frika

PUTIN-SKRIPAL-1280x620.jpg
nev ila15:58 | 11/10/2019

Raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin në Azi janë në gjendje të godasin territorin rus.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska nuk është aspak e lumtur për situatën aktuale.

Putin nënvizoi se dhe Rusia do të rinisë zhvillimin e këtyre raketave meqenëse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë./ABC News Albania 24/7

pasoja-nga-termeti-ne-durres.jpg
ad min14:33 | 22/09/2019

Durrësi është qyteti dhe më afër epiqendrës së tërmeteve. Për këtë arsye edhe dëmet janë të shumta megjithëse për fat nuk pati njerëz të lënduar keq. Emergjencat kanë ngritur kampet me shtretër për të pritur njerëzit që duan të strehohen apo të kalojnë ankthin dhe frikën.

“Pallatet e ndërtuara para viteve 90’ si dhe shtëpitë e vjetra, janë ato që kanë pësuar më shumë dëmtime si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën një ditë më parë qytetin bregdetar”.

Mure të plasaritura. Shtesa pallatesh të shkëputura plotësisht nga struktura ekzistuese. Suva e rënë. Në çdo lagje apo rrugë të Durrësit ka gjurmë të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.

Çarje të mureve janë të dukshme edhe në pallatet e reja. Isuf Sina është njëri prej atyre që i është prishur shtëpia. Ai përjetoi tmerr dhe po vuan pasojat.

“Këtu ke 10-15 plasaritje të betonit. Ky pallat ka qenë i fortë se e kemi bërë me dorën tonë. Gjithë rrezikun e kemi pasur në katin e parë. Aty ulur isha. Ne e përjetuam aq rrezikshëm saqë ikëm me vrap. Zbathur kemi dalë nga frika”.

Banorë të mbërthyer nga frika, nën ankthin e tërmeteve që goditën Durrësin, thonë se kaluan natën jashtë. Çadrat e ngritura nga bashkia pranë stadium, por edhe sheshet e hapura, larg banesave u mbipopullluan nga mijëra njerëz.

“Qemë t’u vdek prej frikës”.

Të dëmtuarit lutem të mos ketë më tërmete dhe presin t’u vlerësohet ajo që u ka ndodhur. Duan të dinë nëse shtëpitë e tyre janë të banueshme apo jo.

“Si ky tërmet nuk kisha parë ndonjëherë. Në momentin që dha një zhurmë shumë tronditëse mora gruan dhe dola jashtë. U tremba shumë dhe akoma jemi të stresuar”.

Grupet e shtabit të emergjencave ndodhen në terren. Ende nuk është përmbyllur bilanci.Por nga të dhënat e deritanishme flitet për 9 pallate dhe 188 shtëpi të dëmtuara.

Mbi 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore. Tre prej tyre me fraktura të shkaktuara nga tërmeti, kurse të tjerë u lënduan kur braktisën objektet apo shfaqën shenja paniku, duke kërkuar ndihmë mjekësore./ABC News Albania 24/7

Capture-6-1280x669.jpg
ent ela19:37 | 30/04/2019

Në Zelandën e Re është rikthyer frika e atentateve terroriste pasi një person është arrestuar në banesën e tij në zotërim të armëve, municioneve dhe pakove bombë. Arrestimi vjen pak kohë pas atentateve të 15 marsit, kur një person sulmoi me armë zjarri dy xhami në kryeqytetin Kristçërç, duke vrarë të paktën 50 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur policia vendase, e cila ka evakuuar zonën dhe e ka izoluar atë, duke kujtuar se edhe atentatori i xhamive u gjet në posedim të armëve dhe dy bombave artizanale në makinën e tij. Hetuesit megjithatë kanë refuzuar të prononcohen nëse arrestimi i së martës i një 33-vjeçari ka lidhje me atentatet e 15 marsit.

/ABC News Albania 24/7

TRUMP-LIBRAT-1280x720.jpg
ent ela10:08 | 14/09/2018

Librat po kthehen në makth për Donald Trump. Ndërsa “Frika” i gazetarit Bob Uduord ka arritur majat e klasifikimeve, stafeta pritet t’i kalojë aktores së filmave pornografikë që pretendon se ka patur një aferë me presidentin. Libri i saj, “Demaskim i Hapur” do të dalë në shitje në tetor.

Libri i gazetarit Bob Uduord mbi Donald Trump ka tejkaluar pritshmëritë. Që nga e marta, dita e daljes në treg, libri me titullin “Frika” ka shitur mbi 750 mijë kopje. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese “Sajmon end Shuster”. Bëhet fjalë për një shitje rekord sa i takon gjinisë së librave faktikë, që përveç edicionit të printuar ka edhe atë elektorik e atë audio. “Frika” pritet t’i bashkohet kështu një tjetër best seller-i mbi Trump, “Zjarr dhe Tërbim” i Majkëll Ullf, që doli në shitje në fillim të vitit dhe që në ditët e para u blenë mbi 1 milion kopje. Shtëpia botuese ka bërë me dije se ka porositur tashmë ribotimin me 1.15 milionë kopje të librit që e përshkruan Trump si një president mashtrues dhe hileqar. Por krahas atij të Uduord, një tjetër libër pritet t’i prishë humorin presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ish-aktorja e filmave pornografikë, Stormi Daniels, që pretendon se ka patur një marrëdhënie me Trump para se të bëhej kryetar shteti, do ta rrëfejë aferën në librin e saj me titull “Demaskim i Hapur”. Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Kliford, ka bërë me dije se libri i saj do të dalë në shitje më 2 tetor dhe do të tregojë jetën e saj dhe betejën ligjore me presidentin për t’i dhënë fund marrëveshjes që e detyron të heshtë mbi aferën. Në vitin 2016, gjatë fushatës elektorale, aktorja u pagua 130 mijë dollarë nga avokati personal i Trump për të mos e publikuar historinë që mund të dëmtonte figurën e tij. /abcnews.al

LU-PER-SPAK-1280x720.jpg
ent ela16:18 | 01/05/2018

Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar arsyet e vonesave, sipas tij, të ngritjes së strukturave dhe institucioneve të drejtësisë, të përcaktuara nga ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016. Në një deklaratë për një televizion në vend , Doanld Lu shprehet se këto institucione nuk janë ngritur për dy arsye. E para, kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita, sfide e humbur, sic thote ambasadori, pavarësisht shfuqizimit të disa neneve nga Gjykata Kushtetuese. Arsyeja e dytë për këtë vonesë për Donald Lu është edhe vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e këshillit të Lartë të gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë, edhe kjo çështe e zgjidhur sipas tij. Ambasadori komenton edhe politikanët të cilët sipas tij kur kritikojnë dhe mbjellin dyshime për këto struktura, tregojnë vetëm frikën që kanë, pasi dikur ishin të paprekshëm. /abcnews.al

FRIKA-BRITANI-1280x720.jpg
ent ela14:28 | 09/04/2018

Momente frike janë regjistruar në afërsi të Pallatit Mbretëror në Britani. Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili po drejtonte një furgon të bardhë në afërsi të Pallatit Buckingham. Ai është i dyshuar për krime kundër rendit publik. Idenditeti i tij nuk bëhet I ditur por vetëm njoftohet se arrestimi është kryer mëngjesin e sotëm. Fillimisht rrugët përreth pallatit rezidencial të Mbretëreshës Elizabet e Dytë u mbyllën nga policia. Ndërsa më pas furgoni u kontrollua. Hetuesit njoftojnë se për momentin nuk rezulton ndonjë provë se ky është një rast që lidhet me ndonjë kërcënim ekstremist. /abcnews.al

vlcsnap-error139-1280x720.jpg
ad min15:24 | 30/12/2017

Zbatimi tërësor i Reformës në Drejtësi përbën një nga sfidat kryesore të vitit 2018. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Finalizimi i Reformës në Drejtësi është një nga sfidat kryesore të Shqipërisë për vitin 2018. Rezultatet e para të vettingut, formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e mandej ngritja e Strukturës së Posaçme kundër  Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, e njohur si SPAK, si edhe zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me një mandate 7 vjeçar pritet të tregojnë vullnetin politik për zbatimin e kësaj reforme.

Por pritshmëria më e madhe e publikut duket se është tek nisja e funksionimit të SPAK, strukturës që do të hetojë dhe dërgojë si të pandehur politikanët, zyrtarët  dhe ish-zyratrët e lartë të përfshirë në afera korruptive.

SPAK është një strukturë e veçantë e parashikuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 dhe me një ligj të veçantë. Ajo përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e Posaccme Hetimore e njohur me emrin “Byroja Kombëtare e hetimit”, BKH. Të hetuarit prej kësaj njësie do të gjykohen nga Gjykatat e Posacme.

Sipas ligjit përkatës, SPAK ka nën kompetencë hetimin e 40 veprave penale, nga të cilat 18 në lidhje me korrupsionin. Në filtrat e kësaj strukture do të kalojnë dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjitjshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të KLGJ-së dhe drejtuesve të instituciuoneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetiutë ose në ligj. Nga struktura e poacme do të hetohet e gjykohet çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ngritja e SPAK kushtëzohet nga formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

AKUZAT PER KORRUPSIONIN

Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Përfitimi i paligjshëm i interesave

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja./abc news.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono