gara

Screenshot_1-21.jpg
Sej rie10:30 | 10/08/2019

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Skuadrat që kanë probleme me financat dhe rrezikonin licencimin  Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari do të jenë pjesë e edicionit të ri të Superiores. Skuadra e Partizanit do ta nis mbrojtjen e titullit kampion në transfertën e Kukësit. Në javën e parë Tirana do të presë në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, Skënderbeu sfidon Flamurtarin, Teuta përballet me Bylisin ndërkohe që Vllaznia pret në shtëpi Laçin. Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani do të zhvillohet në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore./ABC News Albania 24/7

 

gjykata-e-larte-1-1-1280x714.jpg
nev ila19:00 | 25/07/2019

Mbyllet gara për kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Ndër 21 emrat e publikuar, janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sula, Jordan Daci, Alma Loci, Lindita Troja, dhe Jetmira Rragami të gjithë me profesion juristë. Nga këta, do të zgjidhen 4 kandidatë.

Të interesuarit kanë pasur dy javë kohë që të shprehin interesin e tyre duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Duke iu referuar rregullores, faza e përzgjedhjes do të kalojë në 5 etapa, duke  filluar nga shqyrtimi dhe miratimi nga Komisioni i projektvendimit paraprak të vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve./ABC News Albania 24/7

 

ismail-kadare.jpg
ent ela15:40 | 23/07/2019

Shkrimtari i njohur i letrave shqipe Ismail Kadare është përzgjedhur, si një nga nëntë finalistët e çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt. Ky çmim konsiderohet si nobeli i Amerikës për Letërsinë.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka publikuar në faqen zyrtare ku uron akademikun e nderit Kadare. Organizatorët e konsiderojnë letërsinë një zë të fuqishëm.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet  nga Universiteti i Oklahomës. Disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Giuseppe Ungaretti etj.

Fituesi shpallet më 16 tetor në Festën e Neustadt Litit 2019. /ABC News Albania 24/7

profimedia-0232331913-1280x757.jpg
nev ila14:09 | 18/07/2019

Turi i Francës është një sukses i madh sportiv, por edhe promovim i turizmit. Gara më e vjetër e çiklizmit në botë tërheq çdo vit miliona njerëz.

Ky qytet përfitoi shumë në fare pak ditë.

Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës, besohet se ka futur në xhep rreth 60 milionë euro vetëm sepse organizoi nisjen e Turit të Francës, pra etapën e parë të tij.

Rreth 1 milionë turistë vizituan qytetin historik, me hotelet, transportin dhe shitoret e gjithçkaje, që patën të ardhura të mëdha.

“Le Grande Bukle”, gara e madhe franceze, është më e lavdishmja e çiklizmit në të gjithë botën, një sukses sportiv, por edhe financiar.

Rreth 15 milionë spektatorë e ndjekin Turin në rrugët e Francës çdo vit, ndërsa mbi 20 milionë të tjerë e shohin nga televizori.

Kjo do të thotë turizëm i pastër, dhe reklamë e fuqishme e vendeve më të bukura, historike, gjeografike apo artistike të shtetit të famshëm të Europës Perëndimore.

Kështjella, sheshe e rrugë të veçanta, masive pyjorë, fshatra turistikë, liqene e lumenj, filmohen me helikopterë apo dronë dhe promovohen në gjithë rruzullin.

Vetë Parisi ka 50 milionë turistë në vit, për shumë arsye, ndërsa Francës i shtohen miliona sa herë vjen korriku, thjesht nga çiklizmi.

Në Angli, numri i turistëve u rrit me 12 për qind, dhe shpenzimet totale të tyre arritën në 465 milionë paundë stërlina, në vetëm pak ditë që ndoqën etapat që kaluan në ishull, pak vjet më parë.

Kompanitë e ndryshme japin nga 200 000 deri në 500 000 euro për të qenë pjesë e karvanit çdo vit, ndërsa xhiroja vjetore e Turit arrin në 150 milionë euro, me fitimet që janë mbi 30 milionë euro.

Vetë çiklistët, protagonistët kryesorë të, nuk është se kanë fitime kaq të mëdha.

Fituesi merr 500 000 euro, shumë herë më pak sesa një yll i futbollit apo sesa emrat e mëdhenj të tenisit, basketbollit apo futbollit amerikan.

Që nga vendi i 20-të e më pas, çdo çiklist merr vetëm nga 1 000 euro, diçka qesharake./ABC News Albania 24/7

ATLETI-GABIMI-HUMBJA.mpg_snapshot_00.46-1280x720.jpg
ent ela12:10 | 09/07/2019

Një atlet nga Etiopia bëri një gabim qesharak në garën që po zhvillohej në Lozanë të Zvicrës. Ai e mendoi veten fitues një xhiro para fundit, dhe kjo e bëri që të humbiste.

Mund të ndodhë edhe kështu.

Atleti nga Etiopia, Hagos Gebrhiuet, po udhëhiqte bindshëm garën e 5 000 metrave në stadiumin e Lozanës, kur atij i ndodhi një e papritur e pakëndshme.

Ishte vetë 25-vjeçari që gaboi, pasi nuk e dëgjoi zilen që lajmëronte afrimin e xhiros së fundit të garës së Ligës së Diamantit, dhe mendoi se gara përfundoi dhe ai sapo fitoi.

U desh fare pak kohë që të kuptonte të vërtetën, kur shikoi ndjekësin, Jomif Kexhelça, që vazhdoi garën.

Gebrhiuet u kthye menjëherë në garë, por dëshpërimi ishte I tillë që nuk arriti ta merrte veten, duke përfunduar vetëm në vendin e 9-të.

Një zhgënjim i madh për ish-rekordmenin e botës për të rinj, që kishte shpresuar për një tjetër fitore në garën e 5 000 metrave në Ligën e Diamantit.

Përfituesi kryesor i gabimit të tij, ishte etiopiani tjetër, pikërisht Jomif Kexhelça që kaloi i pari vijën e finishit me kohën 13 minuta, 0 sekonda e 56 të mijtat.

Një sukses i madh për 21-vjeçarin, që është edhe rekordmen i garës së miljes, dhe një nga më të mirët në botë në 3 000 e 5 000 metra, por në Lozanë ishte e qartë se ai u ndihmua nga gabimi i patriotit të tij, Gebrhiuet. /ABC News Albania 24/7

gjyakata-e-larte.jpg
G. P.15:27 | 05/07/2019

Javën e ardhshme hapet gara për anëtarët jo gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi projekt-aktet dhe kriteret që duhet të plotësoj çdo kandidat. Kjo lëvizje e KLGJ-së erdhi pas kritikave të presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pak ditë pas letrës së Presidentit të Republikës, ku i drejtoi gishtin Këshillit të Lartë Gjyqësor se është 6 muaj e 20 ditë me vonesë për t’i dërguar listën e emrave për kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, KLGJ-ja hodhi një gjysmë hapi duke miratuar projekt rregulloren që do ti hap rrugën garës për anëtarët jo gjyqtarë. Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 19 anëtarë, ku 4 prej të cilëve do të jenë nga jashtë sistemit të gjyqësorit.

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka përcaktuar se juristët e spikatur do të vlerësohen për tre kritere, aftësitë profesionale, morale dhe menaxheriale.  Në rendin e ditës të KLGJ-së nuk ishte i përfshirë dhe nuk është caktuar akoma se kur do të hartohet projekt-akti për kriteret që duhet të ketë një gjyqtarë që të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë. Anëtarët gjyqtarë duhet që më përpara të kenë kaluar të gjitha hallkat e Vetingut, pra KPK dhe KPA. Vetëm procesi i kalimit të Vetingut kërkon minimalisht 4 muaj kohë.

Praktikisht Gjykata e Lartë do të jetë jashtë funksionit edhe për disa muaj.  Presidenti Meta duhet që të presë mbase edhe disa muaj që në tavolinën e tij të ketë listën e plotë me emrat e kandidatëve për Gjykatën Supreme. Zyrtarisht gara për anëtarët jo gjyqtarë pritet të hapet javën që vjen, por akoma nga këshilli nuk është caktuar koha që do të kenë në dispozicion anëtarët për të kandiduar.

Për secilin prej kandidatëve do të kërkohet informacion në institucionet e tjera siç janë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Shërbimi Informativ Shtetëror etj. Në mbledhjen e Këshillit nuk u diskutua as rekomandimi i EURALIUS, për komandim të përkohshëm të gjyqtarëve nga nivelet me të ulëta në Gjykatën e Lartë,  i cili ka hasur kundërshtime si nga presidenti, ashtu edhe nga anëtarët gjyqtarë të KLGJ-së.

Qeveria e re gjyqësore ka ndjekur rregullat e KLD-së duke i mbyllur dyert mediave pavarësisht interesit të madh që ka publiku, i rritur ndjeshëm pas kritikës që bëri Presidenti i Republikës. Gjykata e Lartë është aktualisht me dy anëtarë Xhezair Zaganjorin që po zhvillon betejen e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Ardian Dvoranin./ABC News Albania 24/7

wimbledon.jpg
G. P.14:07 | 04/07/2019

Dy pretendentë vazhduan me fitoret në Uimbëlldon. Adoleshentja Kori Gof dhe kampioni Novak Gjokoviç, arritën suksese të lehta dhe vazhdojnë rrugën drejt trofeut.

Janë dy yje të tenisit të ndryshëm sa më s’bëhet.  Kori Gof është fillestarja e paracaktuar nga fati, të paktën kështu thonë, dhe mund të quhet se i ka buzët ende “me qumësht”, ndërsa Novak Gjokoviç është kampioni në fuqi i Uimbëlldonit, sot në moshën 31-vjeçare.

Fitoret i patën, sidoqoftë, të ngjashme, ndonëse serbi luajti një set më shumë, siç është rregulli tek meshkujt. Amerikania, pasi mposhti patrioten e saj Venus Uilliams në raundin e parë, kaloi edhe çeken Magdalena Ribarikova me shifrat 2-0 me sete.

Nuk iu desh shumë kohë dhe lodhje, ndërsa 15-vjeçarja u duk sërish si në shtëpinë e vet, në tapetin më të famshëm të barit në të gjithë botën.

Shifrat e seteve ishin 6-3 e 6-3, ndërsa në raundin e tretë do të ndeshet me Polona Hercogun. Parashikuesit ende nuk e japin si favorite vajzën e rritur në Floridë, por ajo nuk ka ndërmend të pyesë shumë për atë që mendojnë të tjerët.

Gjokoviç, ndërkaq, fitoi ndaj amerikanit Denis Kadla (Kudla) dhe rreziku më i madh që pati ishte një rrëzim paksa problematik.  Për fat, nuk ishte dëmtim dhe Nole vazhdoi ndeshjen pa pengesë deri në fund.

Shifrat 3-0 me sete u materializuan me rezultatin 6-3, 6-2 e 6-2.  Edhe pse nuk është një specialist i përsosur në bar, si Rozher Federer, Gjokoviç ia del të jetë pretendent i madh dhe favorit, jo më kot ka fituar 4 tituj në Uimbëlldon.  Në turin e tretë do të ketë përballë polakun Hurkash./ABC News Albania 24/7

MBULIM-MOMENTE-VOTIMI-30-QERSHOR.mpg_snapshot_01.04-1280x720.jpg
ent ela11:20 | 01/07/2019

97 kandidatë garuan për 61 bashki. Në listat e zgjedhësve kishte 3.4 milionë votues.

5 417 ishte numri i qendrave të votimit në mbarë vendin.

36 parti morën pjesë në zgjedhje të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS, me 19 parti aleate; Koalicioni Shpresa për Ndryshim (6 parti të udhëhequra nga Aleanca Kuq e Zi); si dhe 9 parti garuan jashtë koalicioneve.

Për herë të parë në garë, Bindja Demokratike e Astrit Patozit me kandidatë në 22 bashki të vendit.

Partitë e koalicionit opozitar nuk morën pjesë në këto zgjedhje, pasi i konsiderojnë farsë, duke krijuar një precedent në 30 vjet pluralizëm. /ABC News Albania 24/7

klp-gara.jpg
G. P.16:50 | 17/06/2019

Arta Marku do vazhdojë të qëndrojë edhe për një kohë të papërcaktuar në krye të prokurorisë së përgjithshme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka arritur të verifikojë kandidatët në garë, e bërë renditjen e tyre për votimin në Kuvend, brenda afatit 45 ditor e për pasojë ka shtyrë procesin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë afatin ligjor që skadoi këtë të hënë, për të shqyrtuar kandidatët që janë në garë për pozicionin e kryeprokurorit. Shkak sipas drejtuesit të KLP-së Gent Ibrahimi është bërë konstatimi se kandidati Olsian Çela, ende nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Rregullorja e miratuar më 19 Mars thotë që në rast se të përfundimit të afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, ata kandidatë që janë ende në procesin e rivlerësimit dhe nuk janë rivlerësuar ende, sepse procesi është përtej mundësive trë KLP-së, KLP do të presë derisa ky proces të konsumohet. Sot konstatuam juridikisht se ai proces nuk ka përfunduar dhe vendosëm që të shtyjmë afatin. Ky është një vendim që nuk merret sot . Sot vetëm formalizohet, ky vendim është marrë me datë 19 Mars”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka bërë as Vettingun e Kandidatit Lulëzim Alushaj, avokatit që vjen nga jashtë sistemit.

Kandidati jo prokuror është për t’u verifikuar nga ne. Jemi ne ata që themi kandidati jo prokuror plotëson kushtet sa i takon integritetit të pastërtisë së figurës”, tha Ibrahimi.

Në përfundim të mbledhjes Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi, ngritjen e një grupi pune, që do vijojë shqyrtimin e dokumentacionit të mbërritur nga institucionet për 4 kandidatët.

Grupi do kërkojë informacione shtesë për Arta Markun, Olsian Çelën, Fatjona Memçajn dhe avokatin Lulëzim Alushaj. Kjo mënyrë pune u shoqërua me debate nga anëtarë që e konsideronin si zgjatje procesi./ABC News Albania 24/7

partizani-1280x716.jpg
ent ela17:45 | 06/06/2019

Dy italianë dhe një shqiptar janë kandidaturat kryesore për stolin e Partizanit. Trajneri I ri pritet të zgjidhet mes Adolfo Sormanit, Zdenek Zemanit dhe Ilir Dajës.

Koha e festës ka kaluar dhe po harrohet, ndërsa gjërat duhen ndrequr shpejt.

Largimi i trajnerit Skënder Gega i ka hapur problemin më të madh Partizanit, i cili po nxiton ta zgjidhë, dhe informacionet janë që kandidaturat kryesore për stolin janë tre.

Burime pranë klubit njoftojnë se ka fituar sërish pikë italiani Adolfo Sormani, njeriu që drejtoi ekipin për pak muaj në verë dhe vjeshtë 2016, kundrejt një rrogë që vlerësohet se ishte 6 apo 7 000 euro në muaj.

Me 53-vjeçarin, Partizani kaloi Ferencvaroshin në Ligën e Kampionëve, dhe arriti deri në turin e tretë të Ligës së Europës, duke u eleminuar nga skuadra shumë e fortë ruse, Krasnodar.

Ai u largua pas përplasjeve me disa lojtarë, duke akuzuar se në klubi nuk kishte disiplinë.

Pas Shqipërisë, Sormani punoi në Kinë si ndihmëstrajner, dhe si kryetrajner i Veljes në Danimarkë.

Kandidat i fortë edhe Zeman, por 72-vjeçari mund të kushtojë shumë.

Burime në klub pohojnë se mund të arrihet akordi edhe për 20 000 euro në muaj, veçse tek Peskara vjet, merrte 300 000 euro në vit sezonin e parë, dhe I ishte premtuar gjysmë milioni euro vitin e dytë.

Trajneri çek me pasaportë italiane ka një karrierë të gjatë, 36-vjeçare, me kulmet tek Foxha që e nxorri nga kategoria e tretë në Serinë A, tek Lacio, Roma, Fenerbahçe, Parma, Napoli, Crvena Zvezda, sërish Roma, Kaljari dhe së fundmi Peskara.

Gjithsesi, kryeqytetasit duket se nuk heqin dorë as nga Ilir Daja, një nga trajnerët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit.

Daja ka përvojë të rëndësishme në kupat kontinentale, pasi arriti deri në fazën e grupeve të Ligës së Europës me Skënderbeun.

Po ashtu, ai ka eksperiencë të madhe në Superligë, duke dalë tri herë kampion, me Elbasanin, Dinamon dhe me Skënderbeun një vit më parë.

Gjithsesi, edhe Daja nuk do të kënaqet me rrogë të vogël, pasi burime në Vlorë pohojnë se fitonte mbi 6 000 euro në muaj tek Flamurtari, ndonëse nuk dihet nëse është paguar siç duhet nga klubi. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono