france

protesta-te-reja-ne-france.jpg
G. P.13:59 | 14/09/2019

Paralizohen linjat e metrosë në Paris, pas grevës së paralajmëruar të sindikatave kundër reformave të pensionit të mbështetura nga presidenti Emmanuel Macron. Të hënën në grevë do të hyjnë, mjekë, avokatë, infermierë dhe pilotë avionësh.

Përdoruesit francezë të metrove janë të parët që vuajnë pasojat e përplasjes mes presidentit Emmanuel Macron dhe sindikatave franceze të transportit për sa u përket reformave të pensioneve. Një reformë që anulon mundësinë e punëtorëve të këtij sektori që të dalin në pension në moshën 52 vjeç, pra 10 vjet më parë se pjesa tjetër e punonjësve publikë.

Protestuesit shpjegojnë se sektori i transporteve në Paris nuk ka asnjë privilegj si pretendojnë mediat. Mundësia për të dalë në pension para të tjerëve është shpërblim për kushtet e vështira të punës që ata përballojnë çdo ditë për të ofruar shërbimin publik.

Greva e tyre që sipas organizuesve është më masivja që nga viti 2007, ka paralizuar 10 nga 16 linjat e metrove, duke lënë në këmbë me mijëra persona që u detyruan të gjejnë mënyra alternative për të shkuar në punë.

Një sinjal për presidentin Macron, i cili synon të reduktojë 42 regjime të ndryshme pensionesh, në një sistem të vetëm të bazuar në pikë. Një sezon i ri grevash mund të shkaktojë jo pak problem për presidentin i cili është dobësuar politikisht dhe nga protestat e “Jelekëve të Verdhë”.

Të hënën do të hyjnë në grevë avokatë, mjekë, infermierë dhe pilotët e avionëve. Ndërsa në datat 21 dhe 24 shtator do të hyjnë në grevë dhe tre sindikata të tjera./ABC News Albania 24/7

hysaj-goli.jpg
G. P.12:30 | 13/09/2019

Kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj është përfshirë në 11-en më të mirë pas raundit të gjashtë të kualifikueseve të Euro 2020 sipas revistës “France Football”.

Revista e famshme “France Fotball” ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj në ndeshjen ndaj Islandës. Mbrojtësi shkodran realizoi golin e parë me përfaqësuesen kuqezi dhe ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Futbollisti i Napolit është përfshirë në formacionin më të mirë pas raundit të 6 të kualifikueseve të Euro 2020. Revista franceze ka përzgjedhur skemën 4-1-4-1 me futbollistin kuq  e zi që është vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes përkrah yjeve të tjerë të futbollit europian.

“Në krahun e djathtë ne do të vendosim Elseid Hysaj për aksionin e mrekullueshëm të golit ndaj Islandës dhe për paraqitjen në dy fazat e lojës”, shkruan “France Football”.

Kujtomë që Hysaj ishte futbollisti më i dobët në fushë në ndeshjen ndaj Francës duke u vlerësuar me notën 3 ndërkohë që zhvilloi një tjetër performancë në “Elbasan Arena”.

Nuk mund të mungonte në këtë 11-she ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili realizoi plot 4 gola në ndeshjen ndaj Estonisë./ABC News Albania 24/7

eros-grezda.jpg
G. P.11:48 | 12/09/2019

Eros Grezda është një nga futbollistët shqiptarë me potencialin më të madh. Jo më kot, Rangers e Steven Gerrard i pagoi një vit më parë 2 milionë Euro Osijek-ut për të marrë shërbimet e tij.

Mirëpo në sezonin e parë për skocezët, Grezda nuk pati shumë hapësira. Situata arriti deri aty saqë, ish-mesfushori i Liveprool nuk e grumbulloi këtë sezon me ekipin e parë, por e ka dërguar tek skuadra e rezervave.

Pikërisht në këtë ekip Grezda është duke gjetur formën e tij. Këtë e konfirmon edhe trajneri i të rinjve të Rangers, Graeme Murty.

Sipas tij, Grezda ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për skuadrën. Murty e ka përdorur shqiptarin në disa ndeshje këtë sezon. Sipas tij, Grezda ka një rol të jashtëzakonshëm edhe për rritjen e lojtarëve të rinj.

Kujtojmë që Eros Grezda nuk mori një ftesë nga Edy Reja për ndeshjet ndaj Islandës dhe Francës. Shkak është bërë mungesa e hapësirave që ka pasur tek ekipi i parë i Rangers./ABC News Albania 24/7

emmanuel-macron-and-edi-rama.jpg
G. P.14:43 | 08/09/2019

Incidenti i ndodhur me himnin në nisje të ndeshjes Shqipëri-Francë e vlefshme për grupin H kualifikues të Euro 2020 ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një mesazhi të përcjellë ndaj kryeministrit Edi Rama, Macron ka kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Në mesazhin e tij, Presidenti francez ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës,  duke mos anashkaluar gabimin e papranueshëm të Federatës Franceze të Futbollit që ishte edhe organizatorja e takimit mes kombëtares së Francës dhe asaj shqiptare mbrëmjen e të shtunës./ABC News Albania 24/7

PRAG-FRANCE-SHQIPERI.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela15:14 | 07/09/2019

Kombëtarja shqiptare do të synojë të mos dalë pa pikë në ndeshjen e sotme në orën 20:45 në fushën e Francës, për Euro 2020. Vendasit janë favoritë, por media franceze ka dyshime.

Një udhëtim në prag të gishtave, për shkak të veçantisë së ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare edhe duhet të besojë, por edhe duhet të druhet, kur të përballet me Francën sonte në Paris, për eleminatoret e Europianit, pasi e tillë është diferenca mes skuadrave.

Kampionët e botës janë në vendin e tretë në renditjen zyrtare të FIFA-s, për muajin e fundit, ndërsa ekipi ynë përfaqësues, megjithë rritjen e kohëve të fundit, është vetëm i 64-ti, shumë larg rekordit, vendit të 22-të me De Biazin.

Trajneri Edoardo Reja nuk mungoi të tregohej optimist, as në aeroportin e Rinasit, dhe as në konferencën e shtypit para ndeshjes, por gjithsesi, edhe ai vetë e ka të qartë se për suksesin do të duhet edhe shumë fat.

Synimi është për të mos dalë pa pikë, që të mbetemi edhe më shumë me shpresë për kualifikim në Euro 2020.

Fitoret ndaj Andorrës dhe Moldovës kanë kthyer shpresën.

Reja ka përgatitur skuadrën me një skemë bunker, për të mos u lënë asnjë hapësirë kundërshtarëve në fushën e shkëlqyer të stadiumit “Stad dë Frans”.

Pesë lojtarë do të jenë në mbrojtje, me një duel në krahun e majtë mes Binakut e Lenjanit.

Në mesfushë do të jenë tre lojtarë të tjerë, me detyra edhe mbrojtëse, ndaj edhe Reja ishte I dyzuar mes Keidi Bares e Klaus Gjasulës.

Sulmi nuk do të jetë përparësi, por gjithsesi, trajneri e di se nuk mund të bëjë gabimin që të mos e ngacmojë Francën.

Për këtë duhet një lojtar shtatlartë, me Balajn si më të saktin për momentin, por që duhet të mbështetet për të mos mbetur I izoluar.

Uzuni pritet të jetë zgjedhja e parë, por ndoshta edhe Sokol Cikalleshi.

Tek Franca ka gjithashtu shqetësim.

“Kemi mbetur si peshku pa ujë”, – titullon e përditshmja pariziene “L’Ekip”, – humbja ndaj Turqisë na bën që të mos na lejohet asnjë gabim, ndërsa jemi mjaft mungesa”.

“Lë Parizien” analizon 5 fakte që tifozët duhet t’i dinë para ndeshjes, dhe thekson se nën drejtimin e Deshampit, Franca ka pasur gjithnjë probleme me shqiptarët.

Po kjo gazetë raporton një gjetje të bukur të vendasve, ftesën për 37 fëmijë jetimë të oficerëve të xhandarmërisë franceze, të rënë në krye të detyrës, për të ndjekur ndeshjen Francë-Shqipëri në “Stad dë Frans”. /ABC News Albania 24/7

edi-reja.jpg
G. P.22:22 | 06/09/2019

Trajneri i kombëtares Edi Reja zbulon se Shqipëria do të shfrytëzojë goditjet standarde përballë Francës. Kreu i pankinës së kuqezinjve këshillon lojtarët që të lënë shumë pak hapësira ndaj kampionëve të botës.

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja u shpreh optimist në prag të duelit ndaj Francës. Tekniku italian kërkon 11 luanë në fushë ndërkohë që këshilloi lojtarët që të lënë shumë pak hapësira për kundërshtaret. Kreu i pankinës së kuqezinjve zbulon edhe pikat e dobëta të kampionëve të botës.

“Nuk na lejohen gabimet dhe duhet të lemë shumë pak hapësira ndaj Francës. Futbollistët duhet të jenë shumë mirë fizikisht. Ata kanë lojtarë që shfrytëzojnë  edhe hapësirën më të vogël ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Deschamps është një trajner i madh dhe kam shumë respekt. Ai do të hedhë në fushë një skuadër të ekuilibruar dhe nuk do të luajë vetëm në sulm. Duhet të tregohemi të shpejtë dhe të markojmë siç duhet. Griezmann është një lojtar shumë i rrezikshëm dhe duhet ta markojmë në të gjithë perimetrin e fushës”.

Trajneri Reja thekson se nuk mjafton vetëm eksperienca e Hysaj, por duhet kontributi i të gjithë lojtarëve. Në lidhje me strategjinë e lojës, tekniku italian tha se Shqipëria do të shfrytëzojë goditjet standarde.

“Hysaj është një futbollist me përvojë në arenën ndërkombëtare. Sigurisht që nuk mjafton vetëm ai pasi në ndeshje të tilla duhet kontributi i të gjithë lojtarëve. Duhet t’u rrëmbejmë topin sa më shpejt dhe të mos i lejojmë të dalin në lojën e tyre. Kam nevojë për 11 luanë dhe nuk luftohet vetëm me Hysajn. Franca ka lojtarë me një fizik të konsiderueshëm, por edhe ne kemi futbolliste shtatlartë. Do të shfrytëzojmë shanset tona nga goditjet standarde”.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj kërkon përqendrim nga skuadra dhe kërcënon se Franca nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45./ABC News Albania 24/7

karl-luis.jpg
G. P.19:48 | 05/09/2019

Legjenda e atletikës, Karl Ljuis, vizitoi kombëtaren e Francës në prag të duelit ndaj Shqipërisë. Ish-kampioni i madh olimpik pozoi me një fanellë të bluve, me numrin 1.

Një kampion e ndjen vete mirë bashkë me kampionët. Kjo ka qenë një nga arsyet e vizitës së Karl Ljuisit, legjendës së atletikës botërore, në kampin stërvitor të kombëtares së Francës.

Kampionët e rruzullit në fuqi në futboll, u takuan me nëntë herë kampionin olimpik dhe 8 herë kampionin botëror, në kompleksin “Klerfonten”, ndërsa përgatiteshin për ndeshjen eliminatore të Europianit ndaj Shqipërisë.

Ljuis pozoi edhe me një fanellë blu me numrin 1, dhe me emrin e tij të stampuar në shpinë, që iu bë dhuratë nga mikpritësit. Arsyeja më e fortë e vizitës së amerikanit 58-vjeçar në rrethinat e Parisit ishte një turne për kompaninë amerikane Nike, sponsor i tij, dhe sponsor gjithashtu edhe i Francës.

“Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, – u shpreh Ljuisi për kamerën e Federatës Franceze, – është kënaqësi të takosh kampionët e botës në futboll, që përgatiten për ndeshjen e radhës. Nuk ka qenë e lehtë të arrihej ajo që bëri kjo skuadër, pasi unë e di sesa shumë duhet të lodhesh për suksesin”.

Karl Ljuis ka një lidhje të veçantë me Francën, qoftë edhe në mënyrë aksidentale. Ai u bë heroi i Lojrave Olimpike 1984 në Los Anxhelos, duke fituar medaljet e arta në 100 metra, 4×100 metra dhe në kërcim së gjati.

Po në 1984, kombëtarja e Francës, e udhëhequr nga trajneri Mishel Hidalgo, dhe kapiteni Mishel Platini, fitoi Europianin e futbollit, pasi mundi Spanjën 2-0 në Paris./ABC News Albania 24/7

de-biasi.jpg
G. P.18:56 | 05/09/2019

Trajneri që çoi Shqipërinë në Europianin e Francës i rikthehet edhe njëherë përballjeve me Francën, por këtë radhë në aspektin e një opinioni. Franca është favorite, por Shqipëria duhet të luajë pa frikë. Ata janë po aq të fortë sa katër vite më parë, thotë ndër të tjera trajneri që bëri histori.

Ish-trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit Gianni De Biasi, me bilanc pozitiv në përballjet e tij me Francën, kthehet sërish të komentojë në lidhje me sfidën zyrtare eliminatore të së shtunës në “Stade de France” me kampionët. Sipas tij, skuadra kundërshtare është po kaq e fortë, por shumë më e pjekur se atëherë. Në një prononcim për neësport, De Biasi theksoi se Shqipëria do të bëjë lojën e saj, duke besuar te ajo që trajneri ka menduar të hedhë në fushë.

“Ndeshjet asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar, ato duhen luajtur. Është e qartë se në këtë takim favoritë janë francezët. Unë besoj se Franca është sot aq e fortë sa ishte 4 vite më parë. Vetëm se tani skuadra është më e pjekur. Trajneri Edy Reja është një person i zgjuar dhe i aftë. Ai është një trajner ekspert. Unë mendoj se ai do të jetë në gjendje të përfitojë sa më shumë nga ky grup i lojtarëve që ka në dispozicion. Varet shumë se sa lojtarët do të përfshihen në këtë ndeshje dhe varet sa të vendosur janë për të dhënë gjithçka në fushën e lojës”, tha ai.

Nën drejtimin e trajnerit që dërgoi Shqipërinë në Europian, De Biasi, skuadra kombëtare kuqezi ka arritur një fitore në miqësoren në “Elbasan Arena”, barazim në miqësoren në Rene 1-1 dhe humbjen në ndeshjen e dytë në grup në fazën finale të Europianit 2016, 2-0. Tashmë një tjetër sfidë, shumë e vështirë, por me Shqipërinë që luan shanset e saj të fundit, dhe Franca që kërkon të mbyllë kapitullin kualifikim./ABC News Albania 24/7

GJELI-NE-FRANCE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:30 | 05/09/2019

 

Një gjykatë në Francë i ka dhënë të drejtë gjelit Mauris të këndojë çdo mëngjes herët. Fqinjët e pronares së gjelit e kishin hedhur në gjyq, por tashmë ata duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej një mijë eurosh plus interesat.

Gjeli Mauris mund të vazhdojë të këndojë çdo mëngjes duke zgjuar francezët në komunën e Sant – Pier – D’oleron. Vendimi është marrë nga gjykata e qytezës, e cila refuzoi kërkesën e një fqinji të pronares së gjelit. Ai ankohej për zgjimin e hershëm dhe kërkonte një mijë euro dëmshpërblim me interesa. Pronarja e gjelit Korin Feso u shpreh shumë e lumtur pas vendimit duke thënë se Mauris fitoi. Tashmë janë fqinjët ata që duhet të paguajnë dëmshpërblim.

Sipas avokates së pronares, çështja u fitua pasi sipas ligjeve franceze duhet të dëshmohet me fakte një ngacmim, dhe një gjë e tillë nuk u bë e mundur nga fqinjët.

Avokatja ka shkuar dhe më parg duke propozuar që të hartohej një ligj I vecantë për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake, duke I vënë dhe emrin e gjelit Mauris. Denoncimi I parë u bë nga një cift pensionistësh sipas të cilëve gjeli këndonte shumë herët në mëngjes dhe shumë pranë shtëpisë së tyre.

Prpnarja madje përgatiti një strehë të vecantë dhe të errët që të ndalonte gjelin të kuptonte se po zbardhte dita, por asgjë nuk e ndaloi Mauris të këndonte sapo dilnin rrezet e para të diellit. Cështja e vecantë u raportua nga shumë media prestigjoze, me Nju Jork Tajms që i ka kushtuar disa artikuj. Ndërsa në Francë u hapën shumë debate dhe madje një fushate me hashtagun “Më lër të këndoj” në mbrojtje të gjelit Mauris. Peticioni pro tij u firmos nga 140 mijë persona, duke e kthyer këtë gjel në simbolin e jetës rurale së kërcënuar në Francë. /ABC News Albania 24/7

shqiperia-u-21.jpg
G. P.23:16 | 04/09/2019

Kombëtarja e shpresave do të luajë këtë të enjte ndeshjen miqësore ndaj Francës. Në vigjilje të këtij takimi ka pasur ndryshime në listën e Alban Bushit.

Kombëtarja e shpresave e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjen miqësore me Francën në transfertë dhe atë kualifikuese me Austrinë në datën 9 Shtator në Niko Dovana.

21-vjeçarët janë grumbulluar dhe po stërviten në Emjen, ku do të luajnë këtë të enjte miqësoren me Francën në orën 20:45. Pas kthimit nga Franca, të besuarit e trajnerit Alban Bushi do të vijojnë përgatitjet në “Elbasan Arena” në vigjilje të takimit zyrtar ndaj Austrisë, e cila do të zhvillohet të hënën.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Alban Bushit. Lindon Selahi për shkak dëmtimi ka braktisur grumbullimin dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës dhe në vend të tij është grumbulluar Emir Sahiti nga skuadra e Hajduk Split.

Kujtojmë që objektivi primar i kombëtares së shpresave vijon të mbetet furznimi i skuadrës A, një mision i vështirë, por jo i pamundur për t’u arritur. Trajneri Bushi e ka theksuar vazhdimisht se në skuadrën që ai stërvitet ka elementë me të ardhme të sigurtë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono