foto

bunkeret.jpg
Sej rie09:10 | 24/07/2019

Deri në 750,000 bunkerë ushtarakë janë ndërtuar në vendin tonë gjatë periudhës së regjimin komunist. Ata u ngritën nga diktatori Enver Hoxha, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, besonte se armiqtë mund t’i shpallni luftë, por që vendi nuk u sulmua kurrë.

Por çfarë po ndodh sot me “mburojat e luftës”?

Fotograf britanik Robert Hackman ka fotografuar plot 250 bunkerë gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipëri. Ai ka botuar një libër për bunkerët dhe e përshkruan si “dokumenti i triumfit të popullit mbi shtypjen”.

“Doja të bëja një shënim për këtë kapitull kalimtar të historisë shqiptare, për të bërë të njohur jo vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre”, thotë ai.

Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri ai vuri re se disa bunkerë pas rënien së komunizmit janë shkatërruar, disa të tjerë janë zhvendosur nga pronarët e tokave, ndërsa disa shfrytëzohen për stalla e shumë pak për turizëm.

Por ndryshe nga shumica e shqiptarëve që nuk dua ta kujtojnë atë periudhë të vështirë, fotografi britanik ka një mendim tjetër. Ai në librin e tij shkruan se bunkerët duhej të ishin ruajtur pasi mund të ishin një potencial i madh për turizmin nëse shfrytëzoheshin në mënyrën e duhur./abcnews.al

cel.jpg
ent ela13:34 | 13/07/2019

Dy persona kanë rënë në prangat e Polcisë së Fierit pasi kërcënonin dhe shantazhonin një shtetase duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Operacioni policor “Koshovica” çoi në pranga G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran të Fierit.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në  bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit,  zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke  e finalizuar me arrestimin në  flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. /abcnews.al

66055457_2349755561737370_3823959707484160000_n.jpg
Sej rie13:06 | 30/06/2019

Ndërsa në vend po zhvillohen zgjedhjet vendore  dhe një pjesë e qyfterëve po vendore 2019 dhe shprehur vullnetin e tyre me votë për 61 kryebashkiakët, Presidenti Ilir Meta këtë të dielë ndodhet në plazh me zëdhënësin e tij Tedi Blushi.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” ku shkruan: “Të dashur miq!  Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”.

Kreu i shtetit me anë të një dekreti ka shpallur datën 13 Tetor si ditë zgjedhjes pas shdekretimit të datës 30 Qershor. Ky vendim i Presidenti erdhi pasi opozita ka dalë nga Parlamenti dhe ka djegur mandate, duke kërkuar qeveri tranzitore pa Ramën Kryeministër./abcnews.al

fotojaaa.jpg
Sej rie17:30 | 29/06/2019

E ftuar në emisioni “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj.

Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti?

Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare…

Kilda: Nuk ke qenë ti ëh?

Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë duke xhiruar një miniklip për një intimo. Po ta shikosh foton dallohet se është për një set fotografik edhe pse isha kapur nga të pasmet dhe çfarë nuk kishin thënë. E dashura e deputetit, një deputete që po bën një set fotografik…/abcnews.al

15407632-7195165-The_black_skimmer_picks_up_a_cigarette_butt_thinking_it_is_food_-a-17_1561800327420.jpg
Sej rie16:30 | 29/06/2019

Një ambietalist ka publikuar foto mbresëlënëse kur zogu i detit nënë mundohet të ushqejë të voglin e saj. Fotot janë shkrepur në një plazh në Florida.

Karen Mason, i bëri fotot mahnitëse dhe njëkohësit tronditëse gjatë pushimeve në Florida. Imazhet kanë fiksuar momentin kur zogu nënë po ushqen të voglin e saj me një bisht cigareje. Zogu i vogël më pas largohet me bishtin e cigares ne sqep.

Karen: “Nuk e di nëse zogu e ka ngrënë bishtin e cigares.  Unë shpresoj të mos ketë ngordhur. Të gjitha plazhet në Florida janë të mbushur me njerëz, kështu që ata duhet të përpiqen dhe të bashkëjetojnë me ne dhe plehrat tona”./abcnews.al

mice-1.jpg
G. P.12:13 | 17/06/2019

NASA ka bërë publike një foto në të cilën shfaqen dy galaksi, të cilat shtyjnë njëra-tjetrën. Dy galaksitë spirale janë pagëzuar nga shkencëtarët me emrin “Minjtë”, për shkak të gjatësisë së bishtave me yje dhe gaz, që emetohet prej të dyjave.

Ndryshe ky fenomen njihet me emrin NGC 4776 dhe ndodhet 300 milionë vite dritë larg. Bishtat e gjatë të dy galaksive shkaktohen prej valëve gravitacionale kur dy galaksitë kalojnë përmes njëra-tjetrës sipas NASA-s.

Distancat mes tyre janë aq të mëdha saqë bashkëveprimi kozmik ndodh me lëvizje të ngadalta për qindra milionë vite. Imazhi i publikuar nga NASA u kap nga fotografi hapësirës, Bruce Waddington, për gjashtë netë me radhë në Maj të këtij viti./abcnews.al

balliu-1280x702.jpg
Sej rie11:45 | 31/05/2019

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu dorëzoi sot në Prokurorinë e kryeqytetit disa prova që, sipas tij, tregojnë dhunën e ushtruar nga policia mbi banorët e Unzës së re. Sipas Balliut, përmes policisë Rama u ka shpallur luftë qytetarëve.

“Sot dorëzova në emër të PD-së disa video, shumë prej tyre dhe i keni parë, por edhe video të tjera, foto, të cilat faktojnë dhunën që policia e shtetit ka ushtruar ndaj këtyre banorëve. Më lejoni të jem i qartë, dhuna vjen për shkak të urdhrave politikë të kupolës së Policisë së Shtetit dhe të vetë kryeministrit Edi Rama.

Sot për shkak të politizimit të policisë së shtetit, sot Policia e Shtetit është ndarë në Polici të Shtetit dhe Polici të Pushtetit.

Policia e pushtetit të Edi Ramës, është ajo e cila dhunon protestuesit në çdo protestë, është ajo e cila gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhra e dehur për të dhunuar qytetarët shqiptar”, tha Balliu./abcnews.al 

tullumbace-1280x713.jpg
G. P.17:00 | 26/05/2019

Dy artistët bashkëkohorë Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari realizojnë instalacionin “Fryma e artistit”  përgjatë 12 orëve. Artistët në orët e natës kanë fryrë mbi 3 mijë tullumbace për realizimin e tij. Ata rrëfejnë për ABC Neës sfidën dhe domethënien e instalacionit si çaste jete. 

Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari janë bashkudhëtarë në jetë dhe art. Dy artistët bashkëkohorë të artit pamor, pas shndërrimit të valixhes së emigracionit në vitet ‘90 në instalacionin më të përdorur nga artistë nga e gjithë bota, tashmë rivijnë me një performancë tjetër sfiduese.

“Fryma e artistit” nis si një maratonë, për 12 orë nga ora 12 e mbrëmjes së të premtes e deri në mesditën e së shtunës. Ata kanë krijuar një performancë mbresëlënëse, duke fryrë mbi 3 mijë tullumbace.

Fryerja e tullumbaceve është një lojë dhe ka një sekret që artistët na e tregojnë. Fillimisht duhet të tërhiqen tre herë dhe më pas të nisë fryrja.

Kësaj here përkufizimi i tyre është mbështetur tek jeta reale e ndarë mes frymës se artistit dhe publikut.

Këtë performancë e kanë realizuar edhe disa herë të tjera në Kanada. E 4-rta është kjo ne vendlindjen e tyre. Artistë dëshirojnë që të kthehen të paktën një herë në vit në Shqipëri.

Kjo bardhësi tullumbacesh është ndërthurur edhe me performancën e sopranos ardita Mneri  me “Frymën Artistike të instilacionit.

Ky instalacion është kuruar nga Ajola Xoxa nën kujdesin e qendrës së artit bashkëkohore “Harabel”.  kjo vepër arti është një bërthamë jete, ku krahas artistëve, nuk ngurruan që t’i bashkohen performancës fëmijë e të rriturit, për t’u argëtuar, apo pse jo ata e shfrytëzuan për ta memorizuar këtë çast bardhësie në një foto./ABC News Albania 24/7

article-6994243-13108652-4_636x630-1.jpg
Sej rie17:35 | 05/05/2019

Një çift ka marrë komente negative në Instagram, pasi ka postuar një foto duke u puthur, ndërsa treni ishte në lëvizje në Sri Lanka. Jean dhe Camille, nga Brukseli, të cilët po udhëtojnë nëpër botë për të bërë fotografi, kanë postuar imazhe vërtet të frikshme në llogarinë e tyre Instagram.

Në foto shikohet që çifti ka dalë jashtë derës së trenit duke u puthur vetëm e vetëm për të shkrepur këtë foto. Besohet se vëllai i Camille i cili po udhëton me çifti, është ai autori i kësaj fotoje. Kritikët kanë goditur çiftin  për fotografinë, duke e quajtur marifet ‘të rrezikshëm’ dhe madje potencialisht ‘kërcënues për jetën’.

“Dhe kjo është mënyra se si njerëzit vdesin,” komentoi një, ndërsa një tjetër shkruante: “Nuk do ta quaja këtë aventurë, por budallallëk, duke rrezikuar jetën për të tu pëlqyer në Instagram”. Një kritik i tretë shkroi: ‘Një tjetër foto e njerëzve që sakrifikuan veten për një foto … qesharake’./abcnews.al

 

 

moisiu.jpg
G. P.22:28 | 25/04/2019

Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” e çelur në kryeministri pasqyron foto dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. Kryeministri Rama e çmoi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, si një ndër 3 emrat më të mirë të artit të kohës së tij.

40 foto të rralla, dokumente dhe sende personale të Aleksandër Moisiut u prezantuan në hollin e Kryeministrisë. Edi Rama e cilësoi kapriço të fatit, pasi me shëmbëlltyrën e tij është njohur që fëmijë, teksa i ati po e sendërtonte në skulpturë. Kjo figurë tha se i la shenja të thella, përmes së cilës kërkonte aktorët e skenës dhe filmit shqiptar më pas.

Figurën e tij e çmoi së tepërmi, duke e renditur në 3 emrat më të mirë të artit aso  kohe. 40 foto origjinale, maska e vdekjes, dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu ekspozohen për së pari në Kryeministri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono