarjes së 14 Nëntorit  2018 ku u vra Fatos Ferracaku. Në atë kohë me datë 17 kemi dalë në media dhe shumë nga kolegët dhe kemi kërkuar një ndërhyrje efikase strukturore nga Policia e Shteri dhe Ministria e Brendshëm që të ndryshonte të gjithë kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës, jo për t’i paragjykuar ata por për shkak të pamundësisë për të sjellë rezultate konkrete.Shtimi i stafit dhe plotësimi me oficer të policisë kriminale të pozicioneve vakante në drejtorinë e policisë qarkut shkodër për shkak të numrit të kufizuar të efektivëve për të përballuar këtë fluks në rritje të kriminalitetit në këtë qytet.Për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Për të marrë një plan masash afatmesëm në Shkodër, i cili do të garantonte rend dhe siguri dhe nuk do të sillte dhe këto dy viktimat e tjera. Por ndodhi që Ministria e Brendshme nuk e pranoi realitetin. E konsideroi ngjarjen e Nëntorit si një ngjarje sporadike. Nuk reagoi dhe dalim sot me një gjykim të fundit të ministrit të Brendshëm i cili na thotë se Shkodra është qyteti me peshën më të lartë të kriminalitetit në vend, ku 20 % e vrasjeve vijnë nga Shkodra, ku situata është në një gjendje alarmante. Sot pas 4 muajve shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës, i jepet drejtorit të ri që të kërkojë shërbime të përforcuara nga Tirana, nga Lezha nga Kukësi. Pra tashmë po e konsiderojnë situatën emergjente. Gjithë ato pritshmëri që ne kishim po jepen sot. Dakord, më mirë vonë se kurrë, do të thotë dikush por do ishte më mirë të reagonim herët kur situata ishte alarmante dhe ti jepnim një ndryshim përmbajtjesor këtyre vrasjeve, sepse janë vrasje që lidhen me një konflikt të dy grupeve të strukturuara kriminale”- tha gazetari.

Koka shtoi më tej se “nuk duhet të kufizohet policia, me plane masash disa ditore në qytet dhe më pas ndodh që rikthen sërish ngjarjet. Duhet të kishte dhe të ketë një strukturim  dhe një plan afatmesem fillimisht për rikthimin e stabilitetit të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e shkodrës si një detyrim kushtetues i strukturave të policisë si dhe mbajtja në stabilitet nga ana e njësive të posacme dhe të specializuara të elementëve kriminal apo atyre me tendence hakmarrje në kuadër të kryerjes së veprës penale si pjesë e organiztaës kriminale apo grupit të strukturuar krimina”./abcnews.al

GAZETARI-PROTESTAT.mpg_snapshot_00.03-1280x594.jpg
ent ela23:34 | 21/02/2019

Një vit nga protestat që çuan në rrëzimin e kryeministrit, qytetarët në Sllovaki kanë manifestuar sërish për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që denonconte aferat e qeverisë me krimin e organizuar.

Disa mijëra qytetarë sllovakë u mblodhën të enjten në përkujtim të vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuçiak dhe së fejuarës së tij. Ata marshuan në shenjë proteste ndaj mungesës së progresit në hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe të aferave të cilat reporteri denonconte në shkrimet e tij. Turma të ndryshme u mblodhën në kryeqytet dhe qytete të tjera nga shoqata “Për një Sllovaki më të mirë”, e themeluar nga një grup studentësh dhe organizatash joqeveritare që kërkojnë një hetim të mirëfilltë të ngjarjes së një viti më parë, si dhe një qeveri më të besueshme. “Nëse duam të ecim përpara, atëherë duhet të mësojmë emrat e atyre që urdhëruan këtë vrasje monstruoze”, deklaroi një nga organizatorët e manifestimeve. Ndonëse për pjesëmarrjen në tubime nuk ka një shifër konkrete, turmat këtë herë kanë qenë më të vogla se ato të një viti më parë, që çuan në rënien e kryeministrit Robert Fiko pas një dekade në pushtet dhe në një riformatim të qeverisë. Jan Kuçiak, 27 vjeç, u qëllua me armë zjarri bashkë me të fejuarën e tij në atë që prokurorët e cilësuan një vrasje me pagesë. Në shkrimet e tij gazetari denonconte afera të mafies italiane me elementë të qeverisë sllovake, që më vonë rezultuan se ishin njerëz të afërt me ish-kryeministrin Fiko. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono