franca

paris-1280x720.jpg
G. P.10:52 | 16/04/2019

Njeriu më i pasur në Europë ka premtuar se do të dhurojë miliona euro që të ndihmojë në rindërtimin e katedrales së Notre Dame, e cila u shkatërrua mbrëmjen e 15 Prillit nga flakët.

Bëhet fjalë për Bernard Arnault. Ai ka deklaruar se sëbashku me familjen do të dhurojnë 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

“Familja Arnault dhe grupi LMVH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre në këtë kohë tragjedie kombëtare dhe ne po i bashkohemi ndihmës për rindërtimin e kësaj katedraleje të jashtëzakonshme, që është një simbol i Francës, i trashëgimisë së saj dhe i bashkimit”, theksoi ai në një deklaratë.

Sipas Forbes, Arnault ëhtë personi më i pasur në Europë. Ai është drejtori ekzekutiv i LMVH, kompani e cila ka në pronësi Dior, Marc Jacobs, Bulgari, Givenchy Parfums,  Moët & Chandon dhe Mercier.

Bernard Arnault

Por ai nuk është i vetmi milioner që ka ofruar ndihmë financiare për këtë tragjedi. Edhe François-Henri Pinault ka ofruar 100 milionë  euro për katedralen. Ai është drejtori ekzekutiv i grupit Kering që ka në pronësi Guçi dhe Saint Laurent.

Zjarrfikësit arritën t’i shuanin flakët në Katedralen e Notre Dame në Paris pas gati 9 orësh. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha ndërtesës së shekullit të 12-të, duke shkatërruar çatinë kryesore dhe kullën me majë të saj. Megjithatë dy kullat kryesore, në fasadën qendrore të katedrales mbetën të paprekura.

Ndërtesa është e njohur për figurat mitologjike prej guri, dritaret prej qelqi të ngjyrosura dhe trarët karakteristikë që mbajnë muret. Struktura prej druri në pjesën e kupolës ka favorizuar flakët e zjarrit dhe e ka bërë edhe më të vështirë punën e zjarrfikësve për fikjen e zjarrit. Dy policë dhe një zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë operacionit për shuarjen e flakëve./abcnews.al

Riatdhesimet-nga-Franca-1280x715.jpg
ent ela12:40 | 05/04/2019

50 shqiptarë janë riatdhesuar në aeroportin “Nënë Tereza” gjatë 24 orëve të fundit.

Ata  kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo u është refuzuar kërkesa për azil në Francë. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

 “Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt”thotë Voda.

Zv/ministrja e brendshme sqaron se udhëtimi drejt këtyre vendeve i shtetasve shqiptarë për të kërkuar Azil, është jo vetëm një hap i gabuar dhe me shpenzime financiare për ta, por edhe që i penalizon për udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së./abcnews.al

 

 

ELEMINATORET-E-EUROPIANIT-NDESHJET.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela13:59 | 26/03/2019

Anglia e Franca arritën fitore të thella në eliminatoret e Evropianit, duke kryesuar bindshëm renditjen në grupet e tyre. Portugalia, ndërkaq, u ndal nga Serbia, ndërsa Kristiano Ronaldo u dëmtua.

Mund të quhet skuadra më e mirë e kontinentit në këtë moment (gjithnjë, nëse bie dakord Franca).

Anglia e trajnerit Garet Sauthgejt arritën një tjetër fitore të madhe, ia doli 5-1 në stadiumin e Podgoricës ndaj Malit të Zi vendas, edhe pse u ndodh në disavantazh shumë shpejt.

Marko Veshoviç kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 17-të, por kjo shërbeu më shumë si zgjim për anglezët.

Majkëll Kin, Ros Barkli dy herë, Harri Kejn dhe Rahim Stërling ishin autorët e golave për “shpikësit e futbollit” që janë në krye të grupit eliminator A të Evropianit, me 6 pikë dhe me golaverazhin e madh 10-1.

Ndeshjen e parë, në “Uembli”, e fituan 5-0 ndaj Republikës Çeke.

Anglezët kryesojnë bindshëm ndaj kundërshtarëve si Bullgaria, Kosova, malazezët apo çekët.

Franca e pati fillimisht të vështirë, por pastaj ia mori dorën Islandës, duke e mundur 4-0.

Në “Stad dë Frans”, kampionët e botës ishin impresionues me golat e shënuar nga Samuel Ymtiti në 12’, Olivie Zhiru në 68’, Kilian Mbape në 78’ dhe Antuan Grizman në 84’.

Trajneri Didie Deshamp pati në fushë yje të shumtë, sepse përveç shënuesve, ishin edhe Joris, Varan, Pavar, Kante, Pogba e Matyidi, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Kimpembe, Lemar e Sisoko.

Francezët janë në krye të grupit H, me 6 pikë në dy ndeshje, po aq sa Turqia.

Skuadra e trajnerit Shenol Gynesh, pas suksesit 2-0 në Shkodër, fitoi 4-0 ndaj Moldovës.

Në grupin B, Portugalia dhe Serbia u ndanë në barazim 1-1, në një ndeshje ku Kristiano Ronaldo doli i dëmtuar nga loja.

Ylli i Ajaksit, Dushan Tadiç, kaloi serbët në epërsi në “Estadio Da Luz” të Lisbonës, dhe kampionët e Evropës u duk se do të zhgënjenin sërish.

Ata shmangën të paktën humbjen, kur Uilliam Karvaljo barazoi shifrat pak para përfundimit të pjesës së parë./abcnews.al

Veliaj-ne-aktivitetin-per-Frankofonine-3-1280x853.jpg
G. P.17:40 | 21/03/2019

Mirëkuptimi dhe paqja sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot janë më të nevojshme se kurrë në vendin tonë. Apeli i kryebashkiakut vjen nga sheshi “Skënderbej” në aktivitetin e Ambasadës Franceze “Daullet e paqes”.

“Daullet për Paqen” trokitën dhe në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se sot më shumë se kurrë ka nevojë për mirëkuptim dhe paqe.

“Më pëlqen shumë ideja e daulleve të paqes, ndërkohë në të gjithë botën sot, edhe në Shqipëri, por edhe në Francë, ka shumë njerëz që i bien daulleve të sherrit, daulleve të dhunës, daulleve të përçarjes, daulleve të stërkëmbëshave, daulleve që zgjojnë ndjenjat më të këqija të njerëzimit. Pyetja që kemi sot është: cilave daulle u biem? Daulleve të engjëjve apo daulleve të djajve? Daulleve të paqes apo daulleve të luftës e të sherrit? Unë besoj se sot kemi nevojë më shumë për këtë mirëkuptim dhe paqe”.

Kryebashkiaku huazoi shprehjen franceze, ndërsa theksoi se Shqipëria ka nevojë më shumë për vëllazëri, barazi dhe liri.

“Ashtu siç është shprehja franceze se vëllazëria, barazia dhe liria janë tre shtyllat e një stoli, i cili s’mund të qëndrojë as me një këmbë, as me dy këmbë, por me tre këmbë, dhe besoj se për këto tre shtylla kemi nevojë më shumë në Shqipëri. Vërtet ndodhin gjëra dekurajuese: ti ndërton, dikush shkatërron, ti ndërton, dikush thyen, ti ndërton, dikush prish. Por, kur shikoj fëmijët që janë këtu sot, e jo vetëm këtu, por në të gjithë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, më jep shumë shpresë fakti se po vjen një gjeneratë e re që e merr paqen seriozisht”.

Edukimi dhe përgatitja e gjeneratës tjetër vlerësoi Veliaj nuk duhet të jetë vetëm brenda orës së mësimit, por dhe me aktivitet në komunitet./abcnews.al

krocera-1280x707.jpg
ent ela16:25 | 09/03/2019

Ende pa nisur sezoni turistik një tjetër kroçere nga Duvroniku ka mbërritur në Portin e Vlorës. Turistët nga Belgjika , Franca dhe Zvicra do të vizitojnë disa qytete të Shqipërisë dhe me pas do t’i drejtohen Korfuzit. Ata thonë për “abc news” se Vlora ka ndryshuar shumë kohët e fundit.

Kroçiera “La belle de L’Adriatique” nga Dubrovniku me 170 vetë zbarkoi këtë të shtunë në Vlorë. Turistët kanë planifikuar të vizitojnë qytetin e Beratit dhe Fierin. Më pas do t’i drejtohen Sarandës dhe ishullit të Korfuzit në Greqi.

Të ardhur nga Belgjika, Franca dhe Zvicra turistët e rendisin Vlorën nder qytetet me te bukura qe kane vizituar.

“Është hera e tretë që vijë në Vlorë, ka ndryshuar shume, qyteti është mahnitës, me i pastër dhe me i rregullt”.

“Vij nga Franca. Vlora është vërtet një qytet i bukur ”.

Muajt e ardhshëm priten kroçiera te tjera nga vende të ndryshme të Evropës të cilët zgjedhin Vlorën mes destinacioneve turistike të vitit 2019./abcnews.al

FRANCE-ITALI-ABC-1280x636.jpg
ent ela16:14 | 07/02/2019

Franca tërheq ambasadorin e saj nga Roma pasi e konsideroi si të paprecedentë sulmin dhe akuzat e Italisë. Por ministri i brendshëm Italian Salvini reagoi menjëherë duke thënë se synimi ishte mbrojtja e italianëve.

Ministria e jashtme franceze deklaroi se ka tërhequr ambasadorin e saj në Itali, Kristian Maset, për shkak të sulmeve të paprecedenta. Vendimi sipas Parisit erdhi pas një seri deklaratash ofenduese, sulmesh të pabaza dhe të paprecedentë. Sidomos deklaratat e fundit të cilat përbëjnë një provokim të ri dhe të papranueshëm.

Fakti që shkaktoi reagimin e ashpër të Francës ishte takimi në Paris i Alessandro Di Battista dhe Luigi Di Maio me një nga liderët e jelekëve të verdhë Kristof Shalenson. Më pas lëvizja me Pesë Yje shprehej me një deklaratë për media se janë të shumta qëndrimet dhe vlerat e përbashkëta që vendosin në qendër të betejave qytetarët, të drejtat sociale dhe demokracinë e drejtëpërdrejtë.

Zëvendës kryeministri Mateo Salvini ka qenë i pari që ka reaguar duke thënë se Italia nuk do konflikte mes asnjë vend, pasi italianët janë persona konkretë dhe politikanët në pushtet synojnë mbrojtjen e interesave të italianëve. Ai bëri apel për një takim të drejtpërdrejtë me qeverinë franceze dhe presidentin Makron për të diskutuar tre çështje të rëndësishme: e para për 60 mijë persona të braktisur në pyje në kufi me italinë nga policia franceze, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë; 15 terroristët italianë që Parisi nuk pranon të ekstradojë; dhe pezullim të kontrolleve të tejzgjatura të italianëve që kalojnë kufirin për të punuar në Francë.

Ministria e jashtme franceze nga ana e saj reagoi duke thënë se mosmarrëveshjet janë një gjë, ndërsa instrumentalizimi i marrëdhënieve për qëllime elektorale është diçka tjetër. /abcnews.al

ba26fd67ac565226ae9930d5b306b271-concarneau-une-famille-albanaise-contrainte-de-quitter-la-ville_3.jpg
G. P.18:00 | 17/01/2019

Për rreth një vit e gjysmë familja Mlloja nga Shqipëria kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës. Por tashmë familja shqiptare duhet të largohet nga territori francez, pasi ndaj saj është paraqitur një urdhër dëbimi.

Çifti shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të linin mjediset e hotelit.Shërbimi social ka njoftuaer se nuk do të paguajë më për shpenzimet e familjes, shkruajnë mediat franceze.

 “Ne jemi të trishtuar, nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. “Nuk ka logjikë, kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviç, një nga mbështetëse e familjes.

Djali i tyre i madh, Elsi, 4-vjeç, është regjistruar në kopsht në qendër të qytetit, ku ai është integruar mirë, pavarësisht se në fillim e kishte pasur të vështirë të fliste  frëngjisht. Ndërsa djali i vogël i famijes ka pasur probleme shëndetësore dhe rregullisht ai shkon në qendrat spitalore ku merr shërbimin e duhur.

Ndërsa çifti Mlloja në qershor kishte paraqitur një kërkesë për leje qëndrimi në prefekturë, për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit të tyre. Por prindërit asnjëherë nuk kishin marrë përgjigje për kërkesën e paraqitur në prefekturë.

Familja që  nga fillimi i vitit 2017 qëndron në Francë. Ajo kishte udhëtuar në Itali më pas në Gjermani përpara se të kërkontë azil në Francë.

Por kërkesa për azil nga ana e shtetit francez i është refuzuar. “Do të ishte e rrezikshme që ata të ktheheshin për të jetuar atje. Ata jetonin në kushte të vështira dhe ishin të kërcënuar nga mafia lokale”, thotë Marina Rakoçeviç.

Këtë të enjte në mëngjes, në dhomën e ngushtë të hotelit që ata kanë ndarë për një vit e gjysmë, familja Mlloja kishte bërë gati çantat, por shumë sende ishin të shpërndara nëpër dhomë.  Familja duhet të lërë ambientet e hotelit dhe do të dërgohet në Landivisiau.

Nisja për në Landivisiau

E përballur me paralajmërimin, shumë banorë ishin mobilizuar që nga Qershori i kaluar dhe bashkë me to edhe Lidhja e të Drejtave të Njeriut, CCAS si dhe edukatoret e kopshtit ku ishte djali i familjes.

“Ka vende bosh për strehim social në Concarneau,” tha Marina Rakoçeviç. Por më në fund vendimi u mor dhe familja do dërgohet në Landivisiau. Nuk dihet nëse familja do të dëbohet apo do lejohet të qëndrojë./abcnews.al

181106-emmanuel-macron-mc-1319_011f45c1d1720bd9b69621f5c19a52c2.fit-760w.jpg
G. P.13:20 | 14/01/2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë apel, që zemërimi i protestave të javëve të fundit që kanë përfshirë vendin, të kthehen në zgjidhje, falë bashkëbisedimit mes palëve. Macron u propozoi francezëve një debat të madh kombëtar.

“Nga zemërimi në zgjidhje”. Emmanuel Macron, ashtu si premtoi në mesazhin televiziv të 10 Dhjetorit, u ka shkruar një letër francezëve, si kanë bërë para tij dhe Miteran e Sarkozy. Një debat të madh kombëtar në të cilin për dy muaj francezët do të diskutojnë temat e mëdha që po përcajnë vendin kohët e fundit. Katër tema dhe 32 pyetje që Macron ka zgjedhur të propozojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për qytetarët duke i garantuar se nuk ka asnjë pyetje të palejueshme dhe pse mund të mos ketë marrëveshje për çdo gjë. Por sipas tij debati do të dëshmojë se populli francez nuk ka frikë të flasë dhe të debatojë.

Macron në letrën e tij thekson se Franca nuk është një vend si të tjerët pasi padrejtësitë janë më të mëdha se kudo tjetër. Me anë të kësaj letre, ai bën apel që të mso ketë më akte dhune dhe zemërimi për pagat e ulëta të transformohet në zgjidhje. Presidenti francez propozoi si temë të parë atë të taksave, cila taksë duhet të ulet para të tjerave, si dhe eliminimin e shërbimeve publike që nuk janë më të nevojshme, në mënyrë që të krijohen të reja. Vendet ku do të zhvillohet ky debat, nëse do të pranohet nga francezët janë interneti dhe bashkitë./abcnews.al

albania.jpg
G. P.15:24 | 02/12/2018

Kombëtarja përballë Francës në eleminatoret e Europianit të vitit 2020. Kampionët e botës do të jenë favoritë në grupin H, ndërsa ekzistojnë shanset për kualifikim.

Është privilegj të kesh në grup kampionen e botës. Shqipëria do të luajë pikërisht ndaj Francës në eleminatoret e Euro 2020, siç e përcaktoi edhe shorti i hedhur në Dublin të Irlandës. Jemi në grupin H, ku numri 1 është pikërisht Franca, e bashkë me të, edhe Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andorra. Me dy skuadra që kualifikohen direkt për në fazën finale, nuk është eufori të thuhet se Shqipëria ka shanset e saj.

Sipas formatit të ri, ose kualifikohemi menjëherë, ose eleminohemi, pasi në plej of kanë fituar të drejtën të luajnë vetëm skuadrat fituese të grupeve në Ligën e Kombeve, pra 16 të tilla, të cilat do të luajnë gjysmëfinalet dhe finalet, për të përcaktuar 4 ekipe të tjerë finalistë. Për fat të keq, asnjë nga rivalët tanë të grupit nuk është kualifikuar në Ligën e Kombeve, që të na lironin një vend në rast suksesi aty.

Shqipëria ka luajtur 7 herë me Francën, duke arritur një fitore, një barazim e 5 humbje. Fitorja 1-0 dhe barazimi 1-1 janë në miqësoret e luajtura, përkatësisht në “Elbasan Arena” dhe në Renë, ndërsa ndeshjet zyrtare I kemi humbur të gjitha, katër në eleminatoret e Europianit në vitet 1990-1991 e 2011, dhe një në finalet e Euro 2016-ës në “Stadë dë Frans” të Parisit.

Kombëtarja ka luajtur 10 herë ndaj Turqisë, duke arritur 4 fitore, 2 barazime e 4 humbje. Një fitore e kemi në eleminatoret e Europianit, 3-0 në 1971, dhe 4 humbjet i kemi po në eleminatore, në Europian dhe në Botëror.

Në ndeshjet miqësore, kemi arritur 3 fitore dhe një barazim, me suksesin e fundit 3-2 një vit më parë, në Antalia. Me Islandën janë dy fitore e tre humbje, dhe suksesi i vetëm zyrtar është arritur në 1991. Bilanc më të mirë me Moldavinë, dy fitore në eleminatoret e Europianit në 1995 dhe një barazim në miqësore.

Andorra po ashtu është rival i njohur, me të cilin jemi ndeshur tri herë, fitore 3-0 në Turneun Rothmans, si dhe humbje 0-2 e fitore 1-0 në miqësore. Për t’u theksuar, humbja 0-2 në Andorrë ishte ndeshja e fundit e një trajneri shqiptar në stolin e kombëtare, Sulejman Demollarit, 16 vjet më parë, në prill 2002./abcnews.al

FRANCE-LIGJI-1280x634.jpg
G. P.08:30 | 23/11/2018

Franca do të ndalojë me ligj lajmet e pavërteta, të njohura si “Fake news”. Ligji i presidentit Makron, që u miratua nga parlamenti, parashikon burg dhe gjoba për ata që keqinformojnë. Por kritikët po e shohin atë si një armë për te censuruar mediat.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj të ri, që u jep gjyqtarëve më shumë kompetenca për të urdhëruar heqjen e lajmeve të rreme gjatë fushatave elektorale. Kritikët argumentojnë se ligji kontradiktor kundër manipulimit të informacionit, në praktikë mund të vërë në rrezik demokracinë dhe të censurojë shtypin. Ligji, i hartuar nga presidenti Emanuel Makron, ishte hedhur dy herë poshtë nga Senati përpara se të miratohej nga Parlamenti. Ai konsiderohet si përpjekja e parë e Europës perëndimore për të ndaluar publikimin e materialeve të falsifikuara. Makron ka deklaruar se beson se përdorimi i internetit ka nevojë për një rregullore. “Ky është kushti bazë për një internet të hapur, të lirë dhe të sigurtë, ashtu sikurse ishte vizionuar nga themeluesit e tij”, tha Makron në forumin vjetor për qeverisjen e internetit, të mbajtur në Paris.

Kandidatët dhe partitë politike tani do të mund t’i drejtohen gjykatës për të ndaluar përhapjen e informacioneve të rreme gjatë 3 muajve përpara zgjedhjeve. Ligji i lejon gjithashtu entit rregullator mediatik francez të ushtrojë autoritetin për të pezulluar transmetimin e kanaleve televizive të kontrolluara nga një shtet i huaj, që përmes keqinformimit synojnë cënimin e procesit zgjedhor. Mbështetësit kanë deklaruar se synimi i ligjit është të luftojë përhapjen e atyre që njihen si “fake neës” dhe jo të censurojë opinionin. Kushdo që e shkel atë mund të përballet me 1 vit burg dhe një gjobë që shkon deri në 75 mijë euro./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT