gafur mazreku

PREFEKTI-PER-MAZRREKUN-1280x720.jpg
ent ela15:12 | 19/06/2018

Pas debatit mes mazhorancës e opozitës për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekut, ka reaguar prefekti i Kukësit. Zenel Kuçana ka rrëzuar vendimin e këshillit bashkiak të Hasit, pasi sipas tij, ai bie ndesh me ligjin për dekoratat në vend.

“Duke kursyer të gjithë komente politike e sociale, pasi u shqyrtua me kujdes ky vendim nga ana jurirdike, të mos konsumohet ky vendim pasi bie ndesh me ligjin 112 të vitit 2013 për dekoratat, titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.” /abcnews.al

gafur-mazreku.jpg
G. P.17:40 | 18/06/2018

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar  në jetën publike. Është ky reagimi i presidentit Ilir Meta ndaj vendimit për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut.

Sipas  njoftimit të përcjellë nga zëdhënësi i presidentit, ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike, përfundon njoftimi për shtyp i zëdhënësit të presidentit Ilir Meta./abcnews.al

gafur-mazreku123.jpg
ent ela13:42 | 18/06/2018

Kryeministri Rama e konsideroi të turpshëm dhe provokim të papërgjegjshëm vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për të shpallur “Qytetar nderi” Gafur Mazrekun. Rama i ka kërkuar prefektit të qarkut të mos e firmosë këtë vendim.

Kryeministri Rama e konsideron vendimin e keshillit bashkiak te hasit per shpalljen e Gafur Mazrekut “Qytetar nderi”, një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Në një njoftim të zyrës së shtypit të shefit të qeverisë, thuhet se kryeministri Rama i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së këtij vendimi.

Ndërkohë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit, sipas njoftimit të kryeministrisë, Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Turp! Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”, mësohet të kenë qenë fjalët e artikuluara nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste.

Ky reagim erdhi menjëherë pas miratimit të vendimit që i jep Gafur Mazrekut titullin “Qytetar Nderi i Hasit”. Katër ditë më parë edhe selia blu denoncoi këtë propozim dhe i kërkoi Edi Ramës tërheqjen sa më parë nga nderimi i atentatorit të liderit të Dhjetorit ‘90, Azem Hajdari.

Pavarësisht këtyre deklaratave, me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Mazreku u shpall qytetar nderi me motivacionin “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”.

Për Nënkryetarin e Bashkisë, socialistin Flamur Thaçi, ai ka kontribuar për zonën. Ndërsa Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë në Has, tha se vendimi është i jashtëligjshëm, edhe pasi është marrë pa prezencën e këshilltarëve demokratë, të cilët i bëjnë thirrje Prefektit të mos e miratojë këtë vendim.

Më 18 Shtator 1997, Gafur Mazreku qëlloi me armë mbi deputetin Azem Hajdari, brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, duke e lënë të plagosur. Pas këtij atentati, Mazreku u dënua me 12 vite burg./abcnews.al

PD-PER-GAFUR-MAZREKUN-1280x720.jpg
ent ela18:34 | 14/06/2018

Partia Demokratike publikoi një projek-tvendim në të cilin Kryetari i Bashkisë së Hasit i propozon Këshillit Bashkiak të këtij qyteti shpalljen qytetar nderi të Gafur Mazrekut, i cili në vitin 1997 qëlloi në parlament me arme Azem Hajdarin. Për opozitën ky është një vendim skandaloz pas së cilit qëndron kryeministri Rama.

21 -vjet pasi qëlloi me armë në parlament deputetin Azem Hajdari ,në 18 shtator të 1997, socialisti Gafur Mazreku propozohet të shpallet qytetar nderi nga ana e Këshillit Bashkiak të Hasit, me motivacionin “personalitet, intelektual për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”. Dokumenti u publikua nga Partia Demokratike, e cila përmes deputetit Flamur Noka akuzoi kryeministrin Rama se qëndron pas këtij vendimi që e cilësoi skandaloz.

“Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit për demokratët është modeli që kryeministri ka ndjekur që pas ardhjes në pushtet.

“Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata. Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës”.

Opozita thotë se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Hasit për propozimin e kreut të bashkisë është parashikuar të mbahet të hënën.  Por ajo i kërkon kryeministrit të tërhiqet nga vendimi skandaloz që ajo thotë se vret për herë të dytë liderin e lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari. /abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono