gazetarët
Sissoko feston golin e tij (74')

vladimir-putin-1280x678.jpg
nev ila15:20 | 03/12/2019

Gazetarë dhe blogerë në Rusi tashmë mund të etiketohen dhe si agjentë të huaj sipas ligjit që u firmos nga presidenti i vendit Vladimir Putin. Sipas ligjit të ri, për t’u cilësuar si agjent i huaj, mjafton të marrësh para nga jashtë vendit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, firmosi ligjin e diskutueshëm, i cili tashmë u lejon autoriteteve ruse të trajtojnë dhe personat fizikë dhe jo vetëm ata juridikë si agjentë të huaj. Një epitet që në kohën e Bashkimit Sovjetik përdorej për spiunët.

Ligji i ri do të godasë dhe dhe blogerët. Për t’u etiketuar si agjent i huaj mjafton të marrësh para nga jashtë dhe të shpërndash material të publikuar nga media të organizatev që janë përfshirë në listën e zezë ruse të agjentëve të huaj.

Projektligji i prezantuar një vit më parë në parlament, ishte pjesë e iniciativave të Moskës kundër vendimit të Uashingtonit për të future Russia Today, shumë pranë dhe pro Kremlinit, në listën e agjentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si masë spekulative, Moska etiketoi si agjentë të huaj dhjetë media amerikane. Ligji i ri prek dhe gazetarët të cilët punojnë për këto media, mes të cilave dhe Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – Radio Liria./abcnews.al

MBULIM-GAZETARET-E-SHKODRES-DHUROJNE-GJAK-PER-TE-PLAGOSURIT-E-TERMETIT-1280x720.jpg
ent ela13:19 | 27/11/2019

Tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë, me 26 viktima dhe 658 të plagosur ka solidarizuar shumë qytetarë nga Shqipëria, emigrantë dhe qytetarë nga vende të ndryshme të rajonit.

Të fundit që i janë bashkuar thirrjes për solidarizim janë gazetarët e qytetit të Shkodrës, të cilët kanë dhuruar gjak për të lënduarit e tërmetit që në spital. /abcnews.al

rudinaa.jpg
ger ta13:32 | 22/11/2019

Parlamenti rus miratoi amendamentet kontroverse të ligjit për median, duke lejuar autoritetet ruse të cilësojnë si agjentë të huaj dhe individë të caktuar si gazetarë dhe blogerë.

“Amnesty International” dhe “Reporterët pa kufij” e cilësuan projektin si një hap më shumë drejt kufizimit të mediave të lira dhe të pavarura.

Pro amendamenteve votuan 311 deputetë, ndërsa 4 abstenuan. Ligji i ri duhet të miratohet nga senati dhe më pas të firmoset nga presidenti rus Putin./abcnews.al

gazetaret-1280x714.jpg
ad min21:45 | 03/06/2019

Në “Byro Politike”, gazetarët janë shprehur se qeveria duhet të sakrifikojë për të tejkaluar këtë ngërç politik. Ata madje thanë se Rama është ai i cili mban përgjegjësi për mënyrën se si funksionon demokracia në vend. Më tej paneli i gazetarëve e kanë vënë theksin se opozita nuk ka më çfarë të sakrifikojë.

Bardh Spahia: Unë besoj se të gjithë duhet të biem dakord se nuk ka zgjedhje me 30 Qershor dhe këtu besoj se nuk ka diskutim. Nuk  mund të ketë zgjedhje kur nuk ka alternativa. Ne do të jemi në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, ku të jeni të bindur që do të dinë ta mbrojnë të drejtën themelore të tyre të fituar me sakrifica 30 vite më parë. Nuk ka kosto që mund të merret parasysh, përpara rrezikimit të të drejtës themelore,  të drejtës së votës së lirë.

Mimoza Koçiu: Zoti Spahia po na thotë në fakt tamam atë që thotë zoti Berisha, që nuk ka asnjë kosto para votës së lirë deri në konflikt social. Ky nuk është një lajm i mirë. Unë jam e trembur për datën 8 Qershor, sepse paralajmërimi që bëri zoti Basha dhe duke patur parasysh edhe paralajmërimin e Berishës, unë shpresoj të ketë një rrugëdalje.

Sokol Shameti: Edhe mua më duket pak e tepët që të vazhdohet dhe t’i kërkohen sakrifica opozitës. Nëse flasim për demokracinë nuk ka përgjegjësi vetëm njëra palë, përgjegjësi më shumë ka Kryeministri për një lloj mirëmbajtje të shëndetit të demokracisë në vend. Ne po shikojmë që nuk ka asnjë lloj përpjekje nga ana e Kryeministrit. Në një farë mënyre i është fiksuar tek data 30 Qershor, që a thua po lëvizi kjo datë do na mërzitet muaji Qershor. Po shikojmë sikur njëra nga dy partitë më të mëdha të vendit ka pakënaqësi, të cilat me këmbëngulje po i shpreh. Kjo masë njerëzish meriton të dëgjohet me seriozitet.

 Ermal Hasimja: Nuk është e qarët nëse do të ketë zgjedhje apo votime tamam. Zgjedhjet do të jenë të ligjshme por nuk do të prodhojnë legjitimitet. Edhe nëse do të bëhen zgjedhjet do të ribëhen më vonë sepse nuk ka ndonjë kuptim të madh. Mendoj se për aq sa problemet janë të konstatuara si të nxitura, të programuara ose minimalisht të njohura nga vetë palë në pushtet, moralisht dhe politikisht, pa folur ligjërish duhet që palla në pushte të marrë përgjegjësi,  që t’i japi jo opozitës, por gjithë qytetarëve shqiptarë garancinë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të kanë probleme të tilla.  pozita kërkon një gjë dhe pala në pushtet mund të ofrojë një zgjidhje./abcnews.al

Basha.jpg
ad min17:15 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurt, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licenca dhe favore të tjera qeveritare” shkruan kryetari i selisë blu në “Facebook”.

Basha thotë se problemi kryesor qe i ka ulur medias besimin ne publik është përdorimi i saj për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik. Vullneti i qeverisë sipas kryetarit te Partisë Demokratike është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës shkruan Basha reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Sipas Bashes me zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar./ABC News Albania 24/7

56887128_2131189926916420_7005791421617668096_n.jpg
ad min21:35 | 14/04/2019

Me pankarta në duar dhe mikrofonë të lidhur me zinxhirë , kjo ka qenë simbolika që kanë përdorur gazetarët për të protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme. Gazetarët kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të truprojës së prokurores Arta Marku, i cili dhunoi gazetarin e Klan Plus. Gjithashtu ata kanë dënuar çdo  formë dhune dhe kërcënimi  ndodhur kohët e fundit ndaj gazetarëve në Shqipëri.

Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë një grup gazetarësh të rinj kane protestuar para Prokurorisë se Përgjithshme për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji nga truproja i Prokurores se Përgjithshme Arta Marku dhe një sërë kërcënimesh të tjera të ndodhur kohët fundit ndaj disa gazetarëve. Ata kërkojnë  që Prokurorja Marku të kërkojë falje publike gazetarëve dhe të shkarkohet menjëherë truproja që vuri dorë mbi gazetarin.

Ata janë të vendosur të protestojnë jo vetëm kësaj here, por kundër çdo padrejtësie që u bëhet komunitetit të gazetarëve në Shqipëri,  në disa prej pankartave shkruhet: “Gazetarët nuk janë zëdhënës”, “Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet”./abcnews.al

TURQI-GAZETARET-_ABC-M4-T2-.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela17:36 | 10/03/2019

Autoritetet në Turqi kanë dëbuar tre gazetarë gjermanë, një lëvizje kjo që ka shqetësuar Berlinin zyrtar. Qeveria gjermane ka akuzuar Ankaranë se në këtë mënyrë po i merr frymën shtypit të lirë.

Ministri i Jashtëm gjerman ka kritikuar Turqinë për vendimin për të dëbuar tre gazetarë gjermanë. Hajko Mas ka deklaruar se vendimi është i papranueshëm dhe se do të veprojë kundër tij. Tre gazetarëve iu dhanë 10 ditë për të lënë vendin. Është hera e parë që Ankaraja zyrtarisht i heq akreditimin gazetarëve të huaj, duke ngritur shqetësimin për lirinë e shtypit në vend. Pa harruar se disa dhjetëra gazetarë turq u burgosën për lidhje me grushtin e shtetit të korrikut 2016. Në një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore, tre reporterë të gazetës opozitare “Kumhuriet” u dënuan me burg nën akuzën e terrorizmit. Një zëdhënës i presidentit Recep Tajip Erdogan ka mohuar zërat se qeveria po përdor dorë të hekurt ndaj gazetarëve. Dy prej tyre u larguan nga Turqia ditën e diel, ndërsa tjetri ishte larguar më herët. Ata janë Thomas Zajberg i gazetës “Tages shpigel”, Jërg Braze i televizionit ZDF dhe Halil Gylbejaz i televizionit NDR. Në reagimin e tij, ministri Mas shprehu shqetësimin se pa një shtyp kritik nuk ka demokraci të lirë. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë që gazetarët të punojnë pa kufizime, në Turqi dhe kudo tjetër”, deklaroi Mas. Ndërkohë, gazetarë të shumtë në Turqi janë në pritje që t’u kthehet akreditimi për të punuar në këtë vend. /abcnews.al

REUTERS-GAZETARET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x758.jpg
ent ela19:34 | 11/01/2019

Gjykata e Apelit në Birmani konfirmoi dënimin me shtatë vjet burg të dy gazetarëve të Reuters të cilët u shpallën fajtorë për shkelje të sekretit shtetëror. Ata hetuan vrasjen e myslimanëve Rohingia në vend nga ana e ushtrisë.

Janë dënuar dhe nga gjykata e apelit me shtatë vjet burg dy gazetarët e reuters në Birmani, të akuzuar se kanë shkelur sekretin e shtetit pasi hetuan për një masakër ndaj muslimanëve Rohingia nga ana e ushtrisë. Gjykatësi pohoi se dënimi në shkallë të parë nuk ishte i gabuar dhe është konform ligjeve në fuqi.

Reporter Ua Lon 32 vjec, dhe Kiau Soe O, 28 vjeç, u arrestuan në Jangon në dhjetor të 2017-ës dhe u burgosën sepse kishin shkelur sekretin e shtetit.

Prokurori pretendonte se dy të dënuarit kishin informacione të rezervuara për operacionet e sigurisë në shtetin e Rakinws, ku me qindra mijëra mysilmanw Rohingia u arratisën gjatë një ofensive të ushtrisë. Kombet e Bashkuara e cilësuan si një spastrim etnik.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Rajonale, deklaroi se avokatët e gazetarëve nuk kishin prezantuar provat e duhur për të vërtetuar pafajësinë e tyre. Avokatët mbrojtës mund të apelojnë vendimin në gjykatën supreme të Birmanisë në një proces që mund të zgjasë gjashtë muaj. /abcnews.al

GAZETARET-VITI.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
ad min20:00 | 18/12/2018

Janë 80 gazetarët e vrarë duke ushtruar detyrën e tyre në të gjithë botën gjatë vitit 2018. Reporterët pa kufij publikuan shifra duke dhënë alarmin për një dhunë të paprecedentë ndaj kësaj kategorie.

Viti 2018 ka qenë një vit i zi për gazetarët: janë vrarë 80 në të gjithë botën duke shënuar rritje pas tri vbitesh përmirësimi. Shifrat dalin nga bilanci vjetor i Reporterëve pa kufij. Një vit më parë humbën jetën 65 gazetarë, të cilët u vranë pasi ushtronin misionin e tyre të informacionit. Mes viktimave të këtij viti, janë 63 gazetarë profesionistë me një rritje prej 15 për qind, 13 gazetarë jo profesionistë, dhe katër bashkëpunëtorë të medias. Organizata jo qeveritare me seli në Paris denoncon një dhunë të paprecedentë ndaj kësaj kategorie. Në total sipas reporterëve pa kufij, më shumë se 700 gazetarë profesionistë janë vrarë dhjetë vitet e fundit.

Më shumë se gjysma e reporterëve janë marrë në shënjestër dhe kanë ekzekutuar si editorialisti saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në 2 tetor brenda konsulatës së Riad në Stamboll. Apo si gazetari sllovak Jan Kusiak i ekzekutuar në banesën e tij në 21 shkurt të këtij viti. Sekretari i përgjithshëm i reporterëve pa kufij u shpreh se urrejtja ndaj gazetarëve e nxitur dhe e mbështetur dhe nga liderët politikë, fetarë apo biznesmenë të paskrupujt ka pasoja dramatike në terren.

Afganistani mbetet sërish ferri i reporterëve: në vitin 2018 aty kanë humbur jetën 15 gazetarë. Më pas Siria me 11 të varrë, Meksika me 9, India me 6 dhe 6 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2018 është rritur dhe numri i gazetarëve të burgosur: 348. Më shumë se gjysma e gazetarëve në burg jjanë në pesë vende: Iran, Arabi Saudite, Egjipt, Turqi dhe Kinë./abcnews.al

VOKSHI-SINKRON.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ad min14:04 | 01/12/2018

Pas publikimit të raportit për lirinë e medias “Reportere pa Kufij” ku përfshihen edhe emrat e tre gazetarëve shqiptar ka reaguar Partia Demokratike. Sipas kryetares së Komsionit Parlamentar për median dhe edukimin Albana Vokshi, Shqipëria është një ndër pesë shtetet me krim të organizuar të rrezikshëm.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të medias dhe edukimit: “Historitë e 3 gazetarëve: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota, janë 3 rastet që janë përfshirë në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij. Të treja historitë kanë një gjë të përbashkët, gazetarët janë kërcënuar, shantazhuar për shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrben, Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono