gareth bale

bale-zidane.jpg
Vladimir Prenga09:32 | 17/11/2019

Gjeniale kënga më e re që tifozët e Uellsit kanë bërë për lojtarin e tyre Gareth Bale. Sulmuesi anësor i Real Madrid, edhe pse në Spanjë ishin të bindur që ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante me kombëtaren e tij, u aktivizua në sfidën kundër Azerbajxhanit dje për 60 minuta.

Bale nuk shënoi, por pas ndeshjes pati mundësinë të këndonte një këngë të tifozëve britanikë. Teksti? “Uells, golf, Madrid”.

Përfundimi? Video po bëhet virale dhe normalisht në Madrid nuk është se janë të kënaqur kur shohin se ylli i skuadrës së tyre më shumë luan golf se sa aktivohet me Realin. /abcnews.al

top.jpg
Vladimir Prenga08:59 | 17/11/2019

Janari është “në derë”. Shumë klube të mëdha po planifikojnë të bëjnë lëvizje në merkato dhe po shohin të realizojnë objektivat e tyre. Real Madrid është “fiksuar” të transferojë mesfushorin Paul Pogba. Kampioni i botës dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Zinedine Zidane e pret krahëhapur.

Deri këtu dihen të gjitha. “The Sun” shkruan se në klubin spanjoll janë të bindur se United është i interesuar për anësorin Gareth Bale, i cili te Reali nuk po kalon një moment të mirë. Janari mund të jetë muaji i ndryshimit për të.

Spanjollët mendojnë se “Djajve të kuq” u intereson një shkëmbim Pogba-Bale dhe se të dyja palët do të ishin të kënaqura me këtë lëvizje. nëse do të bëhej realitet, padyshim do të ishte një nga shkëmbimet më të bujshme në botën e futbollit, pasi bëhet fjalë për lojtarë që kushtojnë rreth 100 milionë euro dhe vlerat e tyre dihen. /abcnews.al

Bale-Gareth.png
Igli Nikolli14:34 | 15/11/2019

Deklaratat e fundit të Gareth Bale nuk do i pëlqejnë aspak Realit të Madridit. Uellsiani nuk zbret në fushë prej 5 tetorit. Gjatë kësaj kohe ka qenë i dëmtuar, por ftesës së kombëtares së tij i është përgjigjur pozitivisht. Bale ka folur për situatën e tij përpara ndeshjes së nesërme kundër Azerbajxhanit, teksa thekson se është gati për të zbritur në fushën e blertë.

Është e qartë që ndjej më shumë emocione kur luaj me Uellsin sesa kur aktivizohem me Realin. Njoh prej moshës 17-vjeçare pjesën më të madhe të lojtarëve në kombëtare, është njësoj si të luash me miqtë në një park. Këtu flas gjuhën time dhe ndihem më i lehtësuar. Jap gjithmonë maksimumin, në çdo ndeshje.

Nëse këtë javë do të kisha ndeshje me Realin, do të isha i gatshëm dhe do të stërvitesha me qëllimin për të zbritur në fushë. Ndoshta kjo gjë nuk u pëlqen atyre, por është vetëm koincidencë fakti që këtë javë do të luaj për Uellsin“, përfundon Gareth Bale. /abcnews.al

bale-zidane.jpg
Vladimir Prenga15:42 | 05/11/2019

Real Madrid përballet nesër me Galatasaray në “Santiago Bernabeu” dhe trajneri Zinedine Zidane ka dalë para mediave dhe ka folur për shumë tematika. Një ndër më interesantet ka qenë rreth sulmuesit anësor, Gareth Bale, i cili është ftuar nga Uellsi edhe pse është i dëmtuar.

“Ne duam që ai të jetë ‘ok’, por nuk është. Nëse e Uellsi e thërret Bale, ata kanë të drejtën e tyre. Ai është thirrur dhe askush nuk mund të përfshihet në këto gjëra. Për momentin ai nuk është i gatshëm, kjo është e gjitha që mund t’iu them. Nuk di asgjë në lidhje me bisedën që ai ka pasur me Giggs”, është shprehur trajneri francez.

Më tej ai ka shtuar: “Nuk më shqetëson fakti që Bale do të shkojë me Uellsin pa luajtur me Realin. Nëse nuk është gati, atëherë nuk do të luajë. Nuk futem në këtë diskutim, nëse shtypi po tregohet i padrejtë me të. Bale nuk është i kënaqur që është jashtë ekipit. Kam një raport të mirë me të. Çdo ditë i themi mirëmëngjesi njëri-tjetrit”.

“E ardhmja? Dua që Bale të qëndrojë deri në fund të sezonit. Është e pakuptimtë ajo që thonë njerëzit, se unë dua që ai të largohet në janar.  Tifozët tanë duhet të mendojnë pozitivisht, sa kohë edhe lojtari do të jetë pjesë e jona. i dëshiron të rikuperohet, por ende nuk ka ndodhur diçka e tillë. /abcnews.al

Bale.png
Igli Nikolli11:37 | 04/11/2019

Futbolli është i çuditshëm dhe situatat brenda një ekipi ndryshojnë shpesh gjatë një sezoni. Kështu po ndodh edhe te Real Madrid. Zinedine Zidane kërkonte me insistim shitjen e Gareth Bale verën e kaluar.

Uellsiani ishte kundër largimit dhe rezistoi gjatë. Raporti me trajnerin francez preku fundin, por anësori ofensiv ia doli të vazhdonte aventurën me “Los Blancos”.

30-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në kampionat këtë sezon dhe ka vendosur të largohet sipas raportimeve të El Mundo Deportivo. Ofertat nuk i mungojnë dhe janë tunduese në aspektin financiar, sidomos nga Kina e largët. Por ka një problem. Zidane është kundër largimit të tij!

Trajneri e cilëson një lojtar të rëndësishëm për vazhdimësinë dhe ka dalë kundër transferimit të uellsianit. Në verë “fitoi” Bale, të shohim kush do ia dalë kësaj radhe… /abcnews.al

Zidane.png
Igli Nikolli11:16 | 14/10/2019

Ndeshjet e kombëtareve mbeten gjithmonë një minë me sahat për klubet. Lojtarë të ndryshëm dëmtohen dhe më pas mungojnë gjatë, duke mos dhënë kontributin e tyre në vazhdim. Neymar, Sanchez, Chiesa dhe Zapata janë disa nga lojtarët që kanë hasur probleme.

Por jo vetëm. Edhe Reali ka marrë një lajm të keq. Mbrëmë u zhvillua ndeshje Uells-Kroaci dhe dy lojtarë të ekipit të Zidane hasën probleme. AS raporton se Gareth Bale dhe Luca Modric kanë pësuar lëndime.

Luca Modric dhe Gareth Bale

Më serioze duket gjendja e mesfushorit kroat, i cili doli nga fusha duke çaluar. Flitet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Të dy lojtarët do i nënshtrohen kontrolleve mjekësore të detajuara dhe orët e ardhshme do të përcaktojnë më mirë gjendjen e tyre. /abcnews.al

Bale-2.jpg
Igli Nikolli10:38 | 10/10/2019

Uellsi do të provojë të fitojë në Trnava përballë Sllovakisë vendase për të mbajtur hapur shpresat e kualifikimit në Evropian. Ekipi i Giggs renditet në vend të katërt me 6 pikë, katër më pak se kryesuesit e Kroacisë dhe tre më pak se Sllovakia e Hungaria.

Shpresat për një rezultat pozitiv varen te Gareth Bale, i cili kaloi një verë shumë të vështirë. Zidane dëshironte largimin e tij, por sulmuesi insistoi dhe qëndroi. Deri tani ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar po kaq asiste.

Gjatë konferencës për shtyp, 30-vjeçari theksoi se pavarësisht emocioneve të ndryshme që përjeton, mendjen e ka të qartë.

Provoj emocione të ndryshme në lojë. Mendoj se është normale që një prej këtyre është edhe zemërimi, por unë s’kam asgjë për të cilën do të duhesha ta qartësoja mendjen time”, ka thënë Bale. /abcnews.al

C287225F-F78B-413B-A7F6-D9CEE312D52F.jpeg
Klejdi Kaimi15:37 | 08/10/2019

Sulmuesi i Realit të Madridit, Gareth Bale kërkon largimin sipas gazetarit spanjoll Guillem Balague. Uellsiani, i cili ka fituar gjithçka me “galaktikët”, po e mendon seriozisht largimin.

“Për Bale është mbushur kupa”, -thotë Balague. “Ai nuk mund të vazhdojë më kështu. Zidane e la jashtë Championsit këtë javë dhe askush se di pse. Një lojtar si ai nuk mund ta shikojë ndeshjen nga tribuna”.

“Agjenti i tij gjatë merkatos i ofroi mundësi të reja, por uellsiani vendosi të qëndrojë. Ai kërkon vetëm minuta për të dhënë më të mirën në fushë, për të shënuar gola ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë. Ata po bëjnë totalisht të kundërtën”, – mbyll Balague. /abcnews.al

realiiii.jpg
ad min10:33 | 01/06/2018

Gareth Bale do të jetë një çështje e nxehtë në merkaton e kësaj vere. Sipas mediave ndërkombëtare, uellsiani mund t’i bashkohet anglezëve të Manchester United ose gjermanëve të Bayern Munchen.

Autori i golit spektakolar në finalen ndaj Liverpool-it në Kiev, pas ndeshjes deklaroi se po e mendonte që të largohej nga klubi. Kjo rriti zërat se ai mund të shkonte drejt Premier Leagues.

Ndërkohe El Confindencial shkruan se Bale ka marrë dy oferta konkrete, një nga United dhe tjetrën nga kampionët e gjermanisë, Bayern Munchen.

Ndërsa uellsianit i duhet të vendosë, Reali kërkon 105-134 milionë paund për të shitur kartonin e futbollistit, i cili ka edhe katër vjet kontratë me “Galaktikët”.

Bale mund të vendosë që të mos largohet fare nga Madridi pas dorëheqjes së Zidane. Mes trajnerit dhe 28-vjeçarit ishin ftohur shumë marrëdhëniet kohët e fundit, me francezin që vendosi që ta linte në stol Bale në finalen e Kievit, pavarësisht se ky i fundit ndryshoi rrjedhën e lojës pasi zëvendësoi Isco-n në minutën e 61./abcnews.al

ronaldo.jpg
ad min13:10 | 27/05/2018

Cristiano Ronaldo paralajmëron largimin nga Reali i Madridit. Ylli portugez u duk sikur tha fjalë lamtumire në përfundim të finales së Championsit.

Për herë të parë nuk ishte ai kryesori.

Cristiano Ronaldos iu vodh protagonizmi nga Gareth Bale në finalen e Kievit, dhe portugezi gjeti një mënyrë tjetër për të kthyer gjithë vëmendjen nga ai.

Me të përfunduar sfida ndaj Liverpulit, me fitoren e Championsit të tij të pestë në karrierë, superylli portugez, pati disa fjalë për të thënë për të ardhmen.

Cristiano Ronaldo: “Tani le të shijojmë momentin, në ditët e ardhshme, po, do të jap një përgjigje për klubin dhe për tifozët që kanë qenë gjithnjë me mua. Ishte shumë mirë, ishte shumë bukur të luaje për Realin e Madridit, në ditët e ardhshme do të flas”.

Fjalët e tij shkaktuan një tronditje jo të vogël.

Trajneri Zidane u shpreh në konferencën për shtyp se i takon vetë lojtarit që të vendosë, por ishte me besim se Ronaldo nuk do të largohet.

Futbollistët po ashtu as nuk e çonin në mendje ikjen e tij, ndërsa presidenti Perez i kujtoi kontratën që ende ka me Realin.

Gjerësisht me të u morën mediat.

“Marca” bën lojë shkronjash: Të pathyeshëm, duke futur numrin 13 në mes të fjalës. Kristiano hedh hije dyshimi: Ishte bukur të luaje për Madridin!

Më e drejtpërdrejtë gazeta “AS”: Dy bomba të Bejlit dhe një e Cristianos! I pari zgjidhi ndeshjen me golat e tij, i dyti kërcënoi me largimin!

“El Mundo Deportivo”: Bomba CR7! Një Champions i dhuruar. Dy gafat e portierit Karius ndihmuan Realin!

“Sport” po nga Barcelona: Bomba Cristiano! CR7 lajmëron largimin pas fitores së Championsit, po kështu mendon edhe Bejli! Një finale qesharake!

Gazeta “ABC”: Real Madridi në legjendë … Ronaldo nuk gjen rastin e duhur për të lajmëruar largimin!

Nga Anglia, komentet janë të tjera dhe nuk merren me Ronaldon.

“Deili Meil” shkruan “Ekstazi” për Bale dhe “agoni” për Salahun.

“Sandi Ekspres”: Bale hedh nokaut Kopin! Moment magjie!

“Star Sport”: “Bale epik! Mrekullia e tij vendosi për Realin pas dëmtimit të Salahut!

Natyrisht, Ronaldo nuk ishte i interesuar vetëm për të ardhmen, por edhe për trofeun që sapo fitoi.

Cristiano Ronaldo: “Të gjitha finalet janë të komplikuara. E dinim që Liverpuli do ta niste fort ndeshjen, dhe skuadrat angleze janë të tilla, por jemi fitues të drejtë. Shënuam 3 gola, mund të shënonim edhe më shumë. Hymë në histori dhe e merituam më shumë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono