fran frrokaj

Fran-Frrokaj-provokacija-1280x714.jpg
nev ila21:57 | 13/09/2019

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” i gazetarit Mustafa Nano, ka qenë i ftuar ish-kryetari i Lezhës Fran Frrokaj. Që prej vitit 2014, Frrokaj ka drejtuar në dy mandate komunën e Shenkollit dhe Lezhën, nën përfaqësimin e  Partisë Demokratike.

Frrokaj në bisedën e tij me gazetarin Mustafa Nano ka ndarë me publikun, opinione dhe pjesë nga jeta e tij politike. I pyetur se përse i pëlqen politika, Frrokaj tha se ajo është një profesion dhe se në mandatin e parë nuk ka qenë aq i afeksionuar pas politikës. Me kalimin e kohës tha Frrokaj u kthye në një profesion.

“Në mandatin e parë nuk është se e kam patur kaq pasion por pastaj të bën për vete dhe kthehet në profesion, bëhet pjesë e ADN dhe të përfshin”, tha ai.

Mustafa Nano: Po kur je pjesë e politikës, si është marrëdhënia midis lirisë tënde individuale dhe nevojës për të mbrojtur një interes kolektiv, a jeni më i lirë?

Fran Frrokaj: Unë flas personalisht për këtë pjesë, unë absolutisht kam qenë i lirë. Kjo është natyra ime dhe për fat këtë e ka ditur Berisha, Basha dhe lezhianët. Unë jam tip që nuk shtrohem kollaj, mbroj interesat e mëdha që thatë ju por jo të një parcele të caktuar, natyrisht me këtë ngjyrën blu. Unë jam inxhinier me profesion dhe jam larguar sepse më ka pëlqyer më shumë politika.

Si moment i veçantë i situatës aktuale politike në partinë demokratike por edhe në Shqipëri, siç ishte vendimi i djegies së mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, Frrokaj u shpreh se vendimi i djegies së mandateve nuk ka qenë vetëm i kryetarit Lulzim Basha por dhe i shumë të tjerëve brenda partisë, ndërsa vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve erdhi si rrjedhojë e vendimit të djegies së mandateve.

Për bojkotimin e zgjedhjeve nuk ka qenë vendim personal i kryetarit por ka qenë një vendim më i gjerë. Partia Demokratike është një forcë politike e cila ka bërë shumë punë të mëdha. Ato vendime që janë marrë kanë bërë atë që duhej. Personalisht mund të jem një person i prekur nga këto vendime, sepse isha i bindur që Lezhën do e merrja, por tani them se kjo ishte më e mira. Në politikë luhet për shumë dhe absolutisht kam qenë dakord për të dy vendimet”, u shpreh Frrokaj.

I pyetur nga Nano se për shkak të këtyre vendimeve a rrezikon Partia Demokratike të shkrihet, Frrokaj tha:

“Jo nuk shkrihet. Dua të them dicka, e kam lexuar diku që e djathta është për shtet ndërsa e majta për pushtet. Në gjithë botën e djathta është një institucion më i fortë për shtetin. Partia Demokratike Shqiptare mund të tkurret dhe të garantoj që do të “sitet”, do të ikin ata të cilët kanë qenë artificialisht te ajo parti, por boshti i saj do të ngelet. Partia Demokratike është e madhe dhe ndoshta lëvizja e Bashës, për të bërë këtë hap kaq drastik për njësitë vendore, ka qenë pikërisht në frymën e kësaj”, deklaroi Frrokaj./abcnews.al

gazmend-bardhi.jpg
ad min17:31 | 26/06/2019

Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se procedimi penal ndaj kryetarëve të bashkive Mallakastër dhe Lezhë janë goditje ndaj demokracisë dhe akte provokimi ndaj opozitës.

Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita janë duke ushtruar përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese. Sipas tij ata nuk do të tremben dhe do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

“Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Zgjidhja e krizës sipas Bardhit do të vijë në momentin kur do të lirohen ata që mbahen sot padrejtësisht në burg. Sekretari i përgjithshëm i PD-së deklaroi se ata do të trajtohen si të burgosur politik.

“Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg. Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status. Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës”, tha Bardhi./abcnews.al

frrokaj-1280x728.jpg
ent ela14:00 | 26/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë, për vepren penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Sipas njoftimit të Policisë Vendore, gjatë një emisioni televiziv ai ka deklaruar se do të bëjë çmos që dekreti i Presidentit të zbatohet. Nën hetim janë vendosur dhe  dy persona të tjerë për vepra penale kundër zgjedhjeve. Bashkia e Lezhës është një nga 27 bashkitë e opozitës që kërkon lirimin e ambjenteve të KZAZ në zbatim të dekretit për anulim të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. /ABC News Albania 24/7

lezha.jpg
ad min15:39 | 15/05/2018

Ka lënë arrestin e shtëpisë edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, i akuzuar për shpërdorim detyre në tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Gjykata e Lezhës ka marrë në konsideratë kërkesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i nënkryetarit Hafizi për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Vendimi parashikon që edhe për nënkryetarin e kësaj bashkie t’i ndalohet largimi nga vendi si edhe të paraqitet dy herë në muaj para policisë gjyqësore. Më herët edhe kryetarit të Bashkisë, Fran Frrokaj, i është zëvendësuar masa e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, ndërsa mbetet ende në arrest shtëpie kryetari i qarkut Gjokë Noka. Kurse me herët janë lënë me masë sigurie detyrim paraqitje edhe 20 personat e tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin./abcnews.al

FRROKAJ-1280x720.jpg
ent ela13:41 | 10/05/2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës do të kthehet në zyren e tij. Gjykata i hoqi atij arrestin shtëpiak dhe e la në detyrim paraqitje, masë kjo që u pranua edhe nga prokurori.

Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për kryetarin e Bashkisë.

Përmes avokatit, Fran Frrokaj kishte paraqitur pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë të dhënë ndaj tij më herët me arrest shtëpie.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej më 8 maj, por prokuroria kishte kërkuar dy ditë kohë për të mbledhur provat për procesin që do të zhvillohet për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Në orën 10:00 të paradites së enjte, në sallën e gjyqit ishin prokurori dhe Adrian Leka, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Frrokaj.

Seanca zgjati vetëm pak minuta, pasi të dyja palët depozituan pretendimet e tyre.

Gjyqtari i çështjes Artan Hajredinaj kërkoi 3 orë për të vendosur që Fran Frrokaj i akuzuar për abuzim me bregdetin në Shëngjin, të kalonte nga masa e sigurisë në arrest shtëpie, në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Në arsyetimin e gjykatësit Hajredinaj thuhet se ndryshimi i masës u pranua edhe nga ana e prokurorisë, sipas të cilëve nuk kishte më nevojë për hetime të tjera ndaj të dyshuarit.

Hajredinaj shpjegoi se gjykata nuk mund të caktojë një masë më të rëndë se ajo e propozuar nga akuza.

Vendimi i gjykatës së Lezhës kthen në zyrë kryebashkiakun Fran Frrokaj pas gati dy muajsh mungesë, pasi më herët ndaj tij ishte caktuar një masë sigurie më e rëndë.  Ndërkohë nga të arrestuarit për këtë çështje, nënkryetari i Bashkisë dhe kryetari i qarkut janë në arrest shtëpie. Kurse 15 të tjerë të akuzuar janë në masën e sigurisë detyrim paraqitje./abcnews.al

tokat-ne-shengjin.jpg
ad min13:19 | 04/04/2018

Një 59-vjeçar që dyshohet se ka përfituar tokë në kundërshtim me ligjin në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin është vënë në pranga nga Policia e Lezhës. I arrestuari është Zef Gjini, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndërkohë që është vetëdorëzuar në polici futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota, edhe ky përfitues toke në Shengjin. Ndaj Gjinit dhe Malotës, Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Nga operacioni “Ranishtja 4” deri tani janë ndaluar 16 persona dhe janë ende në kërkim 7 persona të tjerë. /abcnews.al

fran-frrokaj.jpg
ad min11:10 | 03/04/2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të qëndrojë në arrest shtëpie .Vendimi është dhënë nga gjykata e Apelit në Shkodër. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe seancat për të ndaluarit e tjerë që akuzohen për abuzim me pronat në Shëngjin. Për asnjë prej tyre nuk pati ndryshim mase.

Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj u paraqit në gjykatën e Apelit në Shkodër pas kërkesës së bërë nga mbrojtja e tij për ndryshim mase.

Për mase ishin edhe të ndaluar të tjerë të operacionit “Ranishtja 4”nënkryetari i bashkisë Lezhë, Enver Hafizi, kryetari i Këshillit të Qarkut. Një pjesë e tyre nuk ishin në sallë dhe u përfaqësuan nga avokatët mbrojtjes.

Këta të fundit kërkuan masë sigurie detyrim paraqtije ose garanci pasurore. Kurse prokuroria e Lezhës ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të dyshuarit për tjetërsim pronash në Shëngjin. Në seancë kryebashkiaku i Lezhës kërkoi që të zbardhet e vërteta. Ai tha se ndihet i fyer nga prokuroria, e cila nuk e ka thirrur për të dëshmuar më parë.

Gjykata e Lezhës vendosi që ta lërë në arrest shtëpie Frrokajn, por pa mbikëqyrje policore.

Avokatët e tij u shprehen të pakënaqur me vendimin.

Nga të gjithë të pandehurit që u paraqitën në gjykatë Adenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi u lanë në burg.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në plazhin e Shëngjinit, tek Rana e Hedhun, duke e kthyer këtë pronë shtetërore në pronë private./abcnews.al

 

AVOKATI-I-FRAN-FRROKAJ-1280x720.jpg
ent ela16:59 | 20/03/2018

Avokati i kryebashkiakut Fran Frrokaj nuk është i kënaqur me vendimin “arrest shtëpie” të dhënë nga gjykata për klientin e tij. Avokati Ardian Leka tha se ky vendim do të apelohet. Sipas tij, Frrokaj ka firmosur shkresat sipas ligjit dhe nuk ka asnjë provë, apo shkelje të tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndalimi i Fran Frrokaj është kryer pa paraqitur prova kundër tij.

Këtë pretendim ka Adrian Leka, njëri prej avokatëve të kryebashkiakut të Lezhës. Vendimi i Gjykatës se Lezhes do të apelohet thotë ai.

“Në momentin që është bërë rivlerësimi i masës së sigurisë janë paraqitur prova, të cilat nuk rëndojnë klientin tim zotin Fran Frrokaj. Është i bindur në pafajësinë e tij dhe do ushtrojmë të gjitha rrugët e së drejtës dhe me ankimin e këtij vendimi që u dha nga gjykata e Lezhës, duke iu drejtuar gjykatës së apelit Shkodër, pasi nuk  janë kushtet për këtë lloj mase”.

Avokati Leka u shpreh se në dosjet e prokurorisë nuk ka dokumente qe fajësojne Frrokajn.

“Në provat e Prokurorisë ka dokumente që janë firmosur nga zoti Frrokaj, po jo dokumente që e vërtetojnë fajësinë e zotit Frrokaj, ka shkresa përcjellëse që po të mos i firmoste zoti Frrokaj, kush do t’i firmoste një zoti Frrokaj tjetër”.

Kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet për shpërdorim detyre./abcnews.al

 

ardian-leka-1280x658.jpg
ad min15:48 | 20/03/2018

Avokati i Fran Frrokajt nuk është i kënaqur me vendimin “arrest shtëpie” të dhënë nga gjykata për klientin e tij. Avokati Ardian Leka tha se ky vendim do të apelohet. Sipas tij, Frrokaj ka firmosur shkresat sipas ligjit dhe nuk ka asnje provë apo shkelje të tij gjatë ushtrimit të detyës.

Ardian Leka: “Është i bindur në pafajësinë e tij. Do të ushtrojmë të gjithë rrugët e së drejtës që do të thotë edhe me ankimin e këtij vendimi që u dha dje në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Lezhë, duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit Shkodër, pasi nuk janë kushtet për këtë lloj mase. Që ta dimë, Bashkia nuk proddhon tapi. Bashkia përcjell dokumentacion të paraqitur nga qytetari. Bashkia funksionon me dy protokolle. Protokolli i brendshëm, i cili është për strukturat brenda bashkisë dhe protokolli i jashtëm. Çdo dokumentacion i dalë nga Bashkia duhet të dalë me firmën dhe vulën e titullarit të institucionit. Në provat e prokurorisë ka dokumente që janë firmosur nga zoti Frrokaj, por jo dokumente që provojnë fajësinë e zotit Frrokaj. Ato janë shkresa përçjellëse që ne nuk i kemi mohuar asnjëherë e të cilat po mos t’i kishim firmos zoti Frrokaj, ksuh do t’i firmoste? Do t’i firmoste një Frrokaj tjetër. Ai fatmirësisht për këtë komunitet ka qenë kryetar i Bashkisë, ku ushtroi detyrën se për atë zgjidhet. Për të firmos dhe për të administruar territorin e tij”./abcnews.al

frrokaj-gj-1-1280x647.jpg
ad min12:38 | 19/03/2018

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nga arrest me burg në arrest shtëpie. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për gjashtë zyrtarë të tjerë, kurse dy nga të arrestuarit u lanë me arrest në burg.

Pak para se të ngrihej në këmbë për të degjuar vendimin e gjykatësit, kryetari i Bashkisë së Lezhës ishte i qeshur.
Seanca që kishte nisur në 9 të mëngjesit përfundoi pas afro katër orësh. Pas dëgjimit të palëve, mbrojtjes dhe organit të akuzës, Gjykata e bindur, kërkoi më tepër prova ndaj të pandehurve.

Nëntë të akuzuarit dëgjuan vendimin e shpallur nga gjykatësi Artan Hajredinaj. Kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, nënkryetari Enver Hafizi dhe kryetari i Qarkut, Ndok Gjoka, u dërguan në shtëpi. Masa e tyre e arrestit me burg ndryshoi me arrest shtëpiak. Ndokës, ky vendim iu komunikua në spital, ku dhe ishte shtruar prej ditës së dielë.

“Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit, Fran Frrokaj, me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdhëruar të dyshuarin Fran Frrokaj, të mos largohet nga banesa e tij në qytetin Lezhë, lagjja “Beselidhja” dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë”.

Menjëherë pas këtij vendimi jashtë dyerve të gjykatës u dëgjuan brohorima. Mbështetësit e Frrokajt, të cilët prej tre ditësh qëndrojnë para godinës së policisë dhe te gjykata, nisën të festonin.

Në arrest shtëpie u lanë edhe katër zyrtarët, Gjelina Bacaj, Dilaver Neli, Frrok Frroku dhe Pjetër Gjoni. Kurse për dy të arrestuarit, Ardenis Haxhia dhe Enkejled Zefi, gjykata ka lënë masën fillestare, atë të arrestit me burg.

Për tre të arrestuarit, Jugjina Mema, Marte Gjergji, Luigj Paloka, vlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet në një tjetër seancë. 23 zyrtarë lokale të Lezhës, mes të cilëve 12 të arrestuar dhe 11 të shpallur në kërkim, akuzohen nga prokuroria se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në plazhin e Shëngjinit, tek Rana e Hedhun, duke e kthyer këtë pronë shtetërore në pronë private dhe më pas, duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono