frrokaj

keshilli-bashkiak.jpg
ad min10:41 | 14/08/2019

Në Lezhë u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak.  Mbledhja u zhvillua në Bibliotekën e qytetit, ndërsa u betua dhe kryetari i ri i Bashkisë Pjerin Ndreu, i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pjerin Ndreu mori zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë së Lezhës.  Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bënë në bibliotekën e qytetit.

Këtë ceremoni e ndoqën nga afer, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialist.

Në fjalën e tij të parë para këshilltarëve të këshillit bashkiak Lezhë, Pjerin Ndreu u betua se do të jetë kryetar i të gjithë lezhjanëve duke ndërtuar një institucion në shërbim të çdo qytetari.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe, unë mendoj se përveçse është një ditë e rëndësishme është edhe një peshë e rëndë”, tha kryebashkiaku i sapozgjedhur i Lezhës.

Para se të shkonte në zyrën e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhës pati një përshëndetje edhe për mbështesit e tij në sallën e pallatit të kulturës.

Në rrugën drejt zyrës nuk pati asnjë pengesë. Të gjitha dyert ishin të hapura dhe Ndreu shkoi i qetë në bashki. Këta persona që rrethuan hyrjen e bashkisë jashtë nuk ishin protestues, por mbështetës të Ndreut dhe partisë socialiste. /ABC News Albania 24/7

lexzhe-1280x743.jpg
nev ila16:30 | 13/08/2019

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistence gjatë kostituimin e Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit poçes i cili do të zhvillohet ditën e mërkure. Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tij 30 qershori ishte një farsë. “Përfituesit në mënyrë jo korrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”, tha Frrokaj./ABC News Albania 24/7

bashsa-1280x654.jpg
ad min14:40 | 17/03/2018

Kërkojnë drejtësi, por jo selektive.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreson dhe uron që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, por mbi të gjitha drejtësia nuk duhet të drejtohet nga asnjë krah politik dhe për këtë i referohet edhe akuzave që kanë bërë ndaj disa kryebashkiakëve dhe ministrave të qeverisë.

Lulzim Basha: “Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, të jetë jopolitik dhe i paanshëm”.

Pas kësaj deklarate kreu demokrat u nis drejt Lezhës për t’u takuar me bazën.
Të njëjtën kërkesë i drejton Prokurorisë që të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal “Habilaj-Tahiri” dhe të gjithë policët dhe bashkëpunëtorët e tjerë politikë dhe jopolitikë të këtij grup.

Lulzim Basha: “Duhet ta bëjë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar. Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”.

Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” kanë kryer konsultën e parë që i paraprin takimit të parë të Komisionit Hetimor ditën e hënë.

Lulzim Basha: “Qëllimi i Komisionit Hetimor është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi, për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të trafikantëve të drogës dhe të grupeve kriminale të krimit të organizuar”.

Pretendimet e demokratëve mbi hetimin nga komisioni kanë të bëjnë me mos reagimin e qeverisë ndaj përfshirjes së Tahirit në çështjet e drogës dhe mburojës që pati ish-ministri i Brendshëm nga Policia e Shtetit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono