foto

balliu-1280x702.jpg
ad min11:45 | 31/05/2019

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu dorëzoi sot në Prokurorinë e kryeqytetit disa prova që, sipas tij, tregojnë dhunën e ushtruar nga policia mbi banorët e Unzës së re. Sipas Balliut, përmes policisë Rama u ka shpallur luftë qytetarëve.

“Sot dorëzova në emër të PD-së disa video, shumë prej tyre dhe i keni parë, por edhe video të tjera, foto, të cilat faktojnë dhunën që policia e shtetit ka ushtruar ndaj këtyre banorëve. Më lejoni të jem i qartë, dhuna vjen për shkak të urdhrave politikë të kupolës së Policisë së Shtetit dhe të vetë kryeministrit Edi Rama.

Sot për shkak të politizimit të policisë së shtetit, sot Policia e Shtetit është ndarë në Polici të Shtetit dhe Polici të Pushtetit.

Policia e pushtetit të Edi Ramës, është ajo e cila dhunon protestuesit në çdo protestë, është ajo e cila gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhra e dehur për të dhunuar qytetarët shqiptar”, tha Balliu./abcnews.al 

tullumbace-1280x713.jpg
ad min17:00 | 26/05/2019

Dy artistët bashkëkohorë Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari realizojnë instalacionin “Fryma e artistit”  përgjatë 12 orëve. Artistët në orët e natës kanë fryrë mbi 3 mijë tullumbace për realizimin e tij. Ata rrëfejnë për ABC Neës sfidën dhe domethënien e instalacionit si çaste jete. 

Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari janë bashkudhëtarë në jetë dhe art. Dy artistët bashkëkohorë të artit pamor, pas shndërrimit të valixhes së emigracionit në vitet ‘90 në instalacionin më të përdorur nga artistë nga e gjithë bota, tashmë rivijnë me një performancë tjetër sfiduese.

“Fryma e artistit” nis si një maratonë, për 12 orë nga ora 12 e mbrëmjes së të premtes e deri në mesditën e së shtunës. Ata kanë krijuar një performancë mbresëlënëse, duke fryrë mbi 3 mijë tullumbace.

Fryerja e tullumbaceve është një lojë dhe ka një sekret që artistët na e tregojnë. Fillimisht duhet të tërhiqen tre herë dhe më pas të nisë fryrja.

Kësaj here përkufizimi i tyre është mbështetur tek jeta reale e ndarë mes frymës se artistit dhe publikut.

Këtë performancë e kanë realizuar edhe disa herë të tjera në Kanada. E 4-rta është kjo ne vendlindjen e tyre. Artistë dëshirojnë që të kthehen të paktën një herë në vit në Shqipëri.

Kjo bardhësi tullumbacesh është ndërthurur edhe me performancën e sopranos ardita Mneri  me “Frymën Artistike të instilacionit.

Ky instalacion është kuruar nga Ajola Xoxa nën kujdesin e qendrës së artit bashkëkohore “Harabel”.  kjo vepër arti është një bërthamë jete, ku krahas artistëve, nuk ngurruan që t’i bashkohen performancës fëmijë e të rriturit, për t’u argëtuar, apo pse jo ata e shfrytëzuan për ta memorizuar këtë çast bardhësie në një foto./ABC News Albania 24/7

article-6994243-13108652-4_636x630-1.jpg
ad min17:35 | 05/05/2019

Një çift ka marrë komente negative në Instagram, pasi ka postuar një foto duke u puthur, ndërsa treni ishte në lëvizje në Sri Lanka. Jean dhe Camille, nga Brukseli, të cilët po udhëtojnë nëpër botë për të bërë fotografi, kanë postuar imazhe vërtet të frikshme në llogarinë e tyre Instagram.

Në foto shikohet që çifti ka dalë jashtë derës së trenit duke u puthur vetëm e vetëm për të shkrepur këtë foto. Besohet se vëllai i Camille i cili po udhëton me çifti, është ai autori i kësaj fotoje. Kritikët kanë goditur çiftin  për fotografinë, duke e quajtur marifet ‘të rrezikshëm’ dhe madje potencialisht ‘kërcënues për jetën’.

“Dhe kjo është mënyra se si njerëzit vdesin,” komentoi një, ndërsa një tjetër shkruante: “Nuk do ta quaja këtë aventurë, por budallallëk, duke rrezikuar jetën për të tu pëlqyer në Instagram”. Një kritik i tretë shkroi: ‘Një tjetër foto e njerëzve që sakrifikuan veten për një foto … qesharake’./abcnews.al

 

 

moisiu.jpg
ad min22:28 | 25/04/2019

Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” e çelur në kryeministri pasqyron foto dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. Kryeministri Rama e çmoi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, si një ndër 3 emrat më të mirë të artit të kohës së tij.

40 foto të rralla, dokumente dhe sende personale të Aleksandër Moisiut u prezantuan në hollin e Kryeministrisë. Edi Rama e cilësoi kapriço të fatit, pasi me shëmbëlltyrën e tij është njohur që fëmijë, teksa i ati po e sendërtonte në skulpturë. Kjo figurë tha se i la shenja të thella, përmes së cilës kërkonte aktorët e skenës dhe filmit shqiptar më pas.

Figurën e tij e çmoi së tepërmi, duke e renditur në 3 emrat më të mirë të artit aso  kohe. 40 foto origjinale, maska e vdekjes, dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu ekspozohen për së pari në Kryeministri./abcnews.al

bes-kallaku-thumb-1280x734.jpg
ad min18:51 | 20/04/2019

Bes Kallaku i ftuar në emisionin “Thumb” ka folur për arsyen se pse nuk bën publike foto të vajzës së tij Ajka. Ai është shprehur se nuk është çështja syri, por nuk do që ajo të bëhet e famshme si fëmija i Besit dhe Xhensilës.

“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im do të rritet dhe të bëhet vetë frymëzim për jetën e tij. Ne të dy jemi kundër postimit të fotove në Instagram. Ndonjëherë kur shikojmë ndonjë foto themi af sa bukur ka dalë ta kishim hedh këtë foto. Aktualisht Ajka ka nevojë të rrite ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon të marri. Unë kam qenë në sallë gjatë momenti që Xhensila ka lindur dhe i kam prerë kërthizën Ajkës. Të gjithë po më thonin dhe kishin frikë që të rrija aty. Erdhi një doktor dhe më tha ore mos po të gje gjë sepse kishte shkuar një boksier dhe nusja e tij po linde dhe atij i kishte rënë të fikët”./abcnews.al

scico.jpg
ent ela10:38 | 13/02/2019

Mediat italiane kanë punlikuar fotot e të arrestuarve një ditë më parë në kuadër të operacionit “Lulet e Pranverës”. 27 të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe armësh, ndërsa 21 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Janë publikuar nga mediat italiane fotografitë e shqiptarëve të arrestuar të martën në Itali në kuadër të operacionit “Lulet e Pranverës”. Ndër 27 të arrestuarit, 21 ishin shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh luftarake.

Operacioni me emër “Lulet e pranverës” në orët e para të mëngjesit të së martës çoi në shpërbërjen e katër grupeve kriminale italo – shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje si dhe trafikim të municioneve të luftës.

Mediat italiane publikuan detaje, të hetimeve që zgjatën prej 2 vitesh, sipas përfundimeve të të cilave u vërtetua se si shtetasit shqiptarë u drejtoheshin bashkëkombasve të tyre në Shqipëri për dërgimin e sasive të konsiderueshme të drogës

Në Shqipëri gjithashtu rekrutoheshin skafistët të cilët kishin për detyrë transportin, me gomone të fuqishme, me tonelata marijuanë, por dhe kokainë dhe heroinë, nga brigjet shqiptare në ato italiane.

Faza logjistike në Itali u besohej shtetasve italianë si njohës më të mirë të zonës. Në mënyrë të përsëritur grupe kriminale, shpesh herë dhe mafioze në Siçili, iu janë drejtuar shqiptarëve të arrestuar për të ruajtur zonat e tyre të shitjes së drogës, duke i paguar shuma të mëdha parash kesh, të cilat janë sekuestruar gjatë arrestimeve.

Nga hetimet u vu në pah se trafikantët shqiptarë ishin në gjendje të garantonin sasi të konsideruehsme droge të cilat kryesisht shkonin në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Salento ishte pika kyçe për shkak të pozicionit gjeografik, i njohur dhe Porta e Lindjes. /abcnews.al

Në pranga kanë përfunduar:

Altin Advuramani, lindur në 1973 në Vlorë, me banim në Castro

Arben Pazi (alias Beni), lindur in Shqipëri në 1977

Arbnor Hoxhaj (alias Arsi ose bjondi), lindur në Vlorë në 1985

Artur Malo (alias Artur Muçaj), lindur në Shqipëri në 1984

Bernard Tahiraj (alias Ben, i njohur si Benard Shametaj), lindur në Shqipëri në 1984

Bilbib Kabello (alias Bibla), shqiptar i lindur në 1985

Denis Pashaj, lindur në Shijak në vitin 1986

Dino Abazi (alias Loku), lindur në Maqellarë të Dibrës në 1982

Dorian Alikaj (alias si fshatari ose Dori), lindur në Shqipëri në vitin 1985

Dorjan Pashaj,lindur në  Shqipëri në vitin 1985

Eduart Sallaku, lindur në Tiranë në 1969

Elvin Xamo (alias Gozhda), lindur në vitin 1979

Erjon Xhelili, lindur në Vlorë në 1983

Fatmir Xhelili (alias Miri), lindur në 1981

Klaudio Fani (alias Klodi), lindur në Fier në 1985

Kristian Nuredinaj (alias Cidhe), lindur në Shqipëri në 1983

Kujtim Elmazi (alias Khek), lindur në Vlorë në 1981

Luka Beqiraj (i njohur si Kriols), lindur në Vlorë në 1987

Nertil Gerra, lindur në Vlorë në 1988

Rauk Zenunaj (si Babo ndryshe Babushi), lindur në Vlorë në 1979

Ajet Cepaj, shqiptar i lindur në 1969

dd-2-1280x639.jpg
ent ela18:50 | 19/01/2019

E ftuar në emisionin “Thumb”, Dorina Mema ka folur rreth marrëdhënies së saj më të dashurin, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë publik. Dorina Mema u është përgjigjur pyetjeve thumbuese të Aulonës dhe Fatmës ku ka treguar të rejat nga jeta personale dhe profesionale. Madje teksa fliste për marrëdhënien e saj është shprehur se nuk është thjesht një partner por bashkëshorti i saj.

Gazetarja e “Thumb” ka pyetur Dorinën se përse e mban këtë marrdhënie kaq diskrete nga media ndërkohë që është folur shumë edhe për pushimet e tyre jashtë vendit. Ajo është përgjigjur plot sportivitet:

“Po i njëjti është, ndryshojnë shtetet. Në fakt, nuk është i njëjti është bashkëshorti im! Më thoni a nuk është gjëja më e zgjuar që kam bërë gjithë jetën time? A tregohet bashkëshorti në Shqipëri?”

E pas kësaj gazetarja duke qeshur i ka thënë: “Jo se ta marrin”.

“Problemi është që nuk ma marrin dot dhe unë po mënjanoj një thyerje këmbe, krahu. Bëj shaka sepse njeriu nuk mbahet kurrë me dhunë”.- ka përfundur Dorina./abcnews.al

48388582_1128603443983035_6441356092411740160_n.jpg
ent ela10:15 | 23/12/2018

Këto pamje të rralla vijnë nga Tirana e vitit 1939. Janë realizuar nga fotografi gjerman Richard BuschZantner, i cili ka udhëtuar në Shqipëri pas pushtimit italian.

Njëra prej tyre tregon prishjen e ndërtesave për të ndërtuar rrugë të reja.

Fotografi gjerman realizoi një seri fotosh të veçantë dhe mjaft interesante.

Këto fotografi të rralla janë mbledhur dhe më pas publikuar nga studiuesi Robert Elsie.

policet-e-dhunuar-1280x960.jpg
ent ela14:38 | 15/11/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me aktet e dhunës që shoqëruan sot protestën për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.

Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj bënë të ditur se ashtu si edhe në rastin e këndit të lojërave te Parku i Madh i Liqenit, edhe te Unaza e Madhe puna do mundë dhunën.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiake për qytetarinë përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë 3 oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!”, shkruan Veliaj në Twitter ku ka postuar edhe disa foto të policëve që janë dëmtuar.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono