gabim

70254188_2472479239505393_4789342019161948160_n.jpg
ent ela19:11 | 13/09/2019

Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.

Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.

“Bo bo bo! 🤦🏻
Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! 😕
Shiko tabelën!
Sot notën 4❌, nesër qytetar model!👍”, shkruan Veliaj.

trump-2.jpg
ent ela23:40 | 20/06/2019

Rrezimi i një droni ushtarak amerikan nga pala iraniane ka shkaktuar reagime të shumta. Presidenti Donald Tramp ka deklaruar se Republika Islamike bëri një gabim të rëndë. Ndërkohë, vendet arabe kanë paralajmëruar masa ndaj Teheranit.

Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se Irani bëri një gabim shumë të rëndë me rrëzimin e një droni ushtarak amerikan, për të cilin Teherani tha se po kryente një mision përgjimi në territorin e tij.

Sidoqoftë, incidenti ka rritur frikën për një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara, që e cilësuan episodin një “sulm të paprovokuar” në hapësirë ajrore ndërkombëtare, kanë ndërmarrë një fushatë për të izoluar Iranin me qëllim për të penguar programin bërthamor dhe për të reduktuar rolin e tij në luftërat rajonale.

Rrëzimi i dronit është i fundit në një seri incidentesh në rajonin e Gjirit të Omanit, pas sulmeve me eksploziv ndaj anijeve-cisternë, të cilat kanë çuar Teheranin dhe Uashingtonin drejt konfrontimit. “Irani bëri një gabim shumë të madh”, u shpreh Trump në një postim në profilin e tij në Tëitter. Mbetet e paqartë se si Shtetet e Bashkuara mund t’i përgjigjen veprimit të Republikës Islamike, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi pelozi deklaroi se Uashingtoni nuk ka dëshirë të angazhohet në një luftë me Iranin.

Ky i fundit ka mohuar përfshirjen në sulmet ndaj anijeve-cisternë, por sidoqoftë sulmet kanë bërë që çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare të rritet. Vetëm të enjten rritja ishte me 3 dollarë, duke shkuar në 63 dollarë për fuçi. Arabia Saudite, aleati kryesor i Uashingtonit në Lindjen e Mesme, deklaroi se Irani kishte krijuar një situatë të rëndë me sjelljen e tij agresive dhe se Mbretëria po konsultohet me vendet e tjera arabe për hapat që do të marrë./ABC News Albania 24/7

BE-GJOBA-GOOGLE-1280x720.jpg
G. P.17:54 | 07/12/2018

Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10 milionë dollarë kompanisë Google. Ai ka shtypur një buton duke rritur shpërblimin për reklamimin e ofruar nga kompania prestigjoze.

Ishte i bindur se po punonte në zonën e “testit” por në fakt ishte futur në modalitetin real dhe ka dërguar një njoftim të rremë publicitar në sajtet në internet që përdorin Google për të shitur hapësirat e tyre. Stazhieri protagonist i ngjarjes, për të cilin nuk dihet asgjë, i ka kushtuar kolosit të teknologjisë të paktën 10 milionë dollarë. Kjo llogaritje është bërë nga Financial Times, që shpërndau i pari lajmin, i cili më pas u konfirmua dhe nga vetë Google.

Të martën e kaluar, për 3 çerek ore, mijëra sajte që përdorin sistemin e reklamimit të Google kanë parë në faqet e tyre një trekëndësh të ngjyrosur. Faji ishte i një stazhieri i cili po hidhte hapat e parë në sistemin Google, i cili ka shumëfishuar shpërblimin për reklamat. Por ky faj duhet të ndahet edhe me mentorin e tij që dukshëm nuk po e ndiqte mirë.

Google ka provuar në fushë atë që në sallat operative të Bursave quhet “sindroma e gishtit të madh”, që nënkuton një gabim njerzor të bërë nga shtypja e një butoni të gabuar por që krijon dëme milionere. Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale, me të cilin kjo sigurisht që  nuk do të ndodhte pasi gabime të tilla korrigjohen në sekonda./abcnews.al

austronaute.png
G. P.22:49 | 05/02/2018

Dy austronautë rusë kanë vendosur një rekord të ri botëror përsa i përket qëndrimit më të gjatë në hapësirë.

Austronautët qëndruan mbi tetë orë jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, por gjatë procesit, ata harruan që të vendosnin një antenë në pozicionin e duhur.

Astronautët Alexander Misurkin dhe Anton Shkaplerov dolën nga Stacioni për të zëvendësuar një kuti elektronike, që do të përmirësonte komunikimin me kontrollin e misionit rus.

Ata harxhuan 8 orë dhe 13 minuta duke zëvendësuar kutinë, duke kaluar kështu edhe rekordin e vjetër me vetëm 6 minuta.

Por pavarësisht se harxhuan aq shumë kohë në hapësirë, austronautët e vendosën antenën në pozicionin e gabuar, 180 gradë larg pozicionit që duhej të ishte. Pavarësisht kësaj, Nasa ka raportuar se antena është duke punuar rregullisht./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono