franca

Griezmann-Gjimshiti.png
Igli Nikolli09:52 | 18/11/2019

Antoine Griezmann zhvilloi një ndeshje super kundër Shqipërisë. Sulmuesi dhuroi asistin e golit të Tolissos dhe më pas shënoi vetë për të vulosur fitoren. 28-vjeçari ka analizuar fitoren 0-2 në Tiranë në një prononcim për UEFA.com.

Lojtari i Barcelonës nuk shënonte prej muajit qershor me “Gjelat”. Griezmann vlerëson shumë kuqezinjtë e Rejës, fitoren e ndeshjes dhe nuk e fsheh objektivin e fitimit të Europianit të vitit 2020.

Ishim të qartë se do të vuanim kundër Shqipërisë dhe se do të ishte një ndeshje e ashpër. U treguam të aftë që shënuam në pjesën e parë. Ishte një fitore e rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë. Duam të paraqitemi sa më mirë në Europian dhe objektivi është fitimi i këtij kompeticioni“, përfundon një ndër lojtarët kryesorë të kampionëve të botës. /abcnews.al

Deschamps-Griezmann.jpg
Veronik Istrefaj00:02 | 18/11/2019

Didier Deschamps dhe Antoine Griezmann folën menjëherë pas fitores 0-2 në Air Albania Stadium përballë Shqipërisë. Trajneri u shpreh shumë i lumtur me atë që të tijtë kanë dhënë në këto ndeshje kualifikuese, ndërsa Griezmann pranoi se gjithçka shkoi në favor të francezëve. Fillimisht, foli Deschamps: “Sot drejtova ndeshjen time të 100-të dhe djemtë nuk më zhgënjyen.

Jam i emocionuar dhe i lumtur për të ardhmen, pasi ky grup lojtarësh premton shumë. Jo vetëm këta që luajtën kundër Shqipërisë, por dhe ata që kanë dhënë kontribout të jashtëzakonshëm në këto kualifikuese. Luajtëm në një stadium të vështirë, tifozët e Shqipërisë ishin të gatshëm për të mbështetur skuadrën e tyre. Por shënuam shpejt dhe kjo gjë na favorizoi.

Giroud tek Interi? Lojtari nuk e meriton të vuajë nga këto thashetheme që po i lexojmë çdo ditë. Ai duhet të fokusohet te loja e tij dhe të bëjë mirë. Nëse është mundësia ideale që të ketë minuta te Interi, ndoshta transferohet në janar, ndoshta jo”.

Ndërsa Griezmann, futbollisti më i mirë i ndeshjes, tha: “Sot luajtëm me një skemë të re, me tre qendërmbrojtës. Kjo gjë na ndihmoi përballë një skuadre që bën mirë presing si Shqipëria. Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe për mënyrën si shkoi ndeshja, nuk mund të shkonte më mirë”, tha ylli i Barcelonës./abcnews.al

Mendy-Benja.png
Igli Nikolli23:27 | 17/11/2019

Benjamin Mendy, futbollisti i Francës, pas ndeshjes me Shqipërinë foli për përballjen e fituar, atmosferën në stadium dhe për ata që i hapën probleme atyre. Gjithashtu, në deklaratën për “Supersport” vuri në dukje edhe faktin që kishin ndryshuar modul.

Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm jashtë, atmosfera ishte shumë e bukur për Shqipërinë dhe e vështirë për ne. Ishte bukur të luanim në stadiumin e ri. Na duhej të ruanim vendin e parë, kërkuam fitoren dhe ia dolëm.

Shqipëria luajti mirë, bënë presing lart. I studiuam përpara ndeshjes, luajtëm për herë të parë me këtë skemë. Bëmë mirë, rëndësi kishte fitorja, ia dolëm dhe jemi të lumtur“, përfundon mbrojtësi i majtë i Manchester City. /abcnews.al

dermaku-1280x720.jpg
Vladimir Prenga23:07 | 17/11/2019

Klaus Gjasula, pas ndeshjes me Francën, analizoi sfidën e humbur. Në Supersport ai vlerësoi kundërshtarin dhe i vetmi pishman është se Shqipëria duhet t’ia bënte më të vështirë kampionëve të botës.

“Është shumë e vështirë, ata kanë lojtarë të mirë. Ata e luajnë lehtë edhe në situata të vështira. U mundëm 2-0 nga kampionët e botës, por nuk ke çfarë bën”.

“Nuk ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë, por duhet parë kundër kujt luajmë. Duhet t’ua bënim pak më të vështirë atyre. Mund të shënonim, por nuk na eci. Duhet të shohim përpara që të marrim rezultate pozitive në të ardhmen”. /abcnews.al

franca.jpg
Vladimir Prenga22:39 | 17/11/2019

Inaugurimi i stadiumit të ri duhej bërë ndaj një kundërshtari të madh, por kjo kishte riskun e vet. Franca, kampione bote, u tregua profesioniste dhe na mposhtu me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Tolisso dhe Griezmann vendosën fatet e ndeshjes, ndërkohë që Giroude edhe mund t’i kishte thelluar shifrat.

Shqipëria u mundua të bëjë diçka, por nuk kishte fuqinë ta shmangte humbjen. Franca e mbyll me fitore dhe renditet në vendin e parë, me 25 pikë, dy më shumë se Turqia. Shqipëria u pozicionua në vendin e 4-t, me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

PJESA E PARË – Franca e tregoi që në fillim për çfarë kishte ardhur në Shqipëri. Nëse ndokush kishte menduar se “Gjelat” mund të lëshonin pak për shkak se inauguronim stadiumin, e morën mesazhin që në minutën e tetë. Pas një krosi të Griezmann, Tolisso me kokë shënoi në portën e Berishës dhe Franca e pa veten në avantazh.

Shqipëria mundohet të dalë më pas, por mungon pasi i fundit në ato pak aksione sulmuese. Nga ana tjetër edhe Franca nuk është se rrezikoi shumë, pavarësisht se kishte kontrollin e lojës. Gjithsesi, ata me cilësitë e tyre shfrytëzojnë çdo pasiguri dhe në minutën e 31-të Griezmann shënoi edhe golin e dytë. Kuqezinjtë përpiqen të hapin takimin, por nuk ia dalin dot dhe shkojnë drejt dhomave të zhveshjes duke lënë në fuqi rezultatin 0-2.

PJESA E DYTË – Reja mendoi për sulmin dhe hodhi në fushë Memushajn e Roshin. Kuqezinjtë e nisëm mirë dhe mund të shënonin me Hysajn dhe Gjimshitin që në fillim, por ata nuk ia dolën ta devijojnë në portë krosimin e Bares. Shqipëria mbetet në sulm, por mundësinë më të mirë e pati Franca me Giroud.

Sulmuesi i Chelsea u ndal nga Berisha, ndërkohë që më vonë do të ishte shtylla që do t’i mohonte golin. Karta e fundit e Rejës ishte Trashi, për Hysajn.  Nuk ëshët se ndryshoi diccka në lojën e Shqipërisë, ccka rrjedhimisht nuk solli as ndryshim të rezultatit. Franca triumfoi dhe kështu shqiptarët duhet të presin për të gëzuar fitoren e parë në stadiumin e ri.

EUROPEAN QUALIFIERS – GRUPI H
E diel, më 17 nëntor, ora 20:45
“Air Albania Stadium”, Tiranë

SHQIPËRI-FRANCË 0-2
Shënues:
Toliso 8′, Griezmann 31′

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj (Trashi82′), Bare, Gjasula, Qose (Memushaj 46′), Lenjani (Roshi 46′), Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja
FRANCA: Mandanda, Varane, Lenglet, Kimpembe, Dubois (Pavard 88′), Sissoko, Tolisso, Mendy (Digne 75′), Ben Yedder (Fekir 85′), Griezmann, Giroud. Trajner: Didier Deschamps

GJYQTARË: Slavko Vincic, Tomaz Klančnik, Andraz Kovacic, Nejc Kajtazovic (Slloveni)
Kartonë të verdhë: Hysaj 20′ / Lenglet 25′

EPISODET –

72′ – Giroud ndalet nga shtylla pingule, pas një gjuajtje mjaft të bukur. Shqipëria shpëton edhe një herë nga goli.

68′ Dubois provoi me një goditje të fortë në zonë, Berisha e devijoi topin jashtë dhe Franca fitoi të drejtën e një goditjeje këndi.

59′- Lenglet ndërhyn në kohën e duhur, duke bllokuar një gjuajtje te Manajt. Rast që mund të kishte sjellë golin e parë për Shqipërinë.

55′ – Bare tenton me një kthesë brenda zonës, topi devijohet nga mbrojtja mike dhe përfundon jashtë. Goditje këndi, që nuk solli asnjë rrezik.

52′ – Berisha na shpëton nga pësimi i golit të tretë. Sulmuesi francez, Giroude, doli i vetëm me portierin e kombëtares sonë dhe gjuajti në portë. Berisha e devijoi topin dhe shmangu golin.

46′ – Reja bën lëvizjet e para, Memushaj dhe Roshi aktivizohen në vend të Qoses dhe Lenjanit. Dy minuta nga nisja e pjesës së dytë Shqipëria rrezikoi. Krosi i Bares në zonë u deviju anga Djimsiti, por topi shkoi jashtë.

31′ – GOOOOOOOOOOL Griezmann shënon edhe golin e dytë, pas një pasimi të marrë në zonë. Sulmuesi goditi saktë në portën e Berishës. Jemi të brishtë në mbrojtje

20′ dhe 25′ – Elseid Hysaj merr kartonin e parë të verdhë, pas një ndërhyrje ndaj Tolisso. Pesë minuta më pas ishte Lenglet që me takë ndërhyri ndaj Bekim Balajt. Lojtari i Barcelonës u ndëshkua me të verdhë.

8′ Gooooooooooool Mesfushori i Bayner Munich, Tolisso, pas një krosi të Antoine Griezmann, me një goditje me kokë mposhti portierin e Shqipërisë, Etrit Berisha.

/abcnews.al

rama-stadiumi-1280x485.jpg
Vladimir Prenga20:56 | 17/11/2019

Shqipëri-Francë ka nisur me probleme, teksa është vërshëllyer himni i miqve, ndërkohë që më parë tifozët janë kapur me kryeministrin Edi Rama.

Para nisjes së ceremonisë së inaugurimit të stadiumit, pati thirrje kundër kreut të qeverisë. Një grup tifozësh dëgjohen duke thirrur “Rama ik” dhe pamjet janë filmuar edhe nga ABC News. /abcnews.al

fanellat.jpg
Vladimir Prenga19:26 | 17/11/2019

Shqipëria dhe Franca janë gati, teksa janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Franca, nga sa pritej, ka bërë një ndryshim, teksa nuk luan Mbappe. Në vend të tij Didier Deschamps ka prefueruar Giroud.

Te Shqipëria ishin dy pikëpyetje. Trajneri Reja ka preferuar në mbrojtje Veselin në vend Ismajlit, kurse në mesfushë Memushaj është ai që ulet në stol dhe i hap krahun të riut Qose.

EUROPEAN QUALIFIERS – GRUPI H
E diel, më 17 nëntor, ora 20:45
“Air Albania Stadium”, Tiranë

SHQIPËRI-FRANCË

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Gjasula,Qose, Lenjani, Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja
FRANCA: Mandanda, Varane, Lenglet, Kimpembe, Dubois, Sissoko, Tolisso, Mendy, Ben Yedder, Griezmann, Giroud

GJYQTARË: Slavko Vincic, Tomaz Klančnik, Andraz Kovacic, Nejc Kajtazovic (Slloveni)

/abcnews.al

cana.jpg
Vladimir Prenga15:33 | 17/11/2019

Lorik Cana, një legjendë e kombëtares, ka provuar të luajë edhe në Francë, madje të jetë kapiten në një ekip si Marseille. Ish-kapiteni i kuqezinjve është aktivizuar edhe me PSG e Nantes, ndërkohë që ka dhënë një intervistë për “Ouest France” dhe flet për sfidën e sotme mes Francës dhe Shqipërisë, atmosferën, flet për veten, situatën në kampin kuqezi dhe të ardhmen.

NDESHJA ME FRANCËN – “Për mua është një sfidë speciale, që vendos vendin tim përballë atij ku kam luajtur për 10 vite. Është e vërtetë që arsyeja sportive është relative, por duke lënë mënjane ndeshjen, bëhet fjalë për përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Do të zhvillohet një ceremoni madhështore, me praninë e një numri të madh ish-futbollistësh të Kombëtares së Shqipërisë. Është mirë që kjo po ndodh me ardhjen e kampionëve më fuqi të botës”.

HAKMARRJE PËR HIMNIN – “Jo. Isha në ‘Stade de France’ dhe padyshim që ndodhi një episod i pakëndshëm e i pakuptueshëm për ne. Gjithsesi u mbyll atje, bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dhe në Shqipëri jemi shumë mikpritës. Franca do të pritet mirë dhe do të respektohet e admirohet. Nuk pres vërshëllima gjatë këndimit të himnit francez”.

NDRYSHIMET PAS EUROPIANIT – “Pas Europianit pati ndryshim brezash. Trajneri Gianni De Biasi u largua dhe erdhi Christian Panucc. Ai nuk arriti të imponohej. Tani kemi sërish një trajner italian. Ekipi është në ndërtim e sipër, me disa lojtarë premtues që luajnë në Serie A. Skuadra do të jetë shumë më konkurruese pas 2 apo 3 vitesh”.

NDIKIMI I KOSOVËS – “Ka provokuar largimin e disa talenteve dhe e ka dobësuar Shqipërinë. Për më tepër Kosova ka shkëlqyer në eliminatore, duke qenë në garë për kualifikimin deri në fund. Është fantastike për një vend të vogël me vetëm 2 milionë banorë.

FRANCA – “Njoh Steve Mandanda. Kam qenë kapiten kur ai nisi karrierën te Olimpique Marseille. Pjesën tjetër i kam takuar si kundërshtarë. Adhuroj Varane, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Kam shumë respekt për Giroud. Franca është forcuar më shumë me dy anësorët e saj, Pavard dhe Hernandez. Ata mund të bëjnë ‘dopietë’, të fitojnë Botërorin dhe Europianin, si në vitet 1998 dhe 2000”. /abcnews.al

shqiperia-stervitje.jpg
Vladimir Prenga15:16 | 17/11/2019

Shqipëria pritet të luajë me 5 ndryshime ndaj Francës, në duelin e sotëm në “Air Albania Stadium”. Trajneri Reja forcon mesfushën për duelin me kampionët e botës në eliminatoret e Europianit.

Do të synojë suksesin, por duke bërë kujdes. Nuk ka ndërmend të kalojë në aventurë Edi Reja, në duelin ndaj kampionëve të botës, edhe pse luhet në shtëpi, ndaj edhe formacioni do të ketë ndryshime në krahasim me Andorrën.

Kombëtarja shqiptare luan me të njëjtën skemë edhe ndaj Francës, 3-5-2, veçse në duelin e parë në “Arenën Air Albania”, pritet të ketë 5 ndryshime. Në mbrojtje, për sfidën e fundit të eleminatoreve të Europianit, kthehet Dermaku, pranë Gjimshitit, ndërsa dyzimi është për aktivizimin e Veselit apo Ismajlit.

Ndryshim i rëndësishëm në krah, me Roshin që ulet në stol, për t’i lënë vendin lojtarëve që japin më shumë garanci në fazën mbrojtëse si Hysaj e Lenjani. Qendra e mesfushës mendohet se do të jetë shumë më e fortë, pasi Gjasula kthehet nga pezullimi, ndërsa Bare do të ketë rolin e titullarit.

Dyshimi i vetëm është nëse Memushaj mund të përballojë edhe një ndeshje tjetër, apo do të duhet të pushojë, ndaj Reja mendon edhe për Qosen. Sulmi nuk pritet të ketë lëvizje dhe kjo edhe sepse mungojnë dy alternativa të mëdha si Sadiku e Cikalleshi.

Dyshja është po ajo që e nisi që nga minuta e parë në “Elbasan Arena”, Manaj e Balaj, të dy autorë golash ndaj Andorrës. Siç deklaroi edhe Reja, Shqipëria do të tregohet e kujdesshme në fazën mbrojtëse dhe do të përpiqet ta godasë Francën në kundërsulm, ose në sulm të shpejtë, sa herë t’i jepet rasti. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

franca.png
Vladimir Prenga14:11 | 17/11/2019

Franca befason me modulin që do të përdorë kundër Shqipërisë. Didier Deschamps i kundërpërgjigjet italianit Edoardo Reja, që i ka bërë kuqezinjtë të luajnë me modulin 3-5-2. “Gjelat”, pritet të luajnë pikërisht me tre në prapavijë.

Varane dhe Lenglet janë titullarë si zakonisht, ndërkohë që krah tyre do të aktivohet edhe Kimpembe. Sa i takon portës, Mandanda do e nisë nga fillimi. Mesfusha do të jetë me katër. Dubois dhe Mendy do të luajnë nga krahët, kurse Sissoko dhe Tolisso priten të në qendër.

Mbappe mund të ketë një rol të ri, si tip organizatori. Dyshja tjetër në repartin ofensic do të jenë Ben Yedder dhe Griezmann, sikurse raportojnë mediat franceze.

FRANCA (Formacioni i mundshëm 3-4-3 )
Steve Mandanda, Raphaël Varane, Clément Lenglet, Presnel Kimpembe, Léo Dubois, Moussa Sissoko, Corentin Tolisso, Benajmin Mendy, Kylian Mbappé, Ëissam Ben Yedder, Antoine Griezmann.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono