gazetare

edi-rama-4.png
ad min12:54 | 12/05/2019

Kryeministri Rama ka paralajmëruar një komunikim me gazetarët në orën 14:00 në lidhje me protestën e opozitës. Përmes një reagimi nga rrjetet sociale ai shkruan se një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot që të imponohet përmes dhunës së verbër.

“Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Twitter.


/abcnews.al

lideret-1280x715.jpg
ad min15:40 | 10/05/2019

Sipas analistëve dhe gazetarëve në Kosovë, akuzat dhe kundër akuzat e liderëve shqiptarë mes njëri- tjetrit për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë – Serbi, janë të dëmshme për të dyja palët. 

Akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet liderëve institucionalë në Kosovë e Shqipëri për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë – Serbi për analistët në Kosovë janë të dëmshme për të dyja vendet.

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi thotë se dy shtetet duhet të fokusohen t’i kryejnë detyrat e tyre të brendshme meqë nuk janë shtete të rrumbullakuara.

Ndërsa për kryeministrin shqiptar Rama, Kelmendi thotë se ka të drejt të flasë për Kosovën por jo të kundërshtojë një kryeministër të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.

Analisti Milazim Krasniqi konsideron se kryeministri Rama po ndërhyn pa nevojë në çështje të Kosovës.

Ndërsa ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet siç thotë ai kundërthënëse politike.

Përçarjet e politikanëve të Kosovës, Rama-Haradinaj në njërën anë dhe Thaçi-Berisha në anën tjetër për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë- Serbi kanë kulmuar në formë deklarative ditëve të fundit pas samitit të Berlinit, ndonëse kanë nisur kohë më parë./ABC News Albania 24/7

IMG_9505-1280x853.jpg
ad min12:47 | 16/04/2019

Ish-kryetarja e komisionit të medias dhe edukimit publik, Albana Vokshi përmes një deklarate për media i ka dhënë zë shqetësimit të artikuluar nga “Reporterët pa kufij” lidhur me trajtimin e gazetarëve gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë.

“Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat”, deklaron Vokshi, sipas të cilës gjendja elirisë së medias në Shqipëri është përkeqësuar dukshëm në javët e fundit.

Duke listuar rastet e dokumentuara kur gazetarë dhe fotoreporterë janë dhunuar dhe penguar të kryejnë punën e tyre, Vokshi thekson bindjen se kryeministri Rama kërkon kontrollin e plotë të mediave me qëllim zhdukjen e investigimeve për korrupsion dhe blerjen e heshtjes./abcnews.al

caital-gazette.jpg
ad min12:34 | 16/04/2019

Gazeta lokale amerikane “Capital Gazette” ka fituar çmimin Pulitzer për mbulimin mediatik të ngjarjes që ndodhi në redaksinë e lajmeve të saj. Një çmim, për të cilin stafi aktual që punon aty nuk e festoi aspak dhe kjo ka një arsye shumë të rëndësishme.

Në Qershor të 2018-s, një person i armatosur mësyu brenda redaksisë dhe vrau pesë prej kolegëve të tyre. “Capital Gazette” fitoi çmimin për kurajën dhe mbulimin që i bëri një prej sulmeve më vdekjeprurëse të gazetarëve në historinë e Amerikës.

John McNamara, Eendi Einters, Rebecca Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiassen vdiqën në atë ngjarje. Por gjithsesi, stafi arriti të publikonte gazetën në orar për ditën tjetër.

Të gjithë të pranishmit nuk festuan aspak çmimin, por thjesht u përqafuan në kujtim të pesë kolegëve të tyre. Gjithashtu çmim Pulitzer fituan dhe “New York Times” dhe “Wall Street Journal” për investigimet ndaj presidentit Trump.

Dy gazetarë të tjerë, të burgosur në Myanmar sepse raportuan masakrën nga myslimanëve Rohingya, fituan çmim. Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo ishin pjesë e “Reuters”, dhe u dënuan vitin e kaluar me nga 7 vite burg. “Reuters” është shprehur se nuk do ta festojë çmimin derisa dy gazetarët të lirohen.

Çmim për sa i përket mbulimit mediatik ndaj sulmeve me armë fituan edhe dy gazeta të tjera lokale në Amerikë. “Pittsburgh Post-Gazette” fitoi çmim për raportimin e sulmit në një sinagogë në Pennsylvania ku mbetën të vrarë 11 persona.

Ndërsa “South Florida Sun Sentinel” fitoi çmim për raportimin në Shkurt 2018 ndaj sulmit me armë që u krye në një gjimnaz dhe ku vdiqën 17 persona./abcnews.al

mustafa-nano-1.jpg
ad min20:45 | 09/04/2019

Moderatori i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, në monologun e kësaj puntate foli për filmin më “2 Gisht Mjaltë”. Ai kishte shkuar për të parë komedinë në kinema pasi disa të njohur i kishin treguar radhët e njerëzve për të marrë bileta. Edhe pse iu duk e pabesueshme gjithçka iu vërtetua mbrëmjen e kaluar.

Nano tha se radhë të tilla kishte parë vetëm kur njerëzit qëndronin nëpër ambasada për të marrë një vizë. Mirëpo e çuditshme për Nanon është se pse ky event nuk është raportuar në edicionet e lajmeve dhe gazeta. Ai shtoi se nuk është bërë asnjë program televiziv ku të flitet për suksesin e kësaj komedie në historinë e kinemasë shqiptare.

Për moderatorin e “Provokacijas”, raportimi i “2 Gisht Mjaltë” ka qenë detyrim për të gjithë gazetarët, sepse është detyrë të raportohet një sukses.

“Dje, nga ora nëntë deri më njëmbëdhjetë të natës, shkova te TEG-u. Jo për të bërë shopping. Shkova për të parë një komedi të Ermal Mamaqit. Disa të njohur të mi që e kishin parë më kishin dërguar foto e video, ku dukeshin njerëz që mbanin radhën për të marrë një biletë. Mu duk e pabesueshme ajo që shihja në ato imazhe. Mirëpo ishte e vërtetë. Mbrëmë pashë me sytë e mi radhë të gjata njerëzish, kryesisht të rinj, por edhe familje të tëra.

Nuk kisha parë ndonjëherë në Shqipëri radhë të tilla njerëzish, që prej kohës së radhëve kilometrike nëpër ambasada për të marrë një vizë. Më thanë se vetëm në sallat e kinemave te TEG-u jepeshin 36 shfaqje në ditë. Dhe mos t’ju duket se është një lapsus i imi. Është tamam kështu: 36 shfaqje në ditë. Më thanë gjithashtu që deri më sot janë shitur 100 mijë bileta. Një sukses i jashtëzakonshëm. Dhe unë çuditem se si në edicionet televizive të lajmeve, apo edhe nëpër gazeta nuk është thënë asgjë mbi këtë event. Nuk është bërë asnjë program televiziv, ku të flitet mbi këtë sukses që nuk ka të dytë në historinë e kinemasë e të komedisë shqiptare.

Dhe prandaj, raportimi mbi këtë komedi ka qenë një detyrim për të gjithë gazetarët, pavarësisht se ç’kanë menduar lidhur me vlerat artistike apo me mesazhet e komedisë. Edhe sikur gazetarët e kulturës, apo edhe të tjerët, të kenë mendimin më të keq për këtë komedi, ata do duhej ta raportonin prapëseprapë. Ata kanë detyrën për të raportuar një sukses, për të raportuar atë që njerëzit pëlqejnë. Unë mendoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta përkufizuar një masë të madhe njerëzish sesa mbi bazën e asaj që ata pëlqejnë. Dhe kjo ka përbërë një arsye për të bërë një raportim, për të dhënë një lajm. Mund ta raportonin në mënyrë kritike, nëse donin, por duhet ta raportonin ama. Ashtu siç duhet të raportojnë edhe aftësinë e artistit, të Ermalit në këtë rast, për të hyrë në rezonancë me këtë masë të madhe njerëzish. Për ata që kanë shije të rafinuara, ky interes popullor mund të jetë një arsye për t’i dhënë munxët artistit, apo shfaqjes, apo komedisë, apo filmit, por kjo nuk ka lidhje me lajmin që është lajm. Sepse nëse nuk është lajm fakti që 100 mijë shqiptarë kanë ndjekur një shfaqje të caktuar, atëherë pse dreqin është lajm që tre mijë vetë mblidhen për një protestë, apo në një kongres partie, apo në një ndeshje futbolli?”, tha Nano. /abcnews.al

palmer-5.jpg
ad min17:28 | 09/04/2019

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, deklaroi sot në Tiranë që qeveria është legjitime dhe se do të ishte një fatkeqësi nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e Qershorit. Zyrtari amerikan i bëri deklaratat në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh. Ndërsa në takimin me kreun demokrat, Lulzim Basha, mësohet se Palmer ka dënuar djegien e mandateve parlamentare nga opozita.

Edhe pse u fol për një platformë që mund të ndihmonte vendin nga dalja e krizës, zëvendësndihmës sekretari i Byrosë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer mohoi të ketë udhëtuar drejt Tiranës për të negociuar apo zgjidhur krizën.

Kjo nuk e ndaloi zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit të komentojë mbi situatën politike të krijuar pas djegies së mandateve të opozitës, veprim të cilin nuk e sheh si zgjidhje.

“Qeveria është legjitime. Ne do të vijojmë bashkëpunimin dhe kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin përpara drejt Europës. Për këtë duhet të vijojnë edhe reformat, për më tepër ajo në drejtësi. Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindë opozitën që të jetë pjesë e zgjedhjeve, por është detyrë e opozitës që ta bëjë këtë”, tha ai.

Palmer ka deklaruar se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Qershorit dhe se do të ishte një fatkeqësi nëse opozita nuk do të marrë pjesë.

“Opozita duhet të ketë një platformë politike atraktive, kandidatë të fortë që të fitojë zgjedhjet. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit”, u shpreh Palmer.

Sa i përket rrezikut të influencës Ruse, Palmer mësohet të ketë deklaruar se Shqipëria është një target i vështirë për Rusinë.

Ky takim i Matthew Palmer me gazetarët ka ardhur pas atij të një dite më parë me kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili në përfundim të takimit, përmes rrjetit social Twitter, deklaroi se bashkëbisedimi i frytshëm I gjeti në dakordësi të plotë lidhur me “marrëdhëniet bilaterale, integrimin e Shqipërisë në BE port edhe situatën politike në vend”.

Pas takimit me gazetarët, zyrtari i DASH iu drejtua selisë blu ku për rreth një orë diskutoi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili në dalje, nuk preferoi të komentonte përmbajtjen e diskutimit, por burime nga kjo seli bëjnë me dije se Palmer nuk ka kundërshtuar axhendën e opozitës, por ka vlerësuar si të dëmshëm daljen nga Parlamenti pasi krijon precedent që mund të imitohet nga opozitat e vendeve të rajonit si Serbia apo Mali i Zi.

Të njëjtat burime konfirmojnë për ABC News se kryedemokrati Basha, lidhur me zgjedhjet, ka deklaruar se është i gatshëm të futen në garë, në momentin që krijohen kushtet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Kryedemokrati nga ana e tij ndau një status në rrjetin social Twitter ku shkruan se ka patur një diskutim të hapur dhe konstruktiv me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën në vend, ku mungon Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë, ku mbizotëron pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike./abcnews.al

gazetare.jpg
ad min17:21 | 29/03/2019

Paketa fiskale që ofron Shqipëria për investitorët e huaj sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është më e mira në rajon. Klosi prezantoi para gazetarëve italianë Shqipërinë si destinacion turistik dhe ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në vendin tonë.

Turistët e huaj duhet të vizitojnë Shqipërinë jo vetëm për detin, por dhe për natyrën e mrekullueshme dhe trashëgiminë kulturore. Ministri i Turizimit Blendi Klosi i prezantoi vetë bukuritë e vendit tonë përpara 30 gazetarëve italianë të cilëve iu tregoi dhe lehtësitë fiskale që qeveria shqiptare i ofron çdo sipërmarrësi të huaj që dëshiron të investoje në fushën e turizmit.

Këtë paketë fiskale, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e cilësoi më të mirën në rajon ndërkohë që tha se ka nisur të japë frytet e saj. Agroturizmi është një tjetër fushë që po njeh zhvillim vitet e fundit në vendin tonë për të cilën ministri Klosi tha po mësojnë nga përvoja italiane./abcnews.al

gazetare.jpg
ad min14:22 | 13/12/2018

Numri i gazetarëve të burgosur në të gjithë botën për shkak të detyrës ka arritur një shifër alarmante. Ndërsa Turqia, Kina dhe Egjipti mbeten vendet me numrin më të lartë të reporterëve të arrestuar, raporti i Komitetit amerikan për Mbrojtjen e Medias kritikon edhe presidentin Trump për termin Fake News.

Numri i gazetarëve në të gjithë botën që janë burgosur vetëm sepse kanë bërë detyrën e tyre po i afrohet rekordit historik. Kështu thuhet në raportin vjetor të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, sipas të cilit janë 251 reporterët e burgosur për hulumtimet e tyre, që kryesisht kanë denoncuar aferat korruptive të shteteve të ndryshme. Për të tretin vit rresht, Turqia, Kina dhe Egjipti janë tre vendet me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur me akuzën për aktivitete anti-qeveritare.

“Tani burgosja e gazetarëve është kthyer në tendencë, duket diçka fare normale”, ka deklaruar autorja e raportit, Elana Beiser.

Ndërkohë, numri i gazetarëve të burgosur për të ashtuquajturat fake news u ngrit në 28, nga 21 që ishte vitin e kaluar dhe 9 raste në vitin 2016. Raporti i shoqatës amerikane kritikon presidentin Donald Trump për përdorimin e këtij termi ndaj mediave kritike ndaj tij, që është kopiuar dhe përdorur edhe nga liderë të tjerë në botë, si Turqi dhe Filipine.

Studimi publikohet pak ditë pasi revista “Time” shpalli gazetarë të ndryshëm si personat e vitit në vlerësimin e saj vjetor. Mes tyre ishin reporterët e “Reuters” Ua Lon dhe Kiau So, të burgosur prej një viti në Mianmar për shkak se denoncuan dhunën e qeverisë ndaj komunitetit Rohingia, si dhe gazetari Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll në Tetor.

Në tërësi, Turqia mbetet shteti me agresionin më të egër ndaj shtypit, me 68 gazetarë të burgosur nën akuzat e grushtit të shtetit, i ndjekur nga Kina me 47 dhe Egjipti me 25, që së bashku përbëjnë gjysmën e reporterëve të dënuar në mbarë botën. Gjithsesi, viti me numrin më të lartë të burgimit të punonjësve të shtypit mbetet 2017-a, me 272 raste./abcnews.al

anila-basha.jpg
ad min22:00 | 27/11/2018

Sipas drejtueses së newsbomb.al, Anila Basha, kryeministri Rama ka arritur ta fusë median në një kurth të vetin. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija”, ku u shpreh se kryeministri është i zoti të menaxhojë edhe opozitën, median, por edhe punë të qeverisë.

“Mendoj se Rama është i zoti. Mendoj se Rama është i zoti të menaxhojë situata të veta, të partisë së vet, e cila është një parti që unë kam menduar se Nano do e menaxhonte më mirë, por ai iku i braktisur nga të gjithë dhe pastaj erdhi Rama. Dhe ai ka arritur ta mbajë këtë parti prej shumë vitesh. Që nga 2005. Rama është i zoti të menaxhojë opozitën, Rama është i zoti të menaxhojë median, Rama është i zoti të menaxhojë dhe punët e veta të qeverisë. Kam përshtypjen që Rama na ka futur të gjthëve në një kurth të vetin dhe ne padyshim të gjithë i shkojmë nga mbrapa dhe ai atë do. Të jetë pjesë e kësaj gjëje”, u shpreh gazetarja.

Sipas Bashës, gjuha e përdorur nga Edi Rama në Pejë gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është e njohur për gazetarët shqiptarë pasi do të tërheqë vëmendjen nga problematikat në vendin tonë.

“Kam përshtypjen që me shprehjet e veta jo gomerë, what the fuck, do të tërheqë njëcikë vëmendjen nga problematika që ka këtu në Shqipëri, e cila është nxehur disi. Gjatë punës tonë si gazetarë e kemi parë shpesh që përdor këto truke për të shpëtuar nga një situatë tek tjetra”, tha Basha./abcnews.al

CA23068A-38AC-411E-B1FB-E7400849997F_w1023_r1_s-1-933x445.jpg
ent ela10:35 | 24/11/2018

Dy gazetarë sirianë, kritikë të regjimit dhe militantëve islamikë, janë vrarë në provincën Idlib, njoftoi radiostacioni ku punonin. Sulmues të panjohur, i dërguan gazetarët Raed Fares dhe Hammoud al-Juneid me një furgon në qytetin Kafranbel më 23 nëntor, ku më pas i ekzekutuan. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të dy gazetarët vdiqën menjëherë nga plagët e marra.

Ende askush nuk e ka marrë përgegjësinë për vrasjet. Më shumë se gjysma e Idlibit dhe rajonit përreth kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham, një aleancë e udhëhequr nga xhihadistët e ish degës së Al-Kaidës së Sirisë, ndërsa shumica e zonave të mbetura mbahen nga rebelët pro-turq. Militantët e IS-it, gjithashtu, kanë një prani të madhe në rajon.

Në qershor, në një opinion të publikuar në Uashington Post, njëri nga gazetarët vrarë, Raed Fares, shkruante: “Nëse nuk do të ishim ne dhe zërat tjerë të pavarur, terroristët do të ishin burim i vetëm i informacionit në lidhje me Sirinë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Për këtë arsye, grupet terroriste (si dhe regjimi) na shohin neve si një kërcënim i drejtpërdrejtë”./REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono