ftese maqedonise

nato-1-1.jpg
ent ela20:23 | 11/07/2018

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet ushtarake deri në 2 për qind të GDP-së. Duke raportuar mbi ecurinë e ditës së parë të punimeve të samitit, sekretari Jens Stoltenberg ka bërë me dije se ftesa për Maqedoninë dhe kontrasti ndaj Rusisë kanë qenë gjithashtu në fokus.

Në ditën e parë të punimeve të samitit të NATO-s në Bruksel, mes liderëve të vendeve anëtare ka patur diskutime, mosmarrëveshje, por edhe dakordësi për ta bërë Aleancën më të fortë. Ka qenë sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg që ka bërë një pasqyrim të atyre që kanë ndodhur, nga të cilat ka veçuar konsensusin për rritjen e kontributeve ushtarake nga secili anëtar. Sipas Stoltenberg, vendet anëtare kanë pranuar të rrisin deri në 2 për qind të GDP-së shpenzimet ushtarake, që shkojnë në disa miliardë euro.

“Të gjithë aleatët po i rrisin shpenzimet. Po e kthejmë mbrapsht baticën, por duhet të bëjmë më shumë për të ruajtur sigurinë në një botë të paparashikueshme”, ka thënë Stoltenberg.

Politika e dyerve të hapura ka qenë një tjetër pikë ku Stoltenberg është ndalur, duke theksuar se aleatët kanë vendosur njëzëri t’i bëjnë ftesë Maqedonisë për t’u bërë anëtarja e 30-të e organizatës. Duke nënvizuar se NATO mirëpret marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit, Stoltenberg ka shtuar se, tani është gjithçka në duart e qytetarëve maqedonas të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo emrin e ri të vendit të tyre, që i mundëson atij anëtarësimin. Në fokus të NATO-s do të mbetet lufta kundër ISIS, motiv për të cilën Aleanca ka nisur një mision trajnimi të forcave të sigurisë në Irak. Gjithashtu, brenda optikës së saj do të jetë edhe situata në Detin e Zi dhe ajo në vendet Baltike.

“Nuk do ta njohim kurrë aneksimin ilegal të Krimesë, që është arsyeja përse kemi rritur praninë në vendet e Detit të Zi, për t’i dhënë një sinjal të pastër Rusisë dhe për t’i dhënë mbështetje Ukrainës”, ka shtuar Stoltenberg. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono