garancia

PD-PER-REAGIMET-PER-DAJTIN-1280x720.jpg
ent ela16:06 | 10/02/2019

Të vonuar dhe të shtrënguar e quan Partia Demokratike  reagimin e Minsitrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë lidhur me rastin e Dritan Dajtit.

Vrasësi i 4 dëshmorëve të atdheut Dritan Dajti – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike –është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.  PD deklaron se Ministrja e drejtësisë duhet ti kërkojë prokurorisë zbardhjen e përgjimeve nga burgu të Dritan Dajtit dhe ti thotë shqiptarëve se me kë komunikon ai, kë shantazhon vrasësi i katër policëve dhe kush i ka dalë garant për lirimin e tij të shpejtë?

Për selinë blu faktët tregojnë se Rama e kishte nën kontroll Gjykatën e Lartë kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin. Madje ai heshti ndaj vendimit skandaloz qq i siguron Dajtit liri të shpejtë. Kjo është gjë jo e re, sipas Partisë Demokratike, pasi në qeverisjen e Edi Ramës të gjitha bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë. /abcnews.al

VUCIC-GARANCIA-1280x633.jpg
ent ela20:43 | 13/09/2018

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërkuar garanci për integrimin europian të Serbisë në rast të një marrëveshjeje me Prishtinën. Megjithatë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Vuçiç ka paralajmëruar se bisedimet për një marrëveshje mund të zgjasin deri në 10 vjet.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të kërkojë garanci që në rast të një marrëveshjeje me Kosovën vendi i tij të anëtarësohet në BE. “Në rast se ne e arrijmë një marrëveshje, Serbia duhet të marrë garanci të qartë se do të bëhet anëtare e Unionit në vitin 2025”, ka deklaruar Vuçiç.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti serb ka thënë megjithatë se mund të duhen deri në 10 vjet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për shkak të qëndrimeve të kundërta.

“Ndonjëherë më vjen për të qeshur kur dëgjoj njerëz që i thjeshtësojnë gjërat dhe thonë se marrëveshja bazohet vetëm në një vijë dhe në shkëmbimin e 3 fshatrave me 6”, ka vijuar Vuçiç. Javën e kaluar Vuçiç dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi anuluan papritur një takim kokë më kokë në Bruksel, ku pritej të diskutonin për herë të parë shkëmbimin e territoreve. Tani ata kanë në plan të takohen më vonë gjatë shtatorit.

“Nëse do të arrijmë një marrëveshje, ajo duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që t’u japë zgjidhje jo vetëm marrëdhënieve tona me shqiptarët e Kosovës, por që të përmbajë edhe një rezolutë për rrugën tonë europiane dhe zhvillimin ekonomik”, ka vijuar Vuçiç për “Reuters”.

Presidenti serb ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të BE-së dhe rritja e popullaritetit të partive ekstremiste në vendet anëtare mund të cënojë shanset për arritjen e një marrëveshjeje me Prishtinën. “Vërtet mendoni se qytetarët e atyre vendeve duan t’ia dinë për anëtarësimin e Serbisë?”, është shprehur Vuçiç. Ai ka pranuar se zgjidhja është e pamundur pa mbështetjen e Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono