FSK

parada-1.jpg
G. P.13:48 | 22/02/2019

Drejtori i departamentit të informacionit në Ministrinë kosovare të Mbrojtjes, Ibrahim Shala, konfirmoi për mediat në vend se në Forcat e Sigurisë së Kosovës do të pranohen dhe 650 ushtarë të rinj, ndërsa nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo pakicat e tjera.

Mediat kosovare raportojnë se Ushtria e Kosovës ka nisur pranimin e rekrutëve të rinj. Pas miratimit në Kuvend të tri projektligjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e përgjegjësive të Forcave Speciale të Kosovës, për herë të parë është hapur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Ushtria e re e Kosovës do të ketë rreth 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga drejtori i departamentit të informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, Ibrahim Shala. Ky i fundit shtoi se  në këtë fazë rekrutimi pritet të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj të FSK-së.

Shala theksoi se nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo komunitet tjera jo shumicë. Parlamenti i Kosovës miratoi tri projektligjet për FSK-në më 14 Dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos të NATO-s, sipas të cilëve nuk ishte koha e duhur për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ndërkohë Ministria e FSK-së është transformuar në Ministri të Mbrojtjes./abcnews.al

fsk.jpg
G. P.15:06 | 17/02/2019

Sot në Kosovë kremtohet 11-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ky përvjetor e gjen Kosovën me Ushtrinë e saj dhe me synimin e politikës së Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ky është parakalimi i parë i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës që pas shndërrimit të saj në ushtri. Manifestimi në qendër të Prishtinës zhvillohet në ditën e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Trupat ushtarake të shtetit më të ri në Ballkan po demonstrojne forcën, përgjegjësinë, përkushtimin dhe atdhetarinë në këtë parakalim solemn.

Nga tribuna i ndiqnin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe mysafirë nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dëshmia më e mirë e suksesit dhe përparimit të Kosovës.

Hashim Thaçi: “Vetëm 11 vjet më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të Republikës së Pavarësisë së Kosovës. Para nesh sot kemi ushtri profesionale, multietnike e cila është në shërbim dhe në mbrojtje të shtetit më të ri të Evropës. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës bashkë me ushtarët e rajonit do të shërbejnë për ndërtimin e paqes në çdo kënd të planetit”.

Në këtë ditë të Pavarësisë, kreu i shtetit të Kosovës, i shtriu sërish Beogradit dorën e bashkëpunimit në emër të  arritjes së një marrëveshjeje për fqinjësinë e mirë. Por siç u shpreh Thaçi, genocidi serb në Kosovë nuk do të harrohet kurrë.

Hashim Thaçi: “Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë. Por një gjë nuk duhet harruar. Kurrë nuk do të harrojmë spastrimin etnik, genocidin e serbëve në Kosovë. 13.500 civilë shqiptarë të vrarë, 400 masakra dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara nga shteti i Serbisë që edhe sot nuk kanë marrë dënimin e merituar”.

Duke falenderuar të gjitha shtetet që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, Thaçi tha se Kosova nderon dhe ruan raportet me partnerët strategjikë dhe vendet mike.

Hashim Thaçi: “Synimi ynë është integrimi në Nato dhe në Be. Të ruajmë partneritetin special me SHBA-të dhe të punojmë për paqen dhe zhvillimin në vendin tonë”.

Nga SHBA, miku i Kosovës dhe ish-ambasadori William Walker ishtë i pranishëm në këtë ceremoni, për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës./abcnews.al

 

FSK-PAVARESIA.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:29 | 16/02/2019

Ditën e diel ushtria e Kosovës do të parakalojë në sheshet e Prishtinës për 11-vjetorin e pavarësisë. Bëhet fjalë për misioni e parë simbolik që kur Kuvendi miratoi ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtarët e Kosovës, janë duke bërë përgatitjet e fundit për parakalimin që do të kenë më 17 shkurt, për nder të 11-vjetorit të pavarësisë. Kjo është hera e parë që do të parakalojnë para qytetarëve me mision ushtarak. Për këtë ndjejnë krenari dhe fat udhëheqësit e këtij dikasteri.

Majore Remzie Zeqiraj i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998. Tani, pas 20 vjetësh, si oficere që jep kontributin e saj në zyrën për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, ajo po përcjell me vëmendje përgatitjet për parakalimin e ushtrisë.

Ndjen krenari që amaneti i shokëve të luftës që i humbi, më në fund u bë realitet.

Në ushtrinë e Kosovës 8.1% janë femra.

Në ushtrinë e Kosovës ka edhe minoritete të komunitetit serb, boshnjak, ashkali dhe rom. Parakalimi i FSK-së në përvjetore të pavarësisë tashmë është shëndrruar në traditë.

Në parakalimin e së dielës, ushtria më e re në botë, ajo e Kosovës, kësaj radhe nuk do të prezantojë makineritë e saj ushtarake. /abcnews.al

stoltenberg-1.jpg
ent ela17:40 | 13/02/2019

Sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka këmbëngulur sërish, duke përsëritur se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hynë në veri të vendit pa lejen dhe miratimin e KFOR.

Që në fillim të ministerialit të mbrojtjes së NATO-s, sekretari i përgjithshêm i NATO-s Jens Stoltenberg tregoi qartësisht linjën e kuqe për shtrirjen e forcave të sigurisë së Kosovës në Veri të vendit. Stoltenberg u shpreh marrëveshja me KFOR-in nuk e lejon këtë shtrirje pa dritën jeshile të KFOR-it.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm, NATO: “Ne kemi një marrëveshje të Brukselit të vitit 2013, që thotë qartësisht, se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në Veri pa pajtimin e komandës së KFOR-it. Ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende në fuqi, e vlefshme. Kjo është diçka që është shprehur qartësisht nga shumë aleatë dhe e kam venë në dijeni për këtë edhe zotin Haradinaj. NATO do të mbetet në Kosovë me KFOR-in, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara. Prezenca e KFOR-it në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për stabilitetin në Kosovë dhe rajon”.

Ndêrkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s është shprehur se aleatët do të diskutojnë edhe rreth formimit të ushtrisë së Kosovës.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm, NATO: “Ne i japim mbështetje forcave të sigurisë në Kosovë përmes aktiviteteteve tona, ku përfshihet edhe kapaciteti ndërtues, që nuk bën pjesë në misionin e KFOR-it. Ne duhet të diskutojmë nivelin e angazhimit tonë, duke qenë se është marrë vendimi për të transformuar forcat e sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Ministeriali dyditor i NATO-s ka në qendër tema të rëndësishme si shkeljen e traktatit për mbrojtjen bërthamore nga Rusia, angazhimin e shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, si edhe operacionet në Afganistan dhe Irak. /abcnews.al

HARADINAJ-1280x820.jpg
ent ela17:15 | 12/02/2019

Kryeministyri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka vonuar përgjigjen e tij ndaj deklaratës së sekreatrit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, sipas të cilit FSK nuk mund të shkonte në Veri të vendit pa lejen e KFO-it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi gjatë ditës se NATO është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se, sipas tij, FSK-ja s’mund të futet pa lejen e KFOR-it në Veri të vendit.

Por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka vonuar përgjigjen duke theksuar se ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.

 “Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri për vendin. S’ka më Veri dhe Jug. Duhet ta kuptojnë të gjithë, presidenti, unë… mbi ne është Parlamenti. Me 107 vota i është dhënë fuqia ushtrisë për gjithë territorin. Kosova nuk është e intersume. Në Veri jetojnë serbët e Kosovës, janë qytetarët e Kosovës. S’kanë arsye të kenë shqetësim që ushtria mundet mu përdor kundër tyre, kjo është një garancë”, është shprehur ai.

Gjithashtu pas takimit me ambasadorin amerikan në Prishtinë, kreu i ekzekutivit kosovar foli për taksën ndaj Serbisë duke thënë se taksa mund të qëndrojë përjetësisht. Ai tha se Kosova është e lodhur me sjelljen e Serbisë, dhe lojërat që po luhen prej 20 vitesh, e se tashmë është kohë tjetër. Sipas Haradinaj e gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund të deklaratës së tij për media Haradinaj porositi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili publikoi letrën e qeverisë amerikane për anulimin e viziyës së gjeneralit amerikan ën Kosovë, disa ditë më parë për shkak të taksës ndaj Serbisë. Haradinaj e paralajmëroi Ramën se nëse e ka të vështirë të mbajë ushtrinë, ka njerëz të tjerë që mund ta mbajnë atë post. E në të kundërt ai duhet t’i lërë komunikimet me mediat në duart e personave që merren me këtë gjë./abcnews.al

mmmmmm.jpg
ent ela08:55 | 21/01/2019

Edhe zyrtarisht sot ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka uruar për zbulimin e pllakës dhe fillimin e tranzicionit te ushtrisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se që nga sot zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë.

“Që nga sot ndryshon emërtimi i ministrisë. Dua të falënderoj të gjithë që kontribuuan në formimin e ushtrisë. Sot është dita ku zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë i cili do të zgjas 10-vjet”.

“Ky tranzicion do të zgjas 10 vite dhe i tërë procesi do të jetë gradual dhe transparent.  Ushtria do të jetë forcë multietnike”, ka deklaruar ai. /klan kosova

hari-1-933x445.jpg
ent ela11:17 | 19/01/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Ai ka thënë se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bën nga komuniteteve jo shumicë. Sipas kryeministrit Haradinaj, ndalimet e tilla janë të “papranueshme” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Përveç pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët janë përballur me vështirësi në vendkalimet kufitare me Serbinë, autoritetet serbe kanë ndaluar edhe disa përfaqësues politikë serbë.

Në vitin 2018, pas presioneve, siç u tha nga Beogradi zyrtar, dhjetëra pjesëtarë të FSK-së braktisën radhët e kësaj force. Kuvendi i Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar miratoi tri ligje, të cilat i hapën rrugën e transformimit të kësaj force në Ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

Kuvendi-i-kosoves.jpg
ent ela10:46 | 14/12/2018

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Parlamenti i vendit miratoi me vota unanime nga të gjitha partitë shqiptare  tre projektligjet për transformimin e forcës së sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Projektligji i për Forcën e Shërbimit në Forcën Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga 107 deputetë. Të gjitha votat kanë qenë pro, ndërsa asnjë deputet kundër.

Deputetët e Kuvendit të KOSOVËS votuan përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhej me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtuan kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votuan 106 pro dhe një abstenim, ktheu Ministrinë e FSK’së në ministri të Mbrojtës, e tashmë Rrustem Berisha bëhet ministri më i ri i ekzekutivit Haradinaj.

Miratimi për krijimin e ushtrisë u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë në sallën e parlamentit me deputetët që u ngritën në këmbë ndërsa në sfond u intonua himni.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për të formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës realizoi transformimin e FSK-së në ushtri.

Kjo nismë erdhi pas kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se kishte marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, Xhejms Mattis, që ushtria të formohej sipas ligjit.

Por Kosova, e cila u bë me ushtri pas 10 vjetësh pavarësi, nuk ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj. Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos nxitohej dhe të priste që ushtria të formohej me ndryshime kushtetuese. /abcnews.al

kOSOVEUSHRI-933x445.jpg
ent ela08:52 | 14/12/2018

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot përfundimisht tri projektligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë me kapacitete ushtarake.

Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të tri këto projektligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi.

Partitë shumicë në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë deklaruar se do ta mbështesin këtë transformim të FSK-së. Kurse, deputetët e Listës Serbe, që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë, janë pozicionuar kundër transformimit.

Nëpërmjet këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha javën e kaluar se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme” dhe i tërhoqi vërejtjen Prishtinës se nëse do të ndërmarrë hapin e transformimit “do të përballet me pasoja”.

Por, në Prishtinë deklarata të tilla u panë si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

Për dallim nga NATO, e cila ka në përbërje të vet shumë shtete, Qeveria Amerikane përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe organizativ të FSK-së, që do të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multi-entik të shtetit, ashtu dhe dedikimin e popullit të Kosovës për paqe”, ka thënë Kosnett.

Autoritetet e Kosovës janë zotuar në vazhdimësi se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in”.

“Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, ka deklaruar Haradinaj.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një raport të publikuar thotë se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i marrë 7-10 vjet.

“Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thekson QKSS-ja.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.

Prandaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së./REL

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono