garda

ilir-meta1.jpg
ad min12:36 | 17/06/2019

Ndërkohë Presidenti i Republikës ka kërkuar informacione për kërcënimet ndaj sigurisë së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Kreu i shtetit ka thirrur në zyrë mesditën e sotme kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Mësohet se Presidenti ka kërkuar informacion mbi natyrën e kërcënimeve ndaj shefit të opozitës, si dhe për masat që ka marrë garda e republikës para një situate të tillë./ABC News Albania 24/7

Berisha-1-1280x712.jpg
ad min21:42 | 18/04/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk u frikësohet organeve të reja të drejtësisë pasi sipas tij ai ka zbatuar vetëm ligjin. Më tej lideri demokrat është shprehur se edhe në rastin e 21 Janarit garda ka zbatuar ligjin.

Mirela Milori: Gjithë kundërshtarët tuaj thonë se doni t’i shpëtoni SPAK?

Sali Berisha: Unë e hoqa mandatin.  

Mirela Milori: Me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ju do dilni përpara drejtësisë së re?

Sali Berisha: Kur ishin në Parlament thonin se kanë imunitetin, ne e dorëzuam mandatin. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë lidhje me to. Kam zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Një mal me shpifje dhe trillime ke dëgjuar gjatë 27 vjetëve. Por nuk ka kush një fakt më të vogël se është shkel qoftë dhe një herë të vetme ligji.

Mirela Milori: Pa dashur që ta çoj në ekstrem por akuzoheni për 21 Janarin?

Sali Berisha: Për çfarë?

Mirela Milori: Për 4 të vrarët në Bulevard.

Sali Berisha: Po kush i solli aty? Unë i solla? A i solli Edi Rama? Kush ishte komandat i grupit të zjarrit? Ka qenë ai që sot është kryetar i PS-së për Matin.

Mirela Milori: Një njeri duhet të marrë urdhër që të veprojë?

Sali Berisha: Jo këtu është gabimi. Garda nuk merr urdhër. Ky është i gjithë problemi. Garda nuk merr urdhër. Garda me ligjin që ka bërë qeveria e PS-së, por them se mund të jetë edhe i vendeve të tjera, garda nuk merr urdhër, nuk qëllon me urdhër. Grada funksionon në këtë formë. Po i gjuajte të gjuan një herë, po vazhdove ta gjuash me objektet të forta të gjuan tek këmbët. Po vazhdove ta gjuash të eliminon.

Mirela Milori: Ju thanë se nuk ka fakte dhe nuk ka asgjë gjatë karrierës suaj, por nga çfarë ka frikë Sali Berisha?

Sali Berisha: Tani të them një gjë. Por jo tani por gjithmonë i thoja vetes, kam pas një moto “trim nuk jam por frikë nuk kam”.   Çfarë dua të them me këtë? Se unë nuk doja t’u rrihja gjoksin të tjerëve, por nga ana tjetër ka gabuar çdo njeri mbi tokë që ka menduar të më trembë mua. Nuk trembem, absolutisht. /abcnews.al

trump-1280x778.jpg
ent ela22:51 | 08/04/2019

Teherani zyrtar shpall ushtrinë amerikane si organizatë terroriste. Ky vendim erdhi si reagim pasi SHBA përfshinë Gardën Revolucionare iraniane në listën e zezë të organizatave terroriste.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur trupat elitë të Gardës Revolucionare Iraniane një organizatë terroriste. Është hera e parë që Shtetet e Bashkuara etiketojnë ushtrinë e një vendi tjetër si një grup të tillë. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Garda Revolucionare është mjeti kryesor i Republikës Islamike për të implementuar fushatën e saj globale të terrorizmit. Duke reaguar, ministri i Jashtëm iranian Mohamad Xhavad Zarif i ka propozuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Teheran që të fusë trupat amerikane që veprojnë në Lindjen e Mesme dhe Azi në listën e tij të organizatave terroriste.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë ngritur që kur Trump tërhoqi Amerikën nga pakti bërthamor ndërkombëtar. Mediat e huaja raportojnë se, pjesëtarë të shumtë të gardës iraniane janë anëtarësuar në grupe e organizata që më parë kanë qenë subjekt sanksionesh nga Uashingtoni për shkak të programit bërthamor, mbështetjes së terrorizmit dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Në fjalimin e tij të së hënës, presidenti Trump u shpreh: “Ky hap i paprecedent i ndërmarrë nga Departamenti i Shtetit njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një shtet që sponsorizon terrorizmin, por se Garda Revolucionalire ka qenë një njësi aktive në financimin dhe promovimin e terrorit, si një vegël e agjendës shtetërore”, deklaroi Trump./abcnews.al

protesta-e-opozites-masat.jpg
ad min18:25 | 20/03/2019

Më shumë se 1200 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës që pritet të zhvillohet nesër para Parlamentit. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të enjten e 21 Marsit para Parlamentit ka angazhuar më shumë se 1200 efektive të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Forca të shumta të policisë do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga ku do të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Gjithashtu qytetarët dhe  protestuesit do të pengohen me kordonë metalike të kalojnë gjatë pedonales Murat Toptani, duke filluar nga Ministria e Brendshme e deri te Akademia e Shkencave.

Garda e Republikës ka shtuar edhe elementët e sigurisë, për të penguar depërtimin e protestuesve brenda rrethimit të Kuvendit.

Në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, atëherë do të përdoret edhe gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ashtu si edhe në manifestimet e tjera të zhvilluara më herët./abcnews.al

artan-hoxha-1-1280x747.jpg
ent ela20:11 | 16/02/2019

Gazetari Artan Hoxha ka folur për protestën e opozitës e cila u mbajt sot përpara Kryeministrisë. Ai është shprehur se falë reagimit të Policisë dhe Gardës, sot u shmang një 21 Janar i dytë.

“21 Janari nuk u përsërit sepse reagimi i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës nuk ishte si ai i 21 Janarit. Ata zgjodhëm të keqen më të vogël sepse dëmet mkatreiale nuk llogarriten në krahasim me jetët njerëzore. Ajo që unë pash ishte se polica që në mëngjes dhe e kam parë me vëmendje nuk ishte e pajisua me shkopinj gome, helmeta etj. Policia ishte e pajisu vetëm me maska kundër gazit.

Së dyti rreshtimi ishte i Policisë së Komisariateve dhe patrullës së “Shqiponjave”. Zakonisht në protesta dalin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Speciale. Sot polica nuk e kishte ndërmend të sulmonte. Garda e Republikë nuk ishte në paraqitje fare gjatë protestë.

Polica thjesh kishte krijuar një kordon pa asnjë lloj mase. Policia nuk është e pajusur për të përbaluar përdorimin e lëndëve djekëse dhe ndaj policia hoqi kordonin. Polica është e justifikaur në pjesën që prishi gardhin dhe po të donte ta mbante gardhin nuk do mund ta mbante dot. Unë mendoja se kjo protestë do të vijonte por ndërhyrja e ndërkombëtareve bëri që protesta të mbyllej aq shpejt”./abcnews.al

PLANE-PARLAME-00001.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 14/02/2019

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet dhe penal kundër nënkryetarit demokrat  Edi Paloka, pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku ky i fundit i hodhë bojë kryeminsitrit Edi Rama.

Deklarata e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka. /abcnews.al

Dypl0kiWkAAM5z4.jpg
ent ela19:02 | 05/02/2019

Strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë të Europës do të zgjerojnë operacionet edhe në Ballkan. Të martën në Bruksel, Komisioni Europian ka nënshkruar një marrëveshje që lejon nisjen e patrullimeve në Malin e Zi.

Së shpejti, rojet e kufinjve dhe brigjeve europiane do të kryejnë operacione edhe në vende të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e parë statuore zyrtare është nënshkruar nga Mali i Zi dhe Komisioni Europian në Bruksel. Me hyrjen e saj në fuqi, kjo marrëveshje synon menaxhimin e kufirit të Malit të Zi dhe operacione të përbashkëta me agjensinë FRONTEX në rast të flukseve të papritura migratore. Marrëveshje të tjera të tilla do kryhen edhe me vende të tjera të Ballkanit.

Dimitris Avramopulos, komisioner për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme:

“Shumë shpejt, rojet e kufijve dhe të brigjeve europiane do të kenë mundësinë që të kryejnë operacione të përbashkëta jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që mbrojtja e kufijve mbetet përfundimisht përgjegjësia e Malit të Zi, rojet e kufijve dhe brigjeve europiane do të mund të sjellin ndihmën e tyre në raste të një fluksi masiv emogracioni”.

Mevludin Nuhodžić, ministër i brendshëm i Malit të Zi:

“Kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë së kufinjve dhe përmirësimin e luftës së përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm. Do të kontribuojë gjithashtu edhe në mbrojtjen më të mirë të kufinjve tanë nga të gjitha llojet e krimeve ndërkufitare”.

Sipas Komisionit Europian, sfidat e sigurisë dhe migracionit me të cilat përballet Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të mêdha dhe kërkojnë një përballje të bashkët.Komisioni Europian parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve tê tilla edhe me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

GARDA-PRENDI-PADIA.mpg_snapshot_00.15-1280x723.jpg
ent ela16:27 | 06/11/2018

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim një padi të Gardës së Republikës kundër ish-kreut të këtij institiucioni, Ndrea Prendi. Në këtë padi Garda i kërkon gjykatës të detyrojë Prendin të shpaguajë dëmshpërblimin e dhënë familjes së Faik Myrtajt, për vrasjen e tij në demonstratën e 21 janarit 2011. Në seancën përgatitore të zhvilluar të martën gjyqtarja Monjola Xhaxho vendosi të shpallë moskompetencë të shqyrtimit të padisë dhe dërgimin e akteve në Gjykata Administrative Tiranë. Referuar padisë që tashmë do të shkojë në Administratë, Garda kërkon 65 milionë lekë të rinj, dëmshpërblimi i paguar prej saj tek familja Myrtaj, si edhe 680 mijë lekë shërbime përmbarimore. /abcnews.al

vullkani.jpg
ad min12:57 | 04/05/2018

Në Hawaii ka shpërthyer vullkani Kilauea. Për këtë zhvillim është shpallur gjendja e emergjencës dhe janë evakuuar mijëra banorë.

Vullkan i malit Kilauea ka shpërthyer pranë një zone banimi në ishullin më të madh të Hawaii-t, duke nxitur një gjendje të jashtëzakonshme lokale dhe evakuimin e detyrueshëm të 1,700 banorëve. Nivelet jashtëzakonisht të larta të gazit të rrezikshëm të dioksidit të squfurit janë zbuluar në zonën e evakuimit, bëri të ditur Agjencia Civile e Mbrojtjes. Qendrat e komunitetit janë hapur për të siguruar strehim. Shpërthimi pason një seri tërmetesh të forta gjatë ditëve të fundit. Një dalje e kraterit vullkanik – i njohur si Puu Oo – u shemb më herët këtë javë, duke dërguar llavë poshtë shpateve të malit drejt zonave të banuara.

Zyrtarët kishin paralajmëruar banorët gjatë gjithë javës që ata duhet të jenë të përgatitur për tu evakuuar për shkak të situatës së rrezikshme. Banorët tregojnë tmerrin që kaluan dhe frikën e tyre. Një familje thotë se janë larguar nga shtëpia e tyre në momentet e fundit përpara se llava të shkatërronte banesën.

Guvernatori i Hawaiit, David Ige, thotë se ka aktivizuar rezervistë ushtarakë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar evakuimin e mijëra qytetarëve. Pamjet televizive treguan një lumë të llavës që buron nga mali Kilauea. Ndërkohë, më herët këtë vit, një alarm fals se është lëshuar një raketë balistike në drejtim të ishullit shkaktoi panic, duke detyruar shtetet amerikane që të rishqyrtojnë sistemet e tyre të alarmit./abcnews.al

trump-3-1280x853.jpg
ad min12:00 | 05/04/2018

Garda Kombëtare Amerikane është dërguar në kufi me Meksikën pasi presidenti Donald Trump firmosi dekretin që urdhëron shtimin e kontrolleve. Kjo masë është ndërmarrë nga administrata Trump për të ndaluar fluksin e drogës dhe emigracionit ilegal.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka firmosur dekretin për vendosjen e Gardës Kombëtare në kufirin jugor me Meksikën për të përforcuar sigurinë. Në urdhërin ekzekutiv, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon se “situata në kufi ka arritur në një pikë krize” dhe që përkujdesja ligjore në kufirin me Meksikën është në mospërputhje të plotë me sigurinë dhe sovranitetin e popullit amerikan.

Në dekret, Trump urdhëron sekretarin e Mbrojtjes që të mbështesë departamentin për sigurinë kombëtare në garantimin që në kufirin jugor t’i jepet fund fluksit ilegal të drogës dhe personave. Gjithashtu ka dhënë afat 30 ditë që drejtuesit e agjencive të prekura të sugjerojnë masa të tjera të mundshme.

Qëllimi i Presidentit amerikan është ai i përdorirmit të ushtrive të shteteve amerikane për të ndihmuar policinë kufitare deri në ndërtimin e murit mes SHBA-ve dhe Meksikës. Për momentin nuk janë shpërndarë detaje të tjera apo kosto e dekretit dhe as sa kohë do të zgjasë ky mision.

Ndërkohë, Meksika ka kërkuar sqarime zyrtare Departamentit amerikan të shtetit dhe departamentit për sigurinë e brendshme për dërgimin e ushtarëve në vijën kufitare mes dy vendeve. Kjo është konfirmuar për CNN nga ambasadori i Meksikës në Uashington. Ai thotë se ky dekret nuk është pritur mirë dhe shton se shumë shpejt do të merret një vendim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono