furnizimi

UJI-TIRANE.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela17:46 | 08/11/2018

Dyfishimi i kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe një linjë e re në zonën e Yzberishtit, pritet të përmirësojnë furnzimin me ujë në Tiranë. Projektet i bëri të ditura Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Dy investime të rëndësishme pritet të përmirësojnë furnizimin me ujë për banorët e Tiranës.  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi ku po ndërhyhet.

“Së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Mielit, që njihet si zona e Unazës së Re; një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë”.

Tre dekadat e fundit numri i popullsisë në Tiranë është pesëfishuar rrjedhimisht edhe nevoja për ujë. Kryetari i Bashkisë i bëri thirrje qytetarëve të mos abuzojnë me ujin e pijshëm.

“Kur shoh nëpër qytet sesi burrat, sidomos burrat shqiptarë, qëndrojnë me dorë në zemër në lavazhe, ndërsa presin të lahet makina, e vë në dyshim nëse rrinë me dorë në zemër teksa lahen fëmijët e tyre, me të njëjtën dashuri që presin të lahet makina. Për t’i dhënë më shumë mundësi njeriut, sesa makinave, do të duhet ta disiplinojmë shpërdorimin e ujit. Uji është mall komercial, jo mall politik; shpeshherë në rajonin tonë kjo është ngatërruar. Është trajtuar si një mall politik dhe shumë prej Ujësjellës-Kanalizimeve janë kthyer në ndërmarrje ku “parkohen” militantët, me një eficiencë shumë të ulët pune. Më vjen mirë që kjo ka nisur të ndryshojë”.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri këto deklarata në Konferencën Ballkanike për ujin që u zhvillua në Tiranë ku ekspertë dhe politikëbërës nga shumë vende të Europës ndanë përvojat e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në rajonin tonë. /abcnews.al

vlcsnap-error117-1-1280x720.jpg
ent ela12:37 | 15/02/2018

Në Durrës aksioni për ujin e pijshëm ka dhënë rezultatet e para ndëshkuese. Vetëm në pak ditë grupet e Task Force kanë ndërprerë furnizimin për 156 subjekte debitore.

Për shumë debitorë në Durrës nuk do të ketë ujë të pijshëm.

Grupet e Task Force kanë ndërprerë furnizimin për 156 sebjekte

Nga fillimi i muajit shkurt janë bërë 768 kontrolle në biznese.

Nëndrejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës Kasem Bejko thote se  paralelisht me kontrollet në terren, po verifikohen  punonjësit e institucioneve dhe ndërmarrjet publike nëse kanë kontrata me ujësjellësin e Durrësit apo jane debitorë.

Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt në sportelet e Ujësjellës Kanalizime Durrës janë lidhur 290 aktmarrëveshje me qytetarët për pagesën e debisë së mbartur me anë të kësteve. Janë kryer procedurat për instalimin e 830 matësve të ujit si dhe janë hapur 230 kontrata të reja./abcnews.al

vlcsnap-error078-1280x720.jpg
us er14:35 | 18/11/2017

Në Elbasan ka nisur tashmë loti i parë i punimeve që do të garantojnë furnizimin me ujë 24 orë të rreth 4 mijë abonentëve. Punimet i inspektoi sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, njëherësh deputet i këtij qarku, i cili theksoi se përveç këtij loti të parë, investimi i të cilit shkon në 3 milionë euro, gjatë vitit 2018 do të nisë puna edhe në lotin tjetër për të garantuar që çdo familje e Elbasanit të ketë furnizim pa ndërprerë me ujë të pijshëm. Loti i dytë ka një vlerë financiare edhe më të madhe theksoi Balla. Ndërsa kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, e quajti një premtim të mbajtur të tij dhe Kryeministrit Rama./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono