gareth bale

Pogba.jpg
Vladimir Prenga10:28 | 28/12/2019

Zhvillime te Real Madrid. Drejtuesit e klubit spanjoll e kanë ndarë mendjen dhe nuk duan ta transferojnë francezin Paul Pogba. Trajneri Zinedine Zidane e ka kërkuar prej kohësh, por në klubin madrilen janë të vendosur t’i besojnë të riut Federico Valverde.

Ata janë të qartë: nëse blejnë mesfushorin e Manchester United, atëherë do të pengonin rritjen e lojtarit uruguaian. 21-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë dhe mund ët kthehet në një nga më të rëndësishmit për Realin në të ardhmen. Zidane duhet të mësohet me këtë ide.

BALE – Uellsiani mund të largohet dhe në Angli duket se kanë gjetur formulën për transferimin e sulmuesit anësor. Tottenham ëndërron rikthimin e Gareth Bale dhe “The Sun” zbulon edhe ofertën që “Spurs” po mendojnë të bëjnë për 30-vjeçarin.

Thuhet se për shërbimet e Bale do të ofrohet Christian Eriksen, i cili është në përfundim kontratë. Veç tij, Tottenham është gati të paguajë edhe 30 milionë euro. Real Madrid ka në dorë gjithçka.  Sigurisht më parë në zyrat e klubit duhet të mbërrijë oferta. /abcnews.al

Bale.jpg
Igli Nikolli13:28 | 23/12/2019

Ryan Giggs ia doli të kualifikonte Uellsin në Euro 2020. Legjenda e Manchester United, aktualisht në rolin e trajnerit të kombëtares së tij, është ndalur te Gareth Bale. Ylli i Real Madrid krijoi polemika të shumta me flamurin e vendit të tij që hapi gjatë festës së kualifikimit, aty ku i jepte prioritet golfit përpara klubit aktual.

Giggs e mohon diçka të tillë në një prononcim për Sky Sports dhe konfirmon dashurinë e madhe të sulmuesit anësor për lojën më të bukur me top, sidomos lidhjen e tij të veçantë me golat.

Golfi më i rëndësishëm se futbolli? Nuk është e vërtetë. Gareth adhuron të luajë futboll, të fitojë dhe të shënojë gola, është i dashuruar pas shënimit të golave. Ai gjendet në një nga klubet më të mëdha në botë, ka fituar katër herë Champions League, ka fituar gjithçka dhe është në gjendje t’i menaxhojë kritikat e kohëve të fundit“, thekson trajneri i Uellsit. /abcnews.al

Bale-Gareth-1.png
Igli Nikolli23:46 | 05/12/2019

Shumë po flitet për të ardhmen e Gareth Bale. Agjenti i lojtarit uellsian, Jonathan Barnet ka dhënë një prononcim për BBC, aty ku flet për situatën aktuale të lojtarit, merkaton dhe objektivat e anësorit ofensiv.

Gareth nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga Real Madrid. Ai ka një kontratë dhe është 100% lojtar i Realit. Është i motivuar dhe do të bëjë mirë. Bale dëshiron të fitojë kampionatin, Champions League dhe çdo trofe të mundshëm.

Mund të them që nuk është euforik në lidhje me situatën e krijuar, por diçka e tillë nuk ka shanse të pasqyrohet në fushë. Faktet dhe statistikat tregojnë se Reali është më i fortë me Bale në fushë.

Askush nuk e ka akuzuar se nuk jep 100%, ai mbetet ende një ndër lojtarët më të mirë në botë. Një ofertë për t’u larguar? Nëse do të jetë një mundësi e mirë, do ta vlerësojmë dhe do të bisedojmë me presidentin e klubit“, përfundon agjenti i lojtarit uellsian. /abcnews.al

Bale.png
Igli Nikolli21:30 | 05/12/2019

Gareth Bale nuk i kurseu elozhet për Jose Mourinhon gjatë një deklaratë të bërë një ditë më parë. Uellsiani i Real Madrid komentoi uljen e “Special One” në pankinën e Tottenham, teksa tha këto fjalë: “Jose është një fitues dhe klubi dëshiron të fitojë trofe. Mendoj se kanë vepruar mirë që morën Mourinhon. Portugezi është më i miri që mund të dërgojë Tottenham te trofetë“.

Trajneri portugez nuk vonoi t’i kthejë përgjigje 30-vjeçarit dhe e falënderoi atë pas ndeshjes kundër Manchester United. “Unë e vlerësoj Bale. Nuk e dija që kishte thënë këto fjalë për mua, i jam shumë mirënjohës“, thekson Mourinho, i cili pyetet edhe nëse do t’i pëlqente ta kishte në dispozicion lojtarin ofensiv.

Shumë po flitet rreth një rikthimi të Bale te Tottenham, aty ku kaloi 6 sezone përpara se të transferohej në Madrid. “Nuk e keni të nevojshme t’iu jap një përgjigje… “, shprehet Mourinho, duke lënë të nënkuptohet se blerja e lojtarit britanik do e lumturonte pas masë. /abcnews.al

Bale-Gareth.png
Igli Nikolli16:14 | 04/12/2019

Gareth Bale zgjodhi një mënyrë ndryshe për të festuar kualifikimin e Uellsit në Euro 2020. Lojtari i Real Madrid shpalosi një flamur të kombit të tij, aty ku shkruheshin prioritetet e tij: Uellsi, golfi dhe Real Madrid.

Ironia ndaj klubit nuk mungoi dhe diçka e tillë solli acarimin e tifozëve. Kritikat arritën kulmin, teksa nuk munguan ofendimet ndaj 30-vjeçarit. Bale sqaron situatën në deklaratën e dhënë për BT Sport dhe nuk mungon një koment për uljen e Jose Mourinhos në pankinën e Tottenham.

Bale duke festuar kualifikimin e Uellsit në Europian

Herën e parë që dëgjova ofendimin e tifozëve pësova një shok, nuk dija si ta menaxhoja atë situatë. Tani jam mësuar, ka ndodhur më shumë se një herë. Thjesht ngre supet, skam çfarë të bëj tjetër. Po punoj fort për t’u treguar tifozëve se çfarë jam në gjendje të bëj.

Mourinho? Jose është një fitues dhe klubi dëshiron të fitojë trofe. Mendoj se kanë vepruar mirë që morën Mourinhon. Portugezi është më i miri që mund të dërgojë Tottenham te trofetë“, përfundon Gareth Bale.

Bale.png
Igli Nikolli19:22 | 22/11/2019

Gareth Bale dhe shokët e tij festuan gjatë fitoren e Uellsit kundër Hungarisë dhe kualifikimin ë Europianin e vitit të ardhshëm. Ylli i Real Madrid krijoi polemika me mënyrën e festimit pas ndeshjes.

30-vjeçari shpalosi një flamur ku shkruheshin sipas radhës fjalët Uells, golf dhe Madrid, duke theksuar qartësisht prioritetet e tij. Zinedine Zidane ka folur në lidhje me lojtarin britanik dhe episodin pas ndeshjes së kombëtares në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sociedad.

Bale duke festuar kualifikimin e Uellsit në Europian

Është krijuar shumë zhurmë në lidhje me festimin e Bale, por duhet të përqendrohemi te ndeshja kundër Real Sociedad. Çdokush ka mendimin e tij, por ajo ishte e tepërt.  Jam i lumtur që Bale është rikuperuar.

I ka dhënë shumë Realit dhe më pëlqen të merrem vetëm me aspektin sportiv. Pjesa tjetër nuk më intereson. E kam parë po kaq të lumtur edhe pas golit të shënuar në finalen e Champions League (kundër Liverpool)“, përfundon trajneri francez. /abcnews.al

Mou-1.png
Igli Nikolli15:41 | 21/11/2019

Jose Mourinho është entuziast për aventurën me Tottenham. Trajneri i njohur u rikthye pas gati një viti në stol (u shkarkua dhjetorin e kaluar nga Manchester United) dhe do të debutojë në stolin e Spurs në transfertë kundër West Ham.

Akordi me klubin londinez do të zgjasë deri në vitin 2023, teksa “Special One” kishte një kusht të vetëm për të pranuar ofertën e Tottenham. Daily Mail raporton se Mourinho i kërkoi presidentit Levy garanci për qëndrimin e Harry Kane, kapiteni, goleadori dhe simboli i skuadrës.

Bruno Fernandes

Trajneri e cilëson sulmuesin anglez si ndër më të mirët në botë dhe projekti i ri do të përqendrohet tek ai. Sa i përket merkatos, një tjetër emër ka dalë në skenë pas Gareth Bale. Flasim për Bruno Fernandes, mesfushorin e Sporting Lisbonës. AS raporton se “Gjelat” kanë gati 150 milionë euro për të arritur akordin me këta dy futbollistë, të cilët pëlqehen shumë nga Jose Mourinho. /abcnews.al

roma-mourinho.jpg
Igli Nikolli13:35 | 20/11/2019

Mauricio Pochettino ka një meritë të madhe. Trajneri argjentinas dërgoi Tottenham në një nivel të lartë dhe Spurs janë prej vitesh një ndër skuadrat më të forta në Premier League dhe Europë. Ky sezon ka nisur shumë keq dhe drejtuesit vendosën të bënin ndryshime në stol. Pochettino u shkarkua dhe në vend të tij ka ardhur Jose Mourinho.

Portugezi mbetet një strateg i madh dhe zgjedhja e tij është miratuar nga lojtarët. Entuziazëm edhe te tifozët, të cilët e shohin “Special One” si njeriun e duhur për të drejtuar ekipin e zemrës. Jo vetëm kaq, pasi është rihapur një skenar edhe në merkato. The Guardian raporton se dhurata e parë për Mourinhon pritet të jetë Gareth Bale.

Raportet e uellsianit me Real Madrid janë në pikën më të ulët dhe një rikthim tek ekipi ku shpërtheu e kaloi 6 sezone, do të ishte i mirëpritur. Nga Reali, nga vetë lojtari dhe nga trajneri portugez, i cili mbetet një admirues i anësorit ofensiv. /abcnews.al

bale-zidane.jpg
Vladimir Prenga09:32 | 17/11/2019

Gjeniale kënga më e re që tifozët e Uellsit kanë bërë për lojtarin e tyre Gareth Bale. Sulmuesi anësor i Real Madrid, edhe pse në Spanjë ishin të bindur që ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante me kombëtaren e tij, u aktivizua në sfidën kundër Azerbajxhanit dje për 60 minuta.

Bale nuk shënoi, por pas ndeshjes pati mundësinë të këndonte një këngë të tifozëve britanikë. Teksti? “Uells, golf, Madrid”.

Përfundimi? Video po bëhet virale dhe normalisht në Madrid nuk është se janë të kënaqur kur shohin se ylli i skuadrës së tyre më shumë luan golf se sa aktivohet me Realin. /abcnews.al

top.jpg
Vladimir Prenga08:59 | 17/11/2019

Janari është “në derë”. Shumë klube të mëdha po planifikojnë të bëjnë lëvizje në merkato dhe po shohin të realizojnë objektivat e tyre. Real Madrid është “fiksuar” të transferojë mesfushorin Paul Pogba. Kampioni i botës dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Zinedine Zidane e pret krahëhapur.

Deri këtu dihen të gjitha. “The Sun” shkruan se në klubin spanjoll janë të bindur se United është i interesuar për anësorin Gareth Bale, i cili te Reali nuk po kalon një moment të mirë. Janari mund të jetë muaji i ndryshimit për të.

Spanjollët mendojnë se “Djajve të kuq” u intereson një shkëmbim Pogba-Bale dhe se të dyja palët do të ishin të kënaqura me këtë lëvizje. nëse do të bëhej realitet, padyshim do të ishte një nga shkëmbimet më të bujshme në botën e futbollit, pasi bëhet fjalë për lojtarë që kushtojnë rreth 100 milionë euro dhe vlerat e tyre dihen. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono