gazetari rus

101813006_71a64ec9-2e4a-4ae4-a284-a039583fc23a.jpg
ent ela17:19 | 30/05/2018

Vrasja e gazetarit rus në Ukrainë ka qenë një inskenim i organizuar prej tij në bashkëpunim me shërbimet sekrete vendase, për t’i shpëtuar një plani real për ekzekutimin e tij, të përgatitur nga shërbimet sekrete ruse.

Gazetari rus Arkady Babchenko, për të cilin u tha se kishte mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e së martës në Kiev, është gjallë. Vetë Babchenko është shfaqur të mërkurën në një konferencë për shtyp në kryeqytetin ukrainas, përkrah shefit të shërbimeve sekrete vendase, Vasyl Hrytsak. Ky i fundit ka deklaruar se vdekja e gazetarit u inskenua për ta shpëtuar atë nga një plan të vërtetë ekzekutimi, të përgatitur nga shërbimet sekrete ruse.

Babchenko është pritur me duartrokitje kur ka hyrë në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë të cilës ka falenderuar autoritetet ukrainase të sigurisë që i shpëtuan jetën.

Gazetari u gjet “i vrarë” nga bashkëshortja e tij mbrëmjen e së martës në një kompleks pallatesh të Kievit, me plagë të shumta plumbi në kurriz. Më pas ai u shpall i vdekur teksa transportohej në spital. Babchenko nuk kishte njoftuar as të shoqen për inskenimin dhe në konferencë ka nxituar t’i kërkojë asaj falje.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila ka deklaruar se mirëpret faktin që reporteri është gjallë, ndërsa ka shtuar se inskenimi i vrasjes së tij është realizuar për efekte propagandistike. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person në lidhje me planin real për ekzekutimin e gazetarit. I mirënjohur për tonet kritike ndaj Kremlinit, Babchenko ka denoncuar disa herë aferat ruse në luftrat në Siri dhe në lindje të Ukrainës. Ai braktisi vendin e tij vitin e kaluar, pasi mori një seri kërcënimesh për shkak të një postimi në rrjetet sociale. /abcnews.al

 

borodin.jpg
G. P.14:24 | 16/04/2018

Një gazetar investigativ në Rusi ka humbur jetën në mënyrë misterioze për shkak të rrëzimit nga kati i pestë i apartamentit të tij. Maxim Borodin sëfundmi ka publikuar një artikull rreth mercenarëve rusë në Siri.

Një gazetar investigativ rus, i cili ka shkruar rreth vdekjeve të mercenarëve në Siri, ka humbur jetën në një spitali pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Maxim Borodin është gjetur nga fqinjët në një gjendje shumë të rëndë në Yekaterinburg. Zyrtarët lokalë njoftuan se nuk kanë gjetur asnjë letër lamtumire. Megjithatë ata nuk mendojnë se incidenti është i natyrës kriminale.

Përveç kësaj, një mik i ngushtë i Borodin bëri të ditur se apartamenti i tij ishte rrethuar nga agjentë sigurie dy ditë përpara ngjarjes tragjike. Vyacheslav Bashkov e përshkroi Borodin si një “gazetar parimor dhe të ndershëm” dhe tha se Borodin e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 Prill duke thënë se kishte “një person me armë në ballkon e tij dhe njerëz të kamufluar dhe maska në shkallë”. Borodin kishte kërkuar avokat, shpjegoi ai, edhe pse më vonë e thirri përsëri duke thënë se ai e kishte pasur gabim sepse agjentët e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitjeje.

Pavarësisht këtyre raportimeve, hetuesit thonë se pas incidentit e kanë gjetur derën e apartamentit të mbyllur nga brenda, gjë e cila tregon që askush nuk ka dalë apo hyrë. Drejtuesi i medias ku punonte Borodin, tha se nuk beson që vdekja e tij ishte një aksident pasi gazetari nuk kishte arsye që të vriste veten. Javët e fundit, gazetari ka shkruar për mercenarët rusë të njohur si “Wagner Group” që u vranë me 7 Shkurt në Siri gjatë një konfrontimi me ushtrinë amerikane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono