fushe

RAMA-NE-PORTO-ROMANO-1280x720.jpg
ent ela16:26 | 13/06/2018

Kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano një ditë pas protestës së banorëve të zonës banesat e të cilëve janë shumë pranë mbetjeve. Mbyllja e kësaj pike grumbullimi ishte premtimi i kryeministrit.

Një ditë pas protestës së banorëve të Porto Romanos për vend-shkarkimin e mbetjeve të cilat janë fare pranë banesave të tyre, I shoqëruar nga ministri i mjedisit Blendi Klosi, kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin.

“Të vazhdojmë procesin e bashkëpunimit për mbylljen e kësaj fushe dhe trasformimin në një park të madh të qytetit, ti çojmë mbetjet në impjantin e Tiranës duke llogaritur edhe kostot”.

Për kryeministrin Shqipëria nuk është e ndotur për shkak të industrive por është pis për shkak të papastërtisë që njerëzit prodhojnë dhe që për ta mjafton të jetë jashtë shtëpive të tyre. /abcnews.al

28938611_1589436207776877_886233130_o.jpg
ent ela10:14 | 12/03/2018

Presidenti i ekipitt të futbollit PAOK të Selanikut ka zbritur në fushën e gjelbër me një pistoletë në brez duke kërcënuar arbitrin pas anulllimit të goplit në minutat e fundit të ndeshjes me AEK të Athinës, në kuadër të kampionatit grek të futbollit.

Çmenduri në kampionatin grek të futbollit pak minuta pas përfundimit të ndeshjet mes PAOK të Selanikut dhe AEK të Athinës. Një gol i anuluar për skuadrën vendase nga arbitri ka shkaktuar zemërimin e presidentit të bardhe e zinjve i cili ka zbritur në fushën e gjelbër me një pistoletë në brez duke u thënë lojtarëve të tij që të largoheshin nga fusha në shenjë proteste. Trajneri i skuadrës mike, Manolo Jimenez u shpreh se ai dhe lojtarët kishin qëndruar të mbyllur në zonat e zhbeshjes pasi nuk i linin të dilnin

Goli për skuadrën vendase u anulua në minutat e fundit të një ndeshjeje që po përfundonte 0-0, presidenti Ivan Savvidis pasi ka urdhëruar lojtarët e tij të braktisin fushën i është drejtuar arbitrit duke i treguar pistoletën dhe duke e kërcënuar me frazën: Karriera jote përfundon këtu!

Presidenti i Paok është nxjerrë jashtë fushës nga forcat e rendit por ankthi për skuadrën e AEK të Athinës ka vazhduar dhe më pas, duke qëndruar për disa kohë mbyllur në dhomat e zhveshjes pasi nuk i linin të largoheshin dhe tifozët e skuadrës vendase nuk po tregoheshin aspak miqësorë. Trajneri i skuadrës kryqytetase i bëri apel federatës greke të futbollit që të merrte një vendim për ngjarjen, vendim që nuk mund të mjaftohet thjesht me tre pikët që mund t’i jepen në tavolinë skuadrës mike. /abcnews.al

west-hamq.jpg
G. P.11:13 | 11/03/2018

Futbolli anglez u trondit përsëri nga dhuna e tifozëve. Një ndeshje e Premier Ligës në Londër u kthye në kaos, pasi disa përkrahës të Uest Hemit u futën në fushën e lojës për të protestuar.

Shenjat ishin dhënë që më parë, por nuk ishte arritur deri këtu.
Dhuna e tifozëve njollosi ndeshjet e kësaj jave në Premier Ligën angleze, dhe skenat ishin në stadiumin e Uest Hemit në Londër, ku shumë persona hynë në fushën e lojës.

Skuadra vendase u mund përsëri, këtë herë 2-0 nga Bërnli, duke zbritur pranë vendeve të fundit, e duke qenë e rrezikuar për të rënë në kategorinë e dytë.

Publiku vendas në “Stadiumin e Londrës” ishte i zemëruar, jo vetëm me futbollistët, por sidomos me pronarët e klubit, veçse zemërimi i tyre mori përmasa të mëdha në pjesën e dytë.

Rojet e sigurisë nuk arritën të ndalonin disa prej tifozëve që hynë në terren, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre me klubin, por edhe duke u bërtitur futbollistëve.

Edhe lojtarët nuk e ruajtën dot qetësinë, dhe kapiteni i Uest Hemit, Mark Nobël u përplas fizikisht me njërin nga invaduesit e fushës.
U deshën disa minuta që kaosi të përfundonte dhe që policia private të vendoste qetësinë, në mënyrë që ndeshja të vazhdonte.
Uest Hemi ka humbur 14 dhe ka fituar vetëm 7 nga 30 ndeshjet e luajtura deri tani, duke qenë skuadra që ka pësuar më shumë gola në Premier Ligë, plot 57.

Skuadra e sotme është shumë larg lavdisë së më parshme, kur 3 lojtarë të saj ishin në përbërje të Anglisë kampione të botës në 1966, Bobi Mur, Xhef Hërst e Martin Piters./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono