fundit

BASHKIAKET-1280x727.jpg
ad min15:15 | 07/08/2019

Lezha dhe Mallakastra këto ditë do të bëjnë konstituimin dhe betimin e kryetarit të ri fitues në zgjedhjet 30 Qershorit. Por megjithatë kryetarët ne ikej po mbyllin punët e fundit në terren.  

Kryetarët në ikje të bashkive mbyllin punët e fundit. Në Lezhë pluhuri i verës dhe përmbytjet e dimrit nuk do të jenë më shqetësimi i banorëve të bllokut 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja të Lezhës.

Bashkia zgjidhi një problem shumëvjeçar dhe  zona do të ketë ndërhyrje edhe sa i takon sinjalistikës që garanton lëvizjen e mjeteve dhe këmbësoreve.

Rehabilitimi i plote i infrastrukturës së brendshme në bllokun e banimit 11.2 hektarë në qytetin e Lezhës është një investim i bashkisë me fondet e saj në vlerë 12 milion lekë të reja,

Në Mallakastër Agron Kapllanaj pranon faktin që pas pak ditësh bashkia do të drejtohet nga kandidati i Partisë Socialiste, i shpallur fitues në 30 Qershor.

Por në ditët e fundit të mandatit te tij, ai thotë se po punon në një zonë që ai e ka cilësuar si të lenë pas dore.

Në të dy këto Bashki, Lezhë dhe Ballsh këto ditë do të mandatohen kryetarët e rinj dhe do të bëhet  konstituivi./ABC News Albania 24/7

ohriii-1280x717.jpg
ad min19:45 | 05/07/2019

UNESCO i ka dhënë shansin e fundit Tiranës dhe Shkupit për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, pjesë e trashëgimisë kulturore, por i lënë sipas agjencisë së OKB-së, pas dore dhe pre e degradimit urbanistik.

Me fjalët “degradim”, “lënie pas dore”, “moskujdesje” e të ngjashme pjesëmarrësit e takimit të Komisionit për trashëgimi kulturore të UNESCO-s në Baku të Azerbejxhanit e kanë përshkruar ngecjen e rajonit të Ohrit lidhur me kushtet për mbijetesën e llojeve endemike të bimëve dhe peshqve, por edhe të arkitekturës dhe ndërtimet e vjetra. Shembujt që janë paraqitur për përshkrimin e ngecjes në katër dekadat e fundit kanë të bëjnë me ndërtimet e jashtëligjshme dhe në rritje të industrisë së turizmit, por edhe ndotjen e ujit të liqenit, me ujra fekal duke vënë në rrezik florën dhe faunën.

UICN, trupi këshillëdhënës i UNESCO-s: “Ky rajon është goditur nga një zhvillim jo përkatës dhe është lënë pas dore. Planifikimi ka qenë kryesisht joefikas dhe i dëmshëm, në veçanti rreth ndërtimit të infrastrukturës për nevojat e turizmit. Kualiteti i ujit është shqetësimi kryesor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e natyrës”.

Por, kërkesa e Shqipërisë që të zgjerohet zona nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke llogaritur edhe siujdhesën Lin dhe gjithë sipërfaqen e ujit, në njëfarë mënyre ka ndihmuar edhe Maqedoninë  e Veriut, që të mos hyjë në listën e trashëgimeve natyrore e kulturore të rrezikuar.

Hungari, UNESCO: “Ne jemi të lumtur që i gjithë rajoni i Ohrit do të mbulohet dhe do të mbrohet si trashëgimi botërore kulturore. Por megjithatë, edhe pse i pranojmë vërejtjet e evaluimit se ekzistojnë çështje që ngrinin shqetësime serioze, si presionet nga turizmi, peshkimi i tepruar, kontaminimi i ujit, ne kemi dorëzuar një amendament, për shkak se vlerësojmë se dy vendeve duhet t’u jepet kohë, që me bashkëpunim ndërkufitar t’u përgjigjen këtyre kërcënimeve me të cilat ballafaqohen. Këtë herë të mos futen në listën e trashëgimive të rrezikuara”.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ministri i Diasporës Edmond Ademi, i cili kërkoi afat deri në Shkurt të vitit të ardhshëm, që të eliminohen problemet, ka falënderuar dhe ka përshëndetur zgjerimin e zonës së mbrojtur në anën e Shqipërisë, duke shfaqur shpresën se në seancën e ardhshme të përbashkët qeveritare Maqedoni e Veriut-Shqipëri do të diskutohet kjo temë.

Edmond Ademi, ministër i Diasporës: “Komiteti vendosi që të mos e vendos Ohrin dhe Rajonin e Ohrit në listën e trashëgimisë së rrezikuar kulturore. Vendimi I sotëm është shtytje dhe përkrahje për Qeverinë, për Komunat dhe për të gjitha institucionet t`i zbatojnë rekomandimet tjera”.

Autoritetet lokale në Ohër kanë identifikuar mbi një mijë ndërtime të egra në zonën e mbrojtur afër Liqenit, por edhe lëshime në funksionimin e kolektorit, që ka rezultuar me ndotje të ujit. Por, OJQ-të ashpër kanë kritikuar pushtetin lokal dhe atë qendror, që për katër dekada në vend të konservimit kanë lejuar degradimin e rajonit dhe cenimin e rreth dy mijë llojeve endemike. Amendamentin e Hungarisë, që tu jepet kohë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e kanë përkrahur Norvegjia, Tunizia, Kina, Azerbejxhani, Brazili, Guatemala dhe vende të tjera./ABC News Albania 24/7

bashaaa-1280x723.jpg
ad min22:30 | 01/06/2019

Një ditë para protestës së shtatë kombëtare, Lulzim Basha ka vendosur ta bëjë thirrjen e fundit nga ata që e kanë frymëzuar më shumë në nisjen e kësaj beteje, banorët e Unazës së Re në Tiranë.

“Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë. Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”.

Këta banorë nuk bënë pakt me pushtetin sepse besuan në të drejtën e tyre, kjo është edhe arsyeja që nuk ka asnjë hap pas nga opozita e bashkuar u tha kryetari I Partisë Demokratike sipas të cilit ka ardhur koha që të njëjtin shembull të ndjekin të gjithë shqiptarët.

Basha: “Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!
E keqja duhet shkelur me rrënjë!”
Socialistët e nisën fushatën por kjo nuk ndikon në axhendën e demokratëve pika e parë e të cilës është largimi i Kryeministrit Rama.

Basha: “Ndaj, që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm dhe vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.  Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Evropë, janë produkt i panegociushëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund”./ABC News Albania 24/7

durres-3-1280x715.jpg
ad min12:30 | 30/05/2019

Për herë të parë ka dështuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Mungesa e këshilltarëve të PD-së dhe e disa këshilltarëve të LSI-së nuk ka lejuar arritjen e kuorumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen e fundit të këtij Këshilli. Këshilltarët e djathtë e kanë bojkotuar mbledhjen, ndërkohë që nga LSI ishin vetëm 3 këshilltarë, ne nje kohe qe duhet te jene te pranishëm 26 anëtarë. Partia Socialiste së bashku me aleatët e saj si dhe parti të tjera të regjistruara në KQZ, po shkojnë drejt procesit të 30 qershorit, ndërsa fushata elektorale hapet zyrtarisht në 31 Maj. Nga këto zgjedhje, nëse ato mbahen pa opozitën, do të dalë këshilli i ri bashkiak i Durrësit dhe vetëm pas konstituimit të tij do të zhvillohet mbledhja e radhës dhe do të kalohen për votim pikat e rendit të ditës të planifikuara për t’u votuar./ABC News Albania 24/7

 

lamtumire-1280x711.jpg
ad min15:05 | 10/05/2019

Paraditen e së premtes u zhvilluan homazhet në nderim të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj. Përveç familjarëve dhe trupave ushtarake, në Pallatin e Kongreseve kanë shkuar edhe figura të rëndësishme të shtetit shqiptar për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Iu dha lamtumira e fundit nëntetares Zarife Hasanaj e rënë krye të detyrës në Letoni. Homazhet u zhvilluan në orën 10 të paradites, ndërsa arkëmorti i mbuluar me flamurin kombëtar u vendos në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve.

Ishin fillimisht familjarët, e më pas kolegët, që i dhanë lamtumirën 32-vjeçares të shpallur të enjten “Dëshmore të Atdheut”, teksa u vendos që e premtja të jetë zi kombëtare. Sipas vendimit  të Këshillit te Ministrave flamujt në të gjitha institucionet shtetërore u ulen në gjysmë shtizë.

Në homazhe morën pjesë zyrtarë të lartë pushtetit qendror dhe atij vendor. Kryeministri Edi Rama tha gjatë ceremonisë se në vend që ta shihnim Zarifen me fustan nusërie, po e përcjellim me flamurin kuq e zi.

“Ushtaraken, të ndjerën Zarife Hasanaj. Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nusërisë në pragun e derës në krahë të dhëndrit po e përcjellim me flamurin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatosura. Në prani të motrave dhe të vëllait të saj pranë prindërve, ndjejmë boshllëkun e pangushëllueshëm. Në praninë e shokëve dhe shoqeve lidhur në besën e këtij flamuri që na jep nder për të cilin Forcat e Armatosura janë  betuar të sakrifikojë jetën në mbrojtje të atdheut dhe amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuq e zi i dëshmores më të re të Forcave të Armatosura të Republikës”.

Të përlotur gjatë fjalimit të tyre ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dhe gjeneral Bardhyl Kollçaku. Ata theksuan se Zarifja, ishte një nga efektivet më të mira, që vështira të zëvendësohet në të ardhmen.

“Prandaj sot, fjalët tona për ty e dashur Zarife, nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk të madh njerëzor, që na le të gjithëve dhe të na çlirojë nga dhimbja e rëndë që ndjen sot babai yt i mirë, Muharremi, nëna jote e dhimbsur Rivja, vëllai Adriatik, motrat Valbona dhe Eduarta, por edhe miqtë e kolegët e tu, gjithsecili prej nesh që të njohëm”.

 “Humbëm një ushtare krenare, kreshnike, të bukur, fisnike. Zarifja do na mungojë! Por ne, kolegët e saj, vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë e Forcës së Armatosur ndjejmë zërin e saj që na fletë: Zemrat lart! Kokën lart! Për detyrën, për nderin e Shqipërisë, për dinjitetin e kombit, ne kemi bërë betim mbi jetën tonë dhe me jetën tonë. Dhe ne e mbajmë besën! Ne e mbajmë betimin!”

Trupi i nëndetares Hasanaj u dërgua më pas të prehet pranë Dëshmorëve të Atdheut, në monumentit Nënë Shqipëri.

Zarife Hasani ndërroi jetë në Letoni mëngjesin e së hënës. Përveç 32-vjeçares, të plagosur mbetën dhe major Klodian Tanushi e rreshter Julian Kapaj. Sipas Mistrisë së Mbrojtjes Tanushi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore./ABC News Albania 24/7

serbi-1-1280x679.jpg
ad min20:45 | 20/04/2019

Në Serbi i është dhënë lamtumira e fundit gruas se Sllobodan Millosheviçit, ish-kasapit të Ballkanit. Në ceremoni morën pjesë besnikë të ish-diktatorit serb, por munguan dy fëmijët e çiftit presidencial serb.

Kjo është shtëpia e familjes Millosheviç në qytetin Pozharevaç. Urna me mbetjet mortore ka arritur nga Moska, për t’i bërë nderime ish zonjës së parë të Serbisë kanë ardhur disa qindra familjar, miq e simpatizues që kurrë nuk kanë hequr dorë nga dashuria për ta. Në ceremoninë mortore në Serbi nuk ka patur familjar. I biri në arrati, e bija pa dokumente jeton në Mal të Zi.

Ish-bashkëpunëtorët e kanë ngritur në piedestalin më të lartë. Ata ishin viktima që nuk u gjunjëzuan para botës. U quajtën liridashës dhe idealist.

Milovan Bojic, ish ministër i Shëndetësisë: “Keni jetuar në kohën kur Serbia ka ruajtur lirinë e saj që të qëndroj dhe të ruaj nderin. Serbia e ka ruajtur nderin pasi ju nuk jeni gjunjëzuar asnjëherë para padrejtësisë”.

Milomir Bullatoviç, ish president i Malit te Zi dhe kryeministër i Jugosllavisë:  “Mira Markoviç dhe familja e saj i janë nënshtruar padrejtësive më të mëdha dhe këtë e tregon fakti që nuk kishte takuar të bijën e saj Marinë prej 14 vjetësh. Asnjëherë nuk ka bërë asgjë që ta përmirësoj këtë padrejtësi”.

Pas ceremonisë qytetarët erdhën për të shprëhur ngushëllimet dhe për të bërë nderime. Disa politikan morën pjesë, por asnjë zyrtarë shteti. Qifti Millosheviç prehet tashmë bashkë nën hijen e një lisi të blinit, duke i dhënë fund fizik një epoke të qeverisjes absolute që përfundoi në Hagë dhe ekzil./abcnews.al

Duejn-Uejd.jpg
ad min14:45 | 11/04/2019

Një legjendë e basketbollit amerikan luajti ndeshjen e tij të fundit të karrierës. Duejn Uejd largohet pas tre titujve kampionë të fituar me Majemin.

Në moshën 37-vjeçare ndjeu se duhej të thoshte mjaft.

Vendimimin e kishte marrë prej kohësh dhe sezoni i fundit kaloi për Duejn Uejdin më shumë si një ceremoni e gjatë festive për lamtumirën, sesa si një konkurrim për titull.

Uejd, padyshim një nga basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së, luajti ndeshjen përmbyllëse pikërisht në Arenën e Bruklinit në Nju Jork, ku Majemi humbi 94-113, por ku ai I fitoi sfidat personale, duke realizuar tripëll dabëllin e fundit në karrierë.

Shënoi 25 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 10 pasime për kosh.

Lebron Xhejms, Karmelo Entoni dhe Kris Pol ishin në Arenë për të ndjekur lamtumirën e Uejdit.

Të katër mbeten shokë të ngushtë dhe luajtën bashkë në ekipin olimpik amerikan.

Uejd fitoi tre tituj kampion, në 2006, 2012 e 2013, që të gjithë me Majemin, të parin duke qenë ai udhëheqësi i ekipit, dhe dy të tjerët në krah të Lebron Xhejmsit e Kris Boshit.

Ai luajti gjithë karrierën tek Majemi, me përjashtim të dy sezoneve me Çikagon dhe Klivlendin.

Me kombëtaren fitoi titullin olimpik në 2008 në Pekin, ndërsa në NBA luajti për 16 vjet, duke u bërë rekordmeni dhe lojtari më i mirë i Majemit në histori./abcnews.al

PREMIER-LIGA-FITON-LIVERPULI.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela22:18 | 31/03/2019

Liverpuli arriti një sukses dramatik ndaj Totenhemit dhe u ngjit sërish në krye të Premier Ligës angleze. Një autogol në sekondat e fundit vendosi një ndeshje të madhe

Ndeshje të tilla nuk mund të fitohen nëse nuk ke fat. Liverpuli e pati të gjithin me vete në duelin e madh të Premier Ligës ndaj Totenhemit, duke fituar me golin e shënuar në minutën e parë shtesë.

Ishte fat, jo vetëm sepse triumfi u arrit përsëri në fund, por edhe sepse u arrit falë një autogoli, pas një gabimi të portierit mik, Hugo Joris. Fitorja ishte minimale, me rezultatin 2-1, por asgjë tjetër nuk kishte rëndësi për skuadrën e trajnerit Jurgen Klop, përveç suksesit.

Kjo do të thotë se Liverpuli u kthye sërish në krye të kampionatit, me 79 pikë ndaj 77 të Mançester Sitit, që ka luajtur një ndeshje më pak. Vendasit kaluan të parët në avantazh në stadiumin “Anfild”, kur sulmuesi Roberto Firmino shënoi në minutën e 16-të.

Liverpuli ishte më mirë gjatë pjesës së parë, por pas pushimit gjithçka ndryshoi. Totenhemi reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 70-të me anë të Lukas Mourës.

U duk se ky ishte fundi, dhe se skuadra e Klopit do të dorëzohej në garën për titull. Gjithsesi, jo më kot Liverpuli është ekipi që ka shënuar më shumë gola në fund, gjë që tregon karakter dhe besim të madh. Kur duhen edhe 6 javë deri në përfundim të Premier Ligës, gara për titull mbetet e hapur, ndërsa Totenhemi rrezikon shumë që të mbetet jashtë zonës Champions./abcnews.al

java-1280x724.jpg
ent ela22:04 | 06/03/2019

Java e Modës ne Paris ngjiti në pasarelë koleksionin më të fundit të Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta muajin e kaluar.

Në javën e modës në Paris, u ngjit në pasarelë koleksioni i fundit vjeshtë– dimër 2019,  i stiluar nga Karl Lagerfeld, para vdekjes se tij muajin e kaluar.

Shfaqja e Grand Palais ofroi shumë emocionale. Një nga momentet më emocionale ishte në hapje të shfaqjes ku u mbajt 1 minutë heshtje për t’i thënë “lamtumirë Karl Lagerfeld”.

Sfilata u zhvillua në një pistë patinazhi ku sfondi dukej spektakolar dhe modelet ecnin në ambientin e mbuluar nga dëbora.

Pjese e këtij koleksioni ishin xhaketat sportive dhe syzet, por ato që ranë më shumë në sy ishin pllushat shumëngjyrësh që mesa duket do të jenë më të preferuarit e stinës së dimrit./abcnews.al

viktimat-1280x687.jpg
ent ela21:15 | 15/02/2019

Familjarë dhe qytetarë të shumtë të Gostivarit i dhanë të premten lamtumirën e fundit 4 prej viktimave të aksidentit të 13 shkurtit në Maqedoni. Për të ngushëlluar të afërmit e të ndjerëve, në ceremoni morën pjesë edhe figura të njohura të politikës shqiptare.

Mijëra qytetarë mes së cilëve figura të njohura të vendit, morën pjesë në ceremoninë e përmortshme të 2 viktimave të cilët u varrosën në varrezat e fshatit Debresh.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues qeveritarë mes së cilëve edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi vizituan familjet e disa prej viktimave me ç’rast shprehën ngushëllimet e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono