fredi alizoti

KRONIKE-VENDIMI-BABALE-MOTIVET.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela10:19 | 05/12/2018

Gjykata e Apelit në Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisën “arrest në burg” Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e Babales. Alizoti akuzohet për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.

Kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Flutura Skënderi, Alaudin Malaj dhe Artur Gaxha la të pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi.

Ndërsa Albert Veliu, i njohur si Babalja, aktualisht në statusin e azilkërkuesit në Kosovë, nuk e ka ankimuar masën “arrest në burg” dhënë në mungesë për të.

Për të njëjtën çështje Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë edhe deputetin Ervin Salianji. Fillimisht çështja u hetua nga Krimet e Rënda, por më pas i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. /aqbcnews.al

albert-veliu.png
G. P.16:55 | 26/10/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskompetencë për hetimin e çështjes “Babalja”. Dosja me katër persona të akuzuar për “kallëzim të rremë”, mes të cilëve edhe deputeti Ervin Salianji, i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria për Krimet e Rënda ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës përgjegjësinë e hetimit të çështjes “Babalja”. Më shumë se gjashtë muaj nga nisja e procedimit penal pas publikimit të një audio-regjistrimi ku pretendohej se Albert Veliu, Babalja, fliste me vëllain e ministrit të Brendshëm për çështje droge, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë. Shkak është bërë akuza e “kallëzimit të rremë” e ngritur ndaj katër personave për çështjen, vepër penale jashtë kompetencës së Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër, kjo prokurori do të vazhdojë hetimin për “trafikun e narkotikëve” veprën penale për të cilën u regjistrua procedimi penal. Dosja “Babalja” u dërgua në Prokurorinë e Tiranës me katër persona nën hetim, deputetin Ervin Salianji, Albert Veliun, Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Hetimi i çështjes “Babalja”, histori që trazoi jo pak skenën politike në vend, mori tjetër rrjedhë pasi Fredi Alizoi pranoi të kishte qenë aktruesi i zërit të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, në audio-përgjimin e “Babales”. Por, pas arrestimit të tij në Tetor 2018 u publikua një video-përgjim ku pohonte se ishte shoqëruar për Prokurorinë për Krimet e Rënda nga kreu i Policisë së Shtetit. Për llogari të hetimit dhe dinamikave të papritura të tij, Prokuroria për Krimet e Rënda mori deklarimet e më shumë se 15 personave, mes të cilëve edhe deputetët Salianji e Taulant Balla, si dhe ish-kreut të Policisë Bashkike të Tiranës, Florenc Hoxha./abcnews.al

ALIZOTI-ANKIMI-DATA-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 17/10/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e ankimit të Fredi Alizotit, personit te dyshuar se aktroi  zërin e  Agron Xhafajt. Alizoti ka kundështuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Shkalla e Parë për të, në 6 tetor. Burime pranë gjykatës konfirmuan se seanca në Apel është caktuar në 24 tetor në orën 09:00. Në ankimin e depozituar disa ditë mëparë, Alizoti kërkon një masë më të butë sigurie se “arresti në burg”. Në seancën e zhvilluar në Shkallën e Parë të Krimeve te Renda, avokati i Alizotit, Ilir Dode tha se klienti i tij e kishte provuar se nuk ka rrezik t’i fshihej hetimit dhe se duhet të kujdesej për nënën e sëmurë. /abcnews.al

MBULIM-ARDI-VELIU-NE-PROKURORI.mpg_snapshot_00.21.jpg
G. P.14:45 | 16/10/2018

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rreth 60 minuta, lidhur me hetimet për dosjen e Babales. Burime të besueshme konfirmuan për “ABC News” se Veliu ka mohuar pretendimet e Fredi Alizotit ndaj tij.

Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishte personi i radhës që u mor në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë çështjen “Babalja”. Pyetja e tij u kërkua pas deklaratave të Fredi Alizotit, personit të dyshuar si aktruesin e zërit të Agron Xhafës, se pas pranimit të këtij fakti ishte shoqëruar tek Krimet e Rënda me makinë nga kreu i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu mbërriti në institucion në 13:00, ekzaktësisht në orarin e paracaktuar ku qëndroi për gati 1 orë duke dhënë shpjegime para prokurorit, Përparim Kulluri.

Burime të besueshme konfirmuan për “ABC News” se Veliu ka mohuar pretendimet e Alizotit. Sipas burimeve, Veliu ka pohuar se ditën kur është bërë shoqërimi i Alizotit në Prokurorinë e Krimeve ai ka qenë i angazhuar me çështje të tjera të punës së tij. Numri një i policisë u largua me automjetin e tij, duke mos dhënë asnjë prononcim për median. Deklarimet e Veliut janë në sinkron me deklaratë zyrtare të bërë nga Policia e Shtetit një ditë pas publikimit të video-përgjimit të Alizotit në programin “Opinion” në “TVKlan”. Në atë deklaratë u pohua se Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë veprim procedurial me iniciativën e saj dhe për çdo rast ka vepruar bazuar në urdhra të prokurorisë apo gjykatës. Në lidhje me shoqërimin e Alizotit, Policia tha se ky veprim është reakuzuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Fier.

Për llogari të hetimit, prokurorët e Krimeve pritet të marrin në pyetje edhe drejtuesin e Policisë Fier, i pari që ka kontaktuar Fredi Alizotin, pasi ai i tha sallës operative të këtij qarku se audio-përgjimi i Babales ishte fakt. Ndërsa mëngjesin e së hënës, në Prokurinë për Krimet e Rënda pritet të paraqitet ish-dejtuesi i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, i cili pretendohet nga Alizoti të jetë personi që ka realizuar videopërgjimi./abcnews.al

ALIZOTI-BALLAFAQIMI-1280x720.jpg
ent ela15:02 | 14/10/2018

Fredi Alizoti, i vetëdeklaruar si aktori i zërit të Agron Xhafajt në audio-përgjiminqë trazoi politikën shqiptare, është i gatshëm të përballet me “Babalen”. Avokati i Alizotit tha për “ABC News” se do të kërkojë në vijim këtë lloj veprimi hetimor.

Fredi Alizoti, i dyshuari si imituesi i zërit të vëllait të ministrit të brenshëm në audiopërgjimin  e “Babales”, është i gatshëm të përballet me Albert Veliun.

Pretendimi i 45 vjeçarit, që deklaroi para prokurorëve se iu premtuan 100 mijë euro për aktrimin e Agron Xhafajt, u konfirmua për “ABC News” nga avokati i tij, Ilir Dode.

I kontaktuar përmes telefonit, avokati Dode tha se ballafaqimi mes Alizotit dhe Veliut është një nga veprimet hetimore që do të kërkohet edhe prej tij në vijim.

“Klienti im është i gatshëm për një ballafaqim me Albert Veliun, pasi ka interes të dalë në dritë e gjithë e vërteta që pretendon. E vërteta që i mbrojturi prej meje ka pohuar edhe në deklarimet e tij para Prokurorëve për Krimet e Rënda. Në ditët në vijim, në funksion të një hetimit të plotë dhe të gjithanshëm, do të kërkojmë kryerjen e një ballafaqimi, por edhe të disa veprimeve të tjera hetimore”.

Por ky veprim duket në kufijtë e të pamundurës derisa Albert Veliu të jetë në duart e autoriteteve shqiptare. Aktualisht “Babalja” ndodhet në Kosovë në statusin e azilkërkuesit politik. Të enjten ai u arrestua nga Policia e Kosovës bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” caktuar për të në mungesë nga Krimet e Rënda, por një ditë më vonë Gjykata Themelore e Prishtinës e liroi, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për izolim në paraburgim. Në mungesë të një marrëveshjeje ekstradimi me Kosovën, sjellja e tij në Shqipëri pritet të bazohet në marrëveshjet përkatëse juridike ndërshtetërore për dorëzim në pikëkalimin kufitar.

Aktualisht për çështjen “Babalja” Prokuroria për Krimet e Rënda ka regjistruar si persona nën hetim Albert Veliun, Fredi Alizoti, gazetarin Jetimir Olldashi dhe deputetin Ervin Salianji. /abcnews.al

 

 

IMG_6164-1280x853.jpg
ent ela11:49 | 14/10/2018

Dokumentat e prokurorisë së Përgjithshme në dosjen për Fredi Alizotin i erdhën sërisht në ndihmë demokratëve për denoncimin e radhës. Nga foltorja e selisë blu, Enkelejd Alibeaj publikoi pjesë të transkrimptimeve, të marra nga policia e shtetit nën varësi të ministrit Fatmir Xhafaj, të bisedave që Alizoti ka patur në datën kur ka dëshmuar në prokurori se ishte ai zëri i denoncuar si i Agron Xhafajt në video-përgjimin e dosjes “Babalja”.

“Dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës”.

Biseda zhvillohet mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Fier më 1 qershor në orën 5 pa 8 minuta.
____________________________________________________

Drejtori pol. Fier: Përshëndetje
Alizoti: Përshëndetje si ja kalon?
Drejtori pol. Fier: Si je? Kush jeni ju zotëri?
Alizoti: Unë jam Fredi Alizoti
Drejtori pol. Fier: O Fredi, unë jam Drejtori i Policisë së Qarkut Fier
Alizoti: Unë jam te QTU-ja dhe po të pres
Drejtori pol. Fier: Te QTU-ja?
Alizoti: Po
Drejtori pol. Fier: Unë jam në Lushnje
Alizoti: Dëgjo vëllanë
Drejtori pol. Fier: Po
Alizoti: Të flas nga afër unë dhe ti spjegoj të gjitha rrethanat dhe do ikim në Tiranë
Drejtori pol. Fier: Po ti ku rri me shpi?
Alizoti: Unë po të them te QTU-ja.
Drejtori pol. Fier: He
Alizoti: Po të pres te QTU-ja

17 MINUTA MË VONË
ora 5 e 13 min

Alizoti: Do ta zgjidhësh ti ktë punë apo ta zgjidhi shefi lartë e vlla, se unë po marr taksi tani e po iki lart
Drejtori pol. Fier: Do vi të marr unë thashë ore
Alizoti: Me ça do vish ti?
Drejtori pol. Fier: U ktheva nga rruga, do vi të marr unë
Alizoti: Po në rregull hajd po të pres ktu

7 MINUTA MË VONË
Ora 5 e 20 min

Alizoti: Hë o vëlla ç’bëre
700: Hiç
Alizoti: Ej mbaroi ky muhabet
700: Mirë boll e vlla, ça të them vllai
Alizoti: Dëgjo mua ej, 5 minuta vjen më merr drejtori i përgjithshëm i Fierit ktu, pesë muhabete i ka bërë, mora një pako të mirë
700: Ok lali
Alizoti: Ej do ta dëgjosh do ta dëgjosh
__________________________________________________

6 ditë pas deklaratës së dhënë në prokurori, ku Alizoti prentendoi se ishte zëri i regjistruar në audio përgjimin që pretendohej të ishte i vëllait të ministrit të brendshëm nga akuzuesit…

Enkelejd Alibeaj: “Aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më lartë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Për këtë Partia Demokratike shtroi këto pyetje:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Por për demokratët, çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet dhe Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge, përfundoi Alibeaj./abcnews.al

fredi-alizoti.png
ent ela18:58 | 11/10/2018

Prokurorët e dosjes “Babalja” morën në pyetje për tri orë me radhë Fredi Alizotin, personin e dyshuar si aktrues të zërit të Agron Xhafajt. Alizoti dha shpjegime të hollësishmë për video-përgjimin e publikuar në programin “Opinion” duke treguar vendin ku është bërë biseda dhe ka identifikuar bashkëbiseduesin. Ndërkohë Alizoti ankimoi në Apel masën “arrest në burg”.

Pa kaluar 48 orë nga publikimi i video-përgjimit në programin “Opinion” në TVKlan ku shfaqej Fredi Alizoti, personi i dyshuar si aktrues i zërit të Agron Xhafajt, ai u mor në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Alizoti u përball me prokurorët e dosjes “Babalja” pak pas mesditës të së enjtes në një nga zyrat e Krimeve të Rënda. Për gati 3 orë me radhë, në praninë e avokatit mbrojtës, ai dha shpjegime të hollësishme në lidhje me fakte dhe rrethanat e bisedës në video-përgjim. Në videon e administruar si provë nga Prokuroria, Alizoti pretendonte se në qershor 2018, pasi ishte vetëdeklaruar si aktori i zërit të Agron Xhafajt, ishte shoqëruar për në Prokurorinë e Krimeve nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe se ishte takuar nga deputeti socialist Taulant Balla.

Burime të rezervuara, konfirmuan për “ABC News” se Alizoti pohoi se biseda e regjistruar pa dijeninë e tij është zhvilluar në një bar pranë selisë së Partisë Demokratike.  Ai ka zbardhur edhe identitetin e bashkëbiseduesit dhe faktin se kjo bisedë ishte zhvilluar pas datës 1 qershor 2018, datën kur deklaroi në prokurori se përgjimi Albert Veliu-Agron Xhafaj ishte fals.  Sipas burimeve, Alizoti i ka qëndruar deklarimeve të dhëna më parë për faktin se kishte pranuar oferët e Albert Veliut, Babales, për të bërë zërin e Agron Xhafajt në një audio-përgjim, në këmbim të një shume prej 100 mijë euro.

Në ditët në vijim pritet të thirren në prokurori për të dhënë shpjegime personat e përmendur në deklarimet e Alizotajt. /abcnews.al

fredi-alizoti.png
G. P.13:30 | 11/10/2018

Fredi Alizoti, i dyshuari si aktrues i zërit të Agron Xhafajt, në audio-përgjimin e pretenduar mes tij dhe Albert Veliut, u thirr të enjten tek Krimet e Rënda ku u mor në pyetje për gati 3 orë. Burime të rezervuara konfirmuan për “ABC News” se Alizoti ka dhënë shpjegime të hollësishme për videon e publikuar dy ditë më parë në programin “Opinion”, ku ai pohonte se ishte transportuar në Tiranë nga kreu i Policisë së Shtetit dhe se ishte takuar nga një deputet. Para prokurorëve të çështjes ai ka sqaruar se biseda  e shfaqur në video-përgjim është zhvilluar në një bar pranë selisë së Partisë Demokratike. Alizoti ka pohuar për prokurorin edhe identitetin e bashkëbiseduesit, si edhe kohën kur është bërë kjo bisedë. Nga ana tjetër, Alizoti ankimoi masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë për të nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda. Përmes avokatit të tij Ilir Dode Alizoti ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e kësaj mase dhe caktimin e një mase më të butë.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme avokati mbrojtës i Alizotit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij, i cili vetëm pak ditë më parë u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda nën masën e sigurisë burg pa afat, pavarësisht se ia ka deklaruar me vullnet të lirë se ka aktuar në rolin e Agron Xhafës në videon e bërë sëbashku me Albert Veliun, të shpallur tashmë në kërkim.

Avokati: “Nuk kërkojmë lirimin, por caktimin e një mase më të lehtë sigurimi personal. Kriteret janë ato që thashë seancën e kaluar që Gjykata e Shkallës së Parë nuk i mori parasysh dhe që shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i marrë parasysh”.

Pyetje: Ju keni komunikuar me klientin pas shfaqjes së një videoje të dytë dhe cili është versioni i tij paraprak mes një avokati dhe klienti?

Avokati: Kjo mbetet në kuadër të hetimit siç e thashë është sekret hetimor.

Pyetje: Klienti juaj do të pyetet për të dyja videot apo për më të fundit.

Avokati: Klienti im do të pyetet për të gjithë ngjarjen, nga fillimi deri në fund. Do të thotë të vërtetat e tij dhe do hetohet për të dalë e vërteta. Klienti im ka bërë disa deklarata, do bëjë deklarata të tjera, do thojë të gjithë të vërtetën e tij në funksion të drejtësisë.

Pyetje: Cila është e vërteta e Alizotit?

Avokati: Këtë do ta marrim vesh shumë shpejt.

Pyetje: Ju nuk keni informacion për këtë ngjarje?

Avokati: Unë kam informacion, por siç thashë është në kuadër të hetimit sekretit hetimor dhe dëmton hetimin nëse kemi shprehje paraprake të personave nën hetim.

/abcnews.al

prokuroria-e-krimeve-te-renda.jpg
ent ela18:30 | 10/10/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së re te Fredi Alizotit , te publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Prokuroria për Krimet e Rënda sqaron opinionin për disa nga momentet e hetimit të deritanishem te dosjes “Babale”.

Sipas organit të akuzës, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj , më 5 tetor 2018 u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria sqaron se Fredi Alizoti ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve te kesaj dosjeje, me kerkese te prokurorit dhe vendim te gjykates date 24 maj, disa ditë para se Alizoti të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të merrej ne pyetje nga prokuroria.  Alizoti po pergjohej pasi ishte person qe kishte kom,unikuar shpesh dhe me shqetesim me Albert Veliun

Disa ditye pas veniers ne pergjim, më  1 qershor 2018 Prokuroria ben te ditur se Fredi Alizoti u mor ne pyetje me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit te kesaj ceshtjeje. Ate dite Alizoti kishte deklaruar ne organin e aksuzes se rreth orës 16:00, kishte komunikuar ne telefon me Drejtorine e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.

“Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek. Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka  kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër”.

Lidhur me ekspertimin e audiopergjimit te pretenduar te bisedes mes Babales dhe Agron Xhafajt, prokurori per krime te renda sqaron se u caktua kompania JP French Associates. Nga informacioni zyrtar që organi I akuzes ka marre prane ambasades se MBreterise se bashkuar ne Tirane rezultoi se në kete vend nuk ka institucion shtetëror për kryerjen e një ekspertimi të tillë, dhe se kompania e sipërcituar është kompania e kontraktuar nga vetë autoritetet shtetërore britanike për kryerjen e ekspertimeve në Mbreterine e bashkuar.

Organi i akuzës thekson gjithashtu se nuk është administruar asnjë akt ekspertimi i kryer nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkak se autoritetet italiane kanë refuzuar ekspertimin për shkaqe procedurale

“Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është DVD-ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike.

Si modele eksperimentale janë dërguar mostra të zërave të shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Agron Hyseni të marrë konform rregullave procedurale. Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji”.

Prokuroria per krimet e renda ben te ditur  se ka thirrur deputetin e PD, shtetasin  Ervin Salianji te paraqitet ne datë 12 tetor për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi.

 

policia-e-shtetit.jpg
G. P.10:48 | 10/10/2018

Policia e Shtetit i konsideron fund e krye të pavërteta pretendimet e Fredi Alizotit, se kreu Policisë së Shtetit e ka marrë me makinë, ka tentuar ta ndikojë në deklarime dhe e ka shoqëruar në prokurori.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Në sqarim thuhet se drejtori Ardi Veliu ka patur angazhime të tjera, lehtësisht të verifikueshme, ditën kur shtetasi Alizoti pretendon se është shoqëruar tek Krimet e Rënda.

Drejtori i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”, thuhet në njoftim ku theksohet se edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.

Duke deklaruar se policia në cdo veprim ka zbatuar vec urdhërat e prokurorisë, njoftimi i policisë mbyllet me gatishmërinë për hetim: “Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono