forumi ekonomik

Rama-konference.jpg
ent ela15:10 | 17/06/2019

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë sot në punimet parlamentare. Ai ka ndërprerë për dy ditë fushatën për tu nisur në Londër, ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”,-shkruan vetë Rama në rrjetet sociale. /ABC news Albania 24/7

thumbnail_Veliaj-gjate-aktiviteitt-Tirana-Economic-Forum-1-1280x853.jpg
ent ela13:10 | 07/12/2018

Në Tiranë u zhvillua për herë të parë Forumi Ekonomik në të cilin përfaqësues të bizneseve nga vendi dhe të huaj diskutuan mbi sfidat e ekonomisë. Në fjalën e mbajtur në forum kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri të ditur se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike.

Në Tiranë u mbajt Forumi i parë Ekonomik ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit vendas si edhe atij të huaj të cilët diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik. Pjesëmarrës në forum ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili nënvizoi se Tirana ka energji dhe potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit

Erion Veliaj: Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç, për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset”.

Në Forumin Ekonomik të Tiranës Veliaj theksoi se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike

Erion Veliaj: “Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës”.

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

MBULIM-MERKEL-REAGIMI-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.20:57 | 29/11/2018

“Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake në konfliktin ukrainas. Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së saj në forumin ekonomik ukrainas – gjerman, ku Berlini këmbënguli se mbështet reformat që po ndërmerren në Ukrainë. Merkel theksoi se janë të shumta vendet që duan marrëdhënie të mira me Rusinë dhe po aq flasin për sanksione të reja. Sipas Merkel Gjermania mbështet sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të jetë e qartë se dhe vendet fqinje me Rusinë kanë të drejtë për tu zhvilluar në mënyrë të pavarur./abcnews.al

BASHA-FORUMI-EKONOMIK-1280x720.jpg
ent ela13:11 | 10/03/2018

Në konferencën me titull “Derregullimi i Tregjeve” të organizuar nga fondacioni Pashko në bashkëpunim me Konrad Adenauer, Kruu i opozitës Lulzim Basha theksoi arsyet kryesore përse ekonomia në vend është në një situatë të rrezikshme dhe përse vizioni i tij ekonomik është i duhuri për vendin i cili prej 5 vitesh nuk sheh asnjë investim të huaj të madh apo një investim të madh publik.

Kreu i Partisë Dmokratike në forumin ekonomik të organizuar nga Fondacioni Pashko dhe Konrad Adenauer, foli për ekonominë në vend, të mbytur mes zhurmës së qëllimshme të politikës së ditës sipas tij, për shkak të mungesës së investimeve dhe gjendjes alarmante në të cilën ndodhet.

Dy janë llojet e investimeve, publike dhe private. E para, në hapsirën ekonomike të brendshme në Shqipëri është zhdukur,thotë Basha për shkak të monopolizimit të së dytës.

Për këto arsye edhe “Heritage Foundation” rendit Shqipërinë më poshtë krahasuar me vitet e mëparshme sa i përket lirisë ekonomike.

Lulzim Basha prezantoi rrugën e tij të daljes, vizionin elektoral të 2017-ës të përgatitur në bashkëpunim me ekspertët gjermanë.

Kryetari i demokratëve deklaratën e mbajti gjatë punimeve të konferencës me titull “Derregullimi i tregjeve”, të organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike të Institutit Pashko.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono