fushata

KANADA-KRYEMINISTRI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela22:45 | 11/09/2019

Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo ka nisur fushatën për rizgjedhjen e tij. Ndonëse është optimist, sondazhet e nxjerrin atë një figurë politike të dobësuar, edhe për shkak të një skandali ku ai rezulton i përfshirë.

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo nisi të mërkurën fushatën e vështirë të rizgjedhjes dhe menjëherë u përball me pyetje që kishin të bënin me skandalin e etikës që mund të tkurrë mbështetjen për Partinë e tij Liberale. Trudo, që mori detyrën në nëntor të 2015-s duke premtuar ndryshime dhe duke e vënë theksin tek barazia gjinore dhe ambjenti, përballet tani me një elektorat më të fokusuar tek ekonomia dhe përballja e jetesës. “Kemi shumë punë për të bërë, por me një qeveri liberal-demokrate Kanadaja do të vazhdojë të ecë përpara”, tha kryeministri për gazetarët pas nisjes së fushatës për zgjedhjet që mbahen më 21 tetor. Trudo, 47 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, i njohur edhe për çorapet e ngjyrosura dhe look-un e tij perfekt, mund të ketë historinë në anën e tij. Asnjë kryeministër në Kanada që prej vitit 1935 nuk është larguar nga detyra me të mbaruar mandatin e parë. Por sondazhet sugjerojnë se ai mund të mos fitojë mandatet që i duhen për të qeverisur i vetëm, pas një seri gabimesh që vunë në dyshim lidershipin e tij. Anketat e nxjerrin atë një figurë politike të dobësuar, që do t’i duhet të kërkojë ndihmën e anëtarëve të opozitës për të patur shumicën në Parlament. Muajin e kaluar, një institucion mbikëqyrës deklaroi se kryeministri kishte shkelur rregullat e etikës duke i bërë presion ish-ministrit të Drejtësisë që një kompani e madhe ndërtimi t’i shpëtonte procesit gjyqësor. /ABC News Albania 24/7

veliaj-13-1280x960.jpg
G. P.22:07 | 27/06/2019

Në sheshin Europa të kryeqytetit, Erion Veliaj mbyll fushatën e tij si kandidat për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës. Të gjitha dyshimet se në 30 Qershor shqiptarët nuk mund të votonin kanë rënë sipas Veliajt.

“Deri sot mund të kishte njerëz që mund të kishin dyshime, mund të kishte njerëz që kishin hamendësime, mund të kishte njerëz që kishin një ndrojë, por e tha KQZ, e tha Gjykata, e tha edhe Amerika: Në datën 30 Qershor Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shkojë të votojë për punën dhe jo për dhunën, do të shkojë të votojë për ndërtimin dhe jo për shkatërrimin, do të shkojë të votojë për dashurinë dhe jo për zjarrin, do të shkojë të votojë për ta çuar Tiranën dhe Shqipërinë lart dhe jo ta ulim poshtë dhe ta rrënojmë atë”, tha Veliaj.

Pjesë e këtyre votimeve të bëhen edhe simpatizantët e opozitës është thirrja e Erion Veliajt duke ia argumentuar edhe pse duhet të zgjedhin familjen socialiste.

“Nëse nuk kemi qenë pjesë e familjes tonë, por për herë të parë sot jeni bashkuar, mund të keni qenë me PD, me LSI, me PDIU, por sot është mitingu i juaj i parë në familjen tonë, ne ju themi mirëserdhët, kjo është edhe familja juaj. Një familje që nuk i le punët në gjysmë, një familje që nuk ju tradhton, një familje patriote që do Shqipërinë mbi çdo interes tjetër. Kjo është familja jonë dhe jeni të mirëpritur”, tha Veliaj.

Vitin që vjen Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, me shumë sfida e peripeci-nënvizoi kandidati i mazhorancës për bashkinë më të madhe në vend.

“Është rrëzuar, por është ngritur prapë sepse Tirana nuk e ul asnjëherë kokën. 6 muajt e fundit e kemi parë Tiranën, të ndotur, të dhunuar, të vandalizuar dhe e kemi duruar, por në 30 qershor nuk e pranojmë më dhunën, zjarrin sepse Tirana është e jona dhe e fëmijëve tanë. Kjo është Tirana jonë, e njerëzve perëndimor”, u shpreh ai.

Thotë se e ndjen se ka ende për t’i dhënë këtij qyteti dhe prej datës 1 Korrik projekte të reja do të nisin të zbatohen për ta bërë më të mirë jetesën në banorëve të Tiranës premton Erion Veliaj.

“Për mua dhe për skuadrën time, ka qenë një privilegj, ka qenë një mision dhe ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm t’iu shërbeja në këto 4 vite si shërbëtor i Tiranës dhe i tironsve. Por mezi pres nëse më jepni besimin mua dhe skuadrës ne të fillojmë 4 vite të tjera”, tha Veliaj./ABC News Albania 24/7

edi-rama.jpg
nev ila21:54 | 26/06/2019

Përmes një statusi në rrjetet sociale Rama ka refuzuar takimin e kërkuar me presidentin Meta.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”, shkruan Rama.

Me pas kryeministri gjithashtu ka reaguar me nje status tjeter ku thote se pret edhe 1 cmenduri nga Ilir Meta.

 

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër, Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor“, shkruan Rama./abcnews.al

policia-kukes-1280x722.jpg
nev ila18:09 | 25/06/2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku.

Ndërsa Rama është nisur drejt Kukësit, ka ndodhur një përleshje mes protestuesve dhe policisë. Forcat e policisë kanë ngritur kordon policor për të ndaluar simpatizantët e PD.

Protestuesit në përleshje e sipër me simpatizantët e Partisë Demokratike kanë thyer kordonin policor. Ata kanë thirrur në kor “Rama ik”.

Protestuesit kanë carë kordonin e parë të policisë dhe kanë marshuar drejt aeroportit./abcnews.al

Rama-konference.jpg
ent ela15:10 | 17/06/2019

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë sot në punimet parlamentare. Ai ka ndërprerë për dy ditë fushatën për tu nisur në Londër, ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”,-shkruan vetë Rama në rrjetet sociale. /ABC news Albania 24/7

veliaj-peze.jpg
nev ila13:35 | 16/06/2019

Kandidati për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me banorët e Pezës ku foli për projektet e përmbushura deri më tani dhe ato që do të realizohen 4 vitet e ardhshme.

Ndalesa e radhës për kandidatin e PS për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Peza. Duke prezantuar kandidatët për Këshillin Bashkiak si dhe punët e bëra gjatë këtyre 4 viteve, Veliaj u tha banorëve se është mbajtur shumica e premtimeve.

Veliaj nuk la jashtë vemendjes as protestat e opozitës, që sipas tij nuk bëhen në të mirë të qytetarëve, por për pushtet

Në përmbyllje të fjalës së tij,  Veliaj u kërkoi banorëve të Pezës që përgjatë dy javëve të fokusohen tek njerëzit dhe jo tek dhuna dhe fjalët boshe, për të çuar deri në fund projektet e reja./ABC News Albania 24/7

 

edi-rama-maliq-1280x533.jpg
nev ila12:52 | 16/06/2019

Kanë mbetur 15 ditë deri në zgjedhjet vendore dhe me gjithë anulimin e tyre nga presidenti, kryeministri Rama nuk ka asnjë hezitim.

Më 30 Qershor nuk do të vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme. Para banorëve të Maliqit, Rama u dha një përgjigje edhe të gjithë atyre që u druhen trazirave më 30 qershor.

“Ata bëjnë çdo përpjekje që të fusin frikën, të fusin sekëlldinë te njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që të krijojnë idenë se këtu do të bëhet nami. Ku janë këtu kushtet për të bërë 97-n? Zero. Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë gjakderdhje, por nuk ka asnjë arsye të ketë asnjë konflikt. Ka vetëm llumderdhje nga filxhani i fallxhores”.

Presidentin Ilir Meta, Rama e quan një nga organizatorët e planit për prishjen e zgjedhjeve, ndërsa kryetarin demokrat e quan kukull dhe dembel.

“Lulzimi hapni vendin se do hidhem, u hodh Ilir Meta. Fakti që u hodh Ilir Meta zbuloi gjithë këtë plan destruktiv, ideatorët dhe frymëzuesit e të cilit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërkohë që Lulzimi është një kukull. Unë e njoh, është dembel, është llafazan, është dhe gjumash”.

Kryeministri përsëriti se shkaku pse Lulzim Basha nuk do zgjedhje, është frika nga Vettingu, por premton se reformën në drejtësi do ta çojë deri në fund.

“Kanë ikur nga parlamenti, kanë ikur nga zgjedhjet për të penguar Shqipërinë sepse Vettingun nuk e penguan dot. Vettingu ka filluar duke pastruar dita-ditës pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që falë lidhjeve të tyre me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë 30 vjet. Vettingu do të shkojë deri në fund. Kush do pengojë qoftë edhe një votues të vetëm, kush do hedhë qoftë edhe një kapsollë të vetme, kush do bëjë budallain qoftë edhe për një sekond të vetëm do të dënohet nga ligji këtu dhe do shkojë brenda sipas ligjit këtu dhe kur të dalë nga brenda atje nuk do dali dot jashtë nga këtu”.

Rama u kërkoi të gjithë banorëve të Maliqit që të votojnë për çuarjen përpara të projekteve nga kandidati socialist, ose më e pakta të distancohen nga ata që nuk e duan integrimin dhe Shqipërinë.

64658220_611546665995543_361506289202757632_n-1280x960.jpg
ent ela13:50 | 15/06/2019

Banorët e fshatrave të Ndroqit nuk do të duhen të shqetësohen më për shitjen e produkteve ushqimore.  Së shpejti ata do të kenë edhe një treg shumice për produktet bujqësore duke thyer monopolin aktual që ka tregu i vetëm agro-ushqimor që ndodhet në kryeqytet.  Gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj deklaroi se përmes këtij vendimi do t’i jepet një impuls i ri zhvillimit të ekonomisë lokale.

“Mezi pres që të bëjmë disa gjëra për fshatin. Në mbledhjen e  fundit të Këshillit bashkiak ne themeluam Agjencinë tonë të tregut të shumicës publik, jo privat, për t’iu përgjigjur kërkesës së shumë fermerëve këtu të cilët më kanë thënë gjatë gjithë këtyre viteve: “Na rropën atje në Kashar. Le ta bëjë privati, por le të ketë edhe një shtetëror. Le ta bëjë ai me lek dhe kush do të shkojë atje, por le të ketë edhe një alternativë tjetër”.  Krijimi i tregut  të bashkisë, i tregut publik, që të konkurrojë tregun privat dhe ti japë një alternativë tjetër, për fermerin tonë ku mund të shesë sa të dojë kur të dojë, pa asnjë pengesë, është mënyra më e mirë për ta çliruar këtë situatë. Ne kemi dy mundësi, ose I futemi me gjyqe, me kontrata, me apelime, me bllokime që e dimë prej burokracisë zgjat pa fund, ose themi ti vazhdo punën tënde, por nuk do të na pengosh që ne të vazhdojmë punën tonë dhe shumë shpejt do kemi tregun e shumicës agro-ushqimor të Bashkisë Tiranës ku të gjithë ata që punojnë me punë të ndershme të kenë mundësi që ta bëjnë pa asnjë barrierë shitjen e tyre”, deklaroi Veliaj.

Me fokusin tek zhvillimi edhe i zonave rurale, Veliaj theksoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës kryesore, do të vijojë puna edhe për projektin e rrugëve të brendshme të Ndroqit. “Do vijojë projekti i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq. Fakti që dikush më shkruan nga Ndroqi dhe thotë: “akoma më ka ngelur një pikë asfalti te dera ime fundore”, do të thotë që është bërë një pjesë e konsiderueshme dhe kur ka mbërritur ankesa që në ne duhet të zgjidhim edhe rrugicën më të fundit. Do të thotë që nëqoftëse në mandatin e  parë mbyllëm disa nga hallet kryesore, do kemi gjithë energjinë, gjithë fuqinë dhe gjithë mbështetjen për të mbyllur edhe këto çështje. Tani që edhe ARRSH-ja po na ndihmon që ne të futemi në rrugë kapilare në të gjitha lagjet e Ndroqit”, deklaroi ai.

Brenda katër viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer një sërë investimesh të rëndësishme në zonën e Ndroqit. Janë ndërtuar rrugët e brendshme të fshatit Ndroq ,  rruga që lidh rrugën nacionale Tiranë – Durrës me shkollën 9-vjeçare “Seit Brahja”. Gjithashtu janë rikonstruktuar rrugët e fshatit Haskolje, rruga për makina Pinet – Sauqet, rruga Ndroq – Kërçukje-Zbarqe, rruga e fshatit Zhurje, rruga e fshatit Kalaç.

Krahas rrugëve, një investim I rëndësishëm është bërë edhe për rrjetin e ri të ujësjellësit, ndërkohë që është punuare dhe për kanalet ujitëse duke i dhënë një zhvillim gjithë ekonomisë lokale, sikurse është kanali ”Butac-Pinet”.

Një vëmendje i është kushtuar edhe infrastrukturës arsimore, ku pas shumë vitesh, është rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare në fshatin Shesh dhe terrenet sportive, ndërkohë që puna do të vijojë edhe për shkollën e mesme “Sadi Nuri” dhe rikonstruksionin e shkollës 9 – vjeçare “Ymer Kurti” duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjen e arsimit. Gjithashtu puna do të vijojë edhe me rrugët e tjera lidhëse.

klosi-1280x711.jpg
Sej rie16:00 | 12/06/2019

Mblidhet Task Forca e Turizmit në Himarë. Ministri Blendi Klosi u kërkoi kryetarëve të bashkive që për shkak të fushatës elektorale të mos lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kritikon kryetarët e bashkive në zonat bregdetare pasi sipas tij kanë mbetur mbrapa me përgatitjet e sezonit turistik. Fushata elektorale tërheq vëmendjen ministri nuk duhet të largojë vëmendjen nga kushtet dhe siguria që plazhet duhet të ofrojnë për turistët.

 “Jemi shumë mbrapa në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri turistik. Është e pafalshme që ne duke menduar gjithë kohën për fushatën elektorale, sidomos bashkitë që mbase është edhe e natyrshme pothuajse kemi lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik. Akoma nuk kemi të sistemuar ndarjen e plazheve nga bashkitë. Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave, kjo duhet të kishte ndodhur që në fillim të muajit Maj. Jemi në Qershor dhe akoma plazhet nuk janë ndarë. Vendosja e bovave të lundrimit dhe të kontrollit të kufizimit të mjeteve të shpejtësisë, vitin e kaluar ka qenë në perfeksion. Në vend që të shkojmë duke progresuar mbi detyrat që i kemi vënë vetes për të realizuar një shërbim më cilësor dhe jetë më të sigurt për pushuesit në plazhet tona, shkojmë mbrapsht!”

Ministri Klosi pranon se me gjithë angazhimin e qeverisë e cila nxori një vendim të veçantë sa i përket stacioneve të plazheve dhe ndryshoi Kodin Penal për të dënuar  subjektet që abuzojnë me nivelin e  muzikës bashkitë janë ende larg zbatimit të tyre në terren./ABC News Albania 24/7

rama-kucove-1280x684.jpg
nev ila20:30 | 07/06/2019

Kreu i maxhorancës Edi Rama çeli fushatën elektorale në Kuçovë ku përsëriti se shtyrja e zgjedhjeve është antikushtetuese. Ai sërish akuzoi opozitën se kërkon të kthejë vendin pas.

Edhe në Kuçovë Edi Rama bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë shtyrje të datës së zgjedhjeve. Procesin e quajti sërish demokratik për sa kohë opozita, me vullnetin e saj ka zgjedhur të mos marrë pjesë në to.

Ne nuk mundemi ti nënshtrohemi tekave dhe imponimeve të një pakice sepse imagjinojeni sikur të dëgjonim zërat e disa ve që thonë po mirë ca problemi ka? Shtyjini zgjedhjet, të qetësohet kjo situatë dhe ne vërtet të bënim atë që s’kemji asnjë të drejtë ta bëjmë madje skemi asnjë mundëi ta bëjmë përvecse duke shkelur ligjin. Ne jo vetëm që nuk do zgjidhim asgjë por do të hapnim rrugën kushedi për sa vite të tjera që çdo parti që sdo zgjedhje të iki  nga parlamenti, pastaj të marri molotovët në dorë të kërcënojë gjithë dynjanë”.

Kryeministri kujtoi sërish se prishja e procesit zgjedhor dënohet sipas ligjit.

Ta harrojnë se në 30 qershor mund ta marrin peng Shqipërinë, popullin shqiptar me dhunë. do shkojnë prapa hekurave dhe kur të dalin nga hekurat, do të mbeten brenda këtu sepse në aasnjë vend të bashkimit europian nuk do të hyjnë dot, në Amerikë jo e jo. Kush nuk e beson këtë, të pyesë Saliun”./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono