fushe kruje

aksidenti-thumane-logo.jpg
nev ila12:09 | 22/06/2019

Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Thumanë -Fushë Krujë. Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një fugon.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë drejtuesi i autoveturës i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për pasojë ka goditur nga pas fugonin duke e nxjerrë jashtë rruge./ABC News Albania 24/7

GRABITJE-ME-ARME-1280x720.jpg
ent ela12:30 | 10/06/2019

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Tapizë të Fushë-Krujës. Tre persona të veshur me uniformë policie, kanë sulmuar banesën e Avdi Dakës 50 vjeç.

Sipas denoncimit që Daka bëri në polici, autorët kanë marrë bizhuteri si dhe një sasi lekësh. Banesa e tij  ndodhet 50 metra larg nga rruga Fushë Krujë-Tiranë.

Në shtëpi ka qenë vetëm 50 vjeçari, të cilit autorët i vunë armën në kokë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitje, ndërsa ka shoqëruar disa persona. /ABC News Albania 24/7

Nenstacioni-Fushe-kruje.jpg
nev ila18:49 | 12/05/2019

Falë një investimi prej 1 miliardë lekësh zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat e saj do të kenë furnizim më të mire me energji elektrike. Teksa bëri të ditur këtë lajm, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se investime të tilla ofrojnë një shërbim më cilësor dhe afatgjatë.

 

Zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, tashmë do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike falë investimit prej 1 miliardë lekësh nga OSSHE. Investimi i cili përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave dhe ndërtimin e 120 kabinave të reja u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku dhe administrator i OSHEE.

Në fjalën e saj Balluku theksoi se këto lloj investimesh janë më të qëndrueshme dhe efiçente.

 “Investimet e integruara siç është në këtë rast, pra një investim i bërë nga OSHEE-ja dhe nga OST-ja, i studiuar mirë strategjikisht, i cili ofron një shërbim afatgjatë për dekadat në vazhdim, janë investimet më të mira sepse janë investime eficente dhe për më tepër në këtë zonë ne kemi arritur që të mbulojmë nevojat e 40 mijë banorëve”, tha Balluku.

Edhe administratori i OSHEE, Adrian Çela bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë për investime të tilla

Ky investim pritet të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në zonën e Fushë-Krujës deri në kufi me Krujën dhe në të ardhmen pritet të ndërtohen edhe tre fidera të rinj”, tha ai./ABC News Albania 24/7

policia-kontrolle.jpg
G. P.21:27 | 25/04/2019

Policia ka zhvilluar një aksion policor gjatë ditës së sotme në qytetin e Krujës në lidhje me grabitjen e Rinasit. Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle në banesën e Elton Piklit dhe Oltion Veselit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e bujshme të miliona eurove në aeroport.

Efektivet e policisë kanë kontrolluar edhe në zonat e thella malore dhe në zonën e Niklës me qëllim arrestimin e personave të tjerë që janë në kërkim për këtë ngjarje.  Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic. Kujtojmë që Elton Pikli është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë./abcnews.al

grabitja-fushe-kruje.jpg
ent ela14:10 | 22/04/2019

Personi që shihni në foto tentoi që t’i grabiste varësen një gruaje në Fushë Krujë, por u arrestua në flagrancë nga dy policë të qarkullimit. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Fushë Krujës.

Personi i arrestuar sapo i mori varësen gruas, ka tentuar të largohet, por dy punonjës të qarkullimit në këtë rrugë arritën që ta ndalonin hajdutin.

Më pas grabitësi nga Kurbiniu dërgua në stacionin policor të Fushë Krujës dhe procedurat e mëtejshme do të ndiqen nga efektivë të tjerë. /abcnews.al

tritoli-fushe-kruje.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela10:17 | 19/04/2019

Një shpërthim me eksploziv u regjistrua rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Ofiçina është në pronësi të një 36-vjeçari dhe ndodhet në anë të rrugës Fushë Krujë-Krujë.

Sipas të dhënave të para mendohet se sasia e tritolit që ka shpërthyer, ka qenë rreth 200 gr, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një harku kohor prej 24 orës në Fushë Krujë. /abcnews.al

fushe-kruje.jpg
G. P.08:10 | 18/04/2019

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në mesnatë në Fushë-Krujë. Sipas policisë, një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në një mobileri dhe për pasoje ka vetëm dëme materiale.

Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e godinës katërkatëshe, që ndodhet pranë aksit nacional.

Paraprakisht dyshohet se konkurrenca në biznes mund të ketë qenë shkaku i këtij shpërthimi. Por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

aksidentet-mbulim.mp4_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela14:53 | 12/04/2019

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në Fushë Krujë dhe Këlcyrë.

Një automjet doli nga rruga paraditen e sotme në Fushë Krujë dhe për pasojë shoferi dhe pasagjeri mbetën të dëmtuar.

Tëe plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa gjatë drekës në fshatin Malshovë të Këlcyrës një automjet tjetër doli nga rruga dhe tre persona u plagosën. Drejtuesi i makinës tip JEEP ndodhet në gjendje kritike për jetën. /abcnews.al

TRITOL-FUSHE-KRUJE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela10:15 | 28/03/2019

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në mesnatë në lagjen “Hasan”në Fushë Krujë. Lënda plasëse i ishte vendosur një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë. Makina është në pronësi të Afrim Çekut, i cili sipas policisë nuk është me precedentë dhe raportohet të mos ketë konflikte. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Kjo nuk është hera e parë që në Fushë Krujë regjistrohen shpërthime tritoli. /abcnews.al

SHTYLLA-TRITOLI-1280x730.jpg
ent ela15:05 | 18/03/2019

Një shtylle të tensionit të lartë i është vendosur tritol në Fushë-Krujë. Për pasojë njëra këmbë e saj është dëmtuar. Ky është një rast i përsëritur dhe policia ende nuk ka të dhëna për autorët e të dyja ngjarjeve.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Krastë të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në një nga shtyllat pranë fabrikës së çimentos e për pasojë njëra këmbë është dëmtuar.

Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje, por kjo nuk është hera e parë që kësaj shtylle të linjave Tiranë-Podgoricë dhe Tirane-Prizren, i vendoset tritol.

Policia njoftoi se për këtë rast është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, reagoi për këtë ngjarje në Twitter.

Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Dyshohet se tritoli është vendosur para tre ditësh. Shtylla e tensionit të lartë ndodhet në një zonë malore, larg banesave.

Gazetar: Ahmet Zani


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono