fyerje

kapitenia.jpg
G. P.23:45 | 11/07/2019

Kapitenia e anijes me emigrantë, Karola Rakete ka vendosur t’i shpallë luftë ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini. Përmes një padie drejtuar gjykatës, 31-vjeçarja kërkon që numrit dy të qeverisë italiane t’i bllokohen profilet në rrjetet sociale, për shkak se përhap urrejtjen.

Kapitenia gjermane e anijes me emigrantë u ka kërkuar prokurorëve italianë që të bllokojnë profilet e ministrit të Brendshëm Mateo Salvini në rrjetet sociale, për shkak se sipas saj, ai i përdor ato për të përhapur urrejtjen.

Karola Rakete, 31 vjeç, ndodhet nën hetim për ankorimin e anijes “Sea Watch 3” në portin e Lampeduzës pa lejen e autoriteteve italiane dhe është përballur me një valë kritikash nga Salvini, që në profilet e tij në Facebook e Tëitter e ka quajtur atë “pirate” dhe “shkelëse të ligjit”.

Në përpjekje për të kundërsulmuar, avokati i saj Alesandro Gamberini tha për agjencinë “Reuters” se 31-vjeçarja do të depozitojë një padi për shpifje ndaj Salvinit ditën e premte.

“Kur vjen fjala tek fyerjet, shpifjet dhe deklaratat që ndjellin urrejtje, si ato të ministrit, mënyra më e mirë për t’i ndalur ato është duke bllokuar profilet në rrjetet sociale”, deklaroi Gamberini.

Aktualisht Rakete mbahet në një vend të fshehtë në Siçili për shkak të mesazheve kërcënuese që ka marrë pikërisht në rrjetet sociale pasi futi anijen me emigrantë në port muajin e kaluar.

Salvini, që është betuar se do ta dëbojë Rakete nga Italia, deklaroi se nuk ndihet i kërcënuar nga bllokimi i profileve të tij. “Komunistja gjermane, ajo që sulmoi patrullat detare të policisë, i paska kërkuar prokurorëve të bllokojnë faqen time në Facebook dhe Twitter.

Absurditeti nuk ka limit”, tha Salvini. “E çfarë pastaj, do të përdor vetëm Instagramin”, shtoi ai në reagimin e tij. Anija e kapitenes gjermane goditi një varkë policie teksa hynte në portin e Lampeduzës. Ajo më vonë kërkoi falje për episodin duke thënë se ishte vetëm një aksident./ABC News Albania 24/7

c3c749afe89bbf430254c54d36f0c746-1280x720.jpg
nev ila13:20 | 22/06/2019

 

Policia britanike ëshët detyruar të shkojë në apartamentin ku jeton Boris Xhonson me të fejuarën e tij pas alarmit ët fqinjëve të ciftit të cilët I kishin dëgjuar të ulërinin dhe të ofendonin njëri tjetrin.

Jo cdo gjë duket se shkon mirë mes Boris Xhonson dhe të fejuarës së tij Kerri Simonds. Edhe pse ai për të braktisi bashkëshorten Marina pas 25 vitesh martesë; dhe ajo është regjizorja në hije e fushatës elektorale për kryeministër. Por mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes dicka shkoi keq: një zënkë e fortë mes  të dyve detyroi fqinjët të lajmëronin policinë për të ndërhyrë.

31 vjecarja i bërtiste që të mos e prekte me dorë dhe që të largohej nga shtëpia e saj – apartamenti në jug të Londrës ku ai ka shkuar të jetojë pasi u nda me bashkëshorten. Fqinjët thanë për gazetarët se Kerri ankohej për Boris pasi ai kishte derdhru verë në divan duke i thënë se nuk i bëhej vonë për asgjë pasi ishte i llastuar. Më pas Boris i bërtiste që të qëndronte larg kompjuterit të tij, dhe më pas u dëgjuan zhurma të forta, ulërime dhe më pas heshtje.

Ka qenë pikërisht ky moment kur fqinjët e alarmuar shkuan të trokasin në derë dhe kur nuk morën përgjigje lajmëruan policinë. Agjentët erdhën Brenda pak minutash floën me ciftin i cili premtoi se cdo gjë kishte kaluar dhe asnjeri nuk do bënte denoncim. Incidenti është një moment i vështirë për Boris i cili javët e ardhshme duhet të përballet me ministrin e jashtëm Xheremi Hant në balotashin mes anëtarëve të partisë konservatore, që do të vendosë se cili nga ata të dy do të jetë kryeministër./ABC News Albania 24/7

tarifa.jpg
G. P.20:50 | 26/04/2019

Profesori i njohur, Fatos Tarifa, i ftuar në emisionin “Provokacija” i është përgjigjur drejtorit të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Ky i fundit para pak ditësh hodhi padi mbi të dhe mbi disa intelektualë të tjerë për fyerje për shkak të detyrës.

Ish-ambasadori Tarifa tha se i konsideron gjërat që ka thënë si angazhim për të kryer detyrën e tij si intelektual. Tarifa e konsideron të drejtë e tij që të kritikojë diçka që ka pikëpamje të gabuar.

“Unë i përgjigjem dhe i përgjigjem kudo që të jem që nëse ai e quan këtë fyerje për shkak të detyrës zyrtare që ai ka, unë e quaj një angazhim për të kryer detyrën time intelektuale. Kjo është detyra ime, të kritikoj atë që shoh që shpreh një pikëpamje të gabuar, për të informuar opinionin publik dhe për të sjellë një pikëpamje tjetër. Nuk i trembem asnjë polemike, asnjë debati, asnjë akuze pse bëj detyrën time si intelektual”, tha Tarifa./abcnews.al

vlcsnap-error197-1-1280x720.jpg
G. P.15:26 | 25/02/2018

Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht protestën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kundër marrëveshjes së qeverisë së Tiranës me atë të Athinës për ndarjen e hapësirës detare.

Televizioni “ANT1”, shkruan se demonstrimi, i zhvilluar në ambasadën greke në Shqipëri, ishte provokativ. Gjithashtu thekson se në të janë dëgjuar fyerje kundër Greqisë. Kjo media shton më tej se “Çamët i barazuan politikanët e Athinës me një politikan nazist në kohën e Hitlerit”. Kurse gazeta “Prototema” nënvizon se “shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin çështjen e Çamërisë në bisedimet mes dy ministriave të Jashtëm të dy vendeve. Ndërkohë, mediat raportuan edhe kërkesën e PDIU-së, që Greqia të kërkojë falje për genocidin ndaj çamëve./abcnews.al

vlcsnap-error016-1280x720.jpg
G. P.20:39 | 12/01/2018

Reagime të shumta kanë pasuar lidhur me komentet fyese të presidentit amerikan, Donald Trump për disa vende të Afrikës. Kombet e Bashkuara theksojnë se nëse vërtetohen se fjalët raciste janë thënë nga Trump do të ishte e turpshme për Uashingtonin.

Reagime të shumta kanë ardhur pas zemërimit që shkaktoi gjuha e përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të përshkruar disa vende të huaja në një takim në Zyrën Ovale. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër komentet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë. Nëse konfirmohet se vërtet Trump i ka thënë ato fjalë, kjo do të ishte e turpshme dhe shokuese u shpreh zëdhënësi i zyrës për të drejtat e njeriut Rupert Colville. Ai thekson se deklarata të tilla mund të rrezikojnë jetën e njerëzve pasi do të ushqenin ksenofobinë.

Sipas mediave amerikane, Trump është shprehur se SHBA nuk duhet të pranojë në territorin e saj njerëz që vijnë nga vende fundërrina, duke iu referuar disa vendeve të Afrikës. Ndërkohë, mësohet se ambasadori amerikan në Panama është dorëhequr, duke shpjeguar se nuk mund të punojë më për administratën Trump. Kjo dorëheqje, sipas mediave amerikane, lidhet me komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Senatori democrat, Dik Darbin, i cili ishte i pranishëm në takim, tha se Trump përdori një gjuhë raciste. Kurse Kryetari republikan i Kongresit, Pol Rajan, tha se komentet e liderit amerikan ishin “fatkeqe” dhe “të padobishme”. Shoqata Kombëtare për Avancimin e Personave me Ngjyrë në SHBA ka akuzuar presidentin se ka rënë në nivelin e racizmit dhe ksenofobisë. Mia Love, kongremenja republikane, e vetme me origjinë haito-amerikane, ka bërë thirrje që Trump të kërkojë falje publike për komentet. Por Stiv King, një kongresmen republikan nga Ajova, ka mbështetur qëndrimin e liderit amerikan.

Ndërkaq, disa vende të Afrikës kanë thirrur për këshillim të dërguarin diplomatik të Shteteve të Bashkuara. Unioni Afrikan në një deklaratë nënvizon se janë shumë të alarmuar. Ngjarja është komentuar gjithashtu edhe nga ish-lideri amerikan, Barak Obama. Në një intervistë televizive, ai theksoi se “presidentët duhet të kenë më shumë kujdes në sjelljen e tyre”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono