fundjave

maqedonia-dhe-kosova.jpg
ad min15:59 | 20/08/2019

Kjo fundjavë pritet të jetë vendimtare për sa i përket heqjes së barrierave tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Prishtina zyrtare duhet të garantojë funksionimin e programeve të monitorimit aktiv.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë pajtuat që deri në fund të javës do ti heqin barrierat tregtare ndërmjet të dyja vendeve. Premtimi u bë pas takimit që zhvilluan ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, me Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Dy ministrat u pajtuan që fillimisht të zgjidhen problemet e programit të monitorimit aktiv.

Ministri Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet që nuk e zbatojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.

Në momentin që AUV nga Kosova dëshmon që do fillojë me implementimin e programeve atëherë ne do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë. Bashkëpunimi për ne është në interes të zhvillohet dhe thellohet./ABC News Albania 24/7

kosovaret-1280x729.jpg
ad min15:00 | 27/04/2019

Një numër i lartë shtetasish të Kosovës kanë ardhur nëpërmjet doganës së Morinës në Kukës për të kaluar fundjavën në vendin tonë. Për shkak të fluksit në kufi, policia ka kryer veprime me procedure të përshpejtuar.

Numri i larte i mjeteve përgjatë rrugës së Kombit u vu re që në orët e para të kësaj të shtune. Në Shqipëri është atmosfera e  Pashkëve Ortodokëse, por kjo nuk i ka penguar kosovarët që duket sikur e boshatisën territorin e tyre.

Policia e ka patur të pamundur të operojë me kontrolle të rrepta. Fluksi ishte i pashmangshëm ndaj dhe në Morinë lëvizja nuk u pengua.

Numri i autobusëve ka qenë i lartë deri në orët e mesditës. Gjithashtu edhe mjetet e vogla. Te gjithë për një fundjave ndryshe në Shqipëri.

Në Morinë u punua me gjashtë sportele gjatë gjithë kohës. Kurse patrullat e policisë kanë monitoruar rrugën në pikat kyçe të saj.

Bujar Muçmata, gazetar i ABC News, Kukës

moti-6-1280x712.jpg
ad min15:50 | 24/04/2019

Grimcat e rërës në ajër, por dhe reshjet e shiut të shoqëruara me baltë në vendin tonë pritet të jenë të pranishëm deri në fund të javës.

Meteorologia Adiola Bani shpjegon se masat xhore nga veriu i Afrikës kanë përfshire  Mesdheun dhe Evropën Juglindore duke sjelle këtë situatë në të grithë Gadishullin e Ballkanit.

Kjo ka bërë që të kemi dhe rritje te menjëhershme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe në ato maksimale.

Këto masa ajrore me origjinë afrikane pritet të tërhiqen nga vendi ynë vetëm pas të premtes kur sipas shërbimit “Meteoalb” do të ketë dhe rënie graduale të temperaturave.

Meteorologët në vendin tonë qarkullojnë shpesh masa të tilla por këtë herë është ndjerë me tepër pasi temperaturat në pjesën dominuese të muajit nuk kanë qenë shumë të larta e nuk i kanë kaluar të 24 gradët celsius./abcnews.al

studente-1280x695.jpg
ent ela17:17 | 12/01/2019

Ngujimi i studentëve nëpër auditore i nisur të enjten ka vazhduar edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë në kryeqytet. Studentët shprehen për vijim të bojkotit deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Ngujimi i studentëve vijoi edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Drejtësisë. Porta e gardhit rrethues të Ekonomikut ishte e kyçur. Këtë herë dryni nuk ishte vënë nga studentët, por nga punonjësit e policisë private, me argumentin se institucioni është në ditë pushimi. Jashtë rrethimit qëndroi edhe një grup studentësh. Ata refuzuan të komentonin arsyen e qëndrimin e tyre pranë fakultetit.

 “Ju lutem, pak më vonë”, dëgjohet të thotë njëri nga studentët.

Porta e rrethimit qëndroi e mbyllur dhe tek Fakulteti i Drejtësisë, ku numri i të ngujuarve është më i madh. Për shkak të derës së kyçur, hyrje-daljet bëheshin falë dritares.

 “Të gjithë studentët do të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha fakultetet do të bashkëbisedojnë. Studentët do të dalin me një vendim të përbashkët ku do të vendosim se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Kjo kauze konsiderohet akoma shumë e fortë dhe nuk është se i ka rënë fryma. Por thjesh shumica e studentëve janë në bojkot”, tha një student.

Më tej një studentë u shpreh se: “Ne kemi bërë votime nëpër fakultete dhe shumica dërmuese janë për të vazhduar bojkotin dhe ngujimin”.

Ngujimi i studentëve në auditorët e fakulteteve nisi të enjten. Gjatë ditëve të para u regjistruan dhe ndisa përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët u futën brenda auditorëve./abcnews.al

moti-852x445.jpg
ent ela23:35 | 17/08/2018

Moti në fundjavë mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër. Shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në qendër.

Edhe ditën e diel moti do të jetë po njësoj, ku nuk do të mungojnë vranësirat dhe shirat lokalë.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C./tvklan.al

drpolici-933x445.jpg
ent ela08:50 | 06/08/2018

Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës  por çdo ditë nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave  të sigurisë rrugore.

Janë kryer  kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,  pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë si rezultat  i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

  • janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
  • janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

KOSOVCARET-FUNDJAVE-1280x720.jpg
ent ela08:42 | 22/06/2018

Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet,

Dogana e Morinës ngriti traun mëngjesin e kesaj të premteje. Kontrollet ishte selektive dhe shumica e  kosovarëve u lanë të vazhdojnë udhëtimin pa vonesa.

Mijëra shtetas të Kosovës  kaluan kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet. Jo vetëm ata por edhe zonat e tjera shqipfolëse.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pushuesve në Shqipëri. Vit pas viti numri për t’i kaluar pushimet në bregdetin jugor e atij verior vjen në rritje. /abcnews.al

rruget.jpg
ad min16:54 | 10/06/2018

Ka qenë një fundjavë e frikshme në rrugët e Elbasanit, për shkak të aksidenteve deri dhe në katër raste brenda ditësh. Ka patur viktima, por dhe shumë të plagosur. ABC News sjell një vëzhgim nga segmentet më problematike të zonës.

Fatos Salliu: “Nisja e stinës së verës ka rritur ndjeshëm fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët e qarkut të Elbasanit. Më i shprehur ky fluks është në masë lindje – perëndim. Megjithë masat e forta të policisë, gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur disa aksidente me pasoja tragjike për jetën e njerëzve”.

Eshtë vetëm fillimi i stinës së verës. Fluksi i automjeteve dyfishohet nga pushues dhe emigrantë. Rrugë të dëmtuara dhe festa familjare të çdo ditëshme. Abuzues të shumtë të alkoolit marrin timonin. Kurse kalimtarët nuk respektojnë asnjë rregull. Rrugët e Elbasanit po përgjaken.

Fatos Salliu: “I tillë është segmenti rrugor në Unazën jugore të Elbasanit deri në Bradashesh. Si pasojë e mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve për qarkullimin e qytetarëve kanë ndodhur disa aksidente me pasoja tragjike”.

Në shkallë qarku ekzistojnë disa rrugë të frikshme ose zonat e kuqe, ku njerëzit vdesin. Korridori kryesor lindje-perëndim që nis nga Qafë Thana deri në Rrogozhinë e më tej, në Durrës, është i tillë.

Kthesat në segmentin Librazhd-Qafë Thanë, “Kthesat e Murrashit”,  Xibraka, Labinoti, Unaza jugore e Elbasanit, Elbasan-Metalurgji, bypass-i i Peqinit konsiderohen kthesat e vdekjes.

Po jo më pak problematika ka në rrugët që lidhin Elbasanin me Cërrikun, me Gramshin dhe me Tiranën. Perspektiva e situatës mbetet e zymtë. Ndaj dhe kjo verë parashikohet të jetë e pasigurtë./abcnews.al

Gazetar: Fatos Salliu

tirane-durres.jpg
ent ela11:36 | 09/06/2018

Një udhëzim i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atij të infrastrukturës Damian Gjiknuri për cakton kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë fundjavave të sezonit turistik. Për mjete të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, me gjatësi mbi 12 metra, për makinat bujqësore, teknologjike apo traktorët me rrota me shpejtësi nën 40 km në orë si dhe kursantët e autoshkollave, nga data 15 qershor deri në 15 shtator, kufizimet e qarkullimit vendosen edhe për ditët e festive apo ato që paraprijnë apo pasojnë ato.

Ditën e premte kufizimi i qarkullimit parashikohet nga ora 15:00 deri ne 22:00. Të shtunën nga ora 8:00 deri ne 12:00 dhe më pas nga ora 16:00 deri në 22:00, ndërsa të dielave nga ora 7 e mëngjesit deri në 22:00. Të përjashtuar nga ky kufizim do të jenë automjetet e shoqërimit, ato të forcave të armatosura, automjetet për mirëmbajtjen e shërbimeve publike, mjetet e radiove dhe televizioneve, por edhe mjete që transportojnë ushqime që prishen, material apo pajisje për gjendje emergjence sidhe kamionë që transportojnë gjënë e gjallë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono